Tag: banesave

  • Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

    Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

    Raportohet sërish për zjarr në zonën e fshatit Dukat i Ri në Vlorë.

    Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi raporton se një sipërfaqe e madhe në zonën e malit të Karaburunit me bimësi të dendur por dhe pyje është duke u djegur.
    Zjarri i ndihmuar dhe nga era po shkon drejt banesave të fshatit Dukat i Ri. TCH mëson se janë 10 banesa të cilat rrezikohen nga zjarri që është afër 100 m.
    Katër makina të zjarrfikësve dhe 25 punonjës janë në terren, por largësia e zjarrit nga rruga nuk lejon te shtrijnë tubat.
    Ndërkohë që forcat zjarrfikëse por dhe punonjës se bashkisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.

    Top Channel

  • Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë

    Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim.  Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë po përballet me një krizë të heshtur, por potencialisht shumë të rrezikshme.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një flluskë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar se mungesa e politikave zhvillimore, trendi spekulativ i investimeve dhe rënia e kërkesës reale për banim, po e çojnë ekonominë drejt një paqëndrueshmërie të thelluar.Gërxhaliu thotë se ndërtimtaria, që tradicionalisht shihet si motor zhvillimi ekonomik, po humb rolin e saj substancial për shkak të devijimeve në qasjen financiare.Sipas tij, ky sektor nuk po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, por po ushqen një model ekonomik ku paraja bllokohet në prona të papërdorura.“Nëse financa nuk i shërben ekonomisë reale, atëherë zhvillimi është vetëm një iluzion sipërfaqësor”, ka deklaruar Gërxhaliu, duke shtuar se kapitali po kanalizohet drejt blerjeve të pasurive për qëllime spekulative, e jo për banim apo zhvillim produktiv.“Kërkesa në rritje për kredi, veçanërisht për kredi hipotekare, nuk reflekton domosdoshmërisht një rritje të mirëqenies, por një përpjekje për përfitim të shpejtë nga rritja e çmimeve në tregun e banesave. Shumë prej këtyre pronave, nuk përdoren, por ruhen në pritje të rritjes së mëtejshme të vlerës, një sjellje që krijon një cikël të mbyllur kapitali dhe ndal qarkullimin e parave në sektorë jetikë të ekonomisë”.Oferta ka shpërthyer, kërkesa është në rënieTë dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e konfirmojnë këtë prirje shqetësuese.Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024, në Kosovë janë gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 207,165, apo 35.7%, janë të pabanuara. Këto përfshijnë banesa të destinuara për shitje, qira, apo përdorime të tjera, që aktualisht nuk janë të banuara nga askush.Në një vend me rreth 1.6 milion banorë, kjo shifër ngre pyetje serioze mbi strukturën reale të tregut të banesave. Më shumë se një në tre banesa janë bosh, ndërkohë që ndërtimet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 13 vitet e fundit, numri i banesave është rritur për 43 për qind, një ritëm që tejkalon rritjen natyrore të popullsisë.Me rritjen e largimit të të rinjve dhe mungesën e familjeve të reja në shumë zona të Kosovës, nevoja për banesa të reja është në rënie.Çmimet nuk ndalen, por a është kjo e qëndrueshme?Pavarësisht numrit të lartë të banesave të pabanuara, çmimet në tregun e banesave nuk kanë rënë — përkundrazi, ato janë në rritje të vazhdueshme.Në Prishtinë, sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror banese kushton aktualisht nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga zona dhe cilësia e objektit.Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejtoni”, ku çmimet tejkalojnë shpesh 2,000 euro për metër katror. Ndërsa në zona të tjera si Prishtina e Re apo rruga B dhe C, çmimet variojnë nga 1,200 deri në 1,700 euro për metër katror.Ky fenomen po ndodh edhe pse, sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë, gjë që nënkupton një ngopje të tregut primar të banimit.Kjo rrit më tej dyshimet se blerjet e banesave nuk janë më për strehim, por për investim, shpesh të nxitur nga frika e humbjes së vlerës së parasë apo mungesa e alternativave të sigurta për investim.Rritja e kostos së ndërtimit, një tjetër faktor i çmimeve të lartaAgjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar gjithashtu rritje të kostos së ndërtimit. Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet në këtë sektor janë rritur për 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe për 6.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve ndërtimore (1.9%), pagat e punëtorëve (2.4%), dhe shpenzimet e tjera operative (1.8%). Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave të reja dhe presionin e vazhdueshëm në treg.Safet Gërxhaliu vlerëson se nëse bankat vazhdojnë të financojnë projekte spekulative në vend të sektorëve produktivë, vendi rrezikon të futet në një cikël të rrezikshëm ekonomik. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme në orientimin e kapitalit.“Nuk është gabim që bankat kërkojnë fitim – kjo është e natyrshme. Por nëse përqendrimi mbetet te fitimi afatshkurtër përmes pasurive të paluajtshme, atëherë po largohemi nga zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik”.Ai bën thirrje për orientimin e burimeve financiare drejt sektorëve që krijojnë vlera reale: prodhimi vendor, bujqësia, bizneset e vogla, dhe ndërtimi për banim real dhe të arritshëm.Të gjitha të dhënat — nga numri i banesave të pabanuara, çmimet e larta, rritja e kostos së ndërtimit, mungesa e një tregu sekondar, deri te ndryshimet demografike — tregojnë për një mosbalancë serioze në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë.Kosova aktualisht numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Jugu në flakë, zjarri në Kaninë shumë afër banesave

    Jugu në flakë, zjarri në Kaninë shumë afër banesave

    Një vatër zjarri e fuqishme ka përfshirë zonën e Kaninës, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke u afruar shumë pranë banesave të banorëve.
    Situata është emergjente dhe shqetësuese, ndërsa autoritetet po përpiqen të ndërhyjnë sa më shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe rrezikun për komunitetin.
    Banorët e zonës janë alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile për të mbrojtur jetën dhe pasuritë.

  • Zjarr i madh në Piqeras, flakët i afrohen banesave

    Zjarr i madh në Piqeras, flakët i afrohen banesave

    Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë.
    Flakët, që po përhapen në zonën kodrinore të fshatit, ndodhen aktualisht rreth 150 metra larg banesave dhe strukturave turistike që operojnë në këtë zonë.
    Megjithëse deri tani asnjë banesë nuk është përfshirë nga flakët, rreziku është në rritje për shkak të erës dhe temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e zjarrit.
    Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve të aksesueshme e bëjnë ndërhyrjen nga toka shumë të vështirë.

  • Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave dhe bizneseve në zonë

    Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave dhe bizneseve në zonë

    Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë.
    Flakët, që po përhapen në zonën kodrinore të fshatit, ndodhen aktualisht rreth 150 metra larg banesave dhe strukturave turistike që operojnë në këtë zonë.
    Megjithëse deri tani asnjë banesë nuk është përfshirë nga flakët, rreziku është në rritje për shkak të erës dhe temperaturave të larta që favorizojnë përhapjen e zjarrit.
    Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve të aksesueshme e bëjnë ndërhyrjen nga toka shumë të vështirë.

  • Rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve

    Rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve

    Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim nga Ministria e Financave i hartuar në Bashkëpunim me Bankën Botërore në nenin 14 thuhet se do të ngrihet ‘Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet’.Ky fond krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Fondit, është ministria përgjegjëse për financat.Administratori i fondit do të emërohet me vendim të Këshillit Mbikëqyrës pas një procedure përzgjedhëse.Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre. Ndërsa Buxheti i shtetit financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet për shtresat sociale në nevojë.Ata qytetarë që refuzojne të bëjnë sigurimin e detyrueshëm do të kenë disa penalitete.“Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:Nuk marrin shërbime kadarstale;Nuk marrin shërbime nga e-albania;Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit.Në projektligj dhe relacion ende nuk ka një përllogaritje për ofrimin se sigurimit që do paguajnë qytetarët apo dhe bizneset që posedojnë një pronë.“Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare”, thuhet në projektligj.Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë.

  • Ndryshohet drafti nga versioni i mëparshëm në konsultim publik, rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet

    Ndryshohet drafti nga versioni i mëparshëm në konsultim publik, rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet

    Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, të diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë, që u hartua në konsultim me Bankën Botërore.
    Në draftin e hedhur të mërkurën pasdite në konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet në thelb të tij krijimi i Fondit për Tërmetet si një shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të merret me gjithë procesin, si me arkëtimin e primit të detyrueshëm të sigurimit, ashtu edhe me pagesat e dëmshpërblimeve në rastet kur do të ndodhë ngjarja e marrjes në sigurim.
    Drafti i jep kompetenca ministrisë përgjegjëse për financat, duke mënjanuar pothuajse plotësisht institucionin mbikëqyrës të tregut të sigurimeve, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, të anashkaluara në gjithë procesin janë edhe shoqëritë e sigurimit.
    Drafti jep kuadrin e përgjithshëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, ndërkohë që aktet kryesore në zbatim të tij, që kanë të bëjnë më primin e sigurimit, shumën e sigurimit, agjentin ose agjentët që do të mbledhin primin e detyrueshëm, si edhe specifika të tjera do të dalin përmes VKM-ve.
    Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme. Detyrimi për sigurim nuk do të zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të tjera të ngjashme; si edhe ndërtesat me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.
    Projektligji parashikon që çdo pronar banese, përfshirë edhe banesat në proces legalizimi apo banesat sociale me qira, të lidhin një kontratë sigurimi të detyrueshme kundër tërmeteve. Edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë detyrimin të mbulojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre për kategoritë përkatëse. Ndërkohë, shtresat sociale në nevojë do të përfitojnë mbulim të plotë të primit nga buxheti i shtetit, sipas kritereve dhe procedurave që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
    Mbulimet dhe përjashtimet e kontratës së sigurimit – Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë. Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet: të gjitha dëmtimet fizike trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve jopasurore; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbetjeve; humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar.
    Primi i sigurimit
    Primi i sigurimit është shuma që paguhet nga i siguruari për sigurimin e detyrueshëm të banesës, sipas këtij ligji. Primi i sigurimit paguhet nga subjekti i siguruar si pagesë e plotë. Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Primi miratohet nga Fondi për Tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.
    Shuma e sigurimit
    Shuma e sigurimit, sipas këtij ligji, është limiti maksimal i dëmshpërblimit dhe është e barabartë me kufirin e saj të detyrueshëm, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet, nëpërmjet ministrit përgjegjës për financat. Pjesa e zbritshme është në nivelin e 2 (dy) përqind të shumës së sigurimit dhe mbulohet nga i siguruari për çdo dëm që shkaktohet nga ngjarjet e tërmetit të mbuluara nga sigurimi i detyrueshëm ndaj tërmeteve.
    Përjashtimet nga sigurimi
    Bazuar në nenin 6 të projektligjit, përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet: të gjitha dëmtimet fizike trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve jopasurore; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbetjeve; humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar.
    Pagesa e dëmshpërblimit
    Vlera e dëmshpërblimit për dëme që rrjedhin nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk kalon në asnjë rast limitin maksimal të përgjegjësisë, sipas metodologjisë të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. I siguruari është përgjegjës për paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim pranë Fondit për Tërmetet. Rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim te ministrit përgjegjes për financat, thuhet në draft. Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.
    Kush nuk paguan nuk merr shërbime në Kadastër, e-albania dhe QKB – Në fund, projektligji ka parashikuar edhe masat shtrënguese për të gjithë ata qytetarë ose subjekte biznesi që nuk do të pranojnë të paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm. Sipas projektligjit, ata nuk do të marrin dot shërbime kadastrale, shërbime të ndryshme në e-albania, si edhe shërbime nga QKB-ja.
    Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në rajon. Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, vendi renditet i pari në Evropë dhe i 61-ti në botë për nga rreziku nga katastrofat natyrore. Vetëm në një shekull janë regjistruar 12 tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, ndërsa tërmeti i nëntorit 2019 preku mbi 200 mijë persona dhe shkaktoi dëme që kapën vlerën e 7.5% të PBB-së. Kostoja më e madhe u përqendrua në dëmtimet e sektorit rezidencial, me 18% të banesave të prekura. Banka Botërore në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar që vendi të miratojë një projekligj për sigurimin nga tërmetet./ekofin.al

  • Zjarri në Dukat/ Flakët rrezikojnë fshatin, u afrohen banesave, vijojnë punën dy avionët nga Greqia

    Zjarri në Dukat/ Flakët rrezikojnë fshatin, u afrohen banesave, vijojnë punën dy avionët nga Greqia

    Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende.

    Flakët u janë afruar banesave të fshatit Dukat.
    Pishat dhe bredhat përfshihen nga flakët, ndërsa jo me shumë se 100 m janë shtëpitë që rrezikojnë të digjen.
    Edhe zona e Llogorasë rrezikon, pasi flakët janë shumë afër pishave.
    Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë.
    Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë.

    Top Channel

  • Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave

    Zjarri në Shkopet del jashtë kontrollit, flakët mbi digën e HEC-it dhe afër banesave

    Një zjarr masiv ka përfshirë luginën e Shkopetit, duke djegur disa hektarë pyje me pishë të zezë dhe duke përhapur panik mes banorëve. Flakët janë aktivizuar që pasditen e së shtunës dhe kanë vazhduar përgjatë gjithë së dielës, pa u neutralizuar.

    Në orët e mbrëmjes, flakët u përhapën sërish, duke kaluar në anën tjetër të malit, mbi digën e hidrocentralit të Shkopetit dhe në afërsi të disa banesave, duke rrezikuar jo vetëm natyrën, por edhe jetën e banorëve.
    Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll.
    Ndërkohë nën pushtetin e flakëve vijon të jetë edhe parku Kombëtar “Lurë mali Dejës”. Prej dy javësh zjarri ka djegur dhjetra hektar pyje me pishë të zezë dhe ahu në këtë zonë.

  • Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

    Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

    Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara.
    Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara për banesat dhe ndërtesat sipas komunave, në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.
    Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban.
    Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 581,095 banesa, nga të cilat 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë.
    Ndërkohë, 207,165 banesa, që përbëjnë 35.7% të totalit, rezultojnë të pabanuara — përfshirë ato të destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.
    “Raporti përfshin informacione të detajuara për: Numrin e përgjithshëm të banesave sipas komunave. Shpërndarjen e banesave në vendbanime urbane dhe rurale. Klasifikimin e banesave në të banuara dhe të pabanuara.
    Llojin e furnizimit me ujë. Llojin e sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza. Mënyrat e ngrohjes në banesa. Numrin e dhomave në banesat e zakonshme”. 08ac217e-59da-47b2-a933-f9da9d73a868.pdf
    ASK thotë se këto të dhëna janë një burim i rëndësishëm për politikat zhvillimore, si dhe për hartimin e strategjive për përmirësimin e kushteve të banimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të hapësirës.
    Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara shërben gjithashtu për të kuptuar trendët e zhvillimit urban dhe rural, duke ndihmuar komunat në planifikimin e nevojave të ardhshme për infrastrukturë dhe shërbime publike.
    Kurse, çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht sillet nga 1,200 deri në 2,500 euro.
    Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit.
    Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.
    Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër
    Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese sillet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.
    Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.
    Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtimtarëve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.
    Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.
    ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.
    Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.
    Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.
    Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.
    Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.
    Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Monitor