Tag: bandës

  • Drejt “41 biss”t/ Ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg! Nisin hetimet për ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë në Drenovë

    Drejt “41 biss”t/ Ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg! Nisin hetimet për ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë në Drenovë

    Laert Haxhiu

    KORÇË- Anëtarët e bandës së Lushnjes janë ndarë nga njëri-tjetri. Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu janë ndarë në sektorë të ndryshëm në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Që prej ditës që iu gjet telefoni celular, më 29 qershor, Laert Haxhiu  është vendosur në izolim. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani t’i propozojë komisionit të posaçëm të burgut të Drenovës izolimin në regjimin “41 biss” për të tre anëtarët e bandës.
    Paralelisht, prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ish-drejtorin e Burgut, Fatjon Fasho dhe ish-shefin të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, të cilët janë kallëzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Kjo për shkak se kishin lënë të gjithë bandën të akomoduar në një sektor dhe me dhoma ngjitur nga njëra-tjetra.
    Detajet u zbuluan pas sekuestrimit tw telefonit tw Haxhiut nga skuadra “Operacionale”. Pas sekuestrimit tw telefonit, SPAK po kryen hetime duke kqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, pasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
    Gjatë kontrollit në dhomat e tyre, “Operacionalia” gjeti 4 iPhonë dhe Samsung, por edhe kufje. Pra edhe pse në qeli, të paktën anëtarët e bandës së Lushnjes duket se kanë pasur akses për të kontaktuar me këdo që kishin dëshirë, pa u shqetësuar nga askush. Dy anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhit, po ashtu të dënuar me burgim të përjetshëm si Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili janë vendosur në sektorin “A” të burgut të Drenovës, me dhoma ngjitur me njëri-tjetrin. Pranë tyre janë vendosur Xhensi Lipo, i dënuar me 19 vite burg për akuzën e vrasjes së Erjon Ibit dhe Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit.
    Laert Haxhia u ekstradua nga Greqia pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani, i cili zbardhi të paktën 17 krime, mes tyre vrasje, tentative për vrasje, vendosje tritoli dhe trafik të lëndëve narkotike./ZËRI

  • Deportohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe pastruesi i parave të bandës së Çopjave (Emrat)

    Deportohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe pastruesi i parave të bandës së Çopjave (Emrat)

    Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se do të deportohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe dy persona të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
    Më konkretisht, bëhet fjalë për Dashnor Dumanin, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje, teksa akuzohet dhe për vrasje dhe për vjedhje me armë.
    Po ashtu, autoritetet raportojnë se sot pritet të deportohet nga Dubai edhe Armis Stafa, i cili akuzohet se pastronte paratë e bandës së dy vëllezërve nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja.
    “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
    -Dashnor Dumani, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
    -Armis Stafa, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.
    Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

  • “Bandës i shtohet një anëtare e re”, ish-kryeministri Boris Johnson sërish baba, e shoqja publikon foton e ëmbël

    “Bandës i shtohet një anëtare e re”, ish-kryeministri Boris Johnson sërish baba, e shoqja publikon foton e ëmbël

    Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt me gruan e tij, Carrie. Carrie Johnson postoi foto në rrjetet sociale nga lindja e Poppy Eliza Josephine Johnson më 21 maj.

    Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Jemi të gjithë plotësisht të çmendur. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur ndonjë minutë që kur ke lindur, pasi nuk mund të ndalem së shikuari sa e mrekullueshme je”.
    Poppy është fëmija i katërt i çiftit, pas Wilfred, Romy dhe Frank.
    Çifti u martua në maj 2021. Djali i tyre i madh, Wilfred, lindi në prill 2020, më pas erdhi në jetë Romy në dhjetor 2021 dhe Frank në korrik 2023.
    Vajza e tyre, Poppy, të cilën Carrie Johnson e përshkroi si “anëtarja e fundit e bandës”, është fëmija i nëntë i Boris Johnson, pasi është baba edhe nga martesa e mëparshme.

    Top Channel

  • Anuela Ristani në gjurmët e Veliajt/ Këlliçi: Kreu i Bandës 5D në qeli. Manuali i Bandës 5D operon ende në Bashki!

    Anuela Ristani në gjurmët e Veliajt/ Këlliçi: Kreu i Bandës 5D në qeli. Manuali i Bandës 5D operon ende në Bashki!

    Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me skandalin e radhës në Bashkinë Tiranë, ku kryetarja e komanduar, Anuela Ristani ka paguar 1.5 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston.

    ‘Kreu i Bandës 5D në qeli. Manuali i Bandës 5D operon ende në Bashki! Pavarësisht se kreu i bandës, Erion Veliaj, është tashmë në qeli, plaçkitja e parasë publike në Bashkinë Tiranë NUK ndalet!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

    Gjithashtu Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut dhe drejtuesit Altin Dumani, që të veprojnë në mënyrë të menjëhershme kundër kësaj skeme të zhvatjes së buxhetit dhe qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Kreu i Bandës 5D në qeli. Manuali i Bandës 5D operon ende në Bashki!

    Pavarësisht se kreu i bandës, Erion Veliaj, është tashmë në qeli, plaçkitja e parasë publike në Bashkinë Tiranë NUK ndalet!

    Në mënyrë absurde dhe kriminale, Anuela Ristani, kryebashkiakja e komanduar e Tiranës vijon të paguajë inceneratorin fantazmë të Tiranës me plot 1.5 milionë euro.

    I bëj thirrje SPAK-ut dhe drejtuesit të tij Altin Dumani të veprojnë në mënyrë të menjëhershme kundër kësaj skeme të zhvatjes së buxhetit dhe qytetarëve.

    Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar!

    Kjo vjedhje duhet ndalur menjëherë!  

  • Paralajmërohet ‘ushtari’ i bandës kriminale të Vaqarrit/ Këlliçi-Gent Myrtos: Harroje se do prekësh votën, si ‘5D-ja’ do përfundoni!

    Paralajmërohet ‘ushtari’ i bandës kriminale të Vaqarrit/ Këlliçi-Gent Myrtos: Harroje se do prekësh votën, si ‘5D-ja’ do përfundoni!

    Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, njëkohëshisht kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Belind Këlliçi ka lëshuar një parlajmërim të fortë dhe të ashpër për një nga ushtarët e Grupit të Strukturuar Kriminal të Vaqarrit, Gent Myrto.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi i ka bërë thirrje Murtos, si pjesë e kësaj bande kriminale që operon në Tiranë, të mos prekë votën e qytetarëve, në të kundërt do të përballet me kallëizm penal në SPAK.

    Veç ‘ushtarit’ të bindur të bandës së Vaqarrit, një parlajmërim, Këlliçi pati edhepër anëtarët e tjerë të kësaj bande, që siç thekson kandidati demokrat do rreshtohen të gjithë për një në SPAK.

    ‘Njëlloj si 5D, edhe historia juaj dihet si do përfundojë’, parlajmëroi Këlliçi!

    Statusi

    Paralajmërimi i fundit për ushtarin e Grupit të Strukturuar Kriminal të Vaqarrit, Gent Myrton.

    Ti bandit elektoral dhe hajdut i tokave të Vaqarrit e jo vetëm, mos guxo të prekësh votën e asnjë qytetari, pasi të garantoj se për çdo votues që do kërcënosh, do përballesh me një padi të re kundër teje dhe anëtarëve të tjerë të bandës tuaj, Arjan Poplin, Besmir Kolën dhe Xhavit Çekën.

    Lerini qytetarët të votojnë të lirë dhe për programin që duan.

    Të hënën do të jeni të gjithë në SPAK, një nga një!

    Njëlloj si 5D, edhe historia juaj dihet si do përfundojë!

  • “Rama po përdor bandat për të kontrolluar zgjedhjet”, PD sulmon qeverinë: Elbasani në duart e bandës së Suel Çelës

    “Rama po përdor bandat për të kontrolluar zgjedhjet”, PD sulmon qeverinë: Elbasani në duart e bandës së Suel Çelës

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe Policisë, duke i cilësuar ato si pjesë të një makinerie kriminale të kontrolluar nga Edi Rama.
    Në deklaratën për shtyp, ai ka deklaruar se Policia ka dështuar të zbatojë detyrën e saj, duke i shërbyer urdhrit të kreut të “narko-qeverisë”, Edi Rama. Sipas Këlliçit, Rama ka penguar kontrollin në tregun e Elbasanit, një zonë që, sipas tij, është në duar të bandës së Suel Çelës, e lidhur ngushtë me interesat e PS dhe të Ramës.
    Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

    Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama.

    Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.
    Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar.
    Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat.
    Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën.
    Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje.
    I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve.
    Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij.
    Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër.
    Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë!

  • ”Truri financiar” i bandës së Çelës, mbetet në burg Shega

    ”Truri financiar” i bandës së Çelës, mbetet në burg Shega

    Gjykata e Posaçme lë në ”arrest në burg” Bujar Shegën, ku ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat. Bujar Shega njihet ndryshe si ”truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
    Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.

    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • I njohur si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës, Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën

    I njohur si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës, Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën

    Gjykata e Posaçme lë në “arrest në burg” Bujar Shegën.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Shega ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat.
    Bujar Shega njihet ndryshe si “truri financiar” i bandës së Suel Çelës. Ai u ekstradua ditën e djeshme nga Italia.
    Ai akuzohet nga GJKKO për trafik drogë dhe pastrim parash në kudër të grupit të strukturuar kriminal.
    Ndaj 52-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Top Channel