Tag: banesa

  • Gjendet i pajetë 74-vjeçari/ Qëllonte me armë nga banesa

    Gjendet i pajetë 74-vjeçari/ Qëllonte me armë nga banesa

    Ka ndërruar jetë në banesë 72-vjecari, Edmond Naska i cili 1 vit më parë terrorizoi Korcën pasi qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë. Mësohet se 72-vjeçari vuante nga probleme me shendetin mendor dhe jetonte i vetëm, në lagjen 16 të qytetit.
    Prej vitesh Naska jetonte i vetem ne shtepi, ndersa ne korrik te vitit te kaluar ai qellonte me kallash nga banesa e tij ku u desh nderhyrja e forcave te reneas per te neutralizuar 72-vjeçarin.
    Sipas burimeve paraprake nuk janë kqyrur shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet te kryej eksperizen mjeko-ligjore.

  • Çmimi nuk zbret, ndërtimi nuk ndalet: Kosova me mbi 180 mijë banesa bosh

    Çmimi nuk zbret, ndërtimi nuk ndalet: Kosova me mbi 180 mijë banesa bosh

    Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina kryeson listën. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2024, 182.849 banesa në të gjithë vendin janë shpallur të pabanuara.Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.Për 13 vjet, nga 2011-ta deri më 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka kulm mbi kokë.Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Po ashtu sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.Top 3 komunat me më shumë banesa të zbrazëta:1. Prishtina – 25.195 banesa2. Prizreni – 16.842 banesa3. Ferizaj – 15.228 banesaPërfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese kanë treguar se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave.Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa.Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk ka publikuar shifra për numrin e banesave të shitura.Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë. Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.Ky numër i lartë i banesave të zbrazëta ngre shqetësime mbi shfrytëzimin e hapësirave dhe sfidat e strehimit në Kosovë. Ndërkohë, regjistrimi i fundit evidentoi një popullsi prej 1.602.515 banorësh në vend.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Paradoksi i tregut të patundshmërive: Mbi 180 mijë banesa të zbrazëta

    Paradoksi i tregut të patundshmërive: Mbi 180 mijë banesa të zbrazëta

    Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.
    Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.
    Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”. Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.
    Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.
    “Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë.
    Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta. Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.
    Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës. Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.
    Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë. Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.
    Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.
    “Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
    Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.
    “Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, shton Rafuna.
    “Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.
    Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind. Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.
    Sa kushtojnë banesat?
    Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19. Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
    Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.
    Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese. Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.
    “Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.
    Radio Evropa e Lirë ka sjellë disa herë rrëfime të qytetarëve që nuk mund ta përballojnë blerjen e një banese në komunën ku jetojnë.
    Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtueseve të Kosovës, pret që çmimet të nisin të bien, meqë, siç thotë, edhe ndërtimet janë në rënie e sipër.
    “Po shkohet në atë drejtim që çmimi të jetë sa më i vogël për shitje, për shkak të mungesës së kërkesës. Kërkesa për blerje është në rënie dhe ndërtuesi nuk ka zgjidhje tjetër pos ta zbresë çmimin”, thotë Selimaj, i cili është edhe pronar i një kompanie ndërtimore.
    Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave. Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.
    Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.
    Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa. Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk dha shifra për numrin e banesave të shitura, pavarësisht interesimit të Radios Evropa e Lirë. Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj. Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë. Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro./REL

  • Sa po kushtojnë banesat në Kosovë? Statistikat tregojnë se janë mbi 180 mijë banesa të zbrazëta

    Sa po kushtojnë banesat në Kosovë? Statistikat tregojnë se janë mbi 180 mijë banesa të zbrazëta

    Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.
    Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.
    Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.
    Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”.
    Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.
    Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.
    “Kohëve të fundit, çiftet e reja e sigurojnë banesën e tyre edhe më herët dhe numri i anëtarëve në familje është më i vogël se në të kaluarën”, thotë Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
    Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.
    Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.
    Përfaqësues të agjencive të patundshmërive dhe pronarë të kompanive ndërtuese thonë se një përqindje e madhe e banesave të pabanuara, janë pronë e diasporës.
    Këto pohime mbështeten edhe nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave, diaspora zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja që bëhen kryesisht në patundshmëri.
    Nga mbi 856 milionë euro investime të huaja vitin e kaluar, mbi 647 milionë u investuan në sektorin e patundshmërisë.
    Për Kabashin, banesat e blera kryesisht nga diaspora, janë “një pasuri e vdekur e pashfrytëzuar”, e cila nuk sjell asnjë rezultat në zhvillimin ekonomik.
    Me të pajtohet edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, i cili thotë se investimet e tilla e ndihmojnë sektorin e ndërtimit, por shton se, kur këto prona mbeten të pashfrytëzuara për pjesën më të madhe të vitit, ato nuk japin ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik.
    “Është mirë që diaspora ka blerë shtëpi e banesa, por si investim nuk është i orientuar siç duhet”, thotë Rafuna.
    Ai shton se, sikur këto mjete të investoheshin në industrinë e prodhimit, përfitues do të ishin edhe vetë blerësit, por edhe qytetarët e tjerë të vendit.
    “Nëse do të rritej prodhimi, mërgimtarët do të përfitonin nga dividendi [v.j. shpërndarja e fitimeve nga një korporatë për aksionarët e saj]”, thotë Rafuna.
    “Kosova, pastaj, do t’i zgjeronte kapacitetet prodhuese, do të rriste eksportin dhe do të ulte importin. Në këtë mënyrë, do të përmirësohej mirëqenia sociale dhe do të ulej shkalla e papunësisë”, shpjegon kryetari i OEK-ut.
    Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 10 për qind, kurse në mesin e të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç është gati 20 për qind.
    Kosova mbetet skajshmërisht e varur nga importi i mallrave, por edhe nga remitencat, vlera e të cilave arrin në mbi 1 miliard euro në vit.
    Sa kushtojnë banesat?
    Çmimet e banesave në Kosovë filluan të rriten në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare që i shkaktoi pandemia COVID-19.
    Ky trend vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
    Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20 për qind.
    Burim Halili, pronar i një agjencie të patundshmërisë në Prishtinë, tregon se çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë, aktualisht, sillet nga 1.000 deri në 2.500 euro – varësisht nga lagjja dhe kompania ndërtuese.
    Në komunat më të vogla, ndërkaq, arrin deri në 800 euro.
    “Fatkeqësisht, nuk kemi ulje të çmimeve. Përkundrazi, kemi ngritje çdo ditë”, thotë Halili.
    Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtueseve të Kosovës, pret që çmimet të nisin të bien, meqë, siç thotë, edhe ndërtimet janë në rënie e sipër.
    “Po shkohet në atë drejtim që çmimi të jetë sa më i vogël për shitje, për shkak të mungesës së kërkesës. Kërkesa për blerje është në rënie dhe ndërtuesi nuk ka zgjidhje tjetër pos ta zbresë çmimin”, thotë Selimaj, i cili është edhe pronar i një kompanie ndërtimore.
    Të dhënat e ASK-së tregojnë, po ashtu, për më pak shitje të banesave.
    Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronës Banesore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 janë shitur vetëm 1.628 banesa në të gjithë Kosovën.
    Ky numër ishte dukshëm më i ulët krahasuar me 4.967 sa ishin shitur gjatë gjithë vitit 2022 dhe 6.561 në vitin 2021.
    Komuna e goditur më së keqi ishte ajo e Gjilanit me mbi 90 mijë banorë, ku në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ishin shitur vetëm gjashtë banesa.
    Për gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe për vitin 2024, ASK-ja nuk dha shifra për numrin e banesave të shitura, pavarësisht interesimit të Radios Evropa e Lirë.
    Në Kosovë, paga mesatare është rreth 570 euro në muaj.
    Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në vend ndahet për blerjen e artikujve ushqimorë.
    Madje, pjesa më e madhe e ekonomive familjare e kanë problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Tiranë/ Dy persona raportohen të zhdukur

    Tiranë/ Dy persona raportohen të zhdukur

    Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Tiranë.
    Një 51-vjeçar  është larguar nga banesa më 21 mars dhe nuk është kthyer më. Ndërsa një tjeër ka humbur kontakte me familjen që në muajin Dhjetor.
    “Me datë 29.03.2025, shtetasja B. L., 39 vjeçe, kallëzon se me datë 21.03.2025, i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi P. L., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
    Me datë 29.03.2025, shtetasja A. L., 30 vjeçe, kallëzon se ka humbur kontaktet me vëllain e saj që prej muajit dhjetor i 2024, shtetasin B. H., 33 vjeç, banues në Bathore”, njofton policia.

  • Zhduken dy persona në Tiranë, u larguan nga banesa dhe nuk u kthyen më

    Zhduken dy persona në Tiranë, u larguan nga banesa dhe nuk u kthyen më

    Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Tiranë.
    Një 51-vjeçar  është larguar nga banesa më 21 mars dhe nuk është kthyer më. Ndërsa një tjeër ka humbur kontakte me familjen që në muajin dhjetor.
    “Me datë 29.03.2025, shtetasja B. L., 39 vjeçe, kallëzon se me datë 21.03.2025, i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi P. L., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
    Me datë 29.03.2025, shtetasja A. L., 30 vjeçe, kallëzon se ka humbur kontaktet me vëllain e saj që prej muajit dhjetor i 2024, shtetasin B. H., 33 vjeç, banues në Bathore”, njofton policia.

  • Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’

    Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’

    Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa javë u fshehën në Berat. Atje thuhet se kanë qenë në mbrojtjen e Altin Dardhës, një nga personazhet më të frikshëm të vendit në atë kohë.

    “Historia e Elbasanit është një histori krimi që lidhet me shumë qytete të tjera. Personazhe problematik, me begraund kriminal, kanë qenë të lidhur pothuajse me çdo bandë në Shqipëri”, u shpreh Kreshnik Myftari,  pedagog i drejtësisë.
    Lufta mes “Bandës së Kateshit” dhe djemve të lagjes “Banesa” ishte në fillim. Hakmarrja nuk ishte shuar ende.
    Një pasdite, tre persona të lidhur me Kateshin, Alfir Sadushi, Arben Shkodrani dhe Kastriot Dervishi, u rikthyen në lagjen “Banesa”. Ata shkuan aty me pretekstin se donin të vizitonin një mik për të parë pëllumba, një pasion që ndanin mes tyre. Por në atë kohë, çdo lëvizje shihej me dyshim. Kthimi i tyre në atë lagje u perceptua si një provokim apo sfidë.
    “Ishte mentaliteti kohës ku duke u marrë ndaj padrejtësisë, tregonte edhe një lloj rrezikshmërie edhe për personin pastaj që mos bëhej targëtim për grupe të tjera kriminale, mos kishte probleme me grupe të tjera, plus edhe opinioni publik”, u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog i drejtësisë.
    Sapo makina e tyre u shfaq, djemtë e “Banesave” reaguan pa hezitim. Një breshëri plumbash goditi automjetin. Sadushi dhe Shkodrani u vranë në vend, ndërsa Dervishi mbeti i plagosur rëndë.
    Ishte një akt i menjëhershëm hakmarrjeje, një mesazh i qartë: lagjja “Banesa” kishte tjetër zot. Lajmi i asaj ngjarjeje u përhap shpejt në Elbasan, duke ndezur edhe më shumë tensionet. Konflikti sapo kishte marrë një kthesë akoma më të ashpër…