Tag: banesën

  • Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet

    Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet

    Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit pasi akuzohet se hyri me forcë në banesën e një 18-vjeçareje dhe tentoi ta merrte me vete.
    Blutë bëjnë me dije se 38-vjeçari gjithashtu e ka goditur me shpullë të renë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç,  banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe  me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti”, informoi  policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

  • SPAK kontroll në banesën e një deputeti të PS në Elbasan, sekuestrohen para dhe dokumente komprometuese zgjedhore

    SPAK kontroll në banesën e një deputeti të PS në Elbasan, sekuestrohen para dhe dokumente komprometuese zgjedhore

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të befasishëm në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale të Kuvendit.

    Kontrolli është kryer disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumente që dyshohet se lidhen me aktivitete të paligjshme gjatë procesit zgjedhor.

    Ndërkohë, në një zhvillim paralel, një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka mbajtur sot një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Takimi është fokusuar në analizën e hetimeve në vijim, shkëmbimin e informacionit operacional dhe forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e shkelësve të ligjit në proceset zgjedhore.

    Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet janë përqendruar në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale si dhe përfshirje të elementëve kriminalë në organizimin e zgjedhjeve.

    Njoftimi:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.

    Operacioni u krye disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.

    Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

    Fokusi i këtij takimi ishte analiza e ecurisë së hetimeve aktive, shkëmbimi i informacionit operacional dhe përmirësimi i metodave hetimore për të ndëshkuar ata që tentojnë të manipulojnë procesin zgjedhor.

    Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se hetimet po përqendrohen në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, abuzim me burimet shtetërore gjatë fushatës dhe përfshirje të personave me precedentë penal në procesin elektoral.

    SPAK ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo gjurmë të abuzimit dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të ligjit në emër të pushtetit apo votës së qytetarëve.

  • Me duartrokitje e trëndafila të bardhë, Artan Lame përcillet për në banesën e fundit

    Me duartrokitje e trëndafila të bardhë, Artan Lame përcillet për në banesën e fundit

    Ish-zyrtari, Artan Lame është përcjellë sot për në banesën e fundit me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë.
    Në sallën “Libri Enciklopedik”, pranë Akademisë së Shkencave u mbajtën 2 orë homazhe në kujtim të tij.
    Të pranishëm në homazhe ishin miq të tij, kolegë e figura të njohura të historisë dhe politikës.
    Kujtojmë se Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
    Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rrallë të artefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
    Karriera e tij si zyrtar nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës e më pas nga 2000-2002 nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.
    Nga 2013 e deri në largimin në 2023 drejtoi ALUIZNIN e më pas Kadastrën.

  • I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

    I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame

    Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

    Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.

    “Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

    Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

    Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

    Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

  • I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames

    I jepet sot lamtumira e fundit Artan Lames

    Artan Lame

    TIRANË-Përcillet sot për në banesën e fundit, publicisti dhe ish-zyrtari Artan Lame, i cili u nda nga jeta më 23 maj pas problemeve shëndetësore të vazhdueshme me zemrën. Lame ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
    Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar nga ora 10:00. Pas homazheve, në orën 12:00, Lame do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
    Ai lindi në Tiranë, në vitin 1967, por ishte me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës. Gjatë jetës ai ka qenë publicist, opinionist por edhe një nga koleksionistët më të shquar në vend. Si një studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare, ai kishte një koleksion të veçantë, kryesisht me xhaketa të përdorura nga ushtritë e huaja dhe jo vetëm.
    Përtej pasioneve, ku vendin më të madh e zinte historia, Lame ishte gjithashtu një veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror. Ndër vite ai ka mbajtur postet: 1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës; 2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës; 2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit dhe 2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale). Ndërsa nga 2019, ai mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës). Këtë post e la në vitin 2023./ZËRI

  • Kapet në Brescia shqiptari me 14 milionë euro kokainë

    Kapet në Brescia shqiptari me 14 milionë euro kokainë

    Një operacion i ‘Guardia di Finanza’ ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar në qytetin e Brescias.
    Në banesën e tij u gjetën 126 kg kokainë e konfesionuar në 109 pako. Arrestimi i tij erdhi pas një faze hetimi me dyshime të forta për lidhjet e tij me narkotrafikun ndërkombëtar.
    Operacioni i arrestimit dhe sekuestrimit të kokainës u krye pasi aktiviteti hetimor policor dokumentoi hyrjen e tij në banesë me dy çanta të mëdha.

    Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se vlera e kokainës së kapur në banesën e shqiptarit do të sillte një fitim rreth 14 milionë euro.

  • Homazhet në nder të Artan Lames! Të martën përcillet për në banesën e fundit

    Homazhet në nder të Artan Lames! Të martën përcillet për në banesën e fundit

    Ditën e nesërme do të përcillet në banesën e fundit Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58- vjeçare. Në një njoftim publik, familjarët e tij bëjnë me dije se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00.
    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, e në orën 12.00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
    “Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, Artan Lame. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
    Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.
    Mirela Dhono Lame ka bërë dedikim e parë mjaft prekës në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj, Artan Lame.
    “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkruan ajo.
    Pak muaj më parë ai pësoi një tjetër goditje, pas një ishemie. Ndërsa, po zemra i shfaqi sërish probleme. Prej një jave në Gjermani, Artan Lame nuk mundi t’ia dalë të përballonte një tjetër ndërhyrje të vështirë.
    Gjurmët që shpresonte të linte në histori, Artan Lame nisi t’i shënjojë duke u angazhuar në disa detyra shtetërore ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
    Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimin publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
    Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005, 2009, 2013. Ai kontribuoi, gjithashtu, në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
    Mesazhi i familjes
    Të dashur familjarë e miq,
    Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.
    Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
    Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
    Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
    Me respekt Familja

  • Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

    Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

    Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj. Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e sotme më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” te Rruga e Durrësit.
    Të martën do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.

    “Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.
    Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

  • Lamtumirë Piro Milkani! Regjisori i njohur përcillet për në banesën e fundit

    Lamtumirë Piro Milkani! Regjisori i njohur përcillet për në banesën e fundit

    Piro Milkani, një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, mbylli sytë përgjithnjë të shtunën në mbrëmje në moshën 86-vjeçare.

    “Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkroi djali i tij, Eno Milkani, në një postim në rrjetet sociale ku njoftoi ndarjen nga jeta të të atit, i cili u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit.
    Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës dhe qysh herët u dallua talenti i tij i rrallë në kinematografi. Pas studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, u kthye në Shqipëri, ku nisi punë në Kinostudion “Shqipëria e Re”, fillimisht si operator dhe më pas si regjisor, ku la gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptar me mbi 20 filma e dokumentarë, ku pasqyronte realitetin e shoqërisë dhe reflektonte kritikat për problemet e kohës, duke i dhënë filmit shqiptar dimensione njerëzore, psikologjike dhe shoqërore,
    Filma si “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Kur zbardhi një ditë”, “Zonja nga qyteti”, “Ballë për ballë”, Shtigje lifte, Ngadhënjim mbi vdekje mbajnë vulën e regjisë së tij.
    Për Piro Milkanin, kinematografia ishte pasion dhe mënyrë e të jetuarit, ndaj nuk reshti asnjëherë së kontribuari, përfshirë pedagogjinë, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë, drejtimin e institucioneve kulturore dhe organizimin e festivaleve të filmit.
    Ai u nderua me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar”.
     

    Top Channel

  • I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë së përcjelljes në banesën e fundit

    I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë së përcjelljes në banesën e fundit

    I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë së përcjelljes në banesën e fundit
    Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.
    Familja e tij përmes një njoftimi bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet sot (25 maj) në varrezat e Sharrës në Tirane.
    Nisja bëhet në orën 13.00, nga Funeral “Alba 2000”, “Rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.
    Pritjet për ngushellim do të jenë në datat 27, 28 dhe 29 Maj, pranë të njëjtës agjensi funerale, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00.
    Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.
    Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.
    Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”. Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.
    Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.
    Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes filmave që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë edhe sot.