Një vajzë 19-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa.
Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.H., 19-vjeçe, e cila është kallëzuar e zhdukur nga babai i saj, shtetasi me iniciale A.H.
“Më datë 06.12.2025, shtetasi A. H, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja E. H., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Tag: banesa
-

Babai në alarm/ E bija 19-vjeçare largohet nga banesa, blutë po punojë për gjetjen e saj
-

Tiranë, babai denoncon në polici zhdukjen e të bijës 19-vjeçare
Një vajzë 19-vjeçare është shpallur në kërkim nga nga policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa.
Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.H., 19-vjeçe, e cila është kallëzuar e zhdukur nga babai i saj, shtetasi me iniciale A.H.
“Më datë 06.12.2025, shtetasi A. H, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja E. H., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
gijotina.com/ -

Braçe ngre problematikat në Shëndetësi: Ambulanca në Njësinë Nr.5 në hyrje pallati, mes gomisterisë
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në Kuvend ka evidentuar problematikat e zonës që mbulon nga bonusi i pensionistëve, legalizimet dhe shëndetësia. Sa i përket kësaj të fundit Braçe deklaron se në njësinë nr.5 në kryeqytet ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati dhe është e ndarë në dy dhoma mes të cilave ndodhet një gomisteri. Për pronat, deputeti socialist u shpreh se në Selitë ka 850 banesa të pa legalizuara. Ai shtoi, se ka edhe banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie.
Erion Braçe: Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026. Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati.
Në njësinë nr. 5 kanë hasur shumë probleme, sepse ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati. Kjo vjen si pasojë që kjo klinikë shëndetësore ka ndryshuar. Për mua këto janë shqetësime. Sepse janë dy dhoma të ndara poshtë një pallati dhe mes tyre ato kanë një gomisteri. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë. -

“Banesa pa legalizuar prej 35 vitesh në Selitë”, Braçe: S’ka asnjë plan real për zgjidhje
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur disa shqetësime këtë të martë në seancën plenare. Në fjalën e tij, Braçe theksoi se në njësinë numër 5 janë gati 850 banesa pa legalizuar prej 35 vitesh.
“Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektive”, tha Braçe.
Braçe u ndal dhe tek shërbimi shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati.“Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë numër 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin e parë të një pallati. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush”, shtoi Braçe.
/vizionplus.tv
-

VIDEO- Flakët përfshijnë një shtëpi 2-katëshe në Gramsh, shkrumbohet banesa
Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Kukur të Gramshit.
Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.
Banesa, e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri. -

Digjet banesa në fshatin Kukur të Gramshit
Digjet një banesë në fshatin Kukur të Gramshit.
Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes por është terreni i vështirë pasi fshati ndodhet rreth 2 orë larg qytetit.Paraprakisht mësohet se nuk ka përsona të lënduar./vizionplus.tv
-

E mitura zhduket pa gjurmë, nëna denoncon rastin në polici
Një 13-vjeçare është larguar pa asnjë gjurmë nga banesa e saj.
Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë.
Policia po punon për gjetjen e vajzës.
“Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Zhduket adoleshentja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë
Një 13-vjeçare është shpallur e zhdukur në Tiranë pasi është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.
Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë.
“Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
-

Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën pesë persona
Një banesë në një qytet të vogël në Francën lindore është përfshirë në flakë. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona.
Prokuroria e Nancy-t ka hapur një hetim, ndërsa rreth 70 zjarrfikës me afro 40 mjete ndërhyrëse u angazhuan gjatë natës për shuarjen e flakëve në Neuves-Maisons, sipas Prefekturës së Meurthe-et-Moselle.
Një person i gjashtë u trajtua në spital, pasi kishte thithur shumë tym, por është jashtë rrezikut për jetën.Sipas medias lokale “Ici Lorraine”, viktimat janë një çift dhe tre të rinj të moshës 17 deri në 20 vjeç, që dyshohet të jenë djali i çiftit dhe dy miqtë e tij.
/vizionplus.tv -

VIDEO – U largua nga banesa pasi dhunoi babanë, arrestohet laçjani 29- vjeçar me precedentë penalë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.
Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!