Tag: banesat

  • Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji

    Niveli i Vjosës në pikë kritike, banesat ende të rrethuara nga uji

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 09:20
    Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq.
    Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut.

    Vjosa, tashmë në ditën e katërt të krizës, vijon të mbajë në ankth strukturat e emergjencave civile dhe pushtetin vendor, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit.

    Tre banesat pranë lumit Vjosë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji, ndërsa prezencë te ujit ka ende edhe në disa toka bujqësore në Novoselë.

    Po monitorohen prurjet që vijnë nga pjesa jugore ku sipas emergjencave civile, ato janë normalizuar për momentin.

  • Situata e rënduar e reshjeve në Korçë, përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat

    Situata e rënduar e reshjeve në Korçë, përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat

    Situata e rënduar nga reshjet ka sjellë vërshim të ujit në përroin që kalon përmes fshatit Kamenicë të Korçës duke u shoqëruar me rrezik të shtuar për banesat. 

    Sipas banorëve cilësia e dobët e skarpatës  ka bërë që një pjesë e saj të shkëputet dhe uji të drejtohet drejt banesave.
    “Siç e shikoni, lumi ka gërryer skarpatat të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat tek ura dhe na i kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar! Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita mos kaloni, ne kemi të sëmurë në shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër i ka hyrë i gjithë uji brenda. I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll çdo gjë ku në fakt nuk është.
    Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin nga këto gjëra. Tani ky rregullimi tek lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në çfarë gjendje është.
    Kemi frikë se do na prishen ca kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave”, është  shprehu Ramadan Bezati.
    “Situata është shumë e rënduar ka përmbytje, ka dy ditë që rrimë të gjithë bashkë jashtë dhe po hyn uji në shtëpitë tona. Siç e shihni dhe vetë si është. Na frikëson kjo situatë dhe po rrimë gjithë natën pa gjumë. Nuk është bërë punë e mirë në ndërtimin e skarpatës. Duhet të bëhet siç duhet kjo punë.
    Për momentin banesa të përmbytura nuk ka, por tendenca është që do hy ujë. Në lokale ka hyrë uji. Po vazhdoi deri në mëngjes shiu do hyjë në banesa. Ne po rrimë të gjithë fshati jashtë banesave siç e shihni. Kjo situatë ka ardhur nga lumi (skarpata) që nuk është ndërtuar mirë. Po të ishte bërë mirë investimi nuk do ishte bllokuar lumi. Nuk është pastruar asnjëherë lumi në 30 vjet. E parkojnë skavatorin sa bëjnë foto dhe nuk pastrojnë lumin”, thotë Altin Aliu.

    Top Channel

  • Përmbytjet/ Vendi nën pushtetin e reshjeve, ja si paraqitet situata

    Përmbytjet/ Vendi nën pushtetin e reshjeve, ja si paraqitet situata

    Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke në shumë qarqe të vendit, duke prekur toka bujqësore, rrugë dhe banesa. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar situatën e krijuar në vend si pasojë e këtyre reshjeve.
    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarqet Durrës, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe qarqe të tjera po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara, rikthimin e energjisë, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujit nga oborret e shtëpive.
    Në qarqet Dibër dhe Mat, Ministria informon se janë evakuuar familje të rrezikuara, ndërsa në zonat rurale po punohet për rikthimin e qarkullimit rrugor.
    Situata në qarqe:
    Durrës: Në Sukth po pastrohen kanalete me eskavatorë, ndërsa në Ishëm dhe Thumanë ekipet punojnë për hapjen e rrugëve të bllokuara dhe forcimin e argjinaturave. Zona të tjera si Bubq, Mazhë dhe Mallkuç janë prekur nga përmbytjet e tokave bujqësore.
    Lezhë: Në Shënkoll po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit. Në Shëngjin 10 forca të FA, 3 automjete dhe 3 pompa po largojnë ujin nga oborret e shtëpive dhe hoteleve. Në Kurbin dhe Mirditë po riparohen urat dhe pastrohen rrugët e bllokuara.
    Kukës dhe Shkodër: Po pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet, ndërsa në Has vlerësohen dëmet në urat e dëmtuara. Në Shalë u hap segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në punë për zhbllokimin e akseve.
    Gjirokastër dhe Vlorë: Në Libohovë, Dropull dhe Memaliaj po rikthehet energjia dhe po disiplinohen ujërat, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë po evakuohen familje dhe po largohen uji nga banesat.
    Fier: Në Lushnjë po monitorohet dalja e lumit Seman, pa rrezik për banesat.
    Elbasan dhe Berat: Po pastrohen akset rrugore dhe po mbrohen banesat nga dalja e lumit Kerpicë dhe Osum. Aksi Berat–Poliçan po rikthehet në funksion.
    Korçë: Në Devoll, Miras, Vithkuq, Bulgarec, Maliq dhe Kolonjë po riparohen urat dhe pasojat nga rrëshqitjet e dheut. Po monitorohet edhe rezervuari i Rotit.
    Dibër: Në Dibër, Klos dhe Mat po hapen rrugët e dëmtuara, evakuohen familje dhe mbrohen banesat e rrezikuara, ndërsa disa akse rurale vijojnë të jenë nën monitorim.

  • Uji rrezikon banesat/ Moti i keq, çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten disa rrugë

    Uji rrezikon banesat/ Moti i keq, çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten disa rrugë

    Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë nga këneta dhe duke përmbytur disa rrugë, oborre dhe sipërfaqe bujqësore.
    Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik.
    Banorët thonë se uji po shtohet me shpejtësi dhe kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile, ndërsa shprehen të shqetësuar për mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.

  • SYRI TV/ Banorët nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

    SYRI TV/ Banorët nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

    Banorët e dy vilave në zonën e plazhit në Durrës që janë privatizuar në vitin 2012 janë detyruar të dalin nga shtëpitë. Banorët shprehen janë në prag të vetëflijimit pasi nuk kanë ku të shkojnë nëse i nxjerrin nga banesat ku kanë jetuar prej 35 vitesh.

    Syri TV

    32 familje që prej 3 dekadash banojnë në vilat 36 dhe 38 në zonën e plazhit të Durrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kërkon që ata të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse 2 godinat janë privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk janë më pronë e bashkisë.

    Urdhri i përmbarimit që u kërkon të lënë banesat deri më datë 5 nëntor është vënë në funksion mëngjesin e kësaj të mërkure nga përfaqësues nga zyrat e përmbarimit kanë nxjerrë nga banesat disa familje ndërkohë aksioni do vazhdojë dhe të enjten.

     “Do të hidhem nga kati i dytë nëse tentojnë të më nxjerrin!”. Ky ka qenë kërcënimi ekstrem që ka bërë një nga banorët e dy vilave private në plazhin e Durrësit. Në 20 shtator 2012, Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës ia kanë shitur vilat 36 dhe 38 shtetasit Mikel Noçka, i cili tani kërkon lirimin e godinave nga familjarët.

  • Skenar i denjë për filma, hajduti gjen mënyrën e “veçantë” për të grabitur banesat në Greqi, policia i sekuestron mbi 280 mijë euro

    Skenar i denjë për filma, hajduti gjen mënyrën e “veçantë” për të grabitur banesat në Greqi, policia i sekuestron mbi 280 mijë euro

    Mënyra që kishte gjetur një burrë 59-vjeç për të grabitur banesat në zonën e Pire-ut në Greqi është e denjë për skenare filmash.
    Sipas mediave, bëhet me dije se burri, i cili shënjestronte banesat ku jetonin kryesisht të moshuarit, shkonte si punëtor. Ai shtirej sikur ishte hidraulik dhe sapo hynte brenda banesave, niste zbatimin e planit të tij.
    59-vjeçari u pikas nga policia duke lëvizur në Pire dhe i thirrën që të ndalonte.

    Kësaj thirrje burri refuzoi t’i përgjigjej dhe tentoi të largohej, por arratia e tij do të zgjaste shumë pak.
    Brenda pak sekondave ai u arrestua nga policia, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan 37,050 dollarë, para të cilat, siç rezultoi, ai sapo i kishte marrë nga shtëpia e një gruaje të moshuar që ndodhej aty pranë. Shuma e parave iu kthye të moshuarës menjëherë.
    Por sipas policisë, 59-vjeçari rezulton që të jetë autor i 15 rasteve të tjera vjedhjesh, në disa zona të ndryshme. Në total, burrit iu sekuestruan 282 mijë euro./vizionplus.tv

  • Taksë e re për banesat / Ja si ndryshon vlera për …

    Taksë e re për banesat / Ja si ndryshon vlera për …

    Ndërsa Ministria e Financave po zhvillon konslutime me grupet e interesit për darftligjin mbi përcaktimin e vlerës së taksueshme së pasurive të paluajtshme dhe llogaritjen mbi taksën e ndërtesës, Shoqata e Ndërtuesve ka paraqitur propozime konkrete për t’u përfshirë në draft.
    Referuar shkresës zyrtare të Shoqatës dërguar Ministrisë e Financave, propozohet taksim progresiv për ndërtesat.
    Konkretisht banesat e para, të përdorura për banim nga pronari ose familja e tij, të përjashtohen ose të taksohen simbolikisht (deri në 0.01% të vlerës taksueshme).
    Banesat e dyta të taksohen me 50% të shkallës standarde, ndërsa banesat e treta e më shumë deri në 150% të shkallës standarde.

    Sipërfaqja minimale në rastet kur është e prezumuar të jetë 50 m² për banesë; 15 m² për garazh; 100 m² për njësi ekonomike.

    Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, kjo qasje rrit drejtësinë fiskale dhe reflekton kapacitetin real pagues të qytetarëve.

    Sa i takon apartamenteve të pashitura, ku sipas draftit, sapo ndërtesa përfundon dhe merr leje përdorimi, të gjitha njësitë edhe ato të pashitura hyjnë në taksim, me zhvilluesin si taksapagues.

    Në këndvështrimin e Shoqatës së Ndërtuesve, ky trajtim ngarkon zhvilluesit me barrë fiskale të parakohshme për pasuri që nuk gjenerojnë ende të ardhura, duke u trajtuar njësoj si pronarët fundorë, në kundërshtim me parimin e taksimit mbi përdorimin real.

    Për këtë arsye propozohet që për njësitë e pashitura në ndërtesa të përfunduara, që mbeten në pronësi të zhvilluesit dhe nuk janë dhënë në përdorim apo qira, taksimi pezullohet deri në momentin e shitjes ose dhënies në përdorim.
    Ndërtuesit propozojnë se nëse bashkia vendos një vlerësim prezumues për shkak të mungesës së pronarit, qytetari të ketë të drejtë të kërkojë rishikim me efekt nga fillimi i vlerësimit, jo vetëm për vitin pasues. Çmimet referuese të caktohen vetëm nga një organ qendror i pavarur dhe këshillat bashkiakë nuk duhet të kenë kompetencë t’i ndryshojnë çmimet sipas interesave lokale.

    Projektvendimi aktual parashikon çmime uniforme brenda një zone, pa reflektuar diferencat midis ndërtesave të reja dhe të vjetra, apo midis blloqeve më të kërkuara dhe atyre më pak të kërkuara.

    Në këtë pikë ndërtuesit sugjerojnë të parashikohet mundësia që pronari të kërkojë vlerësim nga një ekspert i licencuar, kur provon që çmimi referues i zonës nuk pasqyron vlerën reale tregtare të ndërtesës. Ndërsa bashkia të ketë të drejtë të përdorë koeficiente korrigjues sipas: vitit të ndërtimit; cilësisë së ndërtimit; destinacionit; gjendjes faktike; nivelit të amortizimit.

  • Taksë e re për banesat/ Ja si ndryshon vlera për të parën, të dytën dhe të tretën

    Taksë e re për banesat/ Ja si ndryshon vlera për të parën, të dytën dhe të tretën

    Ndërsa Ministria e Financave po zhvillon konslutime me grupet e interesit për darftligjin mbi përcaktimin e vlerës së taksueshme së pasurive të paluajtshme dhe llogaritjen mbi taksën e ndërtesës, Shoqata e Ndërtuesve ka paraqitur propozime konkrete për t’u përfshirë në draft.
    Referuar shkresës zyrtare të Shoqatës dërguar Ministrisë e Financave, propozohet  taksim progresiv për ndërtesat.
    Konkretisht banesat e para, të përdorura për banim nga pronari ose familja e tij, të përjashtohen ose të taksohen simbolikisht (deri në 0.01% të vlerës taksueshme).
    Banesat e dyta të taksohen me 50% të shkallës standarde, ndërsa banesat e treta e më shumë deri në 150% të shkallës standarde.
    Sipërfaqja minimale në rastet kur është e prezumuar të jetë 50 m² për banesë; 15 m² për garazh; 100 m² për njësi ekonomike.
    Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, kjo qasje rrit drejtësinë fiskale dhe reflekton kapacitetin real pagues të qytetarëve.
    Sa i takon apartamenteve të pashitura, ku sipas draftit,  sapo ndërtesa përfundon dhe merr leje përdorimi, të gjitha njësitë  edhe ato të pashitura  hyjnë në taksim, me zhvilluesin si taksapagues.
    Në këndvështrimin e Shoqatës së Ndërtuesve, ky trajtim ngarkon zhvilluesit me barrë fiskale të parakohshme për pasuri që nuk gjenerojnë ende të ardhura, duke u trajtuar njësoj si pronarët fundorë, në kundërshtim me parimin e taksimit mbi përdorimin real.
    Për këtë arsye propozohet që për njësitë e pashitura në ndërtesa të përfunduara, që mbeten në pronësi të zhvilluesit dhe nuk janë dhënë në përdorim apo qira, taksimi pezullohet deri në momentin e shitjes ose dhënies në përdorim.
    Ndërtuesit propozojnë se nëse bashkia vendos një vlerësim prezumues për shkak të mungesës së pronarit, qytetari të ketë të drejtë të kërkojë rishikim me efekt nga fillimi i vlerësimit, jo vetëm për vitin pasues. Çmimet referuese të caktohen vetëm nga një organ qendror i pavarur dhe këshillat bashkiakë nuk duhet të kenë kompetencë t’i ndryshojnë çmimet sipas interesave lokale.
    Projektvendimi aktual parashikon çmime uniforme brenda një zone, pa reflektuar diferencat midis ndërtesave të reja dhe të vjetra, apo midis blloqeve më të kërkuara dhe atyre më pak të kërkuara.
    Në këtë pikë ndërtuesit sugjerojnë të parashikohet mundësia që pronari të kërkojë vlerësim nga një ekspert i licencuar, kur provon që çmimi referues i zonës nuk pasqyron vlerën reale tregtare të ndërtesës. Ndërsa bashkia të ketë të drejtë të përdorë koeficiente korrigjues sipas: vitit të ndërtimit;  cilësisë së ndërtimit;  destinacionit;  gjendjes faktike; nivelit të amortizimit.

  • Zjarret gjatë verës, Rama: Qeveria do dëmshpërblejë banesat dhe bagëtitë e humbura

    Zjarret gjatë verës, Rama: Qeveria do dëmshpërblejë banesat dhe bagëtitë e humbura

    Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, morën pjesë sot në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
    Në fjalën e tij, Rama tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht.
    Dëmshpërblimi i qytetarëve, thekson kryeministri,  do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.

    Rama: Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë, së shpejti, do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Të gjithë të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore, do ta sanksionojmë edhe me ligj këtë.
    Kemi mbetur i vetmi vend në Evropë që nuk e ka një ligj të tillë. Ka ardhur koha t’i bashkohemi vendeve të tjera duke u dhënë mundësi të gjithëve të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por edhe për sipërmarrjet, njësitë e bizneset që duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet. Koha në të cilën jetojmë, në mbarë botën, në çdo pjesë të Evropës, është një kohë ku ndryshimet e klimës po sjellin gjithmonë e më shumë sfida të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, ku përfshihen përmbytjet dhe zjarret.
    /vizionplus.tv

  • LIVE/ Dëmet nga zjarret, Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do dëmshpërblehen për banesat dhe bagëtitë

    LIVE/ Dëmet nga zjarret, Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do dëmshpërblehen për banesat dhe bagëtitë

    Kryeministri Edi Rama prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit. 
    Të pranishëm në këtë aktivitet që zhvillohet në Farkë janë edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu de ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. 
    Sipas ministrave Vengu dhe Koçiu, inovacioni dhe teknologjia do të jenë pjesë e transformimit të mbrojtjes civile. 
    “Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo besoj është shumë e rëndësishme”, tha Edi Rama.