Tag: banesës

  • EMRI – Gjendet i vrarë brenda makinës së tij në oborrin e banesës 57- vjeçari, policia në vendngjarje…

    EMRI – Gjendet i vrarë brenda makinës së tij në oborrin e banesës 57- vjeçari, policia në vendngjarje…

    Lezhë/Informacion paraprak
    Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Pjetër Kaza, po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Viktima Pjetër Kaza

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari në Tale të Lezhës

    Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari në Tale të Lezhës

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    LEZHË-Gjendet i vrarë brenda oborrit të shtëpisë së tij një 57-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme (1 qershor) në Tale të Lezhës dhe motivi kryesor dyshohet se është gjakmarrja.
    Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza. Familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës.
    Njoftimi i policisë:
    Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

  • Lezhë/ Gjendet i vrarë në makinë 57-vjeçari në oborrin e banesës! Një vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë

    Lezhë/ Gjendet i vrarë në makinë 57-vjeçari në oborrin e banesës! Një vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë

    Gjendet i vrarë brenda oborrit të shtëpisë së tij një 57-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur duke zbardhur dita e sotme (1 qershor) në Tale të Lezhës.
    Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza, teksa familjarët e gjetën trupin të qëlluar me armë zjarri brenda mjetit të tij që po e parkonte në oborrin e banesës. Policia bëri me dije se trupi është konstatuar nga bashkëshortja e viktimës rrth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit.
    Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë afër banesës dhe e kanë pritur të kthehej, duke e qëlluar. Policia vendore nisi hetimet dhe bëri me dije se dinamika dhe rrethanat mbeten ende të paqarta, teksa ka edhe disa pista hetimi.
    Shirita me “Skenë krimi”, “Policia, mos kalo” u vendosën në të dyja anët e rrugës që të çon te banesa e viktimës Pjetër Kaza. Policia ka ngritur edhe pistën kryesore, që është ajo e hakmarrjes. Ngjarja dyshohet për motive hakmarrje, pasi nga verifikimet rezulton se viktimës i kishin vrarë dhe vëllanë në Belgjikë rreth 1 vit më parë
    “Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër”, bënë me dije burime zyrtare.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Sipas të dhënave paraprake, Pjetër Kaza është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, ndërsa ndodhej në automjet.
    Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e krimit, në rrugën e fshatit që të çon deri te banesa e viktimës, teksa ekspertët po analizojnë gjurmët dhe po merret dëshmitë e familjarëve apo banorëve që mund të kenë dijeni apo kanë parë diçka të dyshimtë.
    Pista kryesore e hetimit mbetet një hakmarrje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe konfliktet për motive të tjera, si ai i pronësisë.
    gijotina.com/

  • Emri/ Krim i rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari

    Emri/ Krim i rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari

    Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej për në banesë me automjetin e tij.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Top Channel

  • E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

    E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dafinave.
    Policia raporton se bëhet fjalë për shtetasin A. M., 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Sipas bluve të kryeqytit, dyshohet se 48-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

  • Iu gjetën armë zjarri afër banesës, policia arreston 64- vjeçarin

    Iu gjetën armë zjarri afër banesës, policia arreston 64- vjeçarin

    Vihet në pranga një shtetas në Maliq që posedonte 2 armë zjarri. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Kolaneci”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje, ku sekuestroi edhe 2 armët e zjarrit.
    “Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin  Kolanec, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, merren në hetim pronari dhe specialisti i OSHEE

    Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, merren në hetim pronari dhe specialisti i OSHEE

    Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj Isa Gashit pronarit të banesës në fshatin Vadhizë të cilën e kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Një hetim është nisur edhe ndaj specialistit teknik të OSHEE, Ramis Malaj.
    Shtëpia e barit u zbulua pas kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në mjetin e pronarit të banesës, ku u konstatua një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
    Më pas policia gjyqësore ushtroi kontroll edhe në banesën e tij në Vadhizë, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.
    Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike.
    Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.
    Njoftimi i plotë:
    Prokuroria pranë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier nis hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të parashikuara nga nenet 283/1, 284/1 dhe 137/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit R.M.
    Ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë 25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja.
    Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike. Gjithashtu, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve.
    Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit I.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së që mbulon zonën, R.M.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe që gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

  • Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, gruaja pëson djegie në fytyrë

    Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, gruaja pëson djegie në fytyrë

    Një bombol gazi ka rrezikuar të shpërthejë në një pallat trekatësh mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 08:00 në lagjen “Kastriot” të Fierit
    Mësohet se bombola e gazit ka marrë flakë, duke shkaktuar panik në familjen e banesës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe te fqinjët përreth.
    Gruaja e shtëpisë, e cila ndodhej në ambientet e banesës, ka arritur ta diktojë në kohë zjarrin dhe ka ndërhyrë për ta shuar, por ka pësuar djegie në fytyrë gjatë përpjekjes për të mbyllur rrjedhjen e gazit, ku për shkak të dëmtimeve nuk ka arritur dot ta ndërpresë.
    Dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke thyer dritaret për të ajrosur ambientin, ndërkohë që banorët e pallatit janë evakuuar për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm.
    Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse, ambulanca dhe forcat e policisë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke thyer dritaret për të ajrosur ambientin, ndërkohë që banorët e pallatit janë evakuuar me urgjencë për të shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm.

  • SPAK kontroll banesës së deputetit të PS-së në Elbasan, ja çfarë u zbulua

    SPAK kontroll banesës së deputetit të PS-së në Elbasan, ja çfarë u zbulua

    Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e një prej deputetëve socialist në Elbasan në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore.
    Raportohet se kontrolli i banesës është kryer pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit dhe ligjvënësi i PS i përket legjislaturës së fundi.
    Sipas burimeve janë sekuestruan shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore.
    Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.
    Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.
    Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedentë penal në fushatat elektorale.

  • Shtëpi bari në Fier/ Arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE-së (EMRAT)

    Shtëpi bari në Fier/ Arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE-së (EMRAT)

    pamje nga vendngjarja

    FIER-
    Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave në Fier. Në pranga është vendosur pronari i banesës Isa Gashin dhe punonjësi i OSHEE, Ramis Malaj për shpërdorim detyre.
    Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra bimë dhe fidanë kanabisi, pajisje elektrike për ndriçim dhe ajrosje, si dhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Konkretisht u sekuestruan 41 bimë narkotike kanabis, 57 fidanë kanabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.
    Njoftimi i policisë:
    Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.
    Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”.
    Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.
    Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre .
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”.
    Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.
    Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
    Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.
    Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.
    Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.