Tag: banesën

  • U vra nga babai i saj në banesën e marrë me qira në Tiranë, trupi i palestinezes Rayyan Alwan tërhiqet nga të afërmit

    U vra nga babai i saj në banesën e marrë me qira në Tiranë, trupi i palestinezes Rayyan Alwan tërhiqet nga të afërmit

    Trupi i vajzës palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati në banesën e marrë me qira në Tiranë, është tërhequr nga të afërmit e saj disa ditë më parë. Ende nuk dihet zyrtarisht se kush e ka tërhequr trupin miqtë apo familjarët e 24-vjeçares. Miqtë e Rayyan Alwan kontaktuan New24 dy javë më parë ku shprehën dëshirën e tyre për të tërhequr trupin e 24-vjeçares.
    Rayyan Alwan u masakrua me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili ndodhet në arrati. Krimi dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira. Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan. Në komunikimet në WhatsApp, i dashuri i 24-vjeçares shprehet i shqetësuar se pse ajo nuk i kthen përgjigje, ndërsa Rayyan i kërkon që të kujdeset për veten.
    Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar në datën 19 Shkurt, ndërsa pas atij momenti viktima nuk i ka kthyer më përgjigje partnerit të saj. Trupi i saj i pajetë u gjet në apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 27 Shkurt, disa ditë pas krimit, ndërsa babai i saj, i cili fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti, është larguar jashtë territorit të Shqipërisë.

  • Gjendet i pajetë në banesë e tij 50-vjeçari, dyshohet se…

    Gjendet i pajetë në banesë e tij 50-vjeçari, dyshohet se…

    Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Këlcyrë.
    Blutë njoftojnë se dyshimet e para janë që 50-vjeçari është vetëvarur.
    “Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

  • U ekzekutua ditë më parë, përcillet për në banesën e fundit babai i Roan Brahimit. Policia kontrolle familjeve rivale të armikut të Ervis Martinajt

    U ekzekutua ditë më parë, përcillet për në banesën e fundit babai i Roan Brahimit. Policia kontrolle familjeve rivale të armikut të Ervis Martinajt

    Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie.
    64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).
    Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale.
    Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.
    Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona.
    Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.
    Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.
    Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.
    Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar.

  • MINUTA E FUNDIT – Zjarr në banesën e një 65- vjeçari në Malësi të Madhe, shkak një shkëndijë elektrike…

    MINUTA E FUNDIT – Zjarr në banesën e një 65- vjeçari në Malësi të Madhe, shkak një shkëndijë elektrike…

    Informacion paraprak
    Rreth orës 05:45, në lagjen “Makaj”, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. M., 65 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • ”Dy muaj i fshehur në xhami”, ja ku u arrestua Daut Laze pasi u arratis nga burgu

    ”Dy muaj i fshehur në xhami”, ja ku u arrestua Daut Laze pasi u arratis nga burgu

    2 muaj i lirë. Daut Laze ishte shpallur personi më i kërkuar nga Policia, pasi ishte aratisur nga burgu i Shënkollit. Ai u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 6 të cilët kishin marrë informacione se Laze do të shkonte në banesën e tij në zonën e Astirit. Laze tha policëve se fshihej në disa xhami në Tiranë gjatë kohës së arratisë, kryesisht në zonën e Freskut, Kombinatit, Yzberishtit dhe Astirit.
    Ushqimin e merrte nga besimtarë myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Prej dy muajsh efektivët kontrollonin herë pas here banesën e tij, por nuk e gjenin. Dyshohet se ka qëndruar edhe në banesë pasi nga të dhënat që kishin siguruar bëhej me dije se i arratisuri ishte parë disa herë në zonë.

    Daut Laze u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje. Ndërsa më 4 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim të cilin po e vuante në burgun e Shënkollit në Lezhë, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së Zaharisë për kushte çnjerëzore.

  • 20-vjeçari fsheh në banesën e të moshuarës 2 kallashë për llogari të një grupi kriminal

    20-vjeçari fsheh në banesën e të moshuarës 2 kallashë për llogari të një grupi kriminal

    Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia në Memaliaj, pasi dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, dy armë zjarri kallashnikovë, për llogari të një grupi kriminal.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” është shpallur në kërkim shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, teksa rasti në fjalë është goditur, pas një hetimi dymujor.
    “Në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e 72-vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov. Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q.” – njofton Policia.
    Autoritetet thonë se armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
    Gjithashtu, Policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”/ Fshehu 2 kallashnikovë në banesën e 72-vjeçares, në kërkim 20-vjeçari

    Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”/ Fshehu 2 kallashnikovë në banesën e 72-vjeçares, në kërkim 20-vjeçari

    Në zhvillimin e operacionit policor “Parandalimi” policia e Memaliajt ka zbuluar dy kallashnikovë të fshehur në banesën e një 72-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.  Dyshohet se armët ishin fshehur nga një 20-vjeçar për llogari të një grupi kriminal. I riu është shpallur në kërkim, ndërsa armët u sekuestruan për ekspertizë.
    “Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Njoftimi i policisë
    Hetime proaktive për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve (pjesëtarë të grupeve kriminale), që posedojnë armë zjarri. Pas një hetimi dymujor me metoda proaktive, Policia godet një rast të fshehjes së armëve të zjarrit për llogari të grupeve kriminale. Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, gjenden të fshehura në një banesë dhe sekuestrohen 2 armë zjarri kallashnikov.
    Identifikohet dhe shpallet në kërkim 20-vjeçari që dyshohet se kishte fshehur në banesën e një shtetaseje të moshuar me probleme të shëndetit mendor, armët e zjarrit, për llogari të një grupi kriminal. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.
    Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën së 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov. Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë.

  • Fshehu në banesën e të moshuarës me probleme të shëndetit mendor armët, shpallet në kërkim 20-vjeçari që ndihmonte grupet kriminale

    Fshehu në banesën e të moshuarës me probleme të shëndetit mendor armët, shpallet në kërkim 20-vjeçari që ndihmonte grupet kriminale

    Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim në Memaliaj pasi kishte fshehur në banesën e një të moshuare armët e zjarrit.

    Pasi policia mori informacion se një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.
    Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.
    Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Top Channel

  • Fshehu në banesën e të moshuarës armët, shpallet në kërkim 20-vjeçari

    Fshehu në banesën e të moshuarës armët, shpallet në kërkim 20-vjeçari

    Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim në Memaliaj pasi kishte fshehur në banesën e një të moshuare armët e zjarrit.

    Pasi policia mori informacion se një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.

    Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.

    Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

    Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

     

  • Fshehu armë në banesën e një të moshuare, shpallet në kërkim i riu në Memaliaj

    Fshehu armë në banesën e një të moshuare, shpallet në kërkim i riu në Memaliaj

    Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim në Memaliaj pasi kishte fshehur në banesën e një të moshuare armët e zjarrit.
    Pasi policia mori informacion se një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri, në një banesë, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, kryen veprimet hetimore dhe operacionale për gjetjen e armëve dhe identifikimin e poseduesit.Si rezultat, në Memaliaj, gjatë kontrollit në banesën e 72 vjeçares që e kishte në përdorim, në një dhomë që shërbente si magazinë, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një çante sportive, 2 armë zjarri kallashnikov.
    Nga hetimet dyshohet se armët janë fshehur në këtë banesë, nga shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Memaliaj, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
    Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.