Tag: banesën

  • Fatos Nano përcillet në banesën e fundit/ Xhoana Nano takon Ramën e Kurtin (FOTO)

    Fatos Nano përcillet në banesën e fundit/ Xhoana Nano takon Ramën e Kurtin (FOTO)

    Teksa lideri historik i PS përcillet në banesën e fundit, bashkëshortja e tij Xhoana Nano është filmuar në ambjentet e jashtme të Pallatit të Kongreseve duke takuar Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin.
    Nga pamjet shihet se këta të fundit i kanë shprehur edhe njëherë ngushëllimet për ndarjen nga jeta bashkëshortit të saj Fatos Nano.

  • Dita e Zisë/ Ceremonia e nesërme në nderim të Fatos Nanos, bëhet publik programi shtetëror

    Dita e Zisë/ Ceremonia e nesërme në nderim të Fatos Nanos, bëhet publik programi shtetëror

    Lideri historik i Partisë Socialiste, ish-kryeminsitri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, do të përcillet ditën e diel për në banesën e fundit.
    Shteti shqiptar do të bmbajë një ceremoni mortore në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e madh që ish-kryeminsitri Anno ka dhënë për vendin.
    Është bërë publik protokolli që do ndiqet nesër me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano.

    PROTOKOLLI:
    Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
    Programi i ceremonisë:
    08:30 – Fillimi i homazheve publike;
    11:00 – Përfundimi i homazheve publike
    11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
    12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
    Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
    Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.
    Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.

  • Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

    Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

    Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në banesën ku jetonte foshnjën e lindur.
    Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.

  • Zjarr në Maliq/ Flakët përfshijnë banesën në fshatin Sovjan, nuk raportohet për të lënduar

    Zjarr në Maliq/ Flakët përfshijnë banesën në fshatin Sovjan, nuk raportohet për të lënduar

    Në fshatin Sovjan të Maliqit, një banesë është përfshirë nga flakët, të cilët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë banesën, duke u përhapur në dy dhoma.
    Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

    Top Channel

  • U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë

    U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka ndërruar jetë.

    49-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.
    “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, njofton policia.
    Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë, fqinja rrëfen detajet

    Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë, fqinja rrëfen detajet

    vendngjarje

    MALIQ- Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që dogji banesën e tyre, do të përcillen sot për në banesën e fundit në orën 15:00. Të afërm të viktimave, kanë shkuar për ngushëllim në banesën e xhaxhait të fëmijëve, i cili ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar totalisht nga flakët.
    Sakaq, vajza 6 vjeçare Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që prej ditës së djeshme, e mitura ndodhet reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Burime për mediat pranë QSUT-së, bëjnë me dije se vajza ka 45% djegie ne trup, konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar.

    Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se bashkia do te kryej të gjitha shpenzimet. Ai sshtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat. 
    Ngjarja rëndë tronditi të dielën Maliqin. Zjarri që përfshiu banesën e familjes Hazisllari, i mori jetën nënë e bir. Sipas dëshmive të fqinjëve, nëna dhe djali 14-vjeçar kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma.
    Fqinja Xhemile Kapari tregon me detaje momentin kur ka gjetur vajzën, duke i dhënë ndihmën e parë. Ajo ka rrëfyer se kishte dëgjuar ulërimat e fëmijëve dhe ka shkuar menjëherë për të parë se çfarë ka ndodhur. Fqinja thotë se e gjati vajzën e djegur që po qante në oborr, të cilën e ka mbështjellë me një kuvertë. Më pas, së bashku me fqinjin tjetër, kanë hyrë në shtëpinë e djegur, ku kanë parë djalin e shtrirë në koridor përmbys. Ndërsa, Merjeme është gjetur pa shenje jete nga zjarrëfikësit në derën e kuzhinës.
    “Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: -Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur! Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: Ka vdekur.Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda  e gjeti policia dhe zjarrfikësja.
    Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm , vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda.Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi; kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy,një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo”, thotë fqinja, dëshmitarja e ngjarjes.
    Për fat të keq, nëna dhe djali, Merjeme dhe Luka Hazisllari nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë soba me dru. Fqinjët po ashtu tregojnë se familja përballej me kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët vuanin nga autizmi.
    Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se bashkia do te kryej të gjitha shpenzimet. Ai shtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat./ZËRI

  • Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë, e djegur në 45% të trupit

    Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, 6-vjeçarja në gjendje të rëndë, e djegur në 45% të trupit

    vendngjarje

    MALIQ- Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që dogji banesën e tyre, do të përcillen sot për në banesën e fundit në orën 15:00. Të afërm të viktimave, kanë shkuar për ngushëllim në banesën e xhaxhait të fëmijëve, i cili ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar totalisht nga flakët.
    Sakaq, vajza 6 vjeçare Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Që prej ditës së djeshme, e mitura ndodhet reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Burime për mediat pranë QSUT-së, bëjnë me dije se vajza ka 45% djegie ne trup, konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar.

    Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se bashkia do te kryej të gjitha shpenzimet. Ai sshtoi se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat
    Ngjarja rëndë tronditi të dielën Maliqin. Zjarri që përfshiu banesën e familjes Hazisllari, i mori jetën nënë e bir. Sipas dëshmive të fqinjëve, nëna dhe djali 14-vjeçar kanë mbetur të bllokuar brenda banesës, ndërsa vajza 6-vjeçare ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma.
    Për fat të keq, nëna dhe djali, Merjeme dhe Luka Hazisllari nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë soba me dru. Fqinjët po ashtu tregojnë se familja përballej me kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët vuanin nga autizmi./ZËRI

  • U nis nga Korça me urgjencë, mbërrin në QSUT 6-vjeçarja që pësoi djegie nga flakët në banesën e saj

    U nis nga Korça me urgjencë, mbërrin në QSUT 6-vjeçarja që pësoi djegie nga flakët në banesën e saj

    foto ilustruese

    TIRANË- Ka mbërritur pak minuta më parë në QSUT vajza 6- vjeçare e cila pësoi djegie nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq ditën e sotme. Ajo u nis nga Spitali Rajonal i Korçës drejt Tiranës për trajtim të specializuar për shkak se gjendja e saj është kritike, pasi ajo ka pësuar djegie të rënda në pjesë të shumta të trupit.
    Zjarri shpërtheu mesditën e sotme në banesën e familjes Azizllari, në bllokun nr. 3 të Maliqit. Merjeme Azizllari humbi jetën nga asfiksia brenda banesës, ndërsa djali Luka ndërroi jetë në spitalin e Korçës pak orë më vonë. Ndërsa vajza e vogël ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja. Mësohet se një fqinje i ka ardhur në ndihmë vajzës, pasi dëgjoi të bërtiturat dhe zhurmën e derës që goditej me shkelma./ZËRI

  • SPAK kontroll në banesën dhe zyrën e administratorit të OSHEE-së, sekuestron dokumentet dhe paisjet e tij

    SPAK kontroll në banesën dhe zyrën e administratorit të OSHEE-së, sekuestron dokumentet dhe paisjet e tij

    Enea Karakaçi

    TIRANË- SPAK ka kryer kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Gjatë aksionit, janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente. Burime nga SPAK bëjnë me dije se këto kontrolle janë kryer në kuadër të një hetimi që ka lidhje me akuzat për shkelje të pabarazisë në tendera, shpërdorim të detyrës dhe korrupsion. 
    Kontrollet janë realizuar pikërisht në ditën e enjte, kur SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë zhvilluar operacione të ngjashme edhe në adresat e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku. Pritet që kontrollet dhe sekuestrimet të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve./ZËRI