Tag: banesën

  • Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur

    Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur

    Një 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete në fshatin Cakran të Fierit, pasi dyshohet se është vetëvarur.

    Trupi është gjetur nga familjarët e viktimës në banesën e tij.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • FOTO/ Vrau me thikë 65-vjeçarin, ja kush është kushëriri vrasës! I riu ishte fshehur në banesën e vëllait të tij

    FOTO/ Vrau me thikë 65-vjeçarin, ja kush është kushëriri vrasës! I riu ishte fshehur në banesën e vëllait të tij

    Tashmë janë zbuluar detaje të reja nga vrasja në Klos, ku një 32-vjeçar ka vrarë kushëririn e tij.

    Ky që shihni më poshtë është autori i vrasjes me thikë, 32-vjeçari Hazbi Velsula.

    Autori i krimit ishte fshehur në banesën e vëllait të tij, aty ku u bë i mundur edhe arrestimi gjatë ditës së sotme.
    Ai u vu në pranga në lagjen Allias, teksa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe thika që dyshohet se u përdor nga ai.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

    Top Channel

  • Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta!

    Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta!

    Foto Ilustruese

    KORÇË-Është zbardhur një vjedhje e ndodhur dy vite më parë në banesën e Artur Sejadarasit në Goskovë të Korçës. Policia e Korçës bën me dije se 24-vjeçari Samuel Tepexhik është arrestuar nga policia ndërsa 21-vjeçarit Andi Snaço i është komunikuar masa në qeli, pasi ndodhet aktualisht në burgun e Reçit për një tjetër vepër penale.
    Nën hetim është vënë një 16-vjeçar, djali i pronarit të banesës, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me dy autorët, të cilët e kanë detyruar që të nxirrte 600 mijë lekë nga kasaforta e të atit për t’ua dhënë atyre.
    Njoftimi i policisë Korçë:
     Zbardhet vjedhja e ndodhur në banesën e shtetasit A. S., ku u vodhën 600.000 lekë të rinj, ngjarje e ndodhur më datë 04.12.2023, në fshatin Goskovë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 2-vjeçar, dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes në banesën e shtetasit A. S.
    Vihet në pranga 1 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë për autorin e dytë që aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një vepër tjetër penale, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.
    Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i vjedhjes së kasafortës në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, Korçë, ku dyshohet se është vjedhur një shumë parash prej 600.000 lekësh të rinj.
    Në vijim të hetimeve rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e shtetasit A. S. që të gjente çelësin e kasafortës që ndodhej në banesën e tij dhe të merrte shumën e parave prej kasafortës.
    Në vijim të veprimeve procedurale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë (i arrestuar për një vepër tjetër penale), dhe u arrestua shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
    Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Vodhën një kasafortë para dy vjetësh në Korçë, zbulohen 3 autorët

    Vodhën një kasafortë para dy vjetësh në Korçë, zbulohen 3 autorët

    Një vjedhje e ndodhur në dhjetor 2023 në fshatin Goskovë të Korçës, ku u morën 600 mijë lekë të rinj (rreth 6 milionë të vjetra), është zbardhur nga Policia pas një hetimi të gjatë.
    Tre persona janë identifikuar si autorë të ngjarjes, mes tyre një i mitur dhe një i dënuar për vepër tjetër penale. Njëri u arrestua, tjetrit iu ekzekutua masa e sigurisë në burg, ndërsa i mituri do të hetohet në gjendje të lirë.
    Njoftimi i policisë së Korçës:
    Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Goskova”
    Zbardhet vjedhja e ndodhur në banesën e shtetasit A. S., ku u vodhën 600.000 lekë të rinj, ngjarje e ndodhur më datë 04.12.2023, në fshatin Goskovë.
    Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 2-vjeçar, dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes në banesën e shtetasit Andi Snaço (që ndodhet në burg në Reç).
    Vihet në pranga 1 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë për autorin e dytë që aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një vepër tjetër penale, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.
    Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i vjedhjes së kasafortës në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, Korçë, ku dyshohet se është vjedhur një shumë parash prej 600.000 lekësh të rinj.
    Në vijim të hetimeve rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e shtetasit A. S. që të gjente çelësin e kasafortës që ndodhej në banesën e tij dhe të merrte shumën e parave prej kasafortës.
    Në vijim të veprimeve procedurale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë (i arrestuar për një vepër tjetër penale), dhe u arrestua shtetasi Samuel  Tepexhik, 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
    Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
    gijotina.com/

  • Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

    Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

    Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të zaptojë me forcë banesën e një 38-vjeçareje.
    Policia thotë se këtë ai e ka tentuar edhe më herët, ndërsa dje kishte thyer derën e banesës dhe pasi kishte ndërruar bravën, kishte montuar edhe kamera sigurie. Sipas policisë, 38-vjeçarja disponon certifikatë pronësie për banesën.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
    Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares”, njofton policia.

  • Terrorizonte 38-vjeçaren duke tentuar t’i zaptonte banesën në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari

    Terrorizonte 38-vjeçaren duke tentuar t’i zaptonte banesën në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari

    Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka tentuar të zaptojë me forcë banesën e një 38-vjeçareje.
    Policia thotë se këtë ai e ka tentuar edhe më herët, ndërsa dje kishte thyer derën e banesës dhe pasi kishte ndërruar bravën, kishte montuar edhe kamera sigurie. Sipas policisë, 38-vjeçarja disponon certifikatë pronësie për banesën.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 31.05.2025, është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar banesën e shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese në Ksamil, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për këtë banesë.
    Ky shtetas dyshohet se ka hapur me forcë dhe ndërruar bravën e portës, si dhe ka instaluar e vendosur kamera sigurie dhe një portë të re, në banesën e 38-vjeçares”, njofton policia.

  • Me kallash e pistoletë në banesë/ Pranga 30-vjeçarit në Maminas, në kërkim babai i tij

    Me kallash e pistoletë në banesë/ Pranga 30-vjeçarit në Maminas, në kërkim babai i tij

    Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Maminas, ndërsa ka shpallur në kërkim babain e tij, pasi në banesën e tyre iu gjet dhe sekuestrua, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë.

    Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

    Sakaq po punohet për kapjen e 54-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.

    Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij.

    Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

    Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.

    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç.

    Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

    Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Shkodër/ 55-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesën e tij

    Shkodër/ 55-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesën e tij

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 55-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë.
    Sipas uniformave blu mësohet se 55-vjeçari me iniciale L. D., është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”.
    Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.
    “Rreth orës 07:20, në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës./Opinion.al

  • Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, i sekuestrohet telefoni

    Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, i sekuestrohet telefoni

    Foto ilustruese

    ELBASAN- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit vazhdojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan. Sot, prokurorët kanë zhvilluar disa kontrolle në banesën e një biznesmeni në Belsh, në të cilën sipas “TopChannel”, janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash. Sipas biznesmenit, i cili ende nuk është identifikuar me emër, paratë janë të ardhura që i ka siguruar nga biznesi i tij. 
    Nga ana tjetër mësohet se biznesmenit të Belshit i kanë sekuestruar telefonin, nga i cili do të mësohet nëse ka pasur biseda për shit-blerje votash. Por po ashtu, janë sekuestruar edhe tre telefona të tjerë në qytetin e Elbasanit, të cilët i përkasin nëpunësve vendorë. Për zhvillimet në Elbasan, prokurorja e SPAK Dorina Bejko ka lëshuar urdhër kontrolli personal për 4 persona në Elbasan pas dyshimeve se janë përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota për PS. 
    Në mesin e këtyre 4 personave, njëri prej tyre është zyrtar i Bashkisë së Elbasanit, që dyshohet se është përfshirë në shitblerje të votës në favor të një kandidati të PS në listën e hapur. Raportohet se edhe këtij zyrtari i është sekuestruar celulari./ZËRI

  • SPAK zbarkon në Elbasan, kontrollon në banesën e deputetit

    SPAK zbarkon në Elbasan, kontrollon në banesën e deputetit

    Zgjedhjet e 11 Majit mbaruan, por jo puna nga SPAK-u, madje tashmë edhe ka filluar. Mësohet se me urdhër nga SPAK-u, janë kryer kontrolle në banesën e deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.
    Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

    Prokurorja Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor. Pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro. Pra bëhet fjalë për dy procedime të ndara.