Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara.Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara për banesat dhe ndërtesat sipas komunave, në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban.Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 581,095 banesa, nga të cilat 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë.Ndërkohë, 207,165 banesa, që përbëjnë 35.7% të totalit, rezultojnë të pabanuara — përfshirë ato të destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.“Raporti përfshin informacione të detajuara për: Numrin e përgjithshëm të banesave sipas komunave. Shpërndarjen e banesave në vendbanime urbane dhe rurale. Klasifikimin e banesave në të banuara dhe të pabanuara.Llojin e furnizimit me ujë. Llojin e sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza. Mënyrat e ngrohjes në banesa. Numrin e dhomave në banesat e zakonshme”. 08ac217e-59da-47b2-a933-f9da9d73a868.pdfASK thotë se këto të dhëna janë një burim i rëndësishëm për politikat zhvillimore, si dhe për hartimin e strategjive për përmirësimin e kushteve të banimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të hapësirës.Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara shërben gjithashtu për të kuptuar trendët e zhvillimit urban dhe rural, duke ndihmuar komunat në planifikimin e nevojave të ardhshme për infrastrukturë dhe shërbime publike.Kurse, çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht sillet nga 1,200 deri në 2,500 euro.Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit.Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metërNë Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese sillet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtimtarëve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: banesave
-

Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror
Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht luhatet nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit. Ky nivel i çmimeve po konsiderohet i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumicën e qytetarëve.Çmimi i banesave në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumë qytetarë.Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit.Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese luhatet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.Në zona të tjera, çmimet janë si më poshtë:Prishtina e Re: rreth 1,200 euro për m²Rruga C: 1,400–1,500 euro për m²Rruga B: 1,500–1,700 euro për m²Megjithatë, mungesa e kontrollit institucional mbi tregun dhe kërkesa e lartë po e shtyjnë vazhdimisht çmimin për lart, duke e bërë të vështirë për shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, që të sigurojnë një banesë me të ardhura të zakonshme.Ekspertët e ndërtimit kanë paralajmëruar edhe më herët se çmimet pritet të mbesin të larta edhe gjatë muajve në vijim, për shkak të mungesës së ofertës së qëndrueshme dhe rritjes së kostove të ndërtimit.Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtuesve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.Kostoja e ndërtimit në rritjeSipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të vitit 2025:Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) u rrit 1.7% krahasuar me TM4 2024.Krahasuar me TM1 2024, rritja është 6.5%.Pagat në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2.4%.Materialet e ndërtimit janë rritur 1.9%.Shpenzimet tjera janë rritur 1.8%.Por, ajo që është paradoksale është se mbi 180 mijë banesa janë të zbrazëta në KosovëPër 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.Paradoksi: mbi 180 mijë banesa të zbrazëtaPavarësisht çmimeve të larta, në Kosovë janë mbi 182 mijë banesa të zbrazëta, përfshirë ato në ndërtim, të blera për investim ose të destinuara për shitje.Ndërmjet viteve 2011 dhe 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë u rrit për 43%, duke arritur në rreth 590 mijë njësi banimi për një popullsi prej 1.6 milionë banorësh.Për më tepër, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Ky trend tregon një mentalitet të përhapur investimi në pasuri të paluajtshme, si formë sigurie për të ardhmen.Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Fatos Shala Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz, në bashkinë Patos.
Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit e Lushnjes e Albpetrolit , të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha, raporton gazetarja Anila Sefa.
Flakët u janë afruar edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll. -

Zjarr edhe në fshatrat e Patosit, digjen disa ullishte, flakët i afrohen banesave
Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos.
Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Patosit, Roskovecit e Lushnjes e Albpetrolit , të cilët po operojnë me mjete të vogla zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve të mëdha.
Flakët iu janë afruar edhe banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh ndërsa situata mbetet e vështirë për tu vënë nën kontroll.Top Channel
-

Alarm në Belsh/ Fundosje masive të tokës pranë disa banesave, krijohen gropa karstike me thellësi të frikshme
Një fenomen i rrezikshëm natyror ka rikthyer shqetësimin në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit ku disa gropa karstike me thellësi të konsiderueshme janë shfaqur pranë disa banesave duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e familjeve të zonës.
Sipas banorëve dhe burimeve nga pushteti vendor, bëhet fjalë për gropa të thella 10-20-25 metra dhe të gjera 1 deri në 3 metër, të cilat janë krijuar në mënyrë graduale gjatë dy-tre muajve të fundit duke përpirë oborre, rrugë dytësore dhe pjesë të tokës bujqësore.
Paniku dhe pasiguria janë rritur ndjeshëm, pasi një bllok i tërë banimi ndodhet në afërsi të zonës së fundosjes.Zona e Dumresë e njohur për karakterin e saj karstik, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 360 km² dhe është një ndër zonat më të veçanta gjeologjikisht në Shqipëri. Ajo numëron mbi 84 liqene natyrore të krijuara kryesisht nga shkrirja e shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, procese që vazhdojnë edhe sot duke sjellë pasoja të papritura.
Ekspertët paralajmërojnë se fenomenet e këtij lloji mund të përkeqësohen për shkak të aktivitetit të nëndheshëm, ndërsa kërkojnë monitorim të vazhdueshëm dhe studime të thelluara për të kuptuar ndikimin real në tokat e banuara dhe në strukturat ndërtimore
Të shqetësuar dhe në pasiguri të plotë për jetën e tyre, disa prej banorëve të prekur nga fenomeni tregojnë se situata është jashtëzakonisht shqetësuese .Tajar Broshka, Halit Broshka dhe Lina Çarçiu këtë të Hënë kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme. Ata deklarojnë se fundosja tektonike po i afrohet frikshëm banesave të tyre dhe se nuk mund të qëndrojnë më në shtëpi, për shkak të rrezikut real të shembjes së tokës.
“Çdo natë e kalojmë me ankth, dëgjojmë zhurma poshtë tokës, dhe shohim si toka shembet centimetër pas centimetri. Nuk presim më, do largohemi vetë.” u shpreh njëri prej banorëve. Sipas informacioneve nga terreni, drejtues të pushtetit vendor të Belshit kanë mbërritur në zonë gjatë kësaj fillim jave duke monitoruar nga afër situatën dhe duke bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm të familjeve që jetojnë më pranë zonës së rrezikut.
Megjithatë, vetë banorët theksojnë se nuk ka ende zgjidhje konkrete afatgjatë dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat shtetërore, Instituti i Gjeoshkencave dhe Emergjencat Civile, për të garantuar jo vetëm sigurinë, por edhe trajtim dinjitoz në rast zhvendosjeje.Ndërsa fenomenet karstike janë pjesë e veçantë e natyrës së Dumresë, shfaqja e tyre në zonat e banuara është gjithnjë një sinjal alarmi për strukturat e emergjencës dhe mbrojtjes civile. Ndërhyrja në kohë, monitorimi i vazhdueshëm dhe transparenca me publikun janë thelbësore për të shmangur pasoja të rënda për jetën e qytetarëve. -

Do përfitojnë strehim social 1,253 familje në 35 bashki të vendit; Fondi 10 mln USD
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpallur 35 projektet fituese të thirrjes kombëtare për mbështetje financiare në kuadër të programit të strehimit social për vitin 2025.Vendimi erdhi pas shqyrtimit të projekt-propozimeve të paraqitura nga bashkitë në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social” dhe Strategjisë së Strehimit 2016–2025.Fondet e akorduara arrijnë vlerën totale prej rreth 1 miliard lekësh dhe do të përfshijnë 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin.Sipas ministrit të Ekonomisë Blendi Gonxhja, zbatimi i projektit nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Projektet do të zbatohen gjatë dy viteve të ardhshme, 2025 dhe 2026, në bashkëpunim me autoritetet vendore.Familjet përfituese të programit social të strehimit sipas bashkive:Bashkia Maliq me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 39 familje;Bashkia Delvinë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 12 familje;Bashkia Pustec me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;Bashkia Përmet me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 22 familje;Bashkia Tiranë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 4 familje;Bashkia Fushë-Arrëz me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 8 familje;Bashkia Kamëz me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 42 familje;Bashkia Patos me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 20 familje;Bashkia Devoll me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 104 familje;Bashkia Cërrik me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 17 familje;Bashkia Korçë me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 30 familje;Bashkia Durrës me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;Bashkia Kucovë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 40 familje;Bashkia Shkodër me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme “Rikonstruksion rruga Roza Lejn dhe Degëzime”, për 157 familje;Bashkia Vau i Dejës me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme, Rruga”Xhamise-Bejta-Malaj-Meti Selman Ymeraj-Hasmegaj”, për 102 familje;Bashkia Gjirokastër me projektin “Përmirësim i infrastruktures, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi, në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime etj., ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme, “Rikonstruksion i rrugës Baba Selimi, Zinxhira, Gjirokastër”, për 98 familje;Bashkia Kolonjë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 14 familje;Bashkia Mat me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara”, për 53 familje;Bashkia Roskovec me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 16 familje;Bashkia Gramsh me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 37 familje;Bashkia Sarandë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 4 familje;Bashkia Tropojë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 11 familje;Bashkia Berat me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 43 familje;Bashkia Divjakë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 6 familje;Bashkia Librazhd me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 59 familje;Bashkia Prrenjas me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 36 familje;Bashkia Dimal me projektin nr. 1 “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 23 familje;Bashkia Tepelenë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 21 familje;Bashkia Selenicë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 58 familje;Bashkia Memaliaj me projektin nr.1 “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 52 familje;Bashkia Dibër me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 29 familje;Bashkia Klos me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 32 familje;Bashkia Peqin me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 5 familje;Bashkia Vlorë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 23 familje;Bashkia Himarë me projektin “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara” për 8 familje; Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zjarr i madh në afërsi të varrezave të Elbasanit, flakët i afrohen dhe banesave
Zjarri i madh sipas informacioneve paraprake dhe raportimit të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, po i afrohen edhe banesave të zonës.
Para se vatra të bëhet më e rrezikshme, me urgjencë janë nisur drejt vendngjarjes edhe forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre.
Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe rrethanat e rënies së vatrës së zjarrit. -

Situatë alarmante në Elbasan/ Zjarr i madh në afërsi të varrezave, flakët po i afrohen dhe banesave!
Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit.
Zjarri i madh sipas informacioneve paraprake dhe raportimit të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, po i afrohen edhe banesave të zonës.
Para se vatra të bëhet më e rrezikshme, me urgjencë janë nisur drejt vendngjarjes edhe forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre.
Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe rrethanat e rënies së vatrës së zjarrit. -

Kushtet e vështira në fshat po rrisin çmimet e banesave me qira në Fier
Edhe qytetet që nuk janë të prekura drejtpërdrejt nga flukset turistike kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme, përfshirë edhe dhënien e tyre me qira, raporton A2 CNN. Në qytetin e Fierit, agjentët imobiliarë shprehen se, veçanërisht pas periudhës së pandemisë së COVID-19, ka nisur një rritje e ndjeshme e çmimeve të banesave me qira. Sot, këto çmime përllogariten të jenë rritur deri në 40% krahasuar me tre ose katër vite më parë.
Sipas agjentes imobiliare Arta Progonati nga Fieri, një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje është një trend i ri i vërejtur kohët e fundit: emigrantët që kthehen përkohësisht pranë të afërmve të tyre, po preferojnë gjithnjë e më shumë të marrin apartamente me qira afatshkurtër, në vend që të qëndrojnë në shtëpitë familjare.
Kjo prirje e re ka shtuar kërkesën dhe, rrjedhimisht, ka ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave mujore, duke e bërë të papërballueshme për një pjesë të popullsisë lokale sigurimin e një banese.
Ndërsa situata aktuale konsiderohet tashmë e vështirë për qytetarët, parashikimet janë që ky trend i rritjes së çmimeve të vazhdojë, pasi tregu imobiliar në Fier po orientohet gjithnjë e më shumë drejt qirave afatshkurtra.


