Tag: banesave

  • VIDEO/ Haxhiu: Strehimi është kthyer në luks, të rinjtë po largohen nga vendi. Qeveria ka dështuar të ofrojë zgjidhje

    VIDEO/ Haxhiu: Strehimi është kthyer në luks, të rinjtë po largohen nga vendi. Qeveria ka dështuar të ofrojë zgjidhje

    Brunilda Haxhiu, Zv. Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, në një deklaratë për media u shpreh se kriza e strehimit në vend është kthyer në një nga faktorët kryesorë që po nxit largimin masiv të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve dhe familjeve të reja.

    Sipas saj, sot strehimi është bërë luks për shumicën e shqiptarëve, për shkak të rritjes së vrullshme të çmimeve të banesave dhe qirave, duke e bërë pothuajse të pamundur sigurimin e një strehe të përballueshme.

    Deklarata e plotë:

    Kriza e strehimit ne vend eshte nje nga faktoret krysore qe po nxit lagimin masiv te qytetareve, vecanerisht te te rinjve dhe familjeve te reja. Sot , strehimi eshte bere nje luks per shumicen e shqiptareve.
    Cmimet e  banesave dhe qerave  jane rritur ne menyre te vrullshme, duke e bere strehimin me te shtrenjte dhe me te paperballueshem per shume qytetare. Apartamentet ne Tirane jane te shtrenjta se ne Milano, por rrogat jane me te uletat ne Europe. Te rinjte qe sapo nisin jeten familjare e kane te pamundur te blejne ose te marrin nje shtepi me qira ne zonat urbane. Edhe kur ia dalin te marrin nje kredi, kostot e tyre jane te jashtezakonshme. Ata mbeten peng I mikrokredive dhe borxheve.
    Mungesa e strehimit te perballueshem po ndikon drejtperdrejt ne renien e lindshmerise dhe emigrimin masiv te cifteve te reja. Shume prej projekteve te shpalluara nga institucionet per banesa sociale ose subvencionim kredish jane te vonuara ose te parealizuara.
    Qeveria Rama nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit por e ka renduar ate, edhe pse biznesi I betonit ka lulezuar ne Shqiperi.
    Ne kryeqytet ka mijera apartamente te pashitura , sepse ndertimi nuk po perdoret si mekanizem strehimi, por per te pastruar parate e pista.
    Partia e Lirise ka nje vizion te qarte per te zgjidhur kete problematike te rende sociale:
    * Kredi per ciftet e reja, 20.000 euro, ku interest I paguan shteti.
    * Ofrimi I shtepive per ciftet e reja sipas modelit hungarez. Krijimi I fondit te banesave per ciftet e reja, blerje me kosto e banesave te pashitura.
    * Kredi per blerje shtepie me interes te subvencionuar dhe zbritje e kredise me 3000 euro per femijen e pare, 6000 euro per femijen e dyte dhe 10 000 euro per femijen e trete.
    Mbeshtetja e familjeve te reja dhe Ndalimi I shpopullimit jane kauza madhore te Partise se Lirise . Garantimi I strehes familjare eshte nje garanci e madhe qe te rinjte ta shohin te ardhmen ne Shqiperi.
    ​​​​​​​​​Faleminderit!

  • Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang djegien e banesave përreth

    Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang djegien e banesave përreth

    Një kasolle është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, Durrës.

    Objekti që përdorej për mbajtjen e ushqimit të bagëtive, ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta, ndërsa zjarri rrezikonte disa banesa përreth, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe të ndihmuara nga banorë të zonës kanë arritur ta neutralizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij drejt banesave, duke shmangur një situatë më të rëndë.
    Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa po hetohet për shkakun e zjarrit.

    Top Channel

  • Zjarri ‘përpin’ një kasolle pranë disa banesave në Durrës, zbardhen detajet

    Zjarri ‘përpin’ një kasolle pranë disa banesave në Durrës, zbardhen detajet

    Një kasolle pranë disa banesave është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, në Durrës.
    Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se kasollja përdorej për grumbullimin e ushqimit të bagëtive.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe kanë shmangur përhapjen e tyre drejt banesave përreth.
    Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.

  • Skandali i radhes/ Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

    Skandali i radhes/ Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

    Skandali i radhes/ Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

    Strehimi mbetet një nga problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, veçanërisht për të rinjtë që kërkojnë të krijojnë një familje, apo për familjet që duan të ndërtojnë një jetë në Tiranë, ose kudo tjetër në qytetet e Shqipërisë. Programet për strehim janë thuajse inekzistente, ndërsa ato që quhen “programe” janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që qytetari të mos përfitojë prej tyre

    Sot do të hedhim dritë mbi milionat që mblidhen në emër të strehimit, por që më pas zhduken, duke lënë edhe kategoritë më në nevojë të ekspozuara ndaj abuzimeve me çmimet e ndërtimit.

    Censi i popullsisë i vitit 2023 nxori në pah një mangësi të madhe në lidhje me çështjen e strehimit. Mijëra banesa janë bosh, ndërsa mijëra familje janë të pastreha dhe pa mundësi për t’i blerë ato. Ndërkohë që ky hendek thellohet, mijëra metra katrorë sipërfaqe ndërtimi vijojnë të shtohen përmes lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë.

    Në pesë bashkitë e qarkut të Tiranës – Kavaja, Rrogozhina, Kamza, Vora dhe vetë Tirana – rezulton se jetojnë gjithsej 247.466 familje me 758.513 banorë. Por vetëm 186.870 familje janë pronarë ose janë në proces të përfitimit të aktit ligjor të pronësisë. Sipas censit, 60.596 familje nuk kanë një banesë në pronësi, ndërkohë që vetëm në këtë qark rezultojnë 85.457 banesa bosh. Praktikisht, 26.6% e totalit prej 321.821 banesave në këto 5 bashki janë të pabanuara. Pavarësisht bumit të ndërtimeve në pallate shumëkatëshe, vetëm në qytetin e Tiranës përllogariten rreth 40 mijë apartamente bosh.

    NUMRI I FAMILJEVE – QARKU TIRANËNë total: 247.466 familje

    Shtëpi në pronësi: 186.870 familje

    Qiramarrës: 39.572 familje

    Marrëveshje tjetër banimi: 21.024 familje

    NUMRI I BANESAVE – QARKU TIRANË

    Në total: 321.821 banesa

    Të banuara: 236.364 banesa

    Të pabanuara: 85.457 banesa

    NUMRI I BANESAVE NË SHQIPËRI

    Cens 2011: 1.012.400 banesa

    Cens 2023: 1.082.529 banesa

    Rritja: +70.129 banesa

    Ky numër kaq i lartë, pra 60 mijë familje pa strehë në Tiranë, ka si shkak kryesor çmimet e larta të ndërtimit. Sot, për të blerë një apartament me të ardhurat mesatare në Shqipëri, duhet një jetë për ta paguar – dhe kjo, duke supozuar se nuk shpenzon asnjë qindarkë për nevojat e tjera jetësore.

    Sa i përket sipërfaqes së banimit, vihet re se familjet në këto pesë bashki jetojnë në banesa me sipërfaqe të vogël. Janë mbi 103 mijë familje që banojnë në banesa me sipërfaqe 40–69 metra katrorë, të ndjekura nga rreth 70 mijë të tjera që jetojnë në banesa me sipërfaqe 70–99 metra katrorë.

    Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërtimeve – një temë që kërkon jo një, por disa emisione. Sot do të ndalemi te neglizhenca e shtetit përballë problemit të strehimit. Për publikun do të sjellim fakte se si miliona euro dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe ndërtimi përfitohen si taksë për zbutjen e këtij hendeku social, por deri më sot, askush nuk e di se ku kanë përfunduar këto fonde.

    Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ndalin propagandën, banesat sociale në Shkozë mbeten të fundit që janë ndërtuar për familjet në nevojë. Prej asaj kohe, procesi i strehimit është mbuluar nga terri.

    ërballë kësaj propagande, emisioni Plug iu drejtua Bashkisë së Tiranës për të marrë informacion në lidhje me programet e strehimit. Konkretisht:

    Cila është sipërfaqja e përfituar në bazë të ligjit, si taksë për lejet e ndërtimit?Sa është shuma në para e mbledhur nga kjo taksë?Sa është sipërfaqja e ndërtimit që është kthyer në apartamente për qytetarët nga viti 2019 deri më sot?Deri në momentin e transmetimit, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Refuzimi për të ofruar informacion ndodh në një kohë kur të dhënat vetë i rrëzojnë pretendimet publike.

    Megjithatë, Plug ka siguruar të dhëna zyrtare nga Bashkia e Tiranës mbi fondin e banesave sociale, të siguruara si rrjedhojë e kontributit 3% të sipërfaqes ndërtimore që ndërtuesit janë të detyruar të japin për strehim social:

    2019: 73 leje ndërtimi me sipërfaqe ndërtimore mbi 2000 m²2020: 62 leje ndërtimi – 15,737.7 m² për fondin publik2021: 81 leje ndërtimi – 22,261.1 m²2022: 77 leje ndërtimi – 23,957.2 m²2023: 62 leje ndërtimi – 16,853.1 m²Janar–Mars 2024: 12 leje ndërtimi – 4,517 m²Totali i sipërfaqes së përfituar (2020–2024): 83,326.1 m²

    Nëse kjo sipërfaqe do të konvertohej në para, me çmimin mesatar të referencës në Tiranë, ajo do të kapte vlerën e rreth 83 milionë eurove. Por sipas vetë Bashkisë, nga ndërtuesit janë mbledhur vetëm 27 milionë euro, dhe në formë fizike janë përfituar vetëm 21 apartamente.

    Të dhënat e deklaruara nga Bashkia Tiranë (në lekë):

    Tipologjia 2020 2021 2022 2023

    Kontributi në fondin social 360,975,425 496,745,950 959,849,450 893,829,905

    Për vitin 2019, 32% e lejeve e kanë shlyer taksën në vlerë monetare.

    Për vitin 2020: 29% në para, 6% në formë të kombinuar (apartamente + para).

    2021: 35% në para, 9% në kombinim.

    2022: 69% në para, 3% në kombinim.

    2023: 65% në para, 2% në kombinim.

    Sipas të dhënave të censit, sipërfaqja mesatare e një banese në Tiranë është 70 m². Me përllogaritje të thjeshtë, nga 83,326.1 m², Bashkia mund të kishte siguruar strehim për mbi 1100 familje apo çifte të reja. Por në realitet, janë dorëzuar vetëm 21 apartamente dhe nga 83 milionë euro të mundshme, janë raportuar vetëm 27 milionë euro.

    Për më tepër, nuk ka asnjë transparencë se ku kanë përfunduar këto para. Bashkia e Tiranës i detyrohet qytetarëve një përgjigje të qartë: ku janë kanalizuar fondet e mbledhura në emër të strehimit? Apo duhet të jetë SPAK që të hetojë se si janë zhdukur të ardhurat e përfituara nga taksat për ndërtim?

    Ndërkohë, Bashkia ka lënë në hije fondin e garantuar për strehimin social dhe ka dalë para publikut me projektin e kredive të buta. Një iniciativë që, në thelb, synon të ndihmojë kategoritë në nevojë, por për shkak të kushteve jo të favorshme, është refuzuar gjerësisht dhe nuk ka arritur të përmbushë kuotat vjetore.

    Përfundimi:

    Në pesë vite, nga një taksë ligjore që synon të ndihmojë qytetarët më në nevojë, janë zhdukur miliona euro dhe janë përfituar vetëm 21 banesa. Kjo është një thirrje për transparencë, për llogaridhënie dhe për veprim të menjëhershëm institucional.

    Pra siç e ndoqët, qindra mijra metra katrorë leje ndërtimi që janë dhënë në Tiranë duhet të ishin përkthyer mijra metra katrorë banesa për të pastrehët. Por paratë u morën në emër të strehimit, e më pas u zhdukën, madje duke shtuar probleme. Çmimet u rritën edhe për shkak të shtimit të taksës, ndërsa qytetarët nuk përfituan as nga taksa, por iu shtua edhe më shumë pamundësia për të blerë vetë një apartament. Çdo gjë duket se ka qenë e mirëllogaritur, e për këtë janë miratuar një sërë ligjesh e Vendimesh të Këshillit Bashkiak, në mënyrë që e gjithë procedura të ishte e justifikuar.

    Më 3 maj të vitit 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin Nr. 22.2018 “Për strehimin social”. Ky ligj krijoi kushtet që qeverisja qëndrore dhe lokale të kujdesen për shtresat në nevojë, të cilat nuk kanë mundësi të sigurojnë një strehë. Sipas nenit 11 të këtij ligji, shteti përcaktonte disa lloje programesh strehimi, ku përfshihen:

    Neni 11

    Llojet e programeve sociale të strehimit 1.

    Në programet sociale të strehimit përfshihen:

    a) programi i banesave sociale me qira,

    b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;

    c) programi i banesave me kosto të ulët, në vijim BKU;

    ç) programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

    d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;

    dh) programi i banesave të specializuara.

    Ligjvënësi mendoi edhe sesi do të sigurohej fondi apo streha për të pastrehët. Për këtë, në Nenin 19 të ligjit, u përcaktua që pas hyrjes në fuqi të këtij akti, çdo subjekt që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katrorë, duhet që 3 për qind të kësaj sipërfaqe ta japë si shpërlim për fondin publik të banesave sociale.

    Neni 19

    Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik.

    Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale. Kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi. Kontrata që nënshkruhet mes palëve për kalimin e sipërfaqes ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

    Pra në pamje të parë, ligji Për strehimin social do të zgjidhte një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, Strehimin. Por ky akt juridik i Kuvendit nuk u prit mirë nga ndërtuesit. Në datën 2 korrik 2019, shoqata e ndërtuesve paditi Kuvendin e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e Nenit. 19 të ligjit. Gjykata dha vendim në datën 29 prill të vitit 2021, ku vendosi rrëzimin e kërkesës së shoqatës së ndërtuesve, duke lënë në fuqi ligjin.

    Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara çështjen me: Kërkuese: Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 19, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”. Pezullimi i zbatimit të nenit 19, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë arsye,

    VENDOSI:

    – Rrëzimin e kërkesës.

    Një vit pasi ligji u miratua në Kuvend dhe pasi ndaj tij ishte ngritur një padi në gjykatën Kushtetuese nga shoqata e ndërtuesve, Bashkia e Tiranës kaloi në Këshillin Bashkiak vendimin Nr.105, të datës 25 tetor 2019, “Për miratimin e procedurës për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”.

    Ky vendim do të tejkalonte ligjin e miratuar në kuvend, duke favorizuar ndërtuesit. Ndonëse ligji parashikonte që ndërtuesi duhet të jepte 3 përqind të sipërfaqes ndërtimore si hapësirë për banesat sociale, Erion Veliaj dhe këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak u dhanë mundësi ndërtuesve për të konvertuar sipërfaqet ndërtimore në vlera financiare. Në pikën gjashtë të vendimit Nr. Nr. 1 05, datë 25.10.2019, përcaktohej:

    Në rast se siperfaqja takuese në favor të Bashkise Tiranë sipas parashikimeve te ketij vendimi, ofrohet nga zhvilluesi privat që të paguhet ne vlerë leku, konvertimi i sipërfaqes përllogaritet duke shumëzuar sipërfaqen takuese me vlerën e referencës të banesave ne zonën për te cilen ka aplikuar per leje ndertimi, sipas percaktimit te bërë me udhëzim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vlera e perfituar shkon në buxhetin e Bashkisë Tiranë në programin e strehimit social.

    Me këtë vendim, Këshilli Bashkiak i hapte rrugë favorizimit të ndërtuesve të kullave, që kanë marrë leje ndërtimi në qendër të Tiranës, aty ku çmimet për metër katror kapin vlera shumë të larta. Tashmë ndërtuesit mund të paguanin me para taksën 3% të strehimit social, duke marrë bazë çmimet e referencës dhe jo ato të tregut, apo mund të jepnin sipërfaqen që i detyroheshin bashkisë në një ndërtim tjetër, që mund të ishte dhe në lagjet periferike.

    Po në të njëjtin vendim, Këshilli Bashkiak i Tiranës, përcakton edhe tipologjinë e apartamenteve që do të jepnin ndërtuesit në favor të pushtetit lokal, që do të shpërndaheshin më pas për të pastrehët. Në aneksin Nr.1 të vendimit thuhej:

    Vendimi Këshillit Bashkiak

    Çdo investitor/ zhvillues që paraqet kërkesën për leje ndërtimi pranë bashkisë Tiranë, për një objekt banimi me sipërfaqe mbi 2000m2 detyrohet që çdo sipërfaqe banimi mbi 2000 metra ta konvertojë në apartament banimi të përshtatur sipas normave të strehimit më psohtë:

    l. Apartament tip garsionere (l dhomë ndjenje/gjumi+ aneks gatimi+banje)– deri në 50 m2

    2.Apartament tip 1+l (1 dhoma gjumi +l aneks Gatimi+l banje)– deri ne 60 m2

    Apartament tip 2+l (2 dhoma giumi +1 aneks Gatimi+l banje)– deri n€ 75 m2

    Apartament tip 3+1 (3 dhoma gjumi +1 aneks Gatimi+l banje)– deri ne 90 m2

    Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kur u miratua vendimi, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar, merrte përsipër të thoshte se qeveria i kishte lënë dorë të lirë bashkive të interpretonte ligjin, duke përcaktuar se si do të merrej 3 përqindëshi nga ndërtuesit.

    Ne kemi qenë në një ngërç sepse na duhet të përkthejmë në aktet nënligjore se si do zbatohet 3% i banesave sociale për ndërtuesit. Pra përveç taksës që i paguhet bashkisë, ka edhe një fond të banesave sociale. Ligji ua ka kaluar bashkive sesi duhet ta interpretojmë. Pra, ajo që kemi bërë me këtë vendim, i kemi dhënë sot disa mundësi privatit: mund të na japi 3% aty ku ndërton, mund të na e japi këtë 3% sipas vlerës së vendit ku po ndërton në një vend tjetër, ose në qoftë se ka një fond banesash të pa shitura. Ky shkon në një fond të posaçëm vetëm për banesa sociale. Kështu zgjidhim edhe këtë ngërç.

    Kjo deklaratë e Erion Veliajt dhe vendimi i Këshillit Bashkiak, i hapi rrugë një abuzimi. Ligji për strehimin social i miratuar nga Kuvendi, në Nenin. 19., nuk përcaktonte që sipërfaqja ndërtimore që ndërtuesi duhet t`ia jepte bashkisë, mund të konvertohej në lekë. Këtë interpretim e bëri Erion Veliaj dhe këshilli bashkiak pa pasur akte nënligjore, të cilat do të miratoheshin vite më vonë duke përfshirë edhe ndryshime në ligj, që do të orjentonin pikërisht pushtetin lokal për formën se si mund të merrej sipërfaqja 3% për strehimin social.

    Teksa Erion Veliaj mblidhte para nga ndërtuesit duke shkelur ligjin, Gjykata Kushtetuese kishte lënë në fuqi dispozitën që përcaktonte qartë, se 3 përqindshi mund të jepej vetëm si sipërfaqe ndërtimore në atë ndërtim që ishte dhënë leja e ndërtimit apo në një vend tjetër. Madje, dy vjet pas vendimit të gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë vjet pas miratimit të vetë ligjit, Edi Rama deklaronte para ndërtuesve edhe më i ashpër, duke e cilësuar të padrejtë faktin që 3% i strehimit social, nuk jepej në të njëjtin ndërtim që ishte dhënë leja e ndërtimit por diku tjetër.

    Këtë deklaratë të bërë para ndërtuesve, Edi Rama do ta shkelte po vetë 7 muaj më pas, madje këtë herë duke legjitimuar edhe abuzimet e Erion Veliajt. Më 24 maj të vitit 2024, Edi Rama firmosi nxjerrjen e këtij vendimi që shihni në ekran. Bëhet fjalë për vendimin e Këshillit të Ministrave me objekt “PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR KONTRIBUTIN E SEKTORIT PRIVAT NË KRIJIMIN E FONDIT PUBLIK TË BANESAVE SOCIALE”. Me këtë vendim, Edi Rama jo vetëm që hoqi dorë nga deklara e tij se sipërfaqja 3 përqind për strehim social duhej të jepej në të njëjtin objekt ku ishte dhënë leja e ndërtimit, por ai ligjëroi edhe abuzimin gjashtë vjeçar të Erion Veliajt. Konkretisht, në pikën dy të VKM-s Nr. 325, datë 29.5.2024, qeveria i hapte rrugë ndërtuesve që sipërfaqen 3% të strehimit social, ta konvertonin edhe në para.

    VKM Nr. 325, datë 29.5.2024

    Në kontratën paraprake midis njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe subjektit privat, që paraqet kërkesën për leje zhvillimi dhe ndërtimi, përcaktohet mënyra e përfitimit të fondit publik të banesave sociale, referuar sipërfaqeve me metër katror apo e dhënë ajo në vlerë leku, sipas çmimit referues të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa” për zonën ku po ndërtohet, bazuar në sipërfaqen e përgjithshme funksionale të objektit të banimit në ndërtim. Kontrata paraprake lidhet në momentin e dhënies së lejes së ndërtimit/zhvillimit.

    Me këtë vendim, Edi Rama legjitimoi jo vetëm abuzimin e Erion Veliajt, që prej gjashtë vjetësh shkeli ligjin duke u falur mijëra metër katror sipërfaqe ndërtuesve, por gjithashtu, legjitmoi edhe abuzimin që vinte si rrjedhojë e vendimit të këshillit bashkiak të vitit 2018, ku ndërtuesi mund të konvertonte dhënien në para të sipërfaqes 3% për strehimin social. Pagesa për këtë sipërfaqe përcaktohej të bëhej me çmimet e referencës dhe jo me çmimet e tregut. Pra thënë më qartë. Erion Veliaj bashkë me Edi Ramën, u falën dhjetëra milionë euro apo m2 ndërtuesve të kullave në Tiranë.

    Më 27 korrik të vitit 2023, u publikua në Fletoren Zyrtare ndryshimet ligjore të miratuara në kuvend. Në Nenin 19, ku përcaktohej se ndërtuesit privat do të jepnin 3 % të sipërfaqes ndërtimore si kontribut për strehimin social, Parlamenti shtoi edhe pikën 3 në këtë nen, ku përcaktohej:. Rregullat e zbatimit të këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra qeveria do të ishte ajo që do vendoste sesi private do ta jepte 3% të strehimit social dhe jo Këshilli Bashkiak.

    Tashmë me rregulla loje të ndryshuara, më 8 tetor 2024, Këshilli Bashkiak i Tiranës nxjerr për herë të parë një vendim, për zbatimin e këtij program të riformatuar. Bëhet fjalë për VKB-n me Nr.104, datë 8.10.2024“PËR PËRLLOGARITJEN E MASËS SË QIRASË TË APARTAMENTEVE TË FONDIT PUBLIK TË BANESAVE SOCIALE TË PËRFITUARA NGA KONTRIBUTI I SEKTORIT PRIVAT DHE MIRATIMIN E SISTEMIT TË PIKËZIMIT PËR PËRFITUESIT E KËTIJ PROGRAMI”. Ky vendim përcaktonte:

    VKB Bashkia Tirane

    Përllogaritjen e masës së qirasë së apartamenteve të përfituar të fondit publik të banesave sociale të përfituara nga kontributi i sektorit privat në përputhje me parashikimet e pikës 5, të nenit 30, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar.

    Miratimin e sistemit të pikëzimit për përfituesit e programit “Banesa sociale me qira”, për apartamentet e fondit publik të përfituara nga kontributi i sektorit privat, sipas tabelës nr. 1, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.

    Ngarkohet kryetari i Bashkisë, për nxjerrjen e akteve të nevojshme në funksion të realizimit të programit “Banesa sociale me qira” dhe qëllimit të këtij vendimi.

    Ndërkohë, akti nuk shoqërohej me relacione përkatëse që përcaktonin masën e qirasë për familjet që do të përfitonin nga ligji. Megjithatë, vetëm disa javë më vonë, në 10 dhjetor 2024, bashkia e Tiranës hapi thirrjen: Banesa sociale me qira”, faza e 1 dhe faza e 2. Thirrja qëndroi e hapur nga data 10 deri në datën 17 dhjetor 2024, ku brenda 7 ditësh qytetarët e ineresuar për të përfituar nga banesat e siguruara nga dhurimi që kanë bërë ndërtuesit, duhet të aplikonin nëpërmjet E-Albania për përfitimin e një banese sociale me qira. Pra, thënë më thjeshtë, edhe pse Bashkia ua mori falas ndërtuesve sipërfaqet ndërtimore, përsëri qytetarëve do t`ua japë me qira, duke i privuar sërish familjet e pastreha që të përfitonin një banesë që u takonte me ligj.

    Bazuar në ligjin e sipërcituar programet sociale të strehimit që gjejnë zbatim në Bashkinë e Tiranës janë si më poshtë: 1. Programi i Banesave Sociale me Qira 2. Programi Subvencionimi i Interesave të Kredisë 3. Subvencionimi i Qirasë. Nga të dhënat e siguruara nga Plug rezulton se për programin e Banesave Sociale, që lidhet drejtpërdrejtë me fondin 3% që krijohet nga kontributi i biznesit privat, Bashkia e Tiranës nga viti 2019 deri në vitin 2024 nuk ka shpërndarë asnjë banesë.

    Vetëm në muajin dhjetor 2024 bashkia e Tiranës hapi thirrjen për banesat aplikime nga qytetarët që duan të përfitojnë nga banesat sociale që janë përfituar si rrjedhojë e kontributit të biznesit privat. Deri më tani nuk dihet nëse këto banesa janë shpërndarë dhe nëse po kush janë përfituesit.

    Për këtë emisioni Plug i ka dërguar një kërkesë për informacion bashkisë, të përmendur më herët në emision, por ende nuk ka marrë përgjigje. Të vetmet banesa sociale janë rreth 117 apartamete, të shpërndara me vendimet përkatëse të këshillit bashkiak në vitet 2015 dhe 2016. Në lidhje me programin e “subvencionimit të qirasë”, bashkia e Tiranës gjithashtu e ka futur si program pas vitit 2018 të dhënat tregojnë se numri i përfituesve shumë i ulët në raport me aplikuesit.

    Mesatarisht, çdo vit, duke nisur nga viti 2018 e deri në vitin 2024, kanë përfituar rreth 300 familje në vit. Edhe në këtë program, subvencionimi i qirasë është bërë për shtresa dhe grupe të ndryshme të shoqërisë, përfshirë komunitetin rom, egjyptian, LGBT, jetimët, familjet me anëtarë invalid etj. Ndërsa shumë pak përfitues janë në radhët e familjeve të reja.

    Shembullin e bashkisë së Tiranës duket se e kanë ndjekur edhe bashki të tjera në vend. Nga një artikull investigative i botuar kohë më parë në INA Media, raportohet se edhe në bashkitë e Durrësit, Fierit, dhe Elbasanit, 3 përqindëshi i strehimit social ose u është falur ndërtuesve ose është mbledhur në para.

    Bashkia e Durrësit bën të ditur se: “Shuma e mbledhur në buxhetin e bashkisë nga taksa 3% e ndërtuesve për strehimin social në territorin e Bashkisë Durrës për vitin 2022 dhe 2023 është 0 lekë. Bazuar në të Ligjin Nr. 22, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, është përfituar sipërfaqe ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale”.

    Gjatë këtyre dy viteve kjo bashki ka përfituar sipërfaqe ndërtimi në total prej 632.63 m² nga 5 subjekte ndërtimi. Bashkia Elbasan, për vitin 2022 ka përfituar vlerën prej 955 700 lekë, Kjo bashki bën të ditur se pritet të përfitojë edhe një sipërfaqen prej 166.91 metra katorë nga një prej subjekteve që po ndërton, si dhe sipërfaqe prej 175.5 dhe 429.69 metra katrorë nga dy subjekte të tjera.

    Bashkia Fier, shprehet se: “Nga verifikimet e bëra gjatë viteve 2022- 2023, Bashkia Fier nuk ka miratuar leje me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 metra katrorë”.

    Në përfundim, vlen të theksojmë se edhe vetë qeveria pranoi zyrtarisht se dështoi të zgjidh problemin e strehimit nëpërmjet kontributit 3% që ndërtuesit japin për banesat sociale. Në datën 18 mars, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije, se shtatë vjet pas miratimit të ligjit, shteti nuk ka ende inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arkëtuar qoftë në metra katrorë apo në vlerë financiare të përfituara nga 3 % e strehimit social, madje ai paralajmëroi se po shihen mënyra të tjera për të garantuar funksionimin e këtij instrumenti.

    Blendi Gonxhja

    ‘Sa i takon taksës 3% për ndërtuesit ende nuk kemi një inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arkëtuar qoftë të metrave katrorë dhe të vlerave të përfituara nga 3% i strehimit social. Ka munguar një metodologji kontrolli në nivel kombëtar, jemi në diskutime që të gjejmë një mënyrë tjetër të garantimit të suksesit të këtij instrumenti. Po punojmë që të vlera e strehimit të arrijë nga 8 mln euro programin, në afro 75 deri 80 milionë euro në vit, ta 10-fishojmë. Nga kredi me interesa zero, banesa sociale, kredi me interesa shumë të ulta etj.

    Pra ligji është, se e miratuan vetë. Fondet janë po aty, se i paguan ndërtuesit, por vetëm qytetarët nuk mund të përfitojnë. Në mënyrë të përmbledhur, me miratimin e ligjit në fuqi, familjet e pastreha në Tiranë mund të kishin përfituar 1100 apartamente apo 83 milionë euro për tu ndërtuar apartamente për ta. Por sot Bashkia e Tiranës ka në inventar për 6 vite, vetëm 21 banesa dhe 50 milionë euro minus në buxhet, për të cilat dikush duhet të jap llogari para drejtësisë!

    /Emisioni “PLUG”

  • “As serbët s’e kanë bërë këtë”/ Sërish protestë në Hotolisht, banorët përplasen me Policinë: Rruga të bëhet me tunel

    “As serbët s’e kanë bërë këtë”/ Sërish protestë në Hotolisht, banorët përplasen me Policinë: Rruga të bëhet me tunel

    Pamje nga protesta

    LIBRAZHD- Banorët e Hotolishtit në Librazhd protestuan sërish sot kundër shembjes së banesave të tyre! Edhe sot, qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit të rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”që kalon përmes fshatit të tyre dhe që në plan ka shembjen e banesave të një lagje brenda Hotolishtit. Protestuesit kundërshtojnë planin aktual, duke kërkuar që në vend të shembjes së banesave të kryhet një tunel alternativ. Ata gjithashtu kërkojnë shpronësime të drejta, sipas vlerës së tregut.
    Njëri prej tyre ka rrëfyer se edhe pse në zonë kishin shkuar disa përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, sërish kishin mbetur pa asnjë përgjigje. Për të, fundi është i qartë, duke parashikuar se edhe nbë fshatin e tyre, banesat do të shemben njëjtë si në zonën e “5 majit” edhe në Astir.

    “Si mund të jepet një projekt për rrugën dhe të mos shihet projekti? Kur ka mundësi edhe një rrugë shmanget, jo më një fshat i tërë. Sot kishin ardhur ata nga ARRSH. I kishin marrë këta të komunës dhe na pyesnin pa pikë turpi: Çfarë shqetësimi ka? Po si nuk ka shqetësim, po na shembni shtëpitë u thashë… Na thanë për 1 muaj do iu japim sqarime. I thërrasin një nga një njerëzit. Lagja jonë që duhet të ishim të gjithë si përfaqësi, e zgjedhim ne kush do shkojë atje. Jo të kërkojnë ata. Duan të kalojë 11 maji dhe pastaj… E kemi parë tek “5 maji” dhe në Astir. Edhe këtu e njëjta gjë do të ndodhë. Protestat do vazhdojnë pa ndërprerje, do e vendosim si komitet të gjithë. Nuk mund ta imagjinoj këtë papërgjegjshmëri të madhe. Kanë marrë votat. Të paktën të sjellin një letër të sqaronte. Ne nuk kemi as çfarë të humbin më. Atë shtëpi kam unë. Ik e futu tunel atje sipër. Thonë edhe të më të bukurën, e bëjmë me tunel ne, por po u shemb do mbani përgjegjësi ju. Por pse re përgjigje është kjo? Po vrite mendjen gjeje një zgjidhje. Me çfarëdo shpërblimi do të më japin, ku do përplasem unë 60 vjeç? Ndaj ju ka votuar një komb i tërë, që të japin zgjidhje. Po kush po pyet për tokat më, po shtëpinë? Nuk e di…Veç plumbi e ndan këtë punë. Edhe serbi që ka ardhuur këtu nuk e ka bërë këtë punë, ka vra njerëz në rrugë, po shtëpitë i ka lënë,”- tha një prej protestuesve.
    Ndërsa një tjetër protestues tha për Syri TV se në protestat e kaluara, Policia i kishte shoqëruar vajzën e tij 15-vjeçare, duke i akuzuar uniformat blu edhe për dhunë.
    “Në protestën e parë më morën gocën. Goca është 15 vjeç, në komisariat për çfarë arsye? Hëngri dy shkelma nga policë që janë sot këtu dhe i shoh. Shteti le të vijë dorë mbi ne, e? Po dhe ne shqiptarë jemi. Janë 30-40 biznese që do prishen. Ne nuk jemi kundër rrugës, ka mënyra të tjera. Por jo në këtë mënyrë – këta vijnë godasin fëmijët me shkelma, i çojnë në komisariat sikur kanë bërë krime. Kjo është jashtë çdo logjike njerëzore,”-tha banori i zonës.
    Ndërkohë që po ashtu, edhe sot, sanorët e Hotolishtit janë përplasur me Policinë dhe efektivët në terren, të cilët u përpoqën që t’i ndalonin që të mos bllokonin aksin nacional. Tensionet dhe përplasjet kanë qenë të shpeshta, por banorët në disa momente janë ulur këmbëkryq duke kërkuar që të përçojnë mesazhin e tyre.
    Edhe pse kjo është hera e dytë që banorët e zonës kanë dalë në protestë dhe paralajmërojnë tubime të tjera, sërish për ta nuk ka asnjë reagim nga instancat shtetërore./ZËRI

  • Rritje e ‘çmendur’ e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, qytetarët përballen me pamundësi

    Rritje e ‘çmendur’ e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, qytetarët përballen me pamundësi

    Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

    Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.
    Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26.2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.
    Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me 6-mujorin e parë.
    Në përgjigje të pyetjes ‘Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?’, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 5%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.
    I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 17%.
    Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka rënë lehtë ndaj periudhës paraardhëse.
    Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -5%.
    Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
    Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.3 muaj nga 10.5 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 7.1 nga 9.7 muaj.
    Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit, duke u kthyer në vlerat e një viti më parë, në 10 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 11.6 nga 12.9 muaj.
    Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave.
    Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
    Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë.
    Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit.
    Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet.
    Sipas informacionit mbi metodologjinë e vrojtimit, informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.
    Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.
    Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar./ Monitor.al

  • Çmenden çmimet e apartamenteve në Tiranë, u rritën me 44.5% në 6-mujorin e dytë 2024

    Çmenden çmimet e apartamenteve në Tiranë, u rritën me 44.5% në 6-mujorin e dytë 2024

    Nga Monitor.al

    Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

    Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

    Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26.2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë.

    Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me 6-mujorin e parë.

    Në përgjigje të pyetjes ‘Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?’, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 5%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.

    I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 17%.

    Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka rënë lehtë ndaj periudhës paraardhëse.

    Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -5%.

    Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.

    Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.3 muaj nga 10.5 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 7.1 nga 9.7 muaj.

    Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit, duke u kthyer në vlerat e një viti më parë, në 10 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 11.6 nga 12.9 muaj.

    Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave.

    Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

    Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë.

    Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit.

    Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet.

    Sipas informacionit mbi metodologjinë e vrojtimit, informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.

    Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.

    Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar.

     

  • Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

    Berlin: Bum ndërtimesh në horizont?

    Dikur një terren parakalimi ushtarak për ushtrinë prusiane dhe më vonë baza e famshme për ngritjen ajrore të Berlinit, Tempelhofer Feld, siç quhet zyrtarisht tani, u hap për publikun si një zonë rekreative në vitin 2010. E shtrirë mbi më shumë se 300 hektarë, është një nga hapësirat më të mëdha urbane të gjelbra në botë dhe mjaft e preferuar për vendasit dhe turistët.Planet e skicuara dikur po marrin hov të ri
    Qeveria e Berlinit do të donte të shihte ndërtimin e ndërtesave të shumta 5 deri 10-katëshe dhe disa ndërtesave individuale të larta, duke zvogëluar zonën qendrore të livadhit të brendshëm nga 305 hektarë në 180 hektarë. Gjysma e sipërfaqes së ndërtuar do të shndërrohej në hapësirë komerciale.Planet për zhvillimin e ish-fushës ajrore u hodhën poshtë nga një referendum i organizuar në vend në 2014. Megjithatë, kancelari i ardhshëm Friedrich Merz i Kristian Demokratëve konservatorë (CDU), foli në prag të zgjedhjeve federale në shkurt duke sugjeruar që politikanët duhet të jenë të përgatitur për të ndërtuar në tokë edhe nëse kjo është kundër vullnetit të banorëve vendas.
    Mungesa e banesave të përballueshme dhe rritja e qirave në Gjermani është bërë ndoshta çështja sociale më urgjente e shekullit. Ka një mungesë prej mbi 800,000 apartamentesh, sipas Zyrës Federale të Statistikave, dhe qiraja mesatare mujore e kërkuar në Berlin është rritur me 85.2% nga 8.50 € për metër katror në 2015 në 15.74 € në 2024.
    Për të trajtuar problemin, koalicioni i ardhshëm i qeverisë së Kristiandemokratëve dhe Unionit Kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) ka njoftuar planet për të tarifuar turbo ndërtimin e banesave (“Wohnungsbau-Turbo”), uljen e burokracisë, uljen e taksave dhe sigurimin e programeve moderne të financimit për ndërtimin.
    Planet u mirëpritën shpejt si “një hap i madh përpara” nga Shoqata Federale e Kompanive Gjermane të Banesave dhe Pasurive të Paluajtshme (GdW). Grupi i interesit të industrisë së ndërtimit vuri në dukje veçanërisht “thjeshtimet” e ligjit të planifikimit, prokurimit dhe mjedisit, si dhe një fond investimi të propozuar për ndërtimin e banesave.
    Berlini ende kërkon një rrugëdalje nga kriza e strehimit
    Departamenti i Senatit të Berlinit për Zhvillimin Urban, Ndërtimin dhe Strehimin vlerëson se mbi 100,000 apartamente të reja nevojiten për të lehtësuar tregun e mbinngarkuar siç është sot. Rreth 200,000 njerëz pritet të zhvendosen në Berlin deri në vitin 2040, që do të thotë se qyteti duhet të ndërtojë mesatarisht 20,000 apartamente të reja në vit për të përmbushur kërkesat e pritshme.
    Megjithatë, statistikat e saj të fundit tregojnë një rënie të aktivitetit të ndërtimit në vitin 2023, kur u përfunduan vetëm 15,965 apartamente – që i atribuohet kushteve të këqija ekonomike dhe rritjes së normave të interesit.
    Përpjekjet për të lehtësuar krizën e banesave, nga kontrolli i qirasë te ligjet më të rrepta të qiramarrjes, tek përpjekjet për të goditur spekulatorët që lënë pronat bosh ose vetëm duke marrë me qira apartamente të mobiluara plotësisht për një kohë të shkurtër, të gjitha kanë dështuar, thotë Christian Müller, kryetar i Shoqatës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Berlin-Brandenburg (AIV).
    I vendosur në qendër dhe i lidhur mirë, Müller është në favor të një zhvillimi të mirë-projektuar në skaj të fushës Tempelhofer Feld si një kompromis midis grupeve të ndryshme të interesit – edhe sepse faqja është në pronësi publike dhe, për rrjedhojë, dukshëm më e lirë për zhvilluesit. “Është e rëndësishme që apartamentet me çmime të drejta të ndërtohen atje. Duhet të jetë një përzierje e mirë. Shoqatat shtetërore të banesave duhet të përfshihen dhe ne duhet të ruajmë diversitetin,” tha Müller për DW.
    Ndërsa ai pranon se Tempelhofer Feld është pritur jashtëzakonisht mirë nga banorët vendas, si politikanët shtetërorë dhe federalë, ai thotë se situata e strehimit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. “90% e berlinezëve duan që gjithçka të mbetet ashtu siç është. Derisa të marrin njoftimin për t’u liruar dhe duhet të kërkojnë vetë një apartament në tregun e banesave,” thotë Müller, duke shtuar se banesa për 100,000 njerëz mund të krijohen në të gjithë zonën pa qenë shumë e ngushtë.
    Pak besim në premtimin e banesave me qira të përballueshme
    Pjesë e rezervës së natyrës, pjesërisht parkut të kohës së lirë, Tempelhofer Feld tani është shtëpia e projekteve të shumta komunitare nga një hapësirë eksperimentale për arkitekturë të qëndrueshme deri te hapësirat e drejtuara nga artistët, një punëtori për riparimin e biçikletave dhe një klub shahu. Është gjithashtu një vend foleje për disa nga speciet e rrezikuara të zogjve të Gjermanisë, mes tyre larka qielli dhe një tufë delesh Skudden, një racë e rrezikuar, janë zhvendosur këtu për të ndihmuar në promovimin e biodiversitetit.
    “Feldi është unik. Funksionon vetëm si një e tërë – hiqeni edhe një pjesë të tij dhe ju shkatërroni të gjithë vlerën e tij,” thotë Anita Möller, një anëtare e grupit të veprimit të qytetarëve “100% Tempelhofer Feld”, i cili organizoi referendumin që ndaloi ndërtimin e kantierit në 2014.
    Duke parë kopshtet e komunitetit që kanë lindur në Tempelhofer Feld ku banorët rrisin lule dhe perime, Möller tregon një studim të vitit 2021 nga Departamenti i Mjedisit i Senatit të Berlinit që theksoi karakterin unik të hapësirës urbane me përzierjen e saj të zonave të mëdha të ruajtjes së natyrës dhe rekreacionit. Studimi theksoi gjithashtu rëndësinë e tij ekologjike në drejtim të ruajtjes së biodiversitetit, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe popullaritetin e lagjeve përreth me popullsi të dendur.
    Në vitin 2014, rreth dy të tretat e votuesve (64.3%) vendosën në favor të mbrojtjes së hapësirës nga zhvillimi dhe akti i ruajtjes që rezulton ndalon ndërtimin ose zgjerimin e ndërtesave ekzistuese në vend.
    Tani, qeveria e koalicionit CDU-SPD e Berlinit – e cila erdhi në pushtet në zgjedhjet e vitit 2023 ku 39% e votuesve përmendën strehimin si çështjen e vetme më prioritare – po shqyrton edhe një herë planet për të ndërtuar atje. Marrëveshja e saj e koalicionit e vitit 2023 thotë se “devijimet” nga angazhimet e mëparshme për të mos shitur tokën shtetërore “mund të lejohen në raste individuale për kooperativat e strehimit të orientuara drejt së mirës së përbashkët”. Dhe ata kanë nisur tashmë një seri konsultimesh publike dhe një konkurs ndërkombëtar të planifikimit urban për idetë se si të zhvillohet më së miri ish-fusha ajrore.
    Ndërtimi në periferi
    Për momentin, sugjerimi është që të ndërtohet vetëm në periferi – kryetari i bashkisë së Berlinit Kai Wegner (CDU) i tha gazetës Tagesspiegel në nëntor 2024 se do të ishte e mundur të ndërtoheshin 15,000 deri në 20,000 apartamente në skajet – por ka kundërshtim të ashpër edhe për këtë.Partitë opozitare të Gjelbër dhe të Majtë të Berlinit akuzojnë koalicionin CDU-SPD për shpërdorimin e miliona parave të taksapaguesve në konsultime publike dhe konkurse të planifikimit urban në një përpjekje për të lëkundur opinionin publik në favor të ndërtimit të apartamenteve që, në realitet, vetëm një pjesë e vogël e banorëve mund t’i përballonin.
    “Ata vazhdojnë të pretendojnë se ka të bëjë me nevojat për strehim, por le të jemi të sinqertë: ka të bëjë me paratë, spekulimet dhe ëndrrat e investitorëve. Nëse do të ishte vërtet për zgjidhjen e krizës së strehimit, ne kemi opsione më të mira,” thotë Möller, duke iu referuar Planit të Zhvillimit të Qytetit të qeverisë 2040 që identifikon vende të tjera ku mund të ndërtohen deri në 222,000 shtëpi.Ideja se rruga drejt shtëpive më të përballueshme kërkon më shumë ndërtime është e vjetëruar, sipas Möller, i cili beson se qeveria duhet të investojë në lloje të reja të zhvillimit urban “demokratik dhe të qëndrueshëm” që “respekton kufijtë tanë mjedisorë dhe vlerën e hapësirës së hapur”.Tani për tani, të paktën zona mbrohet nga Akti i Ruajtjes së Tempelhofer Feld i prezantuar pas referendumit në 2014. Por, siç thekson Möller, kjo mund të përmbyset lehtësisht nga një shumicë votash në Senatin e Berlinit. “Strehimi i përballueshëm ka dështuar diku tjetër. Pse duhet të besojmë se do të funksionojë papritmas këtu? Pasi të ndërtohet, humbet përgjithmonë,” thotë ajo./DW

  • Gjermani, “bum” ndërtimi! Fokusi tek banesat me qira të përballueshme

    Gjermani, “bum” ndërtimi! Fokusi tek banesat me qira të përballueshme

    Qeveria e ardhshme gjermane planifikon të nxisë një “bum” ndërtimi në vend, por me një synim të qartë: Shtimin e banesave me qira të përballueshme, mungesa e të cilave ka krijuar një ngërç në vend.

    Ky konsiderohet një lajm i mirë për ata që duan të ndërtojnë në kryeqytetin Berlin. Ekzekutivi i ri parashikon ngritjen e ndërtesave 5 deri 10-katëshe dhe disa ndërtesave individuale të larta, duke zvogëluar zonën qendrore të ish fushës ajrore Tempelhofer Feld nga 305 hektarë në 180 hektarë.
    Gjysma e sipërfaqes së ndërtuar do të shndërrohej në hapësirë komerciale. Planet për zhvillimin e ish-fushës ajrore u hodhën poshtë nga një referendum i organizuar në vend në 2014. Megjithatë, kancelari i ardhshëm Friedrich Merz i Kristian Demokratëve konservatorë foli në prag të zgjedhjeve federale në shkurt duke sugjeruar që politikanët duhet të jenë të përgatitur për të ndërtuar në tokë edhe nëse kjo është kundër vullnetit të banorëve vendas.
    Mungesa e banesave të përballueshme dhe rritja e qirave në Gjermani po përshkruhet nga mediat vendase si çështja sociale më urgjente e shekullit. Ka një mungesë prej mbi 800,000 apartamentesh, sipas Zyrës Federale të Statistikave, dhe qiraja mesatare mujore e kërkuar në Berlin është rritur me 85.2% nga 8.50 € për metër katror në 2015 në 15.74 € në 2024.
    Për të trajtuar problemin, koalicioni i ardhshëm i qeverisë së Kristiandemokratëve dhe Unionit Kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) ka njoftuar planet për të tarifuar turbo ndërtimin e banesave (“Ëohnungsbau-Turbo”), uljen e burokracisë, uljen e taksave dhe sigurimin e programeve moderne të financimit për ndërtimin.

    Top Channel

  • Plani B i Rusisë, ushtarët e Putin po “zaptojnë” mijëra shtëpi në zonat e pushtuara

    Plani B i Rusisë, ushtarët e Putin po “zaptojnë” mijëra shtëpi në zonat e pushtuara

    Autoritetet e instaluara nga Rusia në Mariupol kanë nisur një proces masiv sekuestrimi të banesave të qytetarëve ukrainas që janë larguar nga qyteti pas pushtimit. Sipas një hetimi të BBC, mbi 5,700 prona janë identifikuar për konfiskim, prej të cilave 2,200 janë në fazën përfundimtare të marrjes nga shteti.
    Procesi i sekuestrimit bazohet në klasifikimin e banesave si “pa pronar”, nëse nuk janë të regjistruara në sistemin rus.
    Pronarët që nuk paraqiten brenda 30 ditëve me dokumente dhe pasaportë ruse rrezikojnë t’i humbasin përgjithmonë pronat. Një ligj i ri rus ua ndalon qytetarëve nga vendet “jomiqësore”, përfshirë Ukrainën, të regjistrojnë prona në territoret e pushtuara deri në vitin 2028.
    Sekuestrimet janë pjesë e një fushate më të gjerë për të “rusrifikuar” Mariupolin, që përfshin rindërtimin me simbolikë ruse, ndryshimin e emrave të rrugëve dhe ndërtimin e objekteve ushtarake.
    Ekspertët ndërkombëtarë i kanë cilësuar veprimet si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Konventës së Gjenevës.