Tag: banesën

  • SPAK dhe Policia e Shtetit, aksion në Durrës, kontrolle edhe në banesën e “Rrumit”

    SPAK dhe Policia e Shtetit, aksion në Durrës, kontrolle edhe në banesën e “Rrumit”

    SPAK dhe Policia e Shtetit ka zbarkuar në Durrës, ku ka ndërmarrë një aksion.
    Sipas News 24, policia është ndalur dhe në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur me emrin “Rrumi” i Shijakut.

    Aksioni është në vijimësi dhe bëhet me dije se është vënë në pranga vëllai i Aleksandër Lahos.

    “Rrumi” është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.

  • SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës, kontroll në banesën e ‘Rrumit’

    SPAK dhe Policia e Shtetit ‘zbarkojnë’ në Durrës, kontroll në banesën e ‘Rrumit’

    SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit

    Burime policore ende te pakonfirmuara bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
    Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje qe marrë I vëllai.
    ‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.

    Top Channel

  • Sekuestrohen 12 kg kanabis, armë dhe municione, arrestohen 2 persona në Kamëz

    Sekuestrohen 12 kg kanabis, armë dhe municione, arrestohen 2 persona në Kamëz

    Në Kamëz u finalizua operacioni policor i koduar “Kombinimi”, i cili goditi veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
    Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan 12 kilogramë kanabis, municione luftarake – përfshirë granata, ndezës minash, fitila detonatorë dhe tritol –, armë të ftohta dhe peshore elektronike.
    Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesën e një prej të arrestuarve, në fshatin Gjormë të Laçit, u zbuluan 168 bimë narkotike të kultivuara me llamba në një ambient të përshtatur për kultivim, si dhe sasi droge dhe municionesh.
    “Në banesën e 53-vjeçarit u gjetën 48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa, 7 kg kanabis, 4 kallep tritol, 2 granata, 2 ndezësa, 7 fitila detonator dhe 3 kuti me ndezesh minash luftarake”, njofton policia.
    Në Bathore, dy shtetas u kapën në flagrancë duke transportuar 4 kg kanabis për shitje në doza. Sipas Policisë, “shtetasit A.T., 53 vjeç, nga fshati Gjormë dhe T.T., 27 vjeç, nga Tirana, të dy me precedentë penalë për narkotikë, u arrestuan gjatë operacionit.”
    Kontrollet në banesën e 27-vjeçarit në Tiranë zbuluan edhe 1 kg kanabis, një peshore elektronike, një shufër metalike dhe një armë të ftohtë (thikë). “Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale”, thekson policia në komunikatën e saj.
    Materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • “Donte të më përdhunonte”, del para gjykatës i riu që vrau me thikë 51-vjeçarin në Durrës/ Ja çfarë deklaroi ai

    “Donte të më përdhunonte”, del para gjykatës i riu që vrau me thikë 51-vjeçarin në Durrës/ Ja çfarë deklaroi ai

    Teilor Tivari, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen makabre të 51-vjeçarit Valbon (alias Marko) Beqiraj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
    Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar, rreth 9 orë pas krimit që ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit 2025, rreth orës 10:00. Viktima u zbulua nga nipi i tij në orët e mbrëmjes së po asaj dite, rreth orës 19:00.
    Sipas Policisë, Teilor Tivari kishte hyrë në banesën e Beqirajt nën pretekstin e blerjes së kokainës, por situata është përshkallëzuar në një konflikt që përfundoi në vrasje brutale.
    “Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.
    Pas krimit, autori i dyshuar është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga një person tjetër, 27-vjeçari me inicialet Xh. D., i cili e ka transportuar me një mjet taksie në banesën e tij.
    Policia bëri të ditur se në vijim të hetimeve janë siguruar prova ligjore që mbështesin autorësinë e të dyshuarve. Të dy personat u arrestuan në flagrancë një ditë pas krimit, më 25 shtator.
    Gjatë marrjes në pyetje, Tivari dha një dëshmi tronditëse për motivin e ngjarjes, duke pretenduar se ishte viktimë e një tentative për përdhunim:
    “Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës, ai tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, por ai ishte më i fuqishëm. I shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur, nuk e mendoja se do të vdiste.”
    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

  • Policia zbardh vrasjen në Durrës, autori hyri në banesë për të blerë drogë, dy persona të arrestuar

    Policia zbardh vrasjen në Durrës, autori hyri në banesë për të blerë drogë, dy persona të arrestuar

    Policia e Durrësit ka zbardhur dje vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri, mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, brenda një banese. Blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar T. Tivari 24 vjeç, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Xh.D. 27 vjeç. Ky i fundit ndihmoi autorin të largohej me një taksi dhe më pas e dërgoi në banesën e tij. Policia sqaron se Tivari kishte shkuar në banesën e Valbon Beqiri për të blerë drogë. Por në konflikt e sipër mes tyre, 24-vjeçari goditi disa herë me thikë 51-vjeçarin Beqiri, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas u arratis. I dyshuari u identifikua nga hetimet e policisë dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Policia sqaron se Valbon Beqiri ishte vrarë rreth orës 10:00 të paradites me thikë. Theksojmë që ngjarja u zbulua në mbrëmjen e së mërkurës, kur 51-vjeçari u gjet i vdekur në banesë nga nipi i tij. Autori akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Ndërsa 27-vjeçari Xh.D. që e ndihmoi akuzohet për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
    Ja detajet e policisë:
    Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes. Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç. Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.
    Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike. Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij. Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale. Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

  • Krimi në Durrës! Pazar droge apo lidhje intime? 24-vjeçari e goditi 20 herë me thikë Beqirajn: Tentoi të më përdhunonte

    Krimi në Durrës! Pazar droge apo lidhje intime? 24-vjeçari e goditi 20 herë me thikë Beqirajn: Tentoi të më përdhunonte

    DURRËS-Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj u gjet mbrëmjen e djeshme (24 shtator) i pajetë në banesën e tij. Autori 24-vjeçar Teilor Tivari u arrestua ditën e sotme. Por çfarë ndodhi në banesën e viktimës, ku 51-vjeçari u gjet me të brendshme poshtë një tavoline, me 20 plagë me thikë në trup?
    Policia njoftoi se pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 51-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ajo që ngre mëdyshje është raporti mes viktimës dhe autorit. Dyshohet se Tivari kishte shkuar në shtëpinë e Beqirajt me qëllim blerjen e lëndëve narkotike dhe pas krimit ai u ndihmua të largohej nga vendngjarja nga një 27-vjeçar po ashtu i arrestuar. Por kjo është një anë e hetimit. 
    Rrjedha e ngjarjes ndryshon me dëshminë e autorit, i cili para hetuesve pretendon se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi për vdekje. 24-vjeçari është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë. Në këtë pikë vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar dhe viktima me autorin dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin. 
    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre. Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima u gjet poshtë tavolinës në kuzhinën e apartamentit. Gjithçka rezulton se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash dhe në kamerat e sigurisë është parë dhe hyrja e 24-vjeçarit në pallat.

    Viktima Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t’a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit./ZËRI

  • Zbardhet vrasja: Autori i shkoi në shtëpi dhe u konfliktuan…arrestohet edhe bashkëpunëtori, e ndihmoi të largohej

    Zbardhet vrasja: Autori i shkoi në shtëpi dhe u konfliktuan…arrestohet edhe bashkëpunëtori, e ndihmoi të largohej

    vtiktima

    DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 51-vjeçarit, Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, mbrëmjen e djeshme. Bazuar në hetime, vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00. Në banesën e viktimës, kishte hyrë 24-vjeçari Teilor Tivari, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike. Pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër, një 27-vjeçar. Ky i fundit, e ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes, me një mjet taksi. Pas kërkimeve që prej mbrëmjes së djeshme, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.
    Njoftimi: 
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.
    Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.
    Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
    Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.
    Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.
    Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.
    Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.
    Siç u bë me dije edhe më herët, Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t’a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit. 
    Në banesën e kushërirës, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe dozë lëndë narkotike. Në këto kushte dyshohet se ka ndodhur edhe sherri me Tivarin që i mori atij jetën. Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e autorit, i cili është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë, por pas bisedës ai ka tentuar ta përdhunonte dhe e ka qëlluar me thikë për t’u mbrojtur. 
    51-vjeçari i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, u gjet i pajetë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin./ZËRI

  • Vrasja në Durrës, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori/ I dyshuari: E qëllova se donte të më përdhunonte

    Vrasja në Durrës, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori/ I dyshuari: E qëllova se donte të më përdhunonte

    Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiri (i njohur edhe si Marko), i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 12, një ditë më parë. Dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë krim: autori i dyshuar, Teilor Tivari, 24 vjeç, dhe bashkëpunëtori i tij, Xh.D., 27 vjeç.
    Sipas hetimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së 24 shtatorit. Teilor Tivari kishte shkuar në banesën ku po qëndronte Beqiri për të blerë lëndë narkotike. Gjatë këtij takimi, mes tyre ka shpërthyer një konflikt, pas të cilit i riu e ka goditur disa herë me thikë 51-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Nga ana tjetër, në dëshminë e tij para hetuesve, Tivari ka paraqitur një version tjetër, duke pretenduar se e ka kryer vrasjen në vetëmbrojtje. Ai ka deklaruar se viktima tentoi ta përdhunonte dhe se ai e goditi me një thikë buke vetëm pasi Valbon Beqiri nuk e linte të largohej nga banesa. “Nuk e dija që do vdiste,” mësohet të ketë thënë Tivari.
    Pas krimit, autori u largua me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Xh.D., i cili e ndihmoi të hipte në një taksi dhe e dërgoi në banesën e tij. Gjurmët e lëna nga ata në vendngjarje dhe analizimi i kamerave të sigurisë ndihmuan policinë të identifikonte dhe arrestonte të dy personat brenda pak orësh.
    Teilor Tivari akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xh.D., akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit të veprës penale”.
    Trupi i viktimës u gjet në mbrëmje, rreth orës 19:00, nga nipi i tij, pasi bashkëshortja e viktimës kishte humbur kontaktet me të gjatë ditës. Banesa ku ndodhi krimi është në pronësi të kushërirës së viktimës, e cila jeton jashtë vendit, dhe ai e përdorte për të pritur miq dhe për të konsumuar lëndë narkotike.

  • Zbardhet dinamika e vrasjes: I riu hyri në banesë për të blerë drogë, u konfliktuan…pas ngjarjes u largua me taksi

    Zbardhet dinamika e vrasjes: I riu hyri në banesë për të blerë drogë, u konfliktuan…pas ngjarjes u largua me taksi

    viktima-vendngjarje

    DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 51-vjeçarit, Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, mbrëmjen e djeshme. Bazuar në hetime, vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00. Në banesën e viktimës, kishte hyrë 24-vjeçari Teilor Tivari, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike. Pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër, një 27-vjeçar. Ky i fundit, e ka ndihmuar autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes, me një mjet taksi. Pas kërkimeve që prej mbrëmjes së djeshme, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.
    Njoftimi: 
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.
    Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
    Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.
    Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
    Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.
    Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.
    Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.
    Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.
    Siç u bë me dije edhe më herët, Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t’a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit. 
    Në banesën e kushërirës, ai ftonte shokë e miq dhe konsumonin dhe dozë lëndë narkotike. Në këto kushte dyshohet se ka ndodhur edhe sherri me Tivarin që i mori atij jetën. Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e autorit, i cili është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë, por pas bisedës ai ka tentuar ta përdhunonte dhe e ka qëlluar me thikë për t’u mbrojtur. 
    51-vjeçari i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, u gjet i pajetë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin./ZËRI

  • Vidhnin vila në bregdetin e Jugut, arrestohen 3 grabitësit nga Saranda, u gjenden edhe armë – Video

    Vidhnin vila në bregdetin e Jugut, arrestohen 3 grabitësit nga Saranda, u gjenden edhe armë – Video

    Tre grabitës, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në disa banesa në fshatrat bregdetar të Himarës, gjatë 2 muajve të fundit janë arrestuar nga policia.
    Po ashtu policia ka proceduar penalisht një 18-vjeçare që ka pasur dijeni mbi aktivitetin e bandës së grabitësve, por nuk ka kallëzuar krimin.
    Gjatë operacionit policia në banesën e njërit prej të arrestuarve ka gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.
    “Si rezultat i operacionit “Break in”, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:  E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë; D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë; K. H., 37 vjeç, banues në Finiq. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.  Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi, me fishekë, 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua 1 automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve”, informon policia.
    Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”. Sakaq, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
    VJEDHJET E PROVUARA NGA POLICIA:
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht:
    -më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;
    -më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;
    -më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;
    -më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh.