Tag: banesën

  • SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe Gerald Kastratit

    SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe Gerald Kastratit

    Artan Dulaku

    TIRANË-SPAK dhe BKH kanë ushtrua kontrolle në banesën dhe zyrat në pronësi të biznesmenit Artan Dulaku. Aksioni përfshin edhe disa zyrtar dhe ish-zyrtar të vendit. Kontrolle janë zhvilluar edhe ndaj administratorit të ‘Marina Bay Saranda’, Genard Kastrati. Paraprakisht bëhet me dije se hetimi lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë. Dyshimet janë për përfshirje të zyrtarëve dhe biznesmenëve në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak.
    Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.
    Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë. Në lidhje me aksionin ende nuk ka një njoftim zyrtar ndërsa detaje të reja priten në vazhdim./ZËRI

  • Iu kapën 5.8 kg kanabis në banesë, arrestohet çifti në Devoll

    Iu kapën 5.8 kg kanabis në banesë, arrestohet çifti në Devoll

    Një çift bashkëshortësh është arrestuar në Devoll pasi u kapën me 5.8 kg kanabis në banesën e tyre.

    Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik në banesën e shtetasit F.S., 48 vjeç dhe bashkëshortes së tij E.S., 31 vjeçe u gjetën dhe sekuastruan 5.8 kg kanabis dhe 2 celularë.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë).
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll.
    Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë.
    Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
    Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

    I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

    Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 14:48
    Vijon operacioni policor i koduar “Ghosts”, i zhvilluar dje, nga Forca Operacionale e DVP Durrës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Reparti “RENEA”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër personit.
    Identifikohet nga hetimet, dhe arrestohet në Shijak, shtetasi që përkrahu shtetasin Aldo Avdylaj duke i siguruar banesën me qira, në Tiranë, ku ky i fundit iu fshihej autoriteteve.

    Në këtë banesë, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

    Në vijim të punës hetimore dhe operacionale të kryer në kuadër të operacionit “Ghosts”, nga strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës kapën në Shijak, dhe vunë në pranga shtetasin Dorian Sherifi, 29 vjeç.

    Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga Aldo Avdylaj që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Akuzohet se ktheu banesën në bazë armësh, mbërrin në Gjykatën e Fierit 38-vjeçari

    Akuzohet se ktheu banesën në bazë armësh, mbërrin në Gjykatën e Fierit 38-vjeçari

    Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, Milasin Ramaj, i arrestuar nga blutë e Fierit pasi e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “Kastriot” në bazë armësh.

    38-vjeçari ra në prangat e policisë në një operacion të befasishëm në qęndër të qytetit.
    Strukturat hetimore dhe operacionale filluan menjëherë punën duke lokalizuar 38-vjeçarin teksa lëvizte me automjet ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që e posedonte pa leje dhe një shumë parash prej 3.500 euro.
    Në vijim të hetimeve të thelluara u mundësua zbulimi i një banese në lagjen “ Kastriot” të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh dhe armësh municioni që dyshohet për t, ia shitur grupeve kriminale.
    Nga kontrolli në këtë ambient u gjetën dhe sekuestruan 10 armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë,1 armë zjarri pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë, dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
    Milasin Ramaj do të dalë sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtare Klodiana Kryeziu dhe Prokurore Elona Gixhari, ndërsa në koordinim me Prokurorinë e Fierit, po vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Top Channel

  • I gjendet në shtëpi kokainë me vlerë 16 mln euro/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar..

    I gjendet në shtëpi kokainë me vlerë 16 mln euro/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar..

    Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Romë, pasi autoritet italiane i gjetën një sasi prej 200 kg kokainë në banesën e tij në kryeqytetin e Italisë. 
    Mediat italiane raportojnë se kokaina ishte ndarë në 191 pako dhe 8 mijë doza, gati për shitje. 
    Ndërsa po ashtu në banesën e shqiptarit, u gjet edhe një armë, municione dhe një shumë parash prej 30 mijë euro. 
    I riu u arrestua nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës. 
     

  • 36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

    36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

    Një 36-vjeçare në Maliq të Korçës, ka tentuar të vetvritet duke konsumuar një sasi të konsideruar medikamentesh.
    Sipas burimeve, 36-vjeçarja me iniciale J.P kishte kryer këtë akt në banesën e saj. Ajo ndodhet nën kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.
    Autoritetet po vijojnë hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

  • “Kemi 13 vite në gjyq”/ Banori i godinës së konfliktit mes familjeve në Shkodër: Gjon Shkambit i kam dhënë 4 mln lekë

    “Kemi 13 vite në gjyq”/ Banori i godinës së konfliktit mes familjeve në Shkodër: Gjon Shkambit i kam dhënë 4 mln lekë

    Në “Shqipëria Live” ka folur sot Pashko Pepniku, një prej banorëve të godinës që u kthye në “mollë sherri” e që i mori jetën edhe gjyqtarit Astrit Kalaja. Pepniku deklaroi se ka 13 vite në gjyq, ndërkohë tregoi dhe si ka nisur konflikti. Ai tregon se në vitin 1996 i ka dhënë Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit të vrasjes 4 milionë lekë për të blerë banesën. Megjithatë, sipas tij, tashmë Gjon Shkambi pretendon se nuk e ka shitur ai banesën.
    “Ndihemi të kërcënuar nga deklaratat që kemi parë. Kemi 13 vite në gjyq. Unë e kam blerë banesën në vitin ’96. Kam marrë dokumentin e bashkisë dhe deklaratën e likuidimit. Më pas në 2013, na erdhi një person tha ia kam blerë bashkisë dhe na erdhi përmbaruesi duke na thënë të dalim jashtë. Këtu nisi gjyqi. Unë kam aktin e marrëveshjes me bashkinë. Banesën ia kemi blerë Gjon Shkambit, i cili ia kishte blerë më parë një invalidi. Ma ka shitur me dokumentet që kërkoheshin në atë kohë. Pastaj Shkambi del me një deklaratë që thotë se nuk na e ka shitur.
    Bashkia e Shkodrës ia ka shitur këtë prona më pas Gjon Shkambit pa dijeninë tonë, ish-kreybashkiaku Lorenc Luka e ka shitur këtë banesë. Certifikatën e pronësisë e ka Gjon Shkambi. Ndërkohë, 31 familje të tjera janë që i ka strehuar bashkia aty. Ndërkohë ne ia kemi blerë vetë Gjon Shkambit. Gjon Shkambi më ka kërcënuar 1000 herë dhe unë e kam kërcënuar. Gjon Shkambit i kemi paguar 4 milionë lekë në vitin 1996. Unë kam vetëm dokumentin e shitjes dhe dokumentin e bashkisë.
    Në 2006 kjo godinë ka qenë tokë-shtet. Në 2008 ka qenë në emër të fisit Shkambit, ndërsa në 2012 ka dalë përsëri në pronësi të shtetit. Bashkia i ka dhënë më pas certifikatën e pronësisë Gjon Shkambit. Ne sot kemi vendimin e bashkisë të vitit 1992 që na ka strehuar si ushtarakë dhe të persekutuar. Ne përmbaruesi vijon na kërcënon që të dalim jashtë pasi ka dalë vendimi gjyqësor.”- tha ai së bashku me bashkëshorten e tij.

  • U vra në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

    U vra në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

    Kronikë E Mërkurë, 8 Tetor 2025 09:18
    Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet sot për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.
    Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.
    Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.

  • Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Julianës Nura

    Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Julianës Nura

    Një muaj pas raportimeve për ndërhyrje pa leje në një kompleks banesor në lagjen Lakrishte të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e para konkrete: ka nisur rrënimin e punimeve të dyshuara pa leje në banesën që i përket Juliana Nurës, finalistes së parë të “Big Brother VIP Kosova”.
    Në fillim të shtatorit, disa banorë të kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime të pazakonshme në katin e sipërm të ndërtesës. Ata pretendonin se po kryheshin shtesa ndërtimore pa leje dhe se mungonin kushtet e sigurisë, duke rrezikuar banorët e tjerë. Pas reagimeve, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për media se gjatë kontrollit në terren ishin gjetur punëtorë aktivë dhe se ishte konstatuar “tentativë për mbindërtim”. Pronarit të objektit iu dha një afat prej 7 ditësh për rrënim vullnetar të ndërhyrjeve.
    Sot, pas më shumë se një muaji, procesi i rrënimit ka hyrë në fazë zyrtare. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe strukturave të sigurisë, për të shmangur çdo incident gjatë rrënimit.
    Juliana Nura, ndonëse nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, ka reaguar përmes një story në Instagram.Në postimin e saj, ajo ka ndarë një mesazh që lidhej me padrejtësitë institucionale, duke shkruar:
    “Edhe unë valla kam me ja nisë me fol çka ndodh në këtë shtet.”
    Ky reagim është interpretuar si pakënaqësi ndaj mënyrës se si po trajtohet situata, ndërsa ndjekësit e saj kanë ndarë komente të shumta në mbështetje.

  • Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Juliana Nurës

    Komuna e Prishtinës nis rrënimin e mbindërtimit në banesën e Juliana Nurës

    Një muaj pas raportimeve për ndërhyrje pa leje në një kompleks banesor në lagjen Lakrishte të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprimet e para konkrete: ka nisur rrënimin e punimeve të dyshuara pa leje në banesën që i përket Juliana Nurës, finalistes së parë të “Big Brother VIP Kosova”.
    Në fillim të shtatorit, disa banorë të kompleksit kishin ngritur shqetësime për punime të pazakonshme në katin e sipërm të ndërtesës. Ata pretendonin se po kryheshin shtesa ndërtimore pa leje dhe se mungonin kushtet e sigurisë, duke rrezikuar banorët e tjerë. Pas reagimeve, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, konfirmoi për media se gjatë kontrollit në terren ishin gjetur punëtorë aktivë dhe se ishte konstatuar “tentativë për mbindërtim”. Pronarit të objektit iu dha një afat prej 7 ditësh për rrënim vullnetar të ndërhyrjeve.
    Sot, pas më shumë se një muaji, procesi i rrënimit ka hyrë në fazë zyrtare. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe strukturave të sigurisë, për të shmangur çdo incident gjatë rrënimit.
    Juliana Nura, ndonëse nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë, ka reaguar përmes një story në Instagram.Në postimin e saj, ajo ka ndarë një mesazh që lidhej me padrejtësitë institucionale, duke shkruar:
    “Edhe unë valla kam me ja nisë me fol çka ndodh në këtë shtet.”
    Ky reagim është interpretuar si pakënaqësi ndaj mënyrës se si po trajtohet situata, ndërsa ndjekësit e saj kanë ndarë komente të shumta në mbështetje.