Tag: banesave

  • Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

    Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

    Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale.
    Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar shumë pranë banesave të fshatit. Sipas informacioneve nga terreni, as banorët, as shërbimi zjarrfikës, as strukturat e bashkisë apo të pyjores nuk janë duke ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.
    Përhapja e zjarrit po ndihmohet nga era e fortë, çka po e përshpejton drejtimin e tij në drejtim të shtëpive, të cilat ndodhen vetëm pak metra larg. Nëse nuk merren masa urgjente, situata rrezikon të përshkallëzohet dhe të shkaktojë dëme materiale, por edhe të rrezikojë jetën e banorëve.
    Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur më të keqen.

  • Organizata Europiane dhe Shqiptare flasin për vështirësitë në blerjen e banesave: Ndërhyrje urgjente

    Organizata Europiane dhe Shqiptare flasin për vështirësitë në blerjen e banesave: Ndërhyrje urgjente

    Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht 2025, ngrenë alarmin mbi rritjen e vështirësisë për blerësit e parë dhe kategoritë me të ardhura të ulëta për të blerë banesë.
    Dokumenti propozon masa konkrete: reduktim të kostove të transaksioneve, lehtësim të kufizimeve rregullatore për qiradhënësit, nxitje të pronësisë afatgjatë dhe bashkëpunim publik-privat (PPP) për të rritur ofertën e strehimit të përballueshëm.

    Sipas CEPI dhe anëtarëve të NAREA-s, tregu i banesave me çmime të larta po bëhet gjithnjë më i paarritshëm për kategoritë më të prekura. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë.

  • Organizata Europiane ngre alarmin për vështirësitë në blerjen e banesave: Duhet ndërhyrje urgjente

    Organizata Europiane ngre alarmin për vështirësitë në blerjen e banesave: Duhet ndërhyrje urgjente

    Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht 2025, ngrenë alarmin mbi rritjen e vështirësisë për blerësit e parë dhe kategoritë me të ardhura të ulëta për të blerë banesë.

    Dokumenti propozon masa konkrete: reduktim të kostove të transaksioneve, lehtësim të kufizimeve rregullatore për qiradhënësit, nxitje të pronësisë afatgjatë dhe bashkëpunim publik-privat (PPP) për të rritur ofertën e strehimit të përballueshëm, shkruan A2 CNN.

    Sipas CEPI dhe anëtarëve të NAREA-s, tregu i banesave me çmime të larta po bëhet gjithnjë më i paarritshëm për kategoritë më të prekura. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë.

  • Zjarr në një përrua të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe shtëpitë e Dunavatit

    Zjarr në një përrua të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe shtëpitë e Dunavatit

    Një zjarr i rënë gjatë natës në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër që përfshiu barishte të thata dhe mbeturina, rrezikoi përhapjen drejt banesave përreth.
    Menjëherë në vendngjarje u nis një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit, ndërsa për shkak të përmasave që po merrte zjarri, u kërkua ndihmë shtesë.
    Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar të strukturave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur çdo dëmtim të banesave apo pasurisë materiale.

    gijotina.com/

  • Riparimi i banesave në Tiranë, hapen aplikimet! Bashkia, thirrje për qytetarët në vështirësi ekonomike

    Riparimi i banesave në Tiranë, hapen aplikimet! Bashkia, thirrje për qytetarët në vështirësi ekonomike

    Në një qytet që rritet çdo ditë si Tirana, strehimi është bërë një ndër sfidat më të mëdha sociale, veçanërisht për çiftet e reja.

    Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër iniciativë të rëndësishme në kuadër të programit të saj afatgjatë për strehimin social: qytetarët në vështirësi ekonomike mund të aplikojnë për mbështetje financiare për përmirësimin e kushteve të banimit.

    Programi i ri i hapur për aplikim përmes platformës shtetërore e-Albania, nën shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, ka për qëllim të ndihmojë drejtpërdrejt qytetarët që përballen me kushte të vështira jetese.

    Mbështetja financiare që ofrohet u dedikohet atyre familjeve që, ndonëse posedojnë një banesë, nuk kanë mundësi të realizojnë vetë riparime apo përmirësime bazë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre – si izolimi termik, rikonstruksioni i tualeteve, ndërrimi i instalimeve elektrike dhe hidraulike, ose rregullimi i çative të dëmtuara. Për të siguruar akses të barabartë për të gjithë, Bashkia ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe ndihmën e punonjësve të njësive administrative. Këta të fundit ofrojnë asistencë për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, një lehtësim i madh për ata që përballen me pengesa teknologjike apo burokratike.

    Ky program është vetëm një prej hallkave të një strategjie më të gjerë që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë për strehimin social. Gjatë viteve të fundit, institucionet vendore kanë vënë theksin tek zbutja e pabarazisë sociale nëpërmjet politikave të ndërhyrjes direkte në sektorin e banimit. Janë me dhjetëra familje që kanë përfituar nga bonuse qiraje, nga programet për ndihmë në blerjen e banesave përmes subvencionimeve, dhe së fundmi, nga projektet e ndërtimit të lagjeve sociale në periferi të kryeqytetit.

    Bashkia e Tiranës ka ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse ndaj strehimit, duke synuar jo vetëm ndërtimin e banesave të reja për shtresat në nevojë, por edhe përmirësimin e kushteve të banimit ekzistues. Për familjet që jetojnë në ndërtesa të amortizuara ose në zona informale, mundësia për të riparuar shtëpitë me ndihmë financiare nga bashkia përbën një dritare shprese për një jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme.

    Programi është i hapur për të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e vështirësisë ekonomike. Aplikimi online është bërë i thjeshtë dhe i aksesueshëm përmes e-Albania, ndërsa dokumentacioni që duhet dorëzuar përfshin të dhëna mbi gjendjen sociale, familjare dhe banesore të aplikuesve.

    Vetë bashkia ka theksuar rëndësinë e transparencës në përzgjedhjen e përfituesve dhe ka vendosur struktura monitoruese për të siguruar drejtësinë në shpërndarjen e ndihmës. Për qytetarët që kanë parë për vite me radhë se si kushtet e tyre të jetesës bien në harresë, përmirësimet e vogla – një çati e re, një dritare që mbyllet, një mur që nuk pikon – bëhen simbol i përkujdesjes dhe i përfshirjes sociale.

  • Kredi me interes zero për disa kategori sociale, ja kush përfiton

    Kredi me interes zero për disa kategori sociale, ja kush përfiton

    Foto ilustruese

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin disa kategori të veçanta për të përfituar kredi me interes 0. Pjesa tjetër do të subvenciohet nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB). Kredia me interes të subvencionuar ofrohet për kategori të caktuara familjesh, konkretisht: Familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private; Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë; Fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët). Për të aplikuar këto janë dokumentet që iu duhen: 
    Familjet qiramarrëse në ish-pronë private, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 3, të këtij vendimi, ngarkojnë edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
    a) Autorizimin ose dokumentin e lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv i lagjes/Këshilli Popullor i lagjes, nëse disponon;b) Certifikatën apo vërtetimin e pronësisë në favor të pronarit ose vendimin e gjykatës, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm dhe qytetari është i pastrehë;c) Vërtetimin negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përkatëse, që, në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, të datës 1.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi;ç) Vërtetimin nga organet tatimore se asnjë anëtar i familjes, që përfiton kredi të lehtësuar, nuk është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, si biznes i madh;d) Certifikatën e gjendjes familjare të datës 1 dhjetor 1992.
    Kërkesat shqyrtohen nga një komision ad hoc pranë EKB-së, i ngritur brenda 5 ditëve nga paraqitja e aplikimeve. Komisioni ka 10 ditë kohë për të shqyrtuar çdo rast dhe në rast se kërkesa e aplikuesit refuzohet, brenda 5 ditëve mund të bëhet edhe ankimimi.
    VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE, TË PROCEDURAVE TË MIRATIMIT DHE TË DOKUMENTACIONIT QË DUHET TË PLOTËSOJNË FAMILJET QË PËRFITOJNË KREDI ME INTERES TË BARABARTË ME 0%, TË SUBVENCIONUAR NGA BUXHETI I SHTETIT, NËPËRMJET ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 47/1, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.
    V E N D O S I:
    1. Përcaktimin e institucioneve përgjegjëse, të procedurave të miratimit dhe të dokumentacionit që duhet të plotësojnë:
    a) familjet që banojnë si qiramarrës në ish-pronë private, sipas aktit normativ nr.3, datë 1.8.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”, të miratuar me ligjin nr.82/2012;b) familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë;c) fëmijët në përkujdesje të Republikës.
    2. Masa e subvencionit të interesave të kredisë për familjet e parashikuara në pikën 1, të këtij vendimi, për banesa me kosto të ulët, është me 0 (zero) % interes.
    3. Aplikimi për përfitimin e kredisë me interes 0% kryhet nga kryefamiljari/kujdestari ligjor në portalin qeveritar “e-Albania”, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave, duke ngarkuar vërtetimin negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit.
    3/1. Familjet qiramarrëse në ish-pronë private, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 3, të këtij vendimi, ngarkojnë edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
    a) Autorizimin ose dokumentin e lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv i lagjes/Këshilli Popullor i lagjes, nëse disponon;b) Certifikatën apo vërtetimin e pronësisë në favor të pronarit ose vendimin e gjykatës, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm dhe qytetari është i pastrehë;c) Vërtetimin negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përkatëse, që, në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare, të datës 1.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi;ç) Vërtetimin nga organet tatimore se asnjë anëtar i familjes, që përfiton kredi të lehtësuar, nuk është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, si biznes i madh;d) Certifikatën e gjendjes familjare të datës 1 dhjetor 1992.
    3/2. Me kërkesë të Entit Kombëtar të Banesave, Ministria e Brendshme i përcjell EKB-së dokumentacionin që vërteton statusin e familjes aplikuese si familje e punonjësit të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë.
    3/3. Për fëmijët në përkujdesje të Republikës, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 3, të këtij vendimi, kërkuesit ngarkojnë edhe dokumentacionin e mëposhtëm:a) Certifikatën personale të fëmijës me fotografi të tre muajve të fundit ose fotokopje të dokumentit të identifikimit;b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit të familjarit, kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor të fëmijës;c) Prokurën e posaçme, në rastin kur kërkuesi është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor i fëmijës.
    4. Individët/familjet e miratuara për të përfituar kredi me interes 0 (zero) % qëndrojnë në listë pritjeje pa afat kohor të caktuar.
    5. Lista e familjeve, që plotësojnë kushtet për të përfituar kredi me interes 0 (zero) %, miratohet me vendim të komisionit ad hoc të kredisë, të ngritur pranë EKB-së. Komisioni ad-hoc ngrihet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, brenda 5 (pesë) ditëve nga paraqitja e kërkesave. Komisioni shqyrton kërkesën brenda 10 (dhjetë) ditëve nga ngritja e tij. Ndaj vendimit të refuzimit të komisionit, kërkuesit paraqesin ankim administrativ pranë EKB-së brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi i vendimit, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
    6. Listat e përfituesve përfshijnë të dhëna për përbërjen e familjes, sipas certifikatës familjare, strukturën e apartamentit që përfiton, si edhe të dhëna mbi gjendjen:a) e strehimit;b) familjare;c) sociale.
    7. Procedura e dhënies së subvencionimit të interesave të kredisë zbatohet nga institucionet financiare me të cilat ministria përgjegjëse për strehimin ka lidhur marrëveshje. Në rastet kur kryefamiljari, emri i të cilit i është përcjellë institucionit financiar, në rastin e familjeve qiramarrëse në ish-pronë private, ka ndërruar jetë, institucioni financiar vijon me procedurat e përfitimit të kredisë, duke pasur parasysh certifikatën familjare të datës 1 dhjetor 1992, të vënë në dispozicion nga EKB-ja.
    8. Listat e familjeve përfituese të programit të subvencionimit të interesave të kredisë me 0 interes i dërgohen institucionit financiar me të cilin është nënshkruar marrëveshja, si dhe çdo institucioni që do të monitorojë subvencionimin.
    9. Enti Kombëtar i Banesave, në rolin e institucionit që zbaton programin, njofton institucionin financiar për ndërprerjen e subvencionimit të interesave të kredisë kur, nga verifikimet konstatohen:a) se qytetari nuk ka liruar banesën e pronarit brenda afatit të përcaktuar;b) falsifikime të dokumenteve apo deklarata të rreme;c) mangësi apo të meta në dokumentacionin e dosjes së familjes përfituese.
    10. Shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 18, pika 26/1, shkronjat “a”, “b”, dhe “c”, të pikës 28/1, dhe shkronja “a”, e pikës 36, të vendimit nr.453, datë 3.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti me përzgjedhjen e institucionit financiar që do të kreditojë familjet”, të ndryshuar, shfuqizohet.
    11. Ngarkohen Enti Kombëtar i Banesave, ministria përgjegjëse për strehimin, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe institucionet financiare me të cilat janë nënshkruar marrëveshje për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
    K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRIBELINDA BALLUKU

  • Mos e humb mundësinë! Hapen aplikimet për riparimin e banesave në Tiranë

    Mos e humb mundësinë! Hapen aplikimet për riparimin e banesave në Tiranë

    Bashkia Tiranë ka nisur aplikimet për një program që ofron mbështetje financiare për qytetarët me vështirësi ekonomike, të cilët kanë nevojë të përmirësojnë kushtet e banesave të tyre. Kjo iniciativë është pjesë e programit të strehimit social dhe synon të ndihmojë familjet në nevojë për të kryer rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.
    Për të aplikuar, qytetarët duhet të ndjekin një procedurë të thjeshtë online. Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.
    Për të plotësuar kërkesën, aplikantët duhet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar. Ata që kanë nevojë për ndihmë me procesin e aplikimit ose me dokumentet, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësive administrative të Bashkisë Tiranë.
    Ky program paraqet një mundësi të rëndësishme për qytetarët që synojnë të rrisin cilësinë e jetës dhe të sigurojnë një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për familjet e tyre.
     
     

  • Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

    Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

    Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.
    Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

    Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.
    Programi është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të sigurojnë kushte më të mira për familjet e tyre.

  • Përmirësimi i kushteve të banesave, hapen aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

    Përmirësimi i kushteve të banesave, hapen aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

    Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.

    Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

    Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.

    Programi është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të sigurojnë kushte më të mira për familjet e tyre.

  • SYRI TV/ Zjarri shkrumbon rivierën shqiptare, banorët: Janë vendosur qëllimisht

    SYRI TV/ Zjarri shkrumbon rivierën shqiptare, banorët: Janë vendosur qëllimisht

    Zjarri në rivierën shqiptare ka lënë pasoja të mëdha. Sipërfaqe të mëdha të shkrumbuar, aromën e tymit që prej disa ditësh nuk largohet nga zona e Borshit, por edhe banorë dhe pushues të frikësuar.

    Banorët, por edhe pronarët e lokaleve në jug të vendit në zonën e Borshit rrëfejnë momentet e marrjes flakë të bimësisë, por edhe afrimin e zjarrit në afërsi të banesave dhe rrezikun edhe për djegien e tyre. Ata tregojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe dëmet janë të konsiderueshme.

    Por dëme të mëdha janë shkaktuar në turizëm. Paniku i krijuar nga flakët dhe tymi i zjarrit ka frikësuar pushuesit në Borsh, të cilët janë larguar nga frika e marrjes flakë të banesave ku ata qëndronin.

    Madje pronarët e banesave dhe hoteleve tregojnë se kanë qenë vetë ata që u kanë thënë pushuesve të largohen për sigurinë e jetës së tyre deri sa zjarri të vendosej nën kontroll.

    Prej gati një 4 ditësh, riviera shqiptare nga Borshi, Lukova apo edhe zona rreth tyre kanë qenë nën pushtetin e flakëve të zjarrit.

    Zjarri dogji sipërfaqe të mëdha me bimë dhe shkurre dhe mbuloi me tym bregdetin në jug.