Tag: banesën

  • Ceremonia/ Artan Lame përcillet të martën për në banesën e fundit

    Ceremonia/ Artan Lame përcillet të martën për në banesën e fundit

    Homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames do të mbahen të martën në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave.

    Familja e studiuesit dhe historianit njoftoi se të hënën do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale ‘Alba 2000’ në rrugën e Durrësit.

    Të martën, pas homazheve, në orën 12:00, pritet të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

    Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

    Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia.

    Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005, 2009, 2013.

    Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me ‘Medaljen e Mirënjohjes’ për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

  • Ndarja e parakohshme nga jeta, Artan Lame përcillet në banesën e fundit ditën e martë!

    Ndarja e parakohshme nga jeta, Artan Lame përcillet në banesën e fundit ditën e martë!

    Të martën e 27 majit do të përcillet në banesën e fundit Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58-vjeçare.

    Në një njoftim publik, familjarët e tij bëjnë me dije se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00.
    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, e në orën 12.00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
    “Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.
    Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
    Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

    Top Channel

  • GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, GJL prish vendimin për Arbër Veliajn

    GJKKO la në fuqi sekuestron e celularit, GJL prish vendimin për Arbër Veliajn

    Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arbër Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024.
    Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët pas seancës të zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë çështjen në Apel për rigjykim, tek i njëjti trupë gjykues.
    Pasi shkalla e tretë e gjyqsorit të zbardhë vendimin, në Apelin e Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi, do të marrë edhe njëherë në shqyrtim ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij si dhe për kontrollet e ushtruara në këto dy ambiente në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.
    Në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, mësynë në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj.

  • Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

    Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

    Policia e Përmetit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka ngacmuar një shtetase me aftësi të kufizuara.
    Mësohet se shtetasi E.R. në gjendje të dehur ka hyrë me dhunë në banesën e 42-vjeçares me aftësi të kufizuara.
    Sipas uniformave blu bëhet me dije se ai e ka ngacmuar atë seskualisht.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara.
    Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar sekualisht atë”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Kthen banesën në “depo armatimi”, zbulohen 11 pistoleta, 2000 fishekë, 2 antiplumba dhe një silenciator

    Kthen banesën në “depo armatimi”, zbulohen 11 pistoleta, 2000 fishekë, 2 antiplumba dhe një silenciator

    Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mbështetjes së grupeve kriminale.
    Operacioni u zhvillua në fshatin Rrencë, ku u zbulua një bazë e dyshuar që shërbente për aktivitet kriminal. Në banesën e kthyer në “depo armatimi”, u gjetën dhe sekuestruan: 11 pistoleta, një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe një silenciator.
    Në pranga ra Ç. J., 61 vjeç, pronari i banesës, person me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, armët dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.
    Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, hetimet janë duke vijuar për të zbardhur tërësisht rrjetin e përfshirë dhe për të vënë përpara drejtësisë të gjithë personat e implikuar në këtë veprimtari të rrezikshme.

  • Krimi në Shkodër/ Turistja amerikane u vra me thikë në banesën e marrë me qira, i shoqi i dehur tentoi vetëvrasjen

    Krimi në Shkodër/ Turistja amerikane u vra me thikë në banesën e marrë me qira, i shoqi i dehur tentoi vetëvrasjen

    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një turiste u vra nga bashkëshorti në qytetin e Shkodrës.

    Mësohet se turistët ishin amerikanë ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e marrë me qira ku çifti po qendronte.

    Autori i krimit është identifikuar si shtetasi amerikan Brandon Saporito 57 vjeç, i cili pas vrasjes ka tentuar t’i japë fund jetës.

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

    Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

  • Vetëdëmtohet më mjet prerës, e reja përfundon në spital

    Vetëdëmtohet më mjet prerës, e reja përfundon në spital

    Një 21-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është vetëdëmtuar në banesën e saj.

    Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale S.B., është vetëdëmtuar në banesën e saj.
    “Dyshohet se është vetëdëmtuar, me mjet prerës, në banesën e saj, shtetasja S. B., 21 vjeçe. Ajo mori ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
     

    Top Channel

  • EMRAT/ Zbardhet vjedhja e mbi 2700 eurove në Lezhë, në pranga 3 persona

    EMRAT/ Zbardhet vjedhja e mbi 2700 eurove në Lezhë, në pranga 3 persona

    Policia ka vënë në pranga 3 autorët e grabitjes me dhunë të ndodhur dy ditë më parë (28 prill)  në banesën e një të moshuari në Lezhë.
    Të arrestuarit janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco dhe Lorenc Lleshi.
    3 hajdutët vodhën me dhunë 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e 66-vjeçarit.
    “Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
    Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
    Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
    Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Lezhë/ Grabitën me dhunë banesën e një të moshuari, arrestohen tre hajdutët

    Lezhë/ Grabitën me dhunë banesën e një të moshuari, arrestohen tre hajdutët

    Policia ka zbardhur dinamikën e vjedhjes me dhunë, në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, kryer më datë 28 prill.
    Mësohet se janë vënë në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët kanë vjedhur disa shuma parash dhe 1 armë gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit.
    Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan.
    Gjithashtu, është proceduar penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve.
    Ndërkohë janë sekuestruar 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.
    “Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
    Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
    Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
    Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit””, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Dinamika e ngjarjes/ Grabitja me dhunë në Lezhë, në pranga tre persona të dyshuar

    Dinamika e ngjarjes/ Grabitja me dhunë në Lezhë, në pranga tre persona të dyshuar

    Zbardhet dinamika e vjedhjes me dhunë, në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, kryer më datë 28.04.2025. Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”. Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së disa shumave parash dhe 1 arme gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit. Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan.
    Procedohet penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve. Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
    Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
    Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025. Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.