Tag: banderolë

  • 90 minuta futboll? Banderola që po ”tërbon” serbët

    90 minuta futboll? Banderola që po ”tërbon” serbët

    Mbrëmjen e së premtes, në tribunat e stadiumit në Prishtinë gjatë ndeshjes Kosovë-Slloveni spikati një banderolë. ”90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë. Portali serb “Telegraf”, në një artikull të dedikuar, nuk heziton ta cilësojë si diçka skandaloze. ‘
    ‘Të ashtuquajturit futbollistë të Kosovës barazuan 0:0 me Slloveninë në ndeshjen e raundit të tretë të Grupit B në kualifikimet për Kupën e Botës në FIFA, dhe vetë dueli u shënua nga një banderolë skandaloze në tribuna.

    Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe gjatë ndeshjes në rrethojat e tribunës u shfaq një banderolë në të cilën, përkrah stemës së Shqipërisë dhe imazhit të një pjesëtari të UÇK-së”, shkruan portali serb.

  • “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

    Me 11 tetor, Shqipëria do përballet me Serbinë në Leskovac, në përballjen kualifikuese të botërorit.
    Gjatë ndeshjes Prishtina-Ballkani, e zhvilluar sot në Hajvali, tifogrupi “Plisat” hapën një banderolë mjaft domethënëse.

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhet në Banderolë. Një mesazh mjaft i qartë, disa ditë para takimit të rëndësishëm.
    12ae6fc6 16cf 4169 B4bd 862a0ea1761f
    © BalkanWeb

  • “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë…”! Plisat vijnë me super banderolë në Kosovë: Na bëni krenar për nder të historisë

    “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë…”! Plisat vijnë me super banderolë në Kosovë: Na bëni krenar për nder të historisë

    Në ditën e sotme është luajtur ndeshja me Prishtinës dhe Ballkanit në Kosovë. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 1-0, por e fituar nga Plisat që pa nisur mirë kjo ndeshje delikate.
    Përpara këtij takimi, Plisat kanë hapur banderolën: “Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenar për nder të historisë”. Një banderolë që zgjon dhe shton akoma më shumë emocionet për ndeshjen e 11 tetorit, ndërsa nuk mund të mungonte pranë flamurit të tyre edhe thirrja: “Kosova është Shqipëri”. /Sport Ekspres/

  • TKZ me banderolë thumbuese: Na hiqni biletat na vini përpara policinë

    TKZ me banderolë thumbuese: Na hiqni biletat na vini përpara policinë

    Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë për shkak të një përplasje me FSHF-në. Ultrasit e Kombëtares do e ndjekin sfidën nga një ekran i madh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa kanë ironizuar edhe FSHF-në. “Na hiqni biletat na vini përpara policinë, s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë”, shkruan TKZ.

  • Ramën e presin me banderolë në Gjirokastër: Burrat janë 100% dakord me gratë

    Ramën e presin me banderolë në Gjirokastër: Burrat janë 100% dakord me gratë

    Një banderolë e madhe ishte shpalosur në Gjirokastër teksa kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gra dhe vajza.Në banderolë shkruhej “Burrat e Gjirokastrës janë 100% dakord me gratë”.
    Gjatë fjalës së tij para grave dhe vajzave, kryeministri Edi Rama tha se ato janë mbështetëset kryesore të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.