Hetimet për çështjen që përfshin zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe të pandehurit Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, janë zgjeruar ndjeshëm.
Përveç vendimmarrjes për masat e sigurisë, GJKKO ka firmosur 28 urdhra për kontroll banesash dhe një sërë sekuestrimesh të pajisjeve elektronike, përfshirë celularë, laptopë dhe dokumente administrativë, me qëllim sigurimin e provave të nevojshme për hetimin.
Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka pezulluar ditën e djeshme nga detyra zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe i ka ndaluar asaj daljen jashtë vendit.
Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.
Dje SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Ndërkohë përveç masave ndaj Ballukut, gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për dy vartësit e saj, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, të cilët janë lënë në “arrest shtëpie”.
Tag: banesash
-

Çështja “Balluku” / GJKKO urdhëron 28 kontrolle banesash dhe sekuestrim të pajisjeve elektronike
-

Tronditet Gjermania/ Svastika me gjak në makina e mure banesash, policia heton incidentin misterioz në Frankfurt
50 automjete të lyera në dukje me gjak njeriu, kanë vënë në lëvizje autoritetet gjermane.
Incidenti ndodhi në qytetin e Hanau pranë Frankfurtit, thotë policia, që pohoi në një deklaratë se svastika me gjak janë shfaqur nëpër makina, por edhe në mure banesash e në kuti postare. Ishte një burrë që njoftoi fillimisht se një makinë në lagjen e tij ishte lyer me një lëng në formë të kuqerremtë në formë svastike.
Por efektivët shkuan në vendngjarje të kontrollonin, gjetën dhe shumë automjetete të tjera dhe fasada banesash të lyera në zonën përreth. Svastikat janë të ndaluara në Gjermani në bazë të ligjeve që ndalojnë rreptësisht përdorimin e simboleve naziste. Policia e pohoi se teste paraprake dëshmuan se më shumë gjasë, lënda e përdorur është gjak njeriu. “Ende nuk ka asnjë të dhënë se nga është marrë ai; zyrtarët nuk janë ende në dijeni të ndonjë lëndimi në lidhje me incidentin,” nënvizuan drejtues të saj.
Autoritetet lokale thanë se po përpiqeshin “të zgjidhnin misterin” dhe i kanë bërë thirrje publikut për informacion. Zëvendëspresidenti i Bundestagut, Omid Nouripour, tha se episodi i mistershëm e ka shokuar, dhe kërkoi që ai të zgjidhet sa më shpejt. “Një akt i tillë në zemër të Hanau-t, rihap plagët e sulmit terrorist të ekstremit të djathtë pesë vjet më pare atje”, shkroi ai në platformën X, duke iu referuar vrasjes së nëntë personave nga një person i armatosur që shënjestronte emigrante ne shkurt të vitit 2020. Svastika konsiderohet një simbol i urrejtjes që evokon tmerret e Gjermanisë naziste dhe traumën e Holokaustit. -

“Çimoni” u arrestua me gomonen me drogë në brigjet e Greqisë, kontrolle banesash në Sarandë
FOTO ILUSTRUESE
SARANDË-Pas ekzaminimeve në spitalin e Filatit dhe shoqërimit më pas në policinë e Igumenicës të 50-vjeçarit nga Saranda, Edmond Musa i njohur si “Çimoni”, Policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues gjysmë të fundosur. Në gomone u gjetën rreth 80 kg marijuanë. Dyshohet se pas sinjalit ‘SOS’ të lëshuar nga vetë Musa, një sasi tjetër e drogës të jetë hedhur në det.
Deti i trazuar ka detyruar 50-vjeçarin nga Saranda të lëshojë sinjalin “SOS” dhe në ndihmë të tij janë nisur mjetet lundruese të policisë kufitare të Korfuzit dhe Igumenicës, duke e gjetur atë në zonën ishullore “Prasoudi”. Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe Policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle banesash në qytetin bregdetar.50-vjecari Edmond Musa, njihet si një prej skafistëve më të vjetër në qytet, i dyshuar shpesh se kryente linjën e trafikut të drogës drejt Korfuzit me gomone ose jet-ski./ZËRI