Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Osum në fshatin Leshnjë të Bashkisë Korçë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në bujqësi e blegtori.
Banorët raportojnë se uji ka depërtuar me shpejtësi në disa godina dhe stalla, duke rrezikuar jetën e njerëzve, por dhe bagëtinë.
Adriatik Ropi tregon se ujërat kanë hyrë brenda stallës së tij, duke vënë në rrezik çobanin që ndodhej në punë si dhe duke shkaktuar ngordhjen e rreth 50 deleve.
Të dëmtuar nga dalja e lumit Osum janë edhe banorët Robert Ropi dhe Perparim Nako, të cilët raportojnë dëme si në shtëpitë e tyre ashtu edhe në mjediset bujqësore e blegtorale.
Fshati Leshnjë, pjesë e njësisë administrative Vithkuq, është një zonë që mbështetet kryesisht në blegtori, çka e bën goditjen nga përmbytjet edhe më të rëndë për familjet që jetojnë aty. Autoritetet vendore ndodhen në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të mbështetur banorët.
Tag: banesa
-

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
-

Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit
Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.
Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit.
Prurjet e pazakonta kishin depërtuar përmes çarjes, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë. -

Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht, familjarët kërkojnë strehim urgjent
Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.
Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta. -

Pogradec/ Iu shemb banesa, banori apel për ndihmë
Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dh se bën kimioterapi në Tiranë.
Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.
“Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.
Situtata e përditësuar nga reshjet e shiut në Bashkinë Pogradec:
Pati prurje nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit.Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas raportohet për prezencë uji në banesa.
Në fshatrat Dardhas, Proptisht e Çërravë ka pasur rrëshqitje të dherave.
Po punohet në hidrovori i Tushemishtit për stabilizimin e situatës.Strukturat e Bashkisë, si grupet e ujësjellës–kanalizimeve dhe shërbimi zjarrfikës, vazhdojnë të jenë në terren për menaxhimin e situatës. -

Zhduket e moshuara në Devoll, dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit
Një e moshuar nga fshati Progër i bashkisë së Devollit rezulton e zhdukur nga orët e para të mëngjesit të kësaj të premte
Flora Hoxha me probleme të shëndetit mendor e cila jeton bashkë me bashkëshortin e saj, mësohet të ketë dalë nga banesa rreth orës 05:00 dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për 75 vjeçaren. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici në orën 08:30.
Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë përfunduar në ujërat e kanalit në qendër të fshatit, i mbushur me ujë ashtu siç është prej dy ditësh siç është dhe vet fshati ProgërForca të shumta të policisë të komisaritit të Devollit, forcat Shqiponja dhe datashmenti i këmbësorisë se juglindjes dhe banorë të zonës janë në kërkim të të moshuarës
Forcat e ushtrisë pasditen e sotme kanë kontrolluar të gjithë vijën ujore të kanalit nga banesa e saj e deri tek vendi ku ujërat bashkohen me lumin Devoll, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.
“Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në terren që prej mëngjesit ndodhen shërbimet policore, që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit”, njofton policia./vizionplus.tv -

Video/ Iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, prek me fjalët i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete, s’kam ku t’i çoj fëmijët
Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.
Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
Prekës ishte apeli i një burri që vuan nga kanceri, i cili tha se nuk kishte ku të qëndronte pas shembjeve në banesën e tij.
“Bëj kimio, s’kam ku të vete. Ku ti çojë fëmijët unë. I kam lënë te komshinjtë. Jam vet i gjashtë’, tha banori.Top Channel
-

Banesa të shembura në Rrëmenj të Pogradecit, familjet kërkojnë strehim urgjent
Dy banesa në fshatin Rrëmenj të bashkisë Pogradec janë shembur pjesërisht si pasojë e vërshimit të ujërave nga stuhia e fuqishme që ka goditur zonën.
Shtëpitë janë shpallur të pabanueshme, ndërsa familjarët kanë bërë apel për strehim të menjëhershëm, pasi nuk kanë ku të kalojnë natën.
Banorët tregojnë se uji ka hyrë me forcë brenda banesave, duke shkaktuar dëmtime serioze në muret dhe strukturën e tyre.
Sipas autoriteteve lokale, dëmet më të mëdha në Pogradec nga moti i keq janë regjistruar pikërisht në fshatin Rrëmenj, ndërsa ekipet e emergjencave janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ardhur në ndihmë familjeve të prekura. Po pritet ndërhyrje për strehimin e përkohshëm të banorëve dhe parandalimin e dëmeve të tjera. -

Përmbytjet në Pogradec, dy banesa shemben pjesërisht/ Familjarët kërkojnë strehim urgjent
Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.
Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
Rëmenji rezulton deri tani zona më e prekur nga stuhia në Pogradec, ku dëmet materiale janë konsiderueshëm më të larta.Top Channel
-

Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO
Përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit, ku argjinaturat janë shkatërruar njëra pas tjetrës, duke vënë në rrezik banesa, blegtori dhe prodhimin bujqësor. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë përfshirë nga ujërat që kanë dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike.
Çarja e argjinaturës së lumit Bistricë në Çukë – Bagëti të mbytura, stalla të shkatërruara, banesa nën ujë
Argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.
Uji ka përfshirë me shpejtësi fermat dhe magazinat bujqësore, duke shkatërruar qindra tonë misër, ushqim për bagëti, lëndë ushqimore të depozituara dhe pajisje të fermave. Për shkak të prurjeve të mëdha, pesë banesa janë përmbytur, duke detyruar familje të largohet përkohësisht.
Katër barinj u izoluan për orë të tëra brenda një stalle me dhjetëra dele, ndërsa vetëm ndërhyrja me vonesë e emergjencave civile shmangu humbje të tjera njerëzore.
Operacion i ushtrisë për shpëtimin e deleve – Ndërhyrje me mjete speciale në Çukë
Për herë të parë pas shumë vitesh, forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile u angazhuan në një operacion të drejtpërdrejtë evakuimi të kafshëve të bllokuara. Ushtarët hynë në ujë deri në 1 metër lartësi, dhe me mjete të posaçme tërhoqën delet nga stalla e rrethuar nga uji.
Ndërkohë, një pulari në Çukë ka pësuar dëme të rënda, ku uji ka shkatërruar ushqimin e shpendëve, inkubatorë, pajisje elektrike dhe një pjesë të prodhimit.
Pavlla del nga shtrati – 6 fshatra të Markatit të izoluar
Situata është kritike edhe në Konispol, ku lumi Pavëll ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar 6 fshatra të Njësisë Administrative Markat:Markat, Dishat, Ninat, Janjar, Shalës dhe Vërvë
Rruga mbeti për disa orë e pakalueshme. Banorët thonë se mungesa e pastrimit të kanaleve dhe investimeve serioze në argjinatura ka sjellë përhapjen e ujit drejt zonave të banuara dhe fushave bujqësore.
Mandarinat nën ujë – Dëme të rënda në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrina
Fushat e Konispolit, zona me prodhimin më të madh të mandarinave në Shqipëri, janë plotësisht të përmbytura. Parcela të tëra me mandarina në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrinë ndodhen nën ujë në momentin e korrjes.
Fermerët paralajmërojnë se:
“Nëse uji qëndron edhe dy ditë, pemët do të humbasin prodhimin dhe mund të thahen edhe për vitet e ardhshme.”
Dëmet ekonomike në mandarina, perime dhe foragjere mund të shkojnë në miliona euro, duke goditur qindra familje që jetojnë vetëm nga bujqësia.
Bamatat – Shembet argjinatura pak ditë pas vizitës së ministrit
Në Bamatat të Delvinës, argjinatura është shembur vetëm pak ditë pasi u vizitua publikisht nga Ministri i Bujqësisë dhe deputetët Ardit Bido dhe Vasil Llajo, të cilët e prezantuan si një investim “strategjik” për mbrojtjen e fermerëve nga përmbytjet.
Pas shirave, strukturat e sapo ndërtuara nuk i rezistuan dot prurjeve të lumit. Banorët kërkojnë hetim të punimeve dhe ndëshkim për përgjegjësit, duke e cilësuar projektin si “punim të dobët dhe pa cilësi”.
Thirrjet e banorëve: “Të shpallet gjendja e emergjencës!”
Banorët e të gjithë zonave të prekura kërkojnë shpallje të gjendjes së emergjencës, dëmshpërblim dhe ndërhyrje të menjëhershme në argjinatura, kanale dhe rrugë.
“Nëse shteti nuk ndërhyn tani, nesër nuk do të mbetet as një pemë, as një lopë, as një familje këtu.”
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
