Tag: banesa

  • Dhunoi babanë dhe u arratis nga banesa, i riu kapet në Lezhë

    Dhunoi babanë dhe u arratis nga banesa, i riu kapet në Lezhë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Violent”. Dhunoi babain dhe u largua nga banesa; kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhunë në familje.
    29-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej 105 gramësh kanabis.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.
    Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.
    Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
    Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/

  • Dhunoi të atin dhe u largua nga banesa, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

    Dhunoi të atin dhe u largua nga banesa, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

    Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Violent”, pas një rasti të rëndë dhune në familje. Ngjarja u raportua pasi R. Gj., 29 vjeç, ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe më pas u largua me shpejtësi nga banesa, duke u konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet e para. Për shkak të sjelljes së dhunshme të të riut dhe precedentëve të tij (i dënuar më parë për dhunë në familje), Policia kërkoi mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë.
    Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe operacione të koordinuara mes Policisë së Kurbinit dhe Njësisë së FKS në Tiranë, 29-vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe 105 gramë kanabis, çka shton akuzat ndaj tij.

  • Lumi Vjosa rrit prurjet, dhjetra banesa në rrezik përmbytjeje

    Lumi Vjosa rrit prurjet, dhjetra banesa në rrezik përmbytjeje

    Screenshot

    Reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosa të dalë sërish nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve dhe duke rrezikuar banesa pranë lumit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas emergjencave civile, reshjet pritet të vazhdojnë, veçanërisht në jug të vendit, përfshirë zonën e Përmetit, çka mund të përkeqësojë më tej situatën në Vjosë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në rrezik të menjëhershëm janë rreth 13 banesa në zonat pranë brigjeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Reshjet e shiut shtojnë nivelin e Vjosës, dhjetëra banesa në rrezik përmbytjeje

    Reshjet e shiut shtojnë nivelin e Vjosës, dhjetëra banesa në rrezik përmbytjeje

    Reshjet intensive të orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosa të dalë sërish nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve dhe duke rrezikuar banesa pranë lumit.
    Deri në orën 14:00, niveli i ujit në urën e Mifolit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten.
    Sipas emergjencave civile, reshjet pritet të vazhdojnë, veçanërisht në jug të vendit, përfshirë zonën e Përmetit, çka mund të përkeqësojë më tej situatën në Vjosë.
    Në rrezik të menjëhershëm janë rreth 13 banesa në zonat pranë brigjeve.

  • Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohen ambientet e brendshme

    Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohen ambientet e brendshme

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
    Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

     
     

  • Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohet dhoma e gjumit

    Përfshihet nga flakë banesa në Lezhë, shkrumbohet dhoma e gjumit

    Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
    Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.
    Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
     
     

  • Çfarë ndodhi në aksionin e Oroshit? U rrethua në banesë më Julian Cumrakun, Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur…

    Çfarë ndodhi në aksionin e Oroshit? U rrethua në banesë më Julian Cumrakun, Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur…

    Hamza Uka

    PUKË- Juljan Cumraku dhe Hamza Uka i kanë dhënë fund rezistencës dhe janë dorëzuar pas disa orësh të rrethuar nga policia. Burime bëjnë me dije se Uka, një ish-punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori, ka dalë i plagosur nga banesa. Mirëpo, situata e plagosjes mbetet e paqartë dhe nuk dihet në çfarë rrethanash ka ndodhur, pasi mësohet se policia nuk ka qëlluar me armë në drejt të asnjërit prej tyre. 
    Të dy personat janë të njohur për autoritetet, pasi më parë ishin skeduar nga Anti-terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror. Julian Cumraku me origjinë nga fshati Orosh, dyshohet të ketë lidhje me grupe ekstremiste. Ai është nipi i Mëhill Cumraku (Jaku), pronari i banesës ku qëndronte prej orësh se bashku me Ukën. Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, ka qenë edhe Komando në Ushtrinë në Irak. 
    Dyshohet se të dy ata po qëndronin në bansën e braktisur në Orosh prej gati një muaji. Banesa është rrethuar që prej orëve të para të ditës së sotme nga policia e Pukës, ku më pas kanë ardhur në ndihmë edhe forcat RENEA. Prej disa orësh, efektivët kanë vijuar me negociatat, ndërsa vazhdimisht bënin thirrje me megafon që të dilnin nga banesa. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për t’u dorëzuar, ata kundërshtuan për orë të tëra duke u mbyllur brenda banesës dhe duke vështirësuar çdo ndërhyrje për shkak se dyshohej se ishin të armatosur rëndë.
    Fillimisht policia solli në vendngjarje edhe vëllain e Juljan Cumrakut, më pas sollën edhe motrën e Ukës. Kanë qenë familjarët e tyre ata të cilët i kanë bindur që të dalin nga banesa dhe t’i dorëzohen policisë. Operacioni antiterror, i cili ka vijuar për orë të tëra me pjesëmarrjen e forcave të specializuara, mbetet ende aktiv, ndërsa policia po vijon procedurat përkatëse për dy të arrestuarit.Policia po siguron perimetrin dhe po verifikon çdo rrezik të mundshëm në zonë, përpara se të shpallet përfundimi i plotë i operacionit./ZËRI

  • Foto/ Kjo është banesa në Fushë-Arrëz ku fshihen dy personat me rrezikshmëri të lartë

    Foto/ Kjo është banesa në Fushë-Arrëz ku fshihen dy personat me rrezikshmëri të lartë

    Kjo është banesa në Orosh të Fushë-Arrëzit ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur që prej orëve të paradites.
    Pamjet tregojnë godinën e braktisur, e cila është rrethuar nga forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA.
    Në brendësi të saj dyshohet se ndodhenJuljan Cumrraku, 24 vjeç, i identifikuar si person i lidhur me grupe terroriste, si edhe Arben Uka, i cili është personi i dytë i kërkuar.
    Nuk dihet ende përse dyshja janë fshehur në banesën e braktisur, ndërsa ka dyshime se ata janë pjesë e grupeve terroriste. Për Arben Ukën raportohet se ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.