Tag: banesën

  • FOTO/ U masakrua nga bashkëshorti, përcillet sot në banesën e fundit Marjola Nakoleci! Gjykata mban sot masën për Nakolecin

    FOTO/ U masakrua nga bashkëshorti, përcillet sot në banesën e fundit Marjola Nakoleci! Gjykata mban sot masën për Nakolecin

    KORÇË- Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë pasditen e së hënës, ndërsa sotpritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ditën e premte (22 gusht), në Volos të Greqisë. Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet përcjellja për në banesën e fundit për nënën e katër fëmijëve.
    Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët e viktimës, 3 prej të cilëve janë të mitur. Miqtë dhe familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë kategorikisht të flasin për mediat. Vajza e madhe 18-vjeçare e Marjolës është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.
    Paralelisht, mëngjesin e kësaj të marte, pak para orës 10:00, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur. Ai mbante veshur një jelek antiplumb, ndërsa nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.

    Pandeli Nakoleci gjatë mbërritjes në Gjykatë

    Ndërkohë, motrat e viktimës vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike zbuluan se 36-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga bashkërshorti i saj, pasi ky i fundit, dyshonte për tradhti. Sipas asaj që raportuan mediat greke mbi dëshmitë e tyre, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.

    Nga ana tjetër, Pandeli Nakoleci ka pranuar krimin, por duke dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht ai nuk shprehu pendesë duke shtuar se gruaja e tradhtonte, ndëra më pas ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Ai u arrestua një ditë pas krimit të rëndë, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.
    Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI

    4851ea38 40xronos gunaikoktonia volos 120 696×392 1

    kooooooooopng

    cere

  • Granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin

    Granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Kurbin

    Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili kishte kthyer banesën në depo armatimi. Në pranga ra Etien Zefi, banues në Laç.
    1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata u sekuestruan si prova materiale.
    “Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes u arrestua E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.
    Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

  • Tronditëse! Adoleshenti kthen banesën në depo armatimi, çfarë gjeti policia do t’ju lërë pa fjalë!

    Tronditëse! Adoleshenti kthen banesën në depo armatimi, çfarë gjeti policia do t’ju lërë pa fjalë!

    Kishte kthyer banesën në depo armatimi, arrestohet adoleshenti i dyshuar.
    Policia e Lezhës bëri me dije sot se finalizoi në Kurbin operacionin e koduar “Arka”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
    Në pranga ra Etien Zefi, 19 vjeç, banues në Laç. U sekuestruan si prova materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.
    “Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes u arrestua E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.
    Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

  • “Koleksion” armësh të fshehura në shtëpi, arrestohet 19-vjeçari në Laç

    “Koleksion” armësh të fshehura në shtëpi, arrestohet 19-vjeçari në Laç

    Është arrestuar një 19-vjeçar në Laç, pasi iu gjetën armë në banesë.

    Sipas uniformave blu, në pranga ra shtetasi me iniciale E.Z., banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
    Njoftimi:
    Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Arka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
    Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.
    Vihet në pranga 19-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij, në Laç.
    Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Komisariati i Policisë Kurbin ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesën e tij, në Laç. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni është finalizuar operacioni i koduar “Arka”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
    E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Sarandë/ I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

    Sarandë/ I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një i mitur 15-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e dajës së tij, në fshatin Çukë.
    I mituri kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë të afërmve dhe po qëndronte prej disa ditësh në banesën e tyre. Trupi i pajetë u transportua në morg, ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore.
    Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 24.08.2025, është gjetur i vetëvarur një  i mitur, 15 vjeç, banues në Tiranë, në apartamentin e dajës së tij, në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime”, njofton policia.

  • Arrestohet në Itali një grua shqiptare, u kap me kokainë në banesën e një…

    Arrestohet në Itali një grua shqiptare, u kap me kokainë në banesën e një…

    Një 51-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej në Itali pa vendbanim të përhershëm dhe që rezulton e njohur më parë nga policia, është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.
    Më herët, forcat e rendit kishin ndaluar për kontroll dy burra në një automjet në komunën e Magione-s, të cilëve iu gjetën me 0,7 gramë dhe 1,3 gramë kokainë. Ata u referuan në Prefekturë si “përdorues”.
    Pas kontrollit të mëtejshëm në banesën e njërit prej tyre, karabinierët gjetën aty edhe 51-vjeçaren shqiptare. Në momentin që pa forcat e policisë, ajo tentoi të hidhte tre qese të vogla të mbyllura hermetikisht, të cilat përmbanin gjithsej 1,70 gramë kokainë.
    Nga kontrolli personal i ushtruar ndaj saj, u sekuestruan edhe 4 qese të tjera me 2,20 gramë kokainë, 50 euro cash, të dyshuara si përfitim nga shitja e drogës, si dhe një telefon celular. Pas kësaj, gruaja u arrestua në flagrancë për veprën penale të “posedimit me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike”.
    Pas procedurave të zakonshme në Komandën e Karabinierëve në Città della Pieve, ajo u mbajt në qelitë e sigurisë në pritje të procesit gjyqësor të shkurtuar. Gjyqtari konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën ndaluese të moslejimit të kthimit në Provincën e Perugias.

  • Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

    Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

    Nga Artan Fuga 

    Vendosja e një takse shtesë për shtëpitë dhe apartamentet dytësore ka vend për disa komente, besoj.

    Shtesa e një takse nuk është kaq e thjeshtë. Shekuj më parë të shtoje pak taksën për kripën, apo për kanellën, bëhej nami! Përmbysej gjysma e Evropës. Por, ata ishin bujkrobër, kishin sedër, ne jemi qytetarë, nuk merremi me punë taksash.

    Ne bëjmë skulptura se Koçi i Teto Sofkës!

    Edhe kur atë e bënin mbretër që edhe njerëzit i kishin pronë të tyre. Jo më në një demokraci kaq të zhvilluar sikurse jemi ne!

    Duket se kjo taksa e banesës së dytë është një masë popullore. Sikur me të preken vetëm manjatët e ndërtimeve, ata që kanë nga pesëdhjetë apartamente, apo disa shtëpi ku katet e nëdheshme janë disa herë më të mëdha sa katet që duken mbi tokë.

    Por, kjo është një iluzion. Imagjinoni sa shtresa popullore kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatrat dhe qytetet e lindjes dhe kanë ardhur në qytete më të mëdha ose në Tiranë. Tani ata do të duhet të përballojnë një taksë shtesë. Do të goditen në xhep edhe emigrantët që pasi kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatra, kanë blerë -me lekë djerse nga një apartament në një qytet më të madh për ta pasur.

    Cfarë do të bëjnë këta? Do t’i shesin a t’i prishin shtëpitë në zonat rurale? A nuk do të çojë kjo një në braktisje edhe më të madhe të këtyre zonave periferike dhe një boshatisje tjetër më të dhimbshme?

    Dikush do të thotë, e po edhe në Evropë ka taksa plus për banesën e dytë. Patjetër. Puna është se kur duam t’i ngarkojmë barra të tjera qytetarëve shohim nga Evropa, por nuk shohim çfarë lehtësirash krijon ajo për evropianët! Mos harrojmë se në Evropë ka masa që taksa e shtëpive për ata që kanë të ardhura të pakta ose me statuse të veçanta nuk ekziston fare, ose reduktohet në madhëszi simbolike.

    Mua më duket se është pak e pakuptueshme që kjo taksë u dashka që të shtohet buxheti i pushtetit lokal ku njerëzit kanë banesa të dyta, ta zemë në zona turistike!!!

    Shumë mirë. Atëherë le të përgjysmohet taksa për banesën kryesore dhe pjesa e dytë e mbetur e asaj takse të përdoret për të paguar taksën e banesës së dytë. Në këtë mënyrë edhe dora nuk futet në xhepin e qytetarit, edhe një pjesë e flukseve financiare rishpërndahet duke shkuar për shembull edhe drejt zonave bregdetare.

    Se normalisht qytetarët që kanë banesë të dytë në këtë zona, i sjellin tashmë fitime pushteteve lokale edhe pa këtë taksë. Se ata atje pinë, hanë, paguajnë për ujin, energjinë, etj. Më duan?

    Aq më shumë që kjo taksë nuk ka përse të mbushë buxhete bashkish në faliment. Nuk trajtohet kështu çështja. Paratë e taksave janë për t’ju kthyer përsëri qytetarit, me rrugë të mira, trotuare, pemë, gjelbërim, etj. Pra, nuk është të paguhet taksa për të nxjerrë bashkinë nga falimenti që vjen nga shpenzime krejt të pamonitoruara nga qytetari, por që ato lekë të kthehen në formë shërbimesh dhe investimesh për qytetarin.

    Ajo më e rëndësishmja, më djegësja, më cimbisësja, është se taksimi i popullsisë ka një “kundërtaksë” : Kush paguan taksë në një territor, duhet të ketë të gjitha të drejtat në atë territor. Pra të konsiderohet si qytetar me të drejta të plota atje. Duhet të ketë të drejtë të shfrytëzojë spitalin ambulancat, të çojë fëmijët në shkollë, të marrë rambursime sociale nëse plotëson kushtet, dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha fare :

    të ketë të drejtë” të votojë atje!

    Si? Të votojë në dy vende? – do të thoshte ndonjë kokëbosh? Edhe ku ka banesën kryesore edhe ku ka banesën dytësore apo pronën?

    Po, patjetër! Të ketë të drejtën të votojë ku të dojë, një herë do të votojë, por atje ku do ai. Në fillim të çdo viti ai përcakton se ku do të votojë.

    Ndërkaq qytetar i asaj lagjeje, i atij fshati, i asaj zone bregdetare, i atij qyteti ai është. Pra, duhet të ketë të drejtën të jetë i rregjistruar në gjendjen civile atje.

    Dakord? Doni Evropën? Doni taksë për banesën e dytë? Hallall! Por, Evropa kështu e ka!

    Madje edhe shtetasit e huaj, ardhur nga një vendi por që banojnë atje, pa qenë qytetarë atje, kanë të drejtë të votojnë për pushtetin lokal.

    Përndryshe ku e di ai që paguan taksë për banesën se paratë e tij nuk do të bëhen rrush e kumbulla, nuk do të shkojnë për të blerë gjela deti, pjekur, bakllava, pilaf dhe ngrënë për vit të ri?

    Si? Dikush që në banesën e dytë qendron ta zemë vetëm një muaj në vit u dashka të paguajë taksa sa ai që është qytetar me banim të përhershëm atje?

    Pse njësoj e përdorin rrugën, trotuaret, stolat, njësoj i konsumojnë tubat e ujit, e ndosin mjedisin, pra njësoj sjellin shpenzime për pushtetin lokal si ata që jetojnë gjithë kohën atje?

    Mirë taksa shtesë, por nuk ka të drejtë qytetari që me pushtetin 6lokal të nënshkruajë çdo vit një kontratë se ku do të shpenzohet taksa plus e banesës së dytë?

    Ku ka kështu? Jep lekë dhe ik fshi buzët!

    Nuk ke asnjë këshilltar që të përfaqëson, se ti nuk ke të drejtë vote atje! Je skllav!

    Të paguash taksa, pa të drejtë votimi, pra pa të drejtë statusi qytetar, për të kontrolluar ata që e përdorin atë, kjo e dini çfarë është?

    Edhe nëse e pranon pa thënë një fjalë një deputet apo këshilltar opozite në pushtetin lokal, edhe ai apo ajo nuk ka degraduar kështu veçse një gjendje dhe mendësi skllavi!

  • Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

    Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

    Artan Fuga ka komentuar planin për vendosjen e një takse shtesë për ata që kanë një apartament të dytë.
    Postimi i Fugës
    Vendosja e një takse shtesë për shtëpitë dhe apartamentet dytësore ka vend për disa komente, besoj.
    Shtesa e një takse nuk është kaq e thjeshtë. Shekuj më parë të shtoje pak taksën për kripën, apo për kanellën, bëhej nami! Përmbysej gjysma e Evropës. Por, ata ishin bujkrobër, kishin sedër, ne jemi qytetarë, nuk merremi me punë taksash.
    Ne bëjmë skulptura se Koçi i Teto Sofkës!
    Edhe kur atë e bënin mbretër që edhe njerëzit i kishin pronë të tyre. Jo më në një demokraci kaq të zhvilluar sikurse jemi ne!
    Duket se kjo taksa e banesës së dytë është një masë popullore. Sikur me të preken vetëm manjatët e ndërtimeve, ata që kanë nga pesëdhjetë apartamente, apo disa shtëpi ku katet e nëdheshme janë disa herë më të mëdha sa katet që duken mbi tokë.
    Por, kjo është një iluzion. Imagjinoni sa shtresa popullore kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatrat dhe qytetet e lindjes dhe kanë ardhur në qytete më të mëdha ose në Tiranë. Tani ata do të duhet të përballojnë një taksë shtesë. Do të goditen në xhep edhe emigrantët që pasi kanë lënë shtëpitë e tyre në fshatra, kanë blerë -me lekë djerse nga një apartament në një qytet më të madh për ta pasur.
    Cfarë do të bëjnë këta? Do t’i shesin a t’i prishin shtëpitë në zonat rurale? A nuk do të çojë kjo një në braktisje edhe më të madhe të këtyre zonave periferike dhe një boshatisje tjetër më të dhimbshme?
    Dikush do të thotë, e po edhe në Evropë ka taksa plus për banesën e dytë. Patjetër. Puna është se kur duam t’i ngarkojmë barra të tjera qytetarëve shohim nga Evropa, por nuk shohim çfarë lehtësirash krijon ajo për evropianët! Mos harrojmë se në Evropë ka masa që taksa e shtëpive për ata që kanë të ardhura të pakta ose me statuse të veçanta nuk ekziston fare, ose reduktohet në madhëszi simbolike.
    Mua më duket se është pak e pakuptueshme që kjo taksë u dashka që të shtohet buxheti i pushtetit lokal ku njerëzit kanë banesa të dyta, ta zemë në zona turistike!!!
    Shumë mirë. Atëherë le të përgjysmohet taksa për banesën kryesore dhe pjesa e dytë e mbetur e asaj takse të përdoret për të paguar taksën e banesës së dytë. Në këtë mënyrë edhe dora nuk futet në xhepin e qytetarit, edhe një pjesë e flukseve financiare rishpërndahet duke shkuar për shembull edhe drejt zonave bregdetare.
    Se normalisht qytetarët që kanë banesë të dytë në këtë zona, i sjellin tashmë fitime pushteteve lokale edhe pa këtë taksë. Se ata atje pinë, hanë, paguajnë për ujin, energjinë, etj. Më duan?
    Aq më shumë që kjo taksë nuk ka përse të mbushë buxhete bashkish në faliment. Nuk trajtohet kështu çështja. Paratë e taksave janë për t’ju kthyer përsëri qytetarit, me rrugë të mira, trotuare, pemë, gjelbërim, etj. Pra, nuk është të paguhet taksa për të nxjerrë bashkinë nga falimenti që vjen nga shpenzime krejt të pamonitoruara nga qytetari, por që ato lekë të kthehen në formë shërbimesh dhe investimesh për qytetarin.
    Ajo më e rëndësishmja, më djegësja, më cimbisësja, është se taksimi i popullsisë ka një “kundërtaksë” : Kush paguan taksë në një territor, duhet të ketë të gjitha të drejtat në atë territor. Pra të konsiderohet si qytetar me të drejta të plota atje. Duhet të ketë të drejtë të shfrytëzojë spitalin ambulancat, të çojë fëmijët në shkollë, të marrë rambursime sociale nëse plotëson kushtet, dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha fare: të ketë të drejtë” të votojë atje!
    Si? Të votojë në dy vende? – do të thoshte ndonjë kokëbosh? Edhe ku ka banesën kryesore edhe ku ka banesën dytësore apo pronën?
    Po, patjetër! Të ketë të drejtën të votojë ku të dojë, një herë do të votojë, por atje ku do ai. Në fillim të çdo viti ai përcakton se ku do të votojë.
    Ndërkaq qytetar i asaj lagjeje, i atij fshati, i asaj zone bregdetare, i atij qyteti ai është. Pra, duhet të ketë të drejtën të jetë i rregjistruar në gjendjen civile atje.
    Dakord? Doni Evropën? Doni taksë për banesën e dytë? Hallall! Por, Evropa kështu e ka!
    Madje edhe shtetasit e huaj, ardhur nga një vendi por që banojnë atje, pa qenë qytetarë atje, kanë të drejtë të votojnë për pushtetin lokal.
    Përndryshe ku e di ai që paguan taksë për banesën se paratë e tij nuk do të bëhen rrush e kumbulla, nuk do të shkojnë për të blerë gjela deti, pjekur, bakllava, pilaf dhe ngrënë për vit të ri?
    Si? Dikush që në banesën e dytë qendron ta zemë vetëm një muaj në vit u dashka të paguajë taksa sa ai që është qytetar me banim të përhershëm atje?
    Pse njësoj e përdorin rrugën, trotuaret, stolat, njësoj i konsumojnë tubat e ujit, e ndosin mjedisin, pra njësoj sjellin shpenzime për pushtetin lokal si ata që jetojnë gjithë kohën atje?
    Mirë taksa shtesë, por nuk ka të drejtë qytetari që me pushtetin 6lokal të nënshkruajë çdo vit një kontratë se ku do të shpenzohet taksa plus e banesës së dytë?
    Ku ka kështu? Jep lekë dhe ik fshi buzët!
    Nuk ke asnjë këshilltar që të përfaqëson, se ti nuk ke të drejtë vote atje! Je skllav!
    Të paguash taksa, pa të drejtë votimi, pra pa të drejtë statusi qytetar, për të kontrolluar ata që e përdorin atë, kjo e dini çfarë është?
    Thjesht gjendje skllavi.
    Edhe nëse e pranon pa thënë një fjalë një deputet apo këshilltar opozite në pushtetin lokal, edhe ai apo ajo nuk ka degraduar kështu veçse një gjendje dhe mendësi skllavi!

  • Tronditëse! Ish-sulmuesi gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

    Tronditëse! Ish-sulmuesi gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

    Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Johannesburg, Afrikë e Jugut.

    Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi i tij i dikurshëm, Orlando Pirates, me një deklaratë zyrtare: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e ish-sulmuesit tonë Tendai Ndoro. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”
    Tifozët kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe prekëse në rrjete sociale.
    Njëri prej tyre shkroi: “Pusho në paqe, vëlla.”
    Një tjetër shtoi: “Faleminderit për kujtimet. Ngushëllime për familjen. Deri sa të takohemi sërish.”
    Ndërsa një fans kujtoi golin e tij të paharruar kundër Kaizer Chiefs: “Nuk do ta harroj kurrë atë perlë… RIP legjendë Ndoro.”
    Ndoro ka qenë pjesë e Kombëtares së Zimbabwes në periudhën 2013–2017, ku ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka realizuar pesë gola, një prej tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2017 kundër Tunizisë.
    Ai spikati fillimisht me klubin Chicken Inn në Zimbabve, përpara se të transferohej në Premier Ligën e Afrikës së Jugut më 2013.
    Me Black Aces shënoi 14 gola, ndërsa me Orlando Pirates bëri historinë duke realizuar 23 gola në dy sezone dhe u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit në sezonin 2016/17.
    Më pas, karriera e tij vazhdoi me një eksperiencë në Arabinë Saudite te Al-Faisaly, përpara se të rikthehej në Afrikën e Jugut me Ajax Cape Town dhe Highlands Park. Lojtari i varur këpucët në vitin 2020 me klubin Al-Orouba në Oman.
    Shkaku i vdekjes së Ndoro ende nuk është bërë publik, por raportohet se ish-futbollisti ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit.

  • Kush është 61-vjeçari që ktheu banesën në laborator droge në Yzberisht, siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine dhe i përpunonte

    Kush është 61-vjeçari që ktheu banesën në laborator droge në Yzberisht, siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine dhe i përpunonte

    Shkëlqim Krrashi është 61-vjeçari që ra në prangat e policisë së Tiranës pasi ktheu banesën në laborator droge.

    Banesa ishte e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.
    Pas hetimeve për disa muaj, policia finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë Shkëlqim Krrashi, 61 vjeç, banues në Yzberisht.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja sasitë me rreth 500 000 euro, rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
    Nga hetimet dyshohet se ai siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

    Top Channel