Tag: banesën

  • Grabitja me dhunë në Lezhë, zbardhet dinamika, në pranga tre persona të dyshuar

    Grabitja me dhunë në Lezhë, zbardhet dinamika, në pranga tre persona të dyshuar

    Zbardhet dinamika e vjedhjes me dhunë, në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, kryer më datë 28.04.2025.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”.

    Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së disa shumave parash dhe 1 arme gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit. Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan.
    Procedohet penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve.
    Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.
    Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
    Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
    Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
    Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhi shtëpinë e një gruaje, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Saranda

    Vodhi shtëpinë e një gruaje, shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Saranda

    Një 48-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në fshatin Halo.Ngjarja ka ndodhur në banesën e një shtetaseje, nga ku janë marrë një shumë parash dhe disa produkte ushqimore.
    Blutë deklaruan se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.
    Njoftim:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa produkte ushqimore në banesën e një shtetaseje, në fshatin Halo, Finiq. Punohet për kapjen e tij.
    Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

  • ‘Gati për çdo çift’/ Xhaferri: PD-ASHM me plan të qartë, 30 mijë euro kredi me 0% interes nga qeveria për banesën e parë

    ‘Gati për çdo çift’/ Xhaferri: PD-ASHM me plan të qartë, 30 mijë euro kredi me 0% interes nga qeveria për banesën e parë

    Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri shprehet se PD-ASHM ka një program të qartë për çiftet e reja, që duan të blejnë banesën e parë.

    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhaferi ka detajuar pjesë nga programi social që PD dhe aleatët e saj ofrojnë.

    ‘Çati për çdo çift’ është program që u dedikohet çifteve të reja që duan të krijojnë familje dhe të blejnë një banesë të parë, ku se pari PD-ASHM do të ofrojnë për ta, 30 mijë euro kredi me zero interes nga qeveria.

    Xhaferri thotë se ndryshe nga kontrasti që paraqet Rama, i cili ndërton kulla për krimin, duke ofruar në Tiranë, apartamente me çmime si të Milanos, PD  do të mbështesë me depozita çiftet e reja, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri në 80% kredi nga bankat e nivelit dtë dytë, duke u kompensuar pjesën e mbetur.

    Statusi

    “Çati për çdo çift”

    PD–ASHM do të ofrojë 30 mijë euro kredi me 0 % interes që çiftet e reja të blejnë banesën e parë.

    Kontrasti

    • Rama ndërton kulla për krimin. Tirana me çmime si të Milanos!

  • Terror në banesën e futbollistit ekuadorian, persona të armatosur i rrëmbejnë gruan dhe djalin

    Terror në banesën e futbollistit ekuadorian, persona të armatosur i rrëmbejnë gruan dhe djalin

    Në mes të një vale të egër kriminaliteti që ka përfshirë Ekuadorin, futbollisti i njohur i ekipit Emelec, Jackson Rodriguez, përjetoi momente terrori kur persona të armatosur bastisën banesën e tij në Guayaquil.
    Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur sulmuesit thyen derën dhe hynë me forcë në shtëpi, raporton The Sun.
    Rodriguez, 26 vjeçar, u fsheh nën shtrat për të shpëtuar, ndërsa autorët rrëmbyen gruan dhe djalin e tij pesëvjeçar. Ai i pa nga dritarja duke u larguar me një kamionçinë gri me dy kabina.

    Ngjarja ndodhi në lagjen Mucho Lote 2, në një zonë që përfshihet nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe aktivitetit të grupeve kriminale. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, janë raportuar mbi 2,300 vrasje të dhunshme në vend.
    Rodriguez ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon në LigaPro, kampionati më i lartë në Ekuador, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në vendin e 11-të.
    Raste të ngjashme rrëmbimesh kanë ndodhur edhe më parë në dhjetor të kaluar, futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në Esmeraldas dhe u gjet i gjallë disa ditë më vonë.

  • Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilaria Sulës

    Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilaria Sulës

    Telefoni iIlaria Sulës, shqiptares së vrarë në Itali tre javë më parë është gjetur në banesën e ish-të dashurit vrasës.
    Ka qenë vetë Mark Samson që e ka dhënë informacionin nëpërmjet avokatit të tij. Sipas mediave italiane, ai ka rrëfyer se e kishte fshehur në banesën ku e kishte ekzekutuar vajzën shqiptare.

    Fillimisht ish-dashuri filipinas kishte deklaruar se telefonin e kishte hedhur në një pusetë. Gjetja e aparatit telefonik konsiderohet si tejet i rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhen e plotë të ngjarjes. Kjo pasi nga telefoni i Ilarias së deklaruar të zhdukur dërgoheshin mesazhe në adresë të babait të saj, ku shkruhej se ishte mirë dhe do të kthehej në Shqipëri pas një muaji.
    Pikërisht këto mesazhe jo vetëm ndaj familjarëve, por edhe të miqve të Ilarias për hetuesit dyshohet se dërgoheshin nga 23-vjeçari, Samson me qëllim për të zhdukur gjurmët.
    Ish-i dashuri filipinas e goditi tre herë me thikë në qafe në një apartament në lagjen afrikane në Romë, duke e hedhur më pas në një humnerë. Për këtë krim akuzohet si bashkëpunëtore edhe e ëma e tij, e cila ka ndihmuar në zhdukjen e kufomës. Hetuesit dyshojnë se studentin mund ta kenë ndihmuar edhe persona të tjerë.

  • Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias

    Gjendet në shtëpinë e vrasësit telefoni i Ilarias

    Telefoni i Ilaria Sulës, shqiptares së vrarë në Itali tre javë më parë është gjetur në banesën e ish-të dashurit vrasës.Ka qenë vetë Mark Samson që e ka dhënë informacionin nëpërmjet avokatit të tij. Sipas mediave italiane, ai ka rrëfyer se e kishte fshehur në banesën ku e kishte ekzekutuar vajzën shqiptare.
    Fillimisht ish-dashuri filipinas kishte deklaruar se telefonin e kishte hedhur në një pusetë. Gjetja e aparatit telefonik konsiderohet si tejet i rëndësishëm për grupin hetimor për zbardhen e plotë të ngjarjes. Kjo pasi nga telefoni i Ilarias së deklaruar të zhdukur dërgoheshin mesazhe në adresë të babait të saj, ku shkruhej se ishte mirë dhe do të kthehej në Shqipëri pas një muaji.Pikërisht këto mesazhe jo vetëm ndaj familjarëve, por edhe të miqve të Ilarias për hetuesit dyshohet se dërgoheshin nga 23-vjeçari, Samson me qëllim për të zhdukur gjurmët.
    Ish-i dashuri filipinas e goditi tre herë me thikë në qafe në një apartament në lagjen afrikane në Romë, duke e hedhur më pas në një humnerë. Për këtë krim akuzohet si bashkëpunëtore edhe e ëma e tij, e cila ka ndihmuar në zhdukjen e kufomës. Hetuesit dyshojnë se studentin mund ta kenë ndihmuar edhe persona të tjerë.
    Tv Klan

  • Vrasësi e përdori për t’i dërguar SMS familjarëve të Ilaria Sulës, celulari i 22-vjeçares shqiptare gjendet në banesën e ish të dashurit filipinas

    Vrasësi e përdori për t’i dërguar SMS familjarëve të Ilaria Sulës, celulari i 22-vjeçares shqiptare gjendet në banesën e ish të dashurit filipinas

    Një zhvillim i rëndësishëm në hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës ka ndodhur ditët e fundit, pasi hetuesit kanë zbuluar dhe sekuestruar celularin e saj. Pajisja u gjet në banesën ku ndodhi vrasja në rrugën Homs, në lagjen afrikane të Romës.

    Celulari pritet t’i nënshtrohet një analize të thelluar, për të zbuluar aktivitetet e fundit të viktimës dhe për të hedhur dritë mbi komunikimet që mund të çojnë në zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

    Ilaria, një vajzë 22-vjeçare me origjinë shqiptare, ishte studente në Universitetin ‘La Sapienza’ në Romë. Ajo u vra brutalisht më 25 mars në banesën e ish-partnerit të saj filipinez, Mark Samson. Në momentin e krimit, në shtëpi ndodheshin edhe prindërit e 23-vjeçarit.

    Pas krimit, Samson vendosi trupin e pajetë të Ilarias në një valixhe dhe e hodhi nga një shkëmb, pranë zonës së Bashkisë Poli. Trupi u gjet më 2 prill, shtatë ditë pas zhdukjes së saj.

    Hetuesit besojnë se pas vrasjes, autori përdori celularin e Ilarias për të dërguar mesazhe familjarëve të saj dhe për të bërë postime në rrjetet sociale, në përpjekje për të mashtruar dhe për të krijuar përshtypjen se ajo ishte larguar me dëshirë.

    Për autoritetet italiane, telefoni mund të jetë një element kyç në zbardhjen e plotë të krimit të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri.

  • Vrasësi e përdori për t’i dërguar SMS familjes, gjendet celulari i Ilaria Sulës në banesën e ish të dashurit filipinas

    Vrasësi e përdori për t’i dërguar SMS familjes, gjendet celulari i Ilaria Sulës në banesën e ish të dashurit filipinas

    Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare të vrarë në Romë më 26 mars nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, ku ndodhi edhe krimi makabër. Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar celularin e viktimës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës.
    Ilaria Sula, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë, u godit me thikë nga ishi i saj në banesën e tij. Në shtëpi ishin edhe prindërit e 23-vjeçarit në momentin që ndodhi vrasja. I riu e vendosin trupin në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli.
    Shqiptarja u zhduk më 25 Mars, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet më 2 Prill. Mark Samson, pasi e vra studenten 22-vjeçare, përdori celularin e saj për t’u dërguar mesazhe familjarëve të Ilarias, si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale, për t’i bërë të besonin se ajo ishte mirë dhe se ishte larguar me dëshirë.

  • Drogë dhe armë në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

    Drogë dhe armë në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

    Një 27-vjeçar nga Berati është arrestuar në flagrancë pasi u kap me lëndë narkotike, armë dhe municion si në automjetin që po drejtonte, ashtu edhe në banesën e tij.Gjatë një kontrolli të befasishëm në aksin rrugor “Berat-Dimal”, forcat e rendit zbuluan se i riu kishte me vete sasi të lëndës narkotike të dyshuar cannabis sativa. Kontrollet u zgjeruan edhe në banesën e tij në fshatin Roshnik, ku u gjetën dhe sekuestruan edhe një armë gjahu, municion luftarak dhe një pistoletë sportive.
    Sipas hetimeve, dyshohet se 27-vjeçari me inicialet A.Z. shpërndante doza të kanabisit në qytet, aktivitet që zhvillohej në mënyrë të organizuar.

  • Drogë dhe armë brenda në banesë, bie në pranga 27-vjeçari në Berat

    Drogë dhe armë brenda në banesë, bie në pranga 27-vjeçari në Berat

    Një 27-vjeçar nga Berati është arrestuar në flagrancë pasi u kap me lëndë narkotike, armë dhe municion si në automjetin që po drejtonte, ashtu edhe në banesën e tij.

    Gjatë një kontrolli të befasishëm në aksin rrugor “Berat-Dimal”, forcat e rendit zbuluan se i riu kishte me vete sasi të lëndës narkotike të dyshuar cannabis sativa. Kontrollet u zgjeruan edhe në banesën e tij në fshatin Roshnik, ku u gjetën dhe sekuestruan edhe një armë gjahu, municion luftarak dhe një pistoletë sportive.
    Sipas hetimeve, dyshohet se 27-vjeçari me inicialet A.Z. shpërndante doza të kanabisit në qytet, aktivitet që zhvillohej në mënyrë të organizuar.
    Të gjitha provat janë sekuestruar, ndërsa ndaj të riut kanë nisur procedurat ligjore për veprat penale përkatëse.

    Top Channel