Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, ku dy persona grabitën gjatë mesnatës një 2 milion lekë në banesën e një çifti të moshuarish.
Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
Vijon puna për kapjen dhe identifikimin e tyre.
“Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi sot policia.
Tag: banesën
-

Grabitën 2 milionë lekë në banesën e të moshuarve dhe i dhunuan, shpallen në kërkim autorët
-

Vjedhje me dhunë në Finiq/ Dy të moshuar sulmohen në banesën e tyre nga grabitës të maskuar
Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin “Lefter Talo” të bashkisë Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë vjedhur një shumë parash.
Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit me iniciale S. K., 78 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe, gjatë grabitjes.
“Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Ngjarje e rëndë në Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç, ku kanë grabitur një shumë parash.
Gjatë kryerjes së vjedhjes, autorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarit dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe, shkruan A2 CNN.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Gjendet i pajetë në banesën e tij 73-vjeçari/ Ja dyshimet e para nga policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë. Shtetasi B.L., 73 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët.
Sipas policisë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi B. L., 73 vjeç, i cili dyshohet se ka varur veten në banesën e tij”. -

DESHMIA – “Është dhënë me qira”, në banesën e së motrës u gjetën armë, çfarë deklaroi Mustafë Lici në polici…
Është zbardhur dëshmia në polici e Mustafa Licit, i cili është marrë në pyetje lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që u përdor si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.
Mustafa Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion një kontratë.
Policia ndërkohë ka dyshime se krahas Barush Bregut dhe 17-vjecarit që janë shpallur në kërkim, autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
VIDEO E DITËS
Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas atentatit me dy viktima e 2 të plagosur që ndodhi mëngjesin e 8 shtatorit në një lokal në qendër të qytetit.
Pas arrestimit, 28-vjeçari është shoqëruar nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar dhe gjatë shpjegimeve ka qenë kontradiktor.
Krimi dyshohet të jetë urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh. /PanoramA/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari në Himarë
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete, në zonën e Borshit .
Blutë kanë sekuestruar 1 automjet tip “Volkswagen” dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:
• Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:
• Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
• Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
• Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
• Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
-

Policia e kap ‘mat’ duke vjedhur banesën në Finiq, i zbulohen edhe 3 plaçkitje të tjera!
Ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Finiqit pasi u plaçkiste banesat në seri, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë sot me dije se prangosën të dyshuarin A. S., banues në Finiq, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një banori në fshatin Metoq.
“Gjithashtu dyshohet se është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura në territorin e Bashkisë Finiq”, konfirmoi policia, teksa hetimet për të zbuluar raste të tjera vijojnë. Dosja i kaloi prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme. -

E rëndë në Korçë! Gjendet një person i pajetë në banesën e tij, dyshohet se ka vdekur disa muaj më parë
Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë, teksa dyshohet se ka ndërruar jetë disa muaj më parë.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule mëson se kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë ndërsa viktima është gjetur i dekompozuar në banesën e tij në lagjen 4.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes, por viktima jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të tjerë.
Pritet të bëhet zbardhja e identitetit të personit dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 4, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar), në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi P. S., 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes të jetës dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.Top Channel
-

Shpërthen bombola në banesën e 85-vjeçarit në Belsh, i moshuari transportohet me urgjencë në spital
Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një 85-vjeçari në fshatin Dëshiran, Belsh.
Për pasojë është lënduar i moshuari është transportuar me urgjencë në spital, për të marrë mjekim.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Përcillet në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ndërsa 40-vjeçari del në Gjykatë! Çdo ndodhë me kujdestarinë e fëmijëve?
KORÇË- Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë pasditen e së hënës, ndërsa sotpritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ditën e premte (22 gusht), në Volos të Greqisë. Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet përcjellja për në banesën e fundit për nënën e katër fëmijëve.
Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët e viktimës, 3 prej të cilëve janë të mitur. Miqtë dhe familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë kategorikisht të flasin për mediat. Vajza e madhe 18-vjeçare e Marjolës është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.
Paralelisht, mëngjesin e kësaj të marte, pak para orës 10:00, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur. Ai mbante veshur një jelek antiplumb, ndërsa nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.Në të njëjtën kohë, çështja e kujdestarisë së fëmijëve të çiftit mbetet në pikëpyetje. Tre prej tyre janë të mitur, të moshës 6, 13 dhe 16 vjeç, ndërsa ka edhe një vajzë 18-vjeçare që sapo ka mbushur moshën madhore. Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, të hënën (25/8) filloi një hetim urgjent social nga Shërbimi Social i Bashkisë. Punonjësit Socialë dhe Psikologët kanë filluar kontaktet me të afërmit nga të dyja palët, me qëllim që të shqyrtojnë se cili do të ishte mjedisi më i mirë për fëmijët.
Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi i saj nga babai, i cili jeton në Shqipëri. Qëllimi i fëmijëve është të qëndrojnë në Greqi dhe skenari më i mundshëm që po merret në konsideratë është caktimi i kujdestarisë tezes nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali, sipas ERT. Të gjitha procedurat do të përfundojnë pasi fëmijët të kthehen nga Shqipëria, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë Prokuroria.Ndërkohë, motrat e viktimës vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike zbuluan se 36-vjeçarja dhunohej sistematikisht nga bashkërshorti i saj, pasi ky i fundit, dyshonte për tradhti. Sipas asaj që raportuan mediat greke mbi dëshmitë e tyre, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.
Nga ana tjetër, Pandeli Nakoleci ka pranuar krimin, por duke dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht ai nuk shprehu pendesë duke shtuar se gruaja e tradhtonte, ndëra më pas ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Ai u arrestua një ditë pas krimit të rëndë, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Gjatë arrestimit ai iu drejtua oficerëve të policisë duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë, më tradhtonte”.
Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRIccc
cere