Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta.Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë.Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë dhënë zonat bregdetare të vendit.Edhe çmimet e qirasë, sipas agjentëve, kanë shënuar rritje gjatë periudhës, megjithëse Banka e Shqipërisë nuk ofron matje konkrete në shifra. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm.Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive, për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë.Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 6%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e kryeqytetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 21%.Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët tregoi përmirësim lehtë ndaj periudhës paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -2%, ose pothuajse neutrale. Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.Megjithatë, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 11.6 muaj, nga 9.3 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Rritja u përcaktua nga kryeqyteti dhe zonat jashtë bregdetit, ndërsa në zonat bregdetare tendenca ishte e kundërt. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit ndjeshëm në 11.1, nga 7.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare ra në 8.7, nga 10 muaj. Për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 12.8, nga 11.6 muaj.Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 62% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2025, rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë, krahasuar me 18% për gjashtëmujorin e mëparshëm. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së, nga 77% të raportuar në gjashtëmujorin e mëparshëm. Megjithatë, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.Pritjet për të ardhmen tregojnë se agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: banesave
-

Fluturojnë çmimet e banesave, rritje 41.7% në 6-mujorin e parë të vitit
Çmimet e banesave në 6 mujorin e parë të vitit i rrit me 41.7% në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, çmimet e pronave në periudhën janar-qershor u rritën me ritme më të shpejta në bregdet sesa në Tiranë.
“Çmimi mesatar i banesave u rrit me 14.6% në terma gjashtëmujorë dhe me 41.7% ndaj një viti më parë. Për Tiranën, indeksi u rrit 5.1% në terma gjashtëmujorë dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë”, vlerëson Banka e Shqipërisë.
Kërkesa për objekte banimi gjatë periudhës së qëndrueshme ndërkohë që rritja e ofertës sipas numrit të lejeve dhe sipërfaqes së ndërtimeve të reja ka rënë lehtë. Për shkak të çmimeve të larta koha e shitjes së një prone është rritur në raport me vitet e kaluara, të ndikuara sipas Bankës qendrore prej zhvillimeve në tregun e Tiranës.
Po ashtu, në vrojtim evidentohet se kostot e ndërtimit janë rritur në këtë periudhë të parë të vitit por me ritëm shumë më të ulta se çmimet e pronave në vend.
Blerja e pronave është mbështetur me rritje të kredisë për këtë gjashtëmujor të parë të vitit, por bankat kanë paralajmëruar ngadalësim të kredisë në tremujorin e tretë të vitit kjo për shkak edhe të kufizimeve në kredidhënie që ka vendosur Banka e Shqipërisë që hyn në fuqi në 1 korrik të këtij viti. -

Emigrimi masiv i të rinjve, një prej shkaqeve mbipopullimi i banesave
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.
Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.
Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.
Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%. Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.
Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.
Vendet e Europës Qendrore e Veriore kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.
Një faktor që ushqen emigracionin
Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.
Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.
Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.
Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.
Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.
Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.
Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.
Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.
Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin
Shkalla e mbipopullimit (overcroëding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar. Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:
-një dhomë për familjen;
-një dhomë për çdo çift në familje;
-një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;
-një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;
-një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;
-një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç. /Monitor -

Mafia e tokave në aksion! Po digjen dhjetra ha tek Gjiri i Lalzit, zjarri përparon drejt banesave
Nga Julian Hoxha
Pas deklaratave të kryeministrit se tokat shtetërore mund të merren e privatizohen për çmime qesharake, mafia e tokave ka hyrë në aksion edhe në Gjirin e Lalzit, ashtu siç ndodhi gjatë muajve të verës në të gjithë Shqipërinë, ku u dogjën nga veriu në jug sipërfaqe marramendëse pyjesh, me qëllimin për t’i shpyllëzuar në mënyrë që të bëhen lehtësisht të përfitueshme duke përdorur skemat e propozuara nga kryeministri.
Aktualisht, në Gjirin e Lalzit, në vendin e quajtur Fushë-Bizë, një zjarr i madh ka djegur rreth 50 hektarë kodra dhe vijon të përparojë duke iu drejtuar banesave, disa prej të cilave janë vetëm disa dhjetëra metra larg
Në vendngjarje nuk ka asnjë efektiv zjarrfikës apo personel të emergjencave civile për të shuar flakët. Të vetmit që ndodhen aty, sipas banorëve, janë disa policë të cilët po monitorojnë flakët.
-

Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave
Pas gati një dekade, për herë të parë që prej vitit 2016, Qeveria Shqiptare ka miratuar kostot e reja të ndërtimit të banesave, në përputhje me realitetin aktual të tregut.
Vendimi është marrë mbi bazën e një propozimi nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave.
Sipas këtij vendimi: kostoja mesatare e ndërtimit për vitin 2025 është vendosur në 56,491 lekë/m² për sipërfaqe shfrytëzimi, në nivel republike; për çdo qytet janë përcaktuar vlerat specifike të ndërtimit; në rast mungese të të dhënave për një qytet të caktuar, do të përdoren vlerat e qytetit më të afërt; në rast të ndryshimeve të çmimeve sipas manualit të integruar të çmimeve të ndërtimit, të dhënat e gjeneruara nga e-Albania do të kenë përparësi ndaj kostos mesatare të miratuar.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe përmirësimit të politikave sociale të strehimit në Shqipëri.
-

Tregu i banesave në SHBA po tronditet
Për pronarët e shtëpive, kohët e mira po marrin fund, shkruan The Economist Pak vendime të marra gjatë periudhës së pandemisë do të kishin rezultuar aq fitimprurëse sa blerja e një shtëpie në qytete si Atlanta, Austin apo Majami me një normë hipotekore prej rreth 2%, dhe mbajtja e saj ndërsa vlera u rritej me shpejtësi në vitet pasuese.Njerëzit kërkonin diell, hapësirë dhe arratisje nga k…
-

Tregjet e banesave më të shtrenjta në botë
Blerja e një shtëpie po bëhet gjithnjë e më e paarritshme në shumë nga qytetet kryesore të botës. Çmimet e pasurive të paluajtshme kanë tejkaluar ndjeshëm të ardhurat gjatë dekadave të fundit, duke e shtyrë përballueshmërinë në nivele historike të ulëta.Sipas studimit të Visual Capitalist, Hong Kongu kryeson listën globale me një raport çmim shtëpie, të ardhura prej 14.4. Kjo do të thotë se një shtëpi kushton mesatarisht më shumë se 14 vite të ardhura familjare.Oferta e kufizuar e tokës dhe kërkesa e fortë nga kapitali global vazhdojnë t’i mbajnë çmimet të paarritshme për shumicën e banorëve. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të rritur ofertën, përballueshmëria është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit.Vancouver, San Jose, Los Angeles, Honolulu, San Francisco dhe San Diego renditen të gjitha në dhjetëshen e parë të tregjeve më të papërballueshme të banesave.Këto qytete kombinojnë kërkesë të fortë, kufizime gjeografike dhe mungesë të furnizimit të ri të shtëpive, duke i çuar çmimet e banesave në nivele më shumë se 9–12 herë të ardhurat vjetore.Për shembull, në Los Anxhelos, raporti qëndron në 11.2, duke e bërë pothuajse të pamundur zotërimin e një shtëpie për familjet e klasës së mesme.Tregjet më të papërballueshme të banesave në botë (2025)Hong Kong – 14.4Sydney – 13.8San Jose – 12.1Vancouver – 11.8Los Angeles – 11.2Adelaide – 10.9Honolulu – 10.8San Francisco – 10Melbourne – 9.7San Diego – 9.5/ Visual Capitalist, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zjarr në Berat, flakët shumë pranë banesave
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në lagjen Çlirim në Berat.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rrezikohen edhe banesat përreth.
Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin. -

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë, evakuohen banorët e banesave pranë biznesit
Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Top Channel
-

VIDEO / Tension në lagjen “1 Maji” në Vlorë, banorët kundërshtojnë shembjen e banesave
Në Vlorë ka nisur një tjetër aksion i bashkërenduar i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Dy objekte në Radhimë u shembën për dalje nga leja e ndërtimit dhe zaptim të pronës publike. Ndërhyrje u kryen gjithashtu në lagjen “1 Maji”, pjesë e projektit për zgjatjen e rrugës Transballkanike dhe lidhjen e saj me portin e jahteve.
Në këtë zonë ka nisur shembja e disa banesave. Banorët kanë kundërshtuar largimin, duke hyrë në konflikt me Policinë dhe punonjësit e Inspektorateve. Ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe e kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.
Shembjet në lagjen “1 Maji” janë pjesë e një procesi të nisur dy vite më parë.
Banesat e përjashtuara nga legalizimet do të kompensohen me bonus qiraje dhe më pas do të përfshihen në shpërndarjen e banesave sociale që po ndërtohen në zonën e ish-Frigoriferit.
Një pjesë e banorëve që zotërojnë dokumentacion kanë nënshkruar marrëveshje me privatët për ndërtimin e pallateve, ndërsa për gjurmën e investimit publik, Bashkia e Vlorës ka ofruar opsione strehimi me qira të subvencionuar dhe mundësi aplikimi për banesa me kosto të ulët.
