Tag: banesa

  • MINUTA E FUNDIT – Vëllai 43- vjeçar largohet nga banesa në Shkodër, motra e tij jep alarmin në polici

    MINUTA E FUNDIT – Vëllai 43- vjeçar largohet nga banesa në Shkodër, motra e tij jep alarmin në polici

    Një shtetas 43- vjeçar në Shkodër është larguar nga banesa e tij, duke lënë në ankth familjarët. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, e cila jep njoftimin për mediat.

    “Më datë 18.05.2025, ka kallëzuar shtetasja E. Sh., 40 vjeçe, se është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi K. Sh., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shkodrës.

    Ndërkohë, nuk ka inforamacion se në cilën zonë të Shkodrës banonte 43- vjeçari, për gjetjen e të cilit tashmë po vijojnë kërkimet.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO/ Shkrumbohet tërësisht banesa në Lezhë, familja del mes flakëve

    VIDEO/ Shkrumbohet tërësisht banesa në Lezhë, familja del mes flakëve

    Shtëpia e djegur

    LEZHË- Është djegur një banesë në Rrilë të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Ekspertët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

    Banesa një katëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj është shkrumbuar tërësisht, por asnjë nga anëtarët e familjes nuk është lënduar. Ata të gjithë kanë arritur të dalin në kohë jashtë banesës.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

    Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

    Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm një banesë në fshatin Rrile të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.  Ndërkohë grupi i ekspertëve të Policisë së Shtetit së bashku me specialistët e shërbimit të MZSH po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota e zjarrit.
    Banesa është 1 katëshe dhe fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka marrë lëndime, pasi kanë arritur të dalin në kohë jashtë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka djegur gjithçka, orendi e pajisje që ka pasur në banesë.
    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur që të parandalohet djegia e plotë e kësaj banese.

  • Shkrumbohet banesa në Lezhë, dyshohet për një shkëndijë elektrike

    Shkrumbohet banesa në Lezhë, dyshohet për një shkëndijë elektrike

    Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e martës në fshatin Rrilë të Lezhës. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por ekspertët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.
    Banesa një katëshe në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj, ka pësuar dëme materiale, duke djegur tërësisht orenditë dhe pajisjet e brendshme. Sipas informacioneve nga vendngjarja, fatmirësisht asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ka marrë lëndime, pasi ata kanë arritur të dalin në kohë jashtë banesës.
    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur të parandalohet djegia e plotë e banesës. Grupi hetimor është duke shqyrtuar çdo mundësi për të zbardhur rrethanat e plota të këtij zjarri të papritur, ndërkohë që specialistët po punojnë për të vlerësuar dëmet materiale dhe për të identifikuar shkakun përfundimtar të tij.

  • Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte.

    Duket se kreu i PD do ta ndjekë tashmë maratonën e procesit të numërimit nga banesa e tij.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

    Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një rast të krimit elektoral.
    Teksa i referohet mesazhit të një qytetari, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa.
    Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’.

    Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku.Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushtës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do pergjigjet deri më një!
    Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgezoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.
    Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital
    ‘Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.’

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa, ‘Akt i shëmtuar kriminal’ (Video)

    Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa, ‘Akt i shëmtuar kriminal’ (Video)

    Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të krimit elektoral.
    Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’. Teksa i referohet mesazhit të një qytetari, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa. Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.
    “Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku. Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushatës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do përgjigjet deri më një!
    Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgëzoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë. Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital. Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.”, shprehet ai.

  • “Më ndihmoni të gjej tim bir”/ Ndodh edhe kjo! 15-vjeçari i humbur që nga 16 prilli, nëna raporton ngjarjen 3 javë më vonë

    “Më ndihmoni të gjej tim bir”/ Ndodh edhe kjo! 15-vjeçari i humbur që nga 16 prilli, nëna raporton ngjarjen 3 javë më vonë

    Një 15-vjeçar figuron i humbur prej tre javësh, kurSe nëna e tij ka denoncuar ngjarjen vetëm një ditë më parë në Policinë e Elbasanit.
    Burime zyrtare konfirmuan sot (7 maj) se është paraqitur në Komisariat ditën e djeshme një 36-vjeçare që kërkonte ndihmë për gjetjen e djalit të saj të mitur, i larguar nga banesa prej 16 prillit.
    “Ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16 prill është larguar nga banesa djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, bëri me dije policia vendore.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohen kontaktet e të miturit dhe rrjetet sociale.
    Detajet për ngjarjen, rrethanat dhe shkaqet e largimit, mbeten ende të panjohura.

  • Adoleshenti largohet nga banesa në Elbasan, e ëma ‘ngre në këmbë’ policinë

    Adoleshenti largohet nga banesa në Elbasan, e ëma ‘ngre në këmbë’ policinë

    Një 15-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Elbasanit, duke shqetësuar familjarët e tij. Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila ka bërë kallëzim pranë policisë.
    Sipas njoftimit zyrtar, adoleshenti është larguar që më datë 16 prill 2025, ndërsa denoncimi është bërë më 6 maj. Autoritetet janë angazhuar për gjetjen e tij dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

  • Zhduket 20-vjeçari në Tiranë/ Vëllai bën kallëzimin në polici

    Zhduket 20-vjeçari në Tiranë/ Vëllai bën kallëzimin në polici

    Është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. 20-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia, pas kallëzimit të bërë nga i vëllai, 28-vjeçari A. H. Autoritetet po punojnë për gjetjen e të riut, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e largimit të tij.
    Njoftimi i policisë:
    Shtetasi A. H., 28 vjeç, kallëzoi se ditën e djeshme, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. H., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.