Një 27- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi ka mbajtur pa dëshirë në banesë dhe ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.
Sipas policisë, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e 27- vjeçarit është gjetur edhe një thikë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)’, njoftoi sot polcia.
Tag: banese
-

Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari në Tiranë
-

Hodhën lëndë djegëse në oborrin e një banese, arrestohen dy të miturit në Tiranë
Dy të mitur janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese.
Policia thotë se gjatë natës ata kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.