Çmimet e apartamenteve në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme në fillim të vitit 2025. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë stabilitet është numri i lartë i banesave të pabanuara në vend, që sipas Censusit 2023 kanë arritur në 356 mijë – trefish më shumë se në vitin 2011. Aktualisht, rreth një në tre njësi banimi në Shqipëri rezulton bosh.
Agjentët imobiliarë paralajmërojnë se pritet një ndryshim në muajt në vijim, sidomos për shkak të miratimit të 180 lejeve të reja ndërtimi në zonën e Tiranës. Sipas indeksit Fischer të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në dhjetë vitet e fundit çmimet e banesave në kryeqytet janë rritur me 40%. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024, ato u rritën me 16.9% në nivel kombëtar, ndërsa Tirana shënoi një rritje rekord prej 25.3%.
Qendra e Tiranës mbetet zona më e shtrenjtë për blerje, me çmime që variojnë nga 2,500 deri në 5,000 euro për metër katror. Pas saj vijnë zona si Blloku dhe Liqeni i Farkës, ku çmimet fillojnë nga 4,000 euro për metër. Në anën tjetër të spektrit janë zonat më ekonomike, si Astiri (1,000–1,500 euro për m²), Paskuqani (850–1,200 euro) dhe Fresku (mbi 1,000 euro).
Sipas një agjente imobiliare, pjesa më e madhe e transaksioneve kryhen në këto zona më të përballueshme. Ajo vëren gjithashtu një rënie të blerësve që përdorin kredi bankare dhe një rritje të investimeve nga emigrantët shqiptarë, të cilët blejnë prona për qëllime investimi.
Ndërkohë, në Bashkimin Europian situata është më dinamike. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 4.9% dhe qiratë me 3.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tag: banesave
-

Çmimet e pronave mbeten të pandryshueshme, shkak bëhet numri i lartë i apartamenteve bosh
-

Çmimi nuk zbret, ndërtimi nuk ndalet: Kosova me mbi 180 mijë banesa bosh
Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina kryeson listën. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2024, 182.849 banesa në të gjithë vendin janë shpallur të pabanuara.Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.Për 13 vjet, nga 2011-ta deri më 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka kulm mbi kokë.Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Po ashtu sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.Top 3 komunat me më shumë banesa të zbrazëta:1. Prishtina – 25.195 banesa2. Prizreni – 16.842 banesa3. Ferizaj – 15.228 banesaPërfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese kanë treguar se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave.Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa.Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk ka publikuar shifra për numrin e banesave të shitura.Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë. Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.Ky numër i lartë i banesave të zbrazëta ngre shqetësime mbi shfrytëzimin e hapësirave dhe sfidat e strehimit në Kosovë. Ndërkohë, regjistrimi i fundit evidentoi një popullsi prej 1.602.515 banorësh në vend. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Paradoksi i tregut të patundshmërive: Mbi 180 mijë banesa të zbrazëta
Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.
Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.
Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”. Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.
Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.
“Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë.
Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta. Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.
Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës. Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.
Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë. Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.
Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.
“Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.
“Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, shton Rafuna.
“Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.
Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind. Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.
Sa kushtojnë banesat?
Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19. Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.
Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese. Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.
“Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.
Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve që nuk mund ta përballojnë blerjen e një banese në komunën ku jetojnë.
Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtueseve të Kosovës, pret që çmimet të nisin të bien, meqë, siç thotë, edhe ndërtimet janë në rënie e sipër.
“Po shkohet në atë drejtim që çmimi të jetë sa më i vogël për shitje, për shkak të mungesës së kërkesës. Kërkesa për blerje është në rënie dhe ndërtuesi nuk ka zgjidhje tjetër pos ta zbresë çmimin”, thotë Selimaj, i cili është edhe pronar i një kompanie ndërtimore.
Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave. Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.
Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.
Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa. Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk dha shifra për numrin e banesave të shitura, pavarësisht interesimit të Radios Evropa e Lirë. Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj. Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë. Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro./REL -

Sa po kushtojnë banesat në Kosovë? Statistikat tregojnë se janë mbi 180 mijë banesa të zbrazëta
Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.
Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.
Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”.
Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.
Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.
“Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.
Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.
Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.
Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.
Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.
Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.
Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.
“Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna.
Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.
“Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, thotë Rafuna.
“Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.
Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.
Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.
Sa kushtojnë banesat?
Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.
Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.
Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.
Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.
“Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.
Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtueseve të Kosovës, pret që çmimet të nisin të bien, meqë, siç thotë, edhe ndërtimet janë në rënie e sipër.
“Po shkohet në atë drejtim që çmimi të jetë sa më i vogël për shitje, për shkak të mungesës së kërkesës. Kërkesa për blerje është në rënie dhe ndërtuesi nuk ka zgjidhje tjetër pos ta zbresë çmimin”, thotë Selimaj, i cili është edhe pronar i një kompanie ndërtimore.
Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave.
Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.
Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.
Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa.
Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk dha shifra për numrin e banesave të shitura, pavarësisht interesimit të Radios Evropa e Lirë.
Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë.
Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Kriza e strehimit/ Demonstrata masive në 40 qytete të Spanjës për qiratë e banesave
Qindra, mijëra njerëz demonstruan sot në 40 qytete kundër rritjes së qirave dhe mungesës së banesave të përballueshme në një vend që gëzon rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë, por që vuan nga një mungesë të madhe banesash, krizë kjo e përkeqësuar më tej nga bumi i turizmit.Qeveria e qendrës së majtë të Spanjës po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis tërheqjes së turistëve dhe emigrantëve për të mbushur boshllëqet e vendeve të punës dhe për të mbajtur qiratë të përballueshme për qytetarët spanjollë pasi pronat me qira afatshkurtër për turistët po shtohen në qytetet kryesore dhe destinacionet bregdetare.
“Pavarësisht se kush është në qeveri, ne duhet të mbrojmë të drejtat e strehimit”, brohoritën protestuesit në Madrid, ku më shumë se 150,000 njerëz marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit, sipas sindikatës së qiramarrësve vendas.
Qiratë mesatare janë dyfishuar dhe çmimet e banesave janë rritur me 44% në dekadën e fundit, sipas të dhënave nga uebfaqja e pronave Idealista, duke tejkaluar shumë rritjen e pagave. Në të njëjtën kohë, furnizimi me shtëpi me qira është përgjysmuar që nga pandemia e 2020.
“Po na flakin të gjithëve për të ndërtuar apartamente turistike”, tha Margarita Aizpourou, një 65-vjeçare banore e lagjes popullore Lavapies. Në bllokun ku ajo jeton, pronarët u thanë rreth 100 familjeve që jetojnë atje se qiratë nuk do të rinovoheshin.
Shoqatat e pronarëve të shtëpive dhe ekspertët thonë se rregulloret ekzistuese dekurajojnë qiratë afatgjata dhe pronarët e pronave e shohin dhënien me qira për turistët ose të huajt për ditë ose disa muaj më fitimprurëse dhe më të sigurt.
Spanja priti një numër rekord prej 94 milionë turistësh në vitin 2024, duke e bërë atë vendin e dytë më të vizituar në botë. Në të njëjtën kohë, një fluks prej mijëra emigrantësh po rrit deficitin e banesave në 500,000 shtëpi, sipas Bankës së Spanjës.
Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 120,000 shtëpi të reja ndërtohen në Spanjë çdo vit, 1/6 e niveleve të para krizës në 2008, duke thelluar krizën e strehimit.
26-vjeçarja Wendy Davila theksoi se problemi nuk është i përqendruar vetëm në qendër të qytetit, pasi çmimet e qirave janë rritur “kudo”.
“Nuk mund të jetosh në Madrid duke ndarë një banesë me katër persona të tjerë“, tha ajo. -

Politika izoluese
Një udhëzues për argumentet e reja kundër emigracionit. Nacionalistët thonë se emigrantët rrisin çmimet e shtëpive, kushtojnë para dhe pengojnë rritjen ekonomike. A kanë të drejtë, shkruan The Economist Ajo që i bashkon më tepër nacionalistët e botës, është armiqësia ndaj emigracionit. Në vitet 2020, kjo ka qenë shumë e theksuar. Numri i emigrantëve afatgjatë në vendet e pasura u rrit me 28%, nga viti 2019 në 2023.Kjo e ka ndihmuar Donald Trump-in të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe ka rritur popullaritetin e partive të së djathtës së rreptë, në të gjithë Europën. Emigracioni është pa dyshim çështja politike më e rëndësishme në këtë kohë. Për më tepër, me rritjen e të ardhurve, kanë ndryshuar edhe argumentet e nacionalistëve kundër emigracionit.Ata thonë se emigrantët kanë rritur çmimet e banesave, se i kushtojnë para qeverisë në vend që të përmirësojnë financat publike dhe se kanë gërryer kulturën mbi të cilën vendet perëndimore kanë ndërtuar suksesin e tyre afatgjatë ekonomik.Këto argumente mund t’i quajmë “ekonomia e re e nacionalizmit”.Ato dëgjohen ngado në lajmet e çdo vendi të pasur.“Ka një marrëdhënie shumë të qartë midis rritjes në masë të emigracionit dhe rritjes në masë të çmimeve të banesave”, tha zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance.Në manifestin e fundit të partisë gjermane të së djathtës së rreptë, “Alternativa për Gjermaninë”, shkruhet se politika e emigracionit ka çuar në “një shterim të financave shtetërore… dëmtim të sistemit të mirëqenies sociale dhe tregut të banesave”.Kufijtë e hapur e bëjnë “të pamundur të kesh një shoqëri të qëndrueshme, sidomos nëse ke një sistem bujar ndihmash sociale”, ka thënë politikania e djathtë daneze Mette Frederiksen.Stephen Miller, i cili tani është zëvendësshefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë, i tha gjërat troç: “Nëse importoni botën e tretë, do të bëheni bota e tretë”.Historikisht, partitë kundër emigracionit janë përqendruar në tregun e punës. Ato argumentonin se miliona të huaj që hyjnë në fuqinë punëtore perëndimore çdo vit, ulin mundësitë dhe pagat për vendasit, sidomos ata me të ardhura të ulëta, të cilët janë të detyruar të garojnë me të sapoardhurit e kualifikuar, të motivuar dhe të shfrytëzueshëm.Ekonomistët pro emigracionit u përgjigjën duke vënë në dukje “mungesën e fuqisë punëtore”. Ata argumentuan se nuk ka një numër fiks vendesh pune që duhet të ndahet midis punëtorëve dhe se emigrantët sjellin rritjen e specializimit në tregun e punës, gjë që mund të rrisë pagat.Një sërë kërkimesh empirike mbështetën idenë se ulja e pagave të vendasve nga emigrimi ishte ose e vogël ose zero. Njerëzit që dolën më të humbur nga emigrimi ishin brezat e mëparshëm të emigrantëve, pasi ata ishin më të ngjashëm me të ardhurit e rinj.Sado e gabuar të jetë teza e vjetër nacionaliste, ajo pati ndikim. Por në tregjet e vrullshme të punës në fund të viteve 2010 dhe në fillim të viteve 2020, konteksti ndryshoi: papunësia ishte tepër e ulët për të pretenduar se emigrantët po shkaktonin papunësi. Dhe kështu u shfaq nacionalizmi i ri. A ka të drejtë?Argumenti për kulturën është tërheqës për nacionalistët dhe ndonjëherë kalon në racizëm.Nacionalistët shqetësohen se kur emigrantët zhvendosen nga vendet e origjinës në vendet e pasura, me kalimin e kohës, ata gërryejnë shoqëritë liberale dhe të hapura perëndimore.Ky argument hap rrugën për pyetje të ngjashme: “Pse disa vende janë të pasura dhe të tjera të varfra?”Në thelb, argumenti nacionalist kërkon të shpjegojë të njëjtat arsye që shqetësonin ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson, tre fituesit më të fundit të çmimit “Nobel” për ekonominë.Treshja vërejti se në fillim të shekullit XVI, ndodhi një “përmbysje e fatit”: ekonomitë më të varfra (duke përfshirë atë që tani është Amerika), u bënë të pasura dhe anasjelltas.Studiuesit vunë në dukje se kolonizatorët europianë përhapën institucione të reja në të gjithë botën. Në disa vende, si Amerika e Veriut, ata përhapën ide liberale që nxitën zhvillimin.Në vende të tjera, qeveritë koloniale u shërbyen interesave të veta dhe jo të vendasve. Mbetjet e mentalitetit kolonialEkonomistët argumentojnë se lloji i institucioneve u përcaktua nga emigrimi. Në territoret ku europianët kishin më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundjet tropikale, ata sundonin nga larg.Ndërsa aty ku e patën më të lehtë të vendoseshin, formuan institucione të forta. Të tjerë kanë vënë në dukje edhe rëndësinë e njerëzve të vënë në pushtet.Edward Glaeser dhe bashkautorët e tij nga Universiteti i Harvardit, argumentojnë se është kapitali njerëzor ai që ka rëndësi për rritjen ekonomike dhe kolonizatorët europianë sollën arsim, njohuri dhe lidhje tregtare.Nacionalistët e sotëm shqetësohen se tani po ndodh pikërisht e kundërta. Në vitin 2022, Garett Jones nga Universiteti George Mason, nxori në treg një libër me titull “Transplantimi i Kulturës”, ku paraqiste provat për këtë argument.Ai vuri në dukje se prania e njerëzve me prejardhje nga vende të zhvilluara (zakonisht nga Europa, Azia Lindore dhe bota arabe) mund të shpjegojë dallimet midis shteteve në standardet e jetesës sot.Pasi paraqiti prova se sjelljet shoqërore të emigrantëve përcillen fuqishëm me kalimin e brezave, zoti Jones arriti në përfundimin se shtetet që marrin shumë emigrantë nga vendet e gabuara do të pësojnë humbje ekonomike.Prandaj, është në interesin e së gjithë botës që të ruhen dhe të mbrohen kulturat e shtatë shteteve që kanë arritur më shumë risi gjatë historisë së njerëzimit. Këto janë: Amerika, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut.Mund të gjenden disa të meta në themelet e këtij argumenti. Ai shpërfill vendet më të populluara të botës: Amerika është shumë më e pasur, dhe Kina dhe India janë shumë më të varfra.Kritikët e zotit Jones kanë thënë se libri i tij është në fakt një argument për hapjen e kufijve të Amerikës, të paktën për disa emigrantë, duke pasur parasysh numrin e vendeve me kultura në dukje eprore.Kjo përfshin vende që mund të pëlqehen nga të djathtët, por edhe shumë vende që ata nuk i duan, si Algjeria dhe Tunizia.Në të vërtetë, argumenti për rëndësinë e emigrimit për rezultatet ekonomike afatgjata mbështetet në faktin se Perëndimi, si dhe vende si Hong Kongu dhe Singapori, i detyrohen për një pjesë të suksesit valëve të emigracionit.Zoti Jones vëren se Argjentina është shembulli i vetëm i një vendi që është bërë më i varfër për shkak të emigrimit. Për rënien e saj në shekullin XX, ai fajëson emigrantët italianë dhe spanjollë që importuan sindikalizëm dhe ide të tjera socialiste.Megjithatë, sipas matjeve të tij, të dyja këto vende kanë një kulturë më të përqendruar te rritja sesa Argjentina. Prandaj, emigrantë të tillë duhej ta kishin rritur zhvillimin e Argjentinës.Edhe pse kultura mund të mos jetë një matje e saktë e ndikimit të mundshëm ekonomik të një emigranti, arsimi dhe fuqia fituese janë të tilla, sidomos kur parashikohen kontributet në arkën e shtetit.Nacionalistët mund të nxjerrin shumë prova për të treguar se emigrantët me të ardhura të ulëta mund të shterojnë nga burimet financiare shtetet me sisteme bujare të ndihmave sociale.Për shembull, në vitin 2016, Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë të Amerikës, mblodhën një panel të madh ekonomistësh, për të shpalosur provat më të mira mbi emigracionin.Ata raportuan se ka një lidhje të fortë midis nivelit të aftësive të një emigranti dhe ndikimit të tij fiskal.Shifrat varen nga disa hamendësime. Studiuesit duhet të vendosin se sa i rrit një emigrant shpenzime të caktuara, për shembull për mbrojtjen.Ata duhet të parashikojnë se si do të ndryshojnë të ardhurat e një emigranti me kalimin e kohës. Dhe duhet hamendësuar se politikat e sotme të taksave dhe shpenzimeve nuk do të ndryshojnë rrënjësisht gjatë jetës së një emigranti.Sipas hamendësimeve më të besueshme që janë të disponueshme, ndikimi fiskal 75-vjeçar i një emigranti që nuk ka arsim të mesëm, si dhe pasardhësve të tij, është i barasvlefshëm me 115,000 dollarë taksapaguesish (me çmimet e vitit 2012).Ndërsa për të njëjtën periudhë, një emigrant me diplomë pasuniversitare do të jepte një kontribut neto prej mbi 400,000 dollarësh në arkën e shtetit. Një arsye për këtë hendek, është sistemi i pensioneve të Amerikës, i cili është bujar për njerëzit me të ardhura të ulëta kur dalin në pension. ProvatProva të ngjashme janë grumbulluar në Europë, ku shtetet më bujare janë ato me sisteme të forta të ndihmave sociale për të varfrit.Vitin e kaluar, Zyra Britanike për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), zbuloi se një punonjës emigrant me pagë të lartë do të ishte një kontribuues fiskal neto gjatë gjithë jetës, edhe nëse do të kërkonte një pension dhe do të përdorte shërbimin shëndetësor deri në moshën 100 vjeç. Ndërsa një emigrant me pagë të ulët do t’u kushtonte taksapaguesve mbi 28 milionë paund.Në një studim të fundit nga Jan van de Beek dhe bashkautorët e tij në Shkollën Ekonomike të Amsterdamit, u morën nën shqyrtim të dhënat e Holandës dhe u zbulua se emigrimi është mesatarisht i dobishëm nga ana fiskale, nëse emigrantët kanë të paktën një diplomë bachelor.Emigrantët nga pjesët e botës me kapital njerëzor më të ulët kanë më shumë gjasa të jenë një pengesë fiskale për vendin. Ministria daneze e Financave llogariti në vitin 2019 se emigrantët nga vendet perëndimore dhanë një kontribut mesatar fiskal prej 52,000 krone për person (atëherë 7,800 dollarë).Ndërsa ata nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut i kushtonin mesatarisht shtetit 74,000 krone më shumë shpenzime sesa jepnin në taksa.Prova të tilla vërtetojnë deri diku thënien e Milton Friedman se është e pamundur të bashkohen kufijtë e hapur me një shtet me sistem bujar ndihme. Megjithatë, studimet janë të paplota.Marrim analizën e OBR-së. Bëhet hamendësimi se një emigrant me aftësi të ulëta do të vazhdojë të ketë të ardhura të ulëta. Në të vërtetë, emigrantët zakonisht e mbyllin hendekun e pagave me vendasit me kalimin e kohës.Dhe vlerësimet përjashtojnë efektet e dobishme të të pasurit më shumë punëtorë për sektorin publik. Pa emigrimin, shteti do të detyrohej të rriste pagat për të tërhequr punëtorë në sektorë të ndryshëm. Ndikimi i emigracionitKa edhe çështje më të thella. Taksat shtesë nga puna e emigrantëve do të ndikonin pozitivisht, sipas Michael Clemens nga Universiteti George Mason. Në Amerikë, ky efekt do ta kthente ndikimin fiskal të emigrantit me aftësi më të ulëta në një kontribut neto prej 326,000 dollarësh, duke përfshirë pasardhësit e tij.Dhe importimi i punëtorëve që janë të ndryshëm nga vendasit, rrit larminë e aftësive në fuqinë punëtore, duke i lejuar të gjithë punëtorët të specializohen më shumë dhe të jenë më produktivë.Kjo do të thotë se emigracioni rrit të ardhurat mesatare të vendasve, dhe për rrjedhojë, edhe taksat që ata paguajnë. Përfitimi fiskal i tërthortë arrin në afërsisht 750 dollarë në vit për një punëtor amerikan me kualifikim të ulët, vlerësojnë Mark Colas nga Universiteti Oregon dhe Dominik Sachs nga Universiteti St Gallen.Kjo mund të mjaftojë për të ulur ndikimin fiskal të një emigranti me arsim të mesëm, nga negativ në pozitiv. Me fjalë të tjera, më shumë emigrantë ka të ngjarë të jenë kontribuues neto.Argumenti më i fortë i nacionalistëve është strehimi. Vala e emigrimit pas pandemisë ka përkuar me rritjen e çmimeve të banesave. Në terma realë, ato janë rritur me 16% në të gjithë shtetet anëtare të grupit OECD.Ashtu si me argumentet e mëparshme për ndikimin e emigrantëve në tregun e punës, rasti varet nga prirja e ofertës dhe kërkesës. Një popullsi në rritje, kërkon më shumë shtëpi.Megjithatë, ndryshe nga tregjet e punës, tregjet e strehimit shpesh janë të ngurtë dhe të kufizuar nga ligjet e rrepta të planifikimit, të cilët pengojnë që oferta t’i përgjigjet kërkesës. Me importimin e fuqisë punëtore, pa ndërtuar më shumë shtëpi, një copë toke duhet të ndahet midis një popullsie më të madhe.Hulumtimet e mbështesin këtë vërejtje. Në një analizë nga William Cochrane dhe Jacques Poot nga Universiteti Waikato, u zbulua se një rritje prej 1% e popullsisë emigrante të një qyteti çon në një rritje të qirave me 0.5-1%.Një studim tjetër nga Umut Unal në Institutin Çek të Kërkimeve për Punën ka zbuluar se një rritje prej 1% e emigrimit në një rrethinë gjermane, çon në një rritje prej 3% të çmimeve të banesave.James Cabral dhe Walter Steingress, të dy nga Banka e Kanadasë, llogarisin se një rritje prej 1% në popullsinë e një qarku amerikan, rrit qiratë mesatare me 2.2%. Duke qenë se emigrimi ka vetëm një ndikim të vogël pozitiv në paga, rritja e kostove e bën strehimin më pak të përballueshëm për vendasit.Kërkesa për banesa varet jo vetëm nga numri i njerëzve në një zonë, por edhe nga dendësia e tyre. Shpesh emigrantët e rinj janë të gatshëm të pranojnë kushte më të këqija se vendasit.Për shembull, statistikat zyrtare tregojnë se shkalla e mbipopullimit mes banorëve që nuk kanë lindur në Britani është pothuajse sa dyfishi i atyre që kanë lindur në vend.Në Newham, një lagje e Londrës e cila tërheq shumë emigrantë, rreth 40% e njerëzve me prejardhje aziatike, jetojnë në banesa të mbipopulluara, krahasuar me vetëm 16% të popullsisë së bardhë.Ndarja e shtëpive me tarraca të shumta, rrit të ardhurat e qiradhënësve dhe ul hapësirën e përdorur për banim nga një qiramarrës.Edhe pse kjo çështje ka nuanca, emigrimi mund të ulë çmimet e banesave vetëm në raste të jashtëzakonshme. Aty ku oferta e banesave iu përgjigjet çmimeve, ndikimi i të ardhurve të rinj është më i vogël.Efekti në çmimet e banesave varet edhe nga niveli arsimor i emigrantëve. Studimi i Bankës së Kanadasë zbulon se, aty ku oferta është më pak elastike dhe emigrantët janë më të arsimuar, një rritje prej 1% e popullsisë emigrante sjell një rritje prej 6-8% të çmimeve të banesave.Nëse ndërtimi i shtëpive i përgjigjet kërkesës dhe emigrantët janë më pak të arsimuar, çmimet mund të bien deri në 2%.Megjithatë, cila është përgjigjja e duhur ndaj këtyre zbulimeve? Shumë vendas do të parapëlqenin të korrigjonin një popullsi të plakur duke nxitur gratë që të kishin më shumë foshnja, në vend që të pranonin më shumë emigrantë.Megjithatë, kjo ka të ngjarë të rrisë edhe më shumë kërkesën për banesa. Marc Francke nga Universiteti i Amsterdamit dhe Matthijs Korevaar nga Shkolla Ekonomike Erasmus zbuluan se një rritje me 1 pikë përqindje në shkallën e lindjeve në Amsterdam zakonisht rrit çmimet e shtëpive në qytet me 3-5% gjatë 25 viteve në vijim.Rritja e kërkesës për shtëpitë në Amerikë lidhet më tepër me dëshirën e të rinjve sesa me emigrimin (normat e ulëta të interesit i mundësuan atyre të përballonin strehimin), tregon Riordan Frost nga Qendra e Përbashkët e Harvardit për Studimet e Strehimit. Një shtëpi e ndarëNdikimi i përgjithshëm i emigrantëve në çmimet e pronave është ende i vogël. Përqindja e popullsisë së shteteve të OECD-së që ka lindur jashtë, nga 9% në vitin 2013, në 11% në vitin 2023.Sipas një përllogaritjeje të përafërt, një rritje e tillë duhej të kishte ngritur çmimet e shtëpive me rreth 4%. Në të vërtetë, çmimet e banesave janë rritur me 39%, duke treguar se ka faktorë të tjerë që luajnë një rol shumë më të madh.Morteza Moalemi, nga Universiteti RMIT, dhe Daniel Melser, nga Universiteti Monash, kanë zbuluar se nëse nuk do të kishte pasur emigrim në Australi midis viteve 2011 dhe 2016, çmimet e banesave do të ishin vetëm 1% më të ulëta çdo vit.Problemi më i madh i politikave publike për sa i përket strehimit është mungesa e ndërtimit të shtëpive dhe jo rritja e emigrimit.Nacionalistët kanë fajësuar të huajt për shumë probleme ekonomike.Por argumentet e tyre të reja janë padyshim më të forta se ato të mëparshme, që do të thotë se qeveritë duhet t’iu përgjigjen kritikave më bindëse mbi strehimin dhe financat publike.Në fund të fundit, shoqëritë e hapura dhe tregjet e lira janë një garanci shumë më e mirë për begati afatgjatë, sesa nacionalizmi ekonomik./ Përktheu: Lira Muça Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Berisha firmos para banorëve: Nuk do ketë urbanizim pa legalizim të banesave!
Sali Berisha ka bërë një premtim se nuk do të “ketë urbanizim pa legalizim”, madje për ta bërë edhe më të besueshëm për banorët ai ka firmosur live përpara tyre.
Dokumenti me 6 pika që kreu i Partisë Demokratike firmosi kishte të bënte me legalizimin e banesave, si një kontrate e tij me banorët.
Çfarë përmban programi:
1-Shpronësim i drejtë sipas vlerës reale të tregut.
2-Trajtim me bonus qiraje të përshtatshme
3-Rishikim i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme
4-Legalizim i përshpejtuar i banesave
5-Përfshirja e banorëve në vendimmarrje
6-Mbrojtje ligjore e pronës dhe siguri juridike -

Evropa përballet me krizën e strehimit, BE bën thirrje për masa
FOTO ILUSTRUESE
BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përballet me një krizë serioze strehimi, me rritjen e çmimeve të pronave dhe mungesën e banesave të disponueshme duke e bërë gjithnjë e më të vështirë qasjen në banesa të përballueshme për qytetarët e saj. Komisioneri Evropian për Energjinë dhe Strehimin, Dan Jørgensen, nënvizon nevojën për investime më të mëdha në sektorin e strehimit dhe reduktimin e nevojshëm të burokracisë, në mënyrë që të kapërcehen pengesat dhe të sigurohet një përmirësim i situatës në nivel evropian. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë nisur një dialog për të gjetur zgjidhje, duke njohur kompleksitetin dhe diversitetin e problemeve në çdo shtet anëtar.
Si do ta trajtojë BE-ja problemin?
Komisioneri Evropian për Energjinë dhe Strehimin, Dan Jørgensen, bëri thirrje për më shumë investime dhe më pak “burokraci”. Rritja e çmimeve të pronave të kombinuara me mungesën e banesave në dispozicion e ka bërë aksesin në banesa të përballueshme gjithnjë e më të vështirë për shumë njerëz. Situata është kritike. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po përpiqen të gjejnë një mundësi për të menaxhuar krizën e strehimit në të gjithë BE.
“Ne kemi nevojë për më shumë përpjekje për të gjeneruar më shumë investime në sektorin e strehimit.” “Ne gjithashtu duhet të shikojmë rregullore të tjera që aktualisht parandalojnë ndërtimin e më shumë shtëpive”, tha Dan Jørgensen, duke bërë thirrje për më pak “burokraci”.
Rritje 22% e qirave
Qiratë në BE u rritën mesatarisht me 22% dhe çmimet e pronave me 48% midis 2010 dhe 2023, sipas Eurostat. Komisioni Evropian, eurodeputetët dhe aktorë të ndryshëm filluan një dialog në Bruksel të hënën për të gjetur zgjidhje për krizën në nivel evropian.
Objekti i projektit është i gjerë, ku diskutohen çështje të tilla si mungesa e banesave, banesat sociale, varfëria e karburanteve, mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit dhe pengesat për marrjen e lejeve të ndërtimit. BE-ja është veçanërisht e interesuar për ndikimin e qirave afatshkurtra, të cilat përbëjnë pothuajse një të katërtën e qirave turistike.
“Ne sigurisht po shikojmë rolin e qirave afatshkurtra. Nga njëra anë, është një mundësi e shkëlqyer për njerëzit që të vizitojnë vendet e tjera dhe të fitojnë të ardhura duke marrë me qira një dhomë ose një shtëpi për një periudhë të kufizuar kohore,” tha Dan Jørgensen.
“Nga ana tjetër, shkakton probleme të mëdha në disa qytete, ku banorët detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre, të cilat në vend që të mbeten banesa normale, shndërrohen në njësi biznesi.”
Masat që po diskutohen përfshijnë përdorimin e fondeve evropiane për ndërtimin e banesave sociale dhe krijimin e një platforme evropiane rekrutimi për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e ndërtimit.
Një zgjidhje që i përshtatet të gjithëve
Parlamenti Evropian krijoi së fundmi një komitet të posaçëm për krizën e strehimit në BE, i cili pritet t’i paraqesë propozimet Komisionit brenda një viti. Presidentja e saj, Irene Tinagli, këmbëngul se nuk ka “recetë universale” për të siguruar strehim të përballueshëm në BE.
“Ka fusha ku problemi lidhet më shumë me kërkesën dhe të tjera ku ka të bëjë me ofertën. Në disa zona, ndërtimet e reja janë të paimagjinueshme dhe ne duhet të fokusohemi në infrastrukturën ekzistuese, rinovimin dhe përmirësimin e energjisë. Në të tjerat, ndërtimi i shtëpive të reja mund të ndihmojë”, tha ai.
Midis 2007 dhe 2019, mosha në të cilën shumica e evropianëve u larguan nga vendi i tyre u rrit nga 26 në 28 vjeç. Megjithatë, strehimi nuk është një kompetencë e drejtpërdrejtë e BE-së, gjë që kufizon hapësirën për ndërhyrje./ZËRI
