Tag: banesa

  • SYRI TV/ Përmbytjet, dëme në banesa e biznese, 62 familjeve u është dëmtuar shtëpia

    SYRI TV/ Përmbytjet, dëme në banesa e biznese, 62 familjeve u është dëmtuar shtëpia

    Banorët e zonave të përmbytura janë ende duke u përballur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Elektroshtëpiake të djegura, vegla pune të dëmtuara dhe makina të cilat nuk mund të kethehen më në funksion, janë dëmi kolosal për banorët e këtyre zonave është ajo që la pas vërshimi I ujit.

    SYRI TV

    Përmbytjet e shkaktuara gjatë javës që shkoi kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike për shumë nga banesat që u përfshinë nga uji. Dhjetëra familje u evakuuan duke lënë çdo gjë pas. Komisionet e verifikimit në Bashkinë Pogradec kanë konstatuar dëme të mëdha në 62 familje për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse.

    Sot, kur niveli i ujit fatmirësisht është tërhequr, dëmet shihen më qartë në fshatin Sovjan. Toka bujqësore është shkatërruar, stallat janë ende me balte dhe dhjetra  krerë bagëti janë humbur. Për shumë familje, kjo nuk është thjesht një humbje ekonomike — është humbja e vetmes burim jetese.

    Banorët shprehen të zhgënjyer nga mungesa institucionale. Sipas tyre, asnjë përfaqësues i autoriteteve nuk ka mbërritur në Sovjan për të bërë vlerësimin e dëmeve, për të ofruar ndihmë ekonomike.

    Dalja nga shtrati e lumit Vjosë ka shkaktuar përmbytje në zonën e Novoselës, ku 11 familje të komunitetit rom janë prekur drejtpërdrejt nga dëmet, ndërsa 3 familje të tjera në fshatin Fitore raportojnë situatë të ngjashme. Vladimir Bitaj shprehet se edhe kur u përmbytën në 2021 shteti nuk u bëri asnjë dëmshpërblim.

    Në lezhë janë shënuar dëme të mëdha nga përmbytjet ku uji ka përfshirë disa banesa.

    Në Mirditë, dy banesa rezultojnë të rrezikuara nga rrëshqitjet e dherave. Në Lezhë dhjetëra banesa vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji pasi nuk po ndodh tërheqja e ujit për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.  

    Autoritetet vijojnë me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjarët dhe gjënë e gjallë në terren ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një konkretizim të veprimeve për të mbajtur procvesverbale për dëmet e shkaktuara e më pas edhe dëmshpërblim në çdo zonë të prekur nga përmbytjet.

     

  • Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

    Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

    Banorët e Novoselës që i kanë shtëpitë afër lumit Vjosë dhe që përmbyten sa herë ai del nga shtrati janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ku dëmet janë të konsiderueshme.

    Në Sarandë situata sot ka nisur të përmirësohet. Punohet me intensitet nga shërbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, për riparimin e dëmeve ne argjinaturën e basenit te Lumit Bistrica. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët.
    Në Korçë po punohet për riparimin e argjinaturave të çara në lumenjtë Dunavec dhe Devoll, ndërkohë që në një bilanc paraprak, përmbytjet dëmtuan 200 banesa dhe një sipërfaqe rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore. Po ashtu vijon puna për largimin e inerteve nga rruga Qukës-Qafë Plloçë.
    Pavarësisht fillimit të uljes së nivelit të ujit pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, situata në disa zona të Shënkollit, Zejmenit dhe Kolshit mbetet e vështirë, me banesa ende të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
    Në Shkodër, në lartësinë mbi 950 metër por edhe në Kukës e Dibër vijon të ketë reshje bore. Po ashtu në Bulqizë botë ka rënë deri në lartësinë 500 metra dhe raportohen vështirësi të vogla në rrugët që lëvizin për tek minierat e zonës D, Martanesh dhe Tërnovë.

    Top Channel

  • RENEA aksion në Pukë, rrethohet banesa e një të shumëkërkuari

    RENEA aksion në Pukë, rrethohet banesa e një të shumëkërkuari

    Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 14:24
    Këtë të hënë, që në orët e para të mëngjesit, policia e Pukës ka rrethuar një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku dyshohet të jetë strehuar një person i shpallur në kërkim.
    Drejt zonës janë nisur edhe forcat RENEA nga Tirana.
    Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar dhe nuk ka informacion mbi aksionin e ndërmarrë.

  • Lezhë/ Banesa dhe toka ende nën ujë, banorët përballen me vështirësi pas përmbytjeve

    Lezhë/ Banesa dhe toka ende nën ujë, banorët përballen me vështirësi pas përmbytjeve

    Edhe pas dy ditësh nga mbyllja e argjinaturës në qarkun e Lezhës, situata në zonat e përmbytura mbetet shqetësuese.
    Uji në zonat e banuara po tërhiqet me shumë vështirësi, duke krijuar probleme serioze për banorët.
    Dhjetëra banesa ende qëndrojnë të rrethuara nga uji, ndërsa mbi 100 hektarë tokë mbeten plotësisht nën ujë, duke penguar aktivitetet normale dhe përditshmërinë e banorëve.
    Sipas raportimev nag terreni, banorët përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha në lëvizje, pasi prezenca e ujit në terren mbetet e madhe dhe e shqetësueshme.
    Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet për përmirësimin e gjendjes, por rikuperimi i plotë i zonave të prekura kërkon kohë.
     

  • Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit/ Përmirësohet situata në Vlorë, rikthehen në banesa familjet që u përmbytën

    Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit/ Përmirësohet situata në Vlorë, rikthehen në banesa familjet që u përmbytën

    Situata në qarkun e Vlorës është përmirësuar orët e fundit ndërsa bëhet me dije nuk ka më problematika me prezencën e ujit në banesa. Gjithashtu bëhet me dije se familje që patën prezencë uji janë rikthyer në banesa.

    Për 22 familjet e komunitet romë në Sarandë janë dhënë 22 çadra dhe artikujt e nevojshëm për kompletim e tyre. Akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga ana e kontraktrorëve kryen monitorime dhe pastrime të akseve për prezencë inertesh.

    Akset rurale janë të kalueshme me përjashtim të problematikave që ju kemi informuar në fshatrat e bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol. Të shtunën ka vazhduar me intensitet puna për rregullimin e argjinatures së Çukë-Bërdënesh në bashkinë Sarandë.

    Furnizimi me energji elektrike në bashkitë Delvin, Finiq dhe Konispol ka ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Lidhur me situatën në lumin Vjosë nivelet kanë rënë dhe janë tërhequr ujërat nga tokat. Aktualisht lumi është në shtrat. Lidhur me sipërfaqen nën ujë vazhdojnë të jenë një pjesë e tokave të përmbytura si pasoj e çarjes së Argjinaturës në Çukë-Bërdëneshnë Sarandë.

  • Moti i keq/ Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytura, parandaluam një katastrofë në Shkodër

    Moti i keq/ Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytura, parandaluam një katastrofë në Shkodër

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur bilancin paraprak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin prej katër ditësh.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nga qendra lëvizëse e Emergjencave Civile të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, në një prononcim ai deklaroi Shqipëria po përballet me një front meteorologjik me reshje të pandërprera dhe intensitet rekord, duke shkaktuar përmbytje në zonat lumore dhe në ultësirën perëndimore. Më të prekura deri tani janë qarqet Lezhë, Dibër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Deri më sot zonat më të prekura janë qarqet e Lezhës, DIbrës, Fierit, Beratit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Strategjia jonë u bazua në paralajmërim, ;parandalim dhe mbështetje të banorëve të bashkive më të prekura. Nga ana tjetër, menaxhimi i kaskadës së Drinit pavarësisht prurjeve të mëdha anësore, evitoi atë që potencialisht mund të ishte kthyer në një katastrofë në zonën e Shkodrës”,- tha Vengu.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Vengu theksoi se strategjia e emergjencave ishte e bazuar në paralajmërim, parandalim dhe mbështetje të banorëve të zonave më të goditura. Sa i takon bilancit të dëmeve, nuk janë regjistruar evakuime masive, por vetëm evakuime të përkohshme në zonat me rrezik të lartë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Fillimisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin dhe më tej në Vlorë dhe Korçë me 52 familje të evakuara në Vlorë dhe 18 familje të evakuuar në Qarkun e Korçës”,- tha Vengu.

    Në lidhje me dëmet në banesa, ministri raportoi për afro 1000 banesa të përmbytura, në përmasa të ndryshme.

    “Sa i përket banesave, sipas raportimeve kemi padyshim banesa të cilat janë depërtuar nga uji në masa të ndryshme kryesisht në Qarkun e Korçës me 300 banesa, në Fier 25 banesa, në Lezhë 600 banesa dhe në Vlorë 52 prej tyre”,- tha Vengu.

    Kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, tha për Report Tv se pjesa më e madhe e familjeve që u evakuuan për shkak të përmbytjeve, tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

    “Një pjesë e konsiderueshme e tyre, atje ku janë krijuar kushtet optimale për t’u kthyer na banesa, janë kthyer në banesa dhe po merren me pastrimin dhe sistemin e banesave. Pjesa tjetër do të kthehet pasi të krijohen kushtet”,- tha Çako.

  • Piro Vengu: Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytur

    Piro Vengu: Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytur

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur bilancin paraprak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin prej katër ditësh.
    Nga qendra lëvizëse e Emergjencave Civile të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, në një intervistë për Report Tv ai deklaroi Shqipëria po përballet me një front meteorologjik me reshje të pandërprera dhe intensitet rekord, duke shkaktuar përmbytje në zonat lumore dhe në ultësirën perëndimore. Më të prekura deri tani janë qarqet Lezhë, Dibër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
    “Deri më sot zonat më të prekura janë qarqet e Lezhës, DIbrës, Fierit, Beratit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Strategjia jonë u bazua në paralajmërim, ;parandalim dhe mbështetje të banorëve të bashkive më të prekura. Nga ana tjetër, menaxhimi i kaskadës së Drinit pavarësisht prurjeve të mëdha anësore, evitoi atë që potencialisht mund të ishte kthyer në një katastrofë në zonën e Shkodrës”,- tha Vengu.
    Vengu theksoi se strategjia e emergjencave është bazuar në paralajmërim, parandalim dhe mbështetje të banorëve të zonave më të goditura. Sa i takon bilancit të dëmeve, nuk janë regjistruar evakuime masive, por vetëm evakuime të përkohshme në zonat me rrezik të lartë.
    “Fillimisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin dhe më tej në Vlorë dhe Korçë me 52 familje të evakuara në Vlorë dhe 18 familje të evakuuar në Qarkun e Korçës”,- tha Vengu.
    Në lidhje me dëmet në banesa, ministri raportoi për afro 1000 banesa të përmbytura, në përmasa të ndryshme.
    “Sa i përket banesave, sipas raportimeve kemi padyshim banesa të cilat janë depërtuar nga uji në masa të ndryshme kryesisht në Qarkun e Korçës me 300 banesa, në Fier 25 banesa, në Lezhë 600 banesa dhe në Vlorë 52 prej tyre”,- tha Vengu.

  • Ministri Vengu: Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytura, parandaluam një katastrofë në Shkodër

    Ministri Vengu: Dëme në 7 qarqe të vendit, afro 1000 banesa të përmbytura, parandaluam një katastrofë në Shkodër

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur bilancin paraprak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin prej katër ditësh.
    Nga qendra lëvizëse e Emergjencave Civile të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, në një intervistë për Report Tv ai deklaroi Shqipëria po përballet me një front meteorologjik me reshje të pandërprera dhe intensitet rekord, duke shkaktuar përmbytje në zonat lumore dhe në ultësirën perëndimore. Më të prekura deri tani janë qarqet Lezhë, Dibër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.
    “Deri më sot zonat më të prekura janë qarqet e Lezhës, DIbrës, Fierit, Beratit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Strategjia jonë u bazua në paralajmërim, ;parandalim dhe mbështetje të banorëve të bashkive më të prekura. Nga ana tjetër, menaxhimi i kaskadës së Drinit pavarësisht prurjeve të mëdha anësore, evitoi atë që potencialisht mund të ishte kthyer në një katastrofë në zonën e Shkodrës”,- tha Vengu.
    Vengu theksoi se strategjia e emergjencave është bazuar në paralajmërim, parandalim dhe mbështetje të banorëve të zonave më të goditura. Sa i takon bilancit të dëmeve, nuk janë regjistruar evakuime masive, por vetëm evakuime të përkohshme në zonat me rrezik të lartë.
    “Fillimisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin dhe më tej në Vlorë dhe Korçë me 52 familje të evakuara në Vlorë dhe 18 familje të evakuuar në Qarkun e Korçës”,- tha Vengu.
    Në lidhje me dëmet në banesa, ministri raportoi për afro 1000 banesa të përmbytura, në përmasa të ndryshme.
    “Sa i përket banesave, sipas raportimeve kemi padyshim banesa të cilat janë depërtuar nga uji në masa të ndryshme kryesisht në Qarkun e Korçës me 300 banesa, në Fier 25 banesa, në Lezhë 600 banesa dhe në Vlorë 52 prej tyre”,- tha Vengu.

  • Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

    Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka denoncuar me një reagim të ashpër në Facebook situatën dramatike që po kalon qarku i Beratit pas reshjeve të dendura të shiut.
    “Qarku i Beratit po përjeton një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Sipërfaqe të tëra toke, biznese, sera dhe banesa janë nën ujë. Ka shumë banesa të dëmtuara rëndë dhe me dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’u përballur me këtë situatë,” shkruan Bozdo.

    Ai thekson se bizneset në qendër të Beratit dhe parkimi nëntokësor janë përmbytur përsëri, si pasojë e lënies në harresë për shumë vite të shtratit të lumit Osum. Në Dimal dhe Kuçovë, dëmet në banesa dhe në sipërfaqet e mbjella janë të mëdha.

     

    Bozdo akuzon drejtpërdrejt qeverinë se përmbytjet, përtej reshjeve të mëdha, janë shkaktuar nga mungesa për vite me radhë e investimeve në infrastrukturë mbrojtëse, argjinatura dhe pastrim periodik të kanaleve kulluese.
    “Qeveria vendore dhe ajo qendrore duhet të marrë menjëherë masa për të furnizuar banorët e prekur me ushqime dhe veshmbathje, për të zhdëmtuar plotësisht fermerët e dëmtuar si dhe riparimin e banesave të prishura nga vërshimi i ujit!,” përfundon reagimi i deputetit demokrat Eno Bozdo.

  • Përmbytjet në Korçë, dhjetëra banesa të dëmtuara dhe toka bujqësore nën ujë

    Përmbytjet në Korçë, dhjetëra banesa të dëmtuara dhe toka bujqësore nën ujë

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 16:45
    Situatë e vështirë është krijuar në qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve intensive të shiut gjatë dy ditëve të fundit. Bashkitë më të prekura janë Pogradeci dhe Maliqi, ku raportohen dëme të shumta materiale. Në bashkinë e Pogradecit, bilanci paraprak flet për rreth 50 banesa të përmbytura apo të dëmtuara nga rrëshqitjet e tokës. Dëme janë shkaktuar edhe në infrastrukturë, përfshirë disa ura dhe çarje të konsiderueshme në unazën e qytetit e lagje të tjera.
    Për arsye sigurie, autoritetet lokale kanë bërë të mundur evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të 3 familjeve. Gjendja mbetet problematike edhe në Maliq, ku sipërfaqe të tëra tokash bujqësore ndodhen nën ujë. Forcat e emergjencës, së bashku me stafin e bashkisë, janë angazhuar në terren pa pushim për të mbyllur dhe përforcuar argjinaturat e lumenjve kryesorë në zonë, me qëllim parandalimin e një përkeqësimi të mëtejshëm.