Tag: bandat

  • Ne në krah avokatin e Trump, ti bandat!’ Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Nuk i shpëton dot drejtësisë që po vjen

    Ne në krah avokatin e Trump, ti bandat!’ Paralajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Nuk i shpëton dot drejtësisë që po vjen

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Elbasani, qytet narko”/ Fushata e 11 majit, Alizoti deklaratë të fortë: Bandat kanë gisht në të gjithë Shqipërinë!

    “Elbasani, qytet narko”/ Fushata e 11 majit, Alizoti deklaratë të fortë: Bandat kanë gisht në të gjithë Shqipërinë!

    Tomor Alizoti, i cili është edhe drejtues politik i PD në qarkun e Elbasani thotë se ky qytet është shndërruar në një qytet bandash.
    Sipas tij, bandat kriminale që janë të lidhura me pushtetin kanë gisht kudo në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ai denoncon se administrata detyrohet të dalë në takimet e PS.
    Po ashtu, sipas tij, problemi kryesor është Policia e Shtetit, që sipas tij është në shërbim të pushtetit. Ai thotë se pavarësisht denoncimeve që janë bërë gjatë fushatës, policia nuk ka reaguar.
    Po ashtu, ai thote se “ka masivisht blerje vote”, por nuk i denoncon sepse “nuk ka besim te institucionet e drejtesise”.
    “Elbasani është qytet bande, qytet narko fare. Bandat në të gjithë Shqipërinë kanë gisht, sepse ata duan siguri dhe sigurinë ja jep shteti.
    Njerëzit blihen masivisht, hidhet para për votën, pastaj është kërcënimi. Kjo për mua ka nisur me kohë. Unë them gjithmonë, që në Shqipëri nuk është problem banda, por i pari i vendit që i përdor për pushtetin e tij. Banda kriminale ka në cdo vend të botës, por një pjesë e tyre qëndrojnë në fushën e tyre, por kur ato përfshihen në destabilitetin e vendit, ato kthehen banda politike.
    Policia e Shtetit është problemi, është një bandë legale. Policia është totalisht në shërbim të pushtetit”, tha ndër të tjera Alizoti.
     

  • ‘Policia palë me bandat në zgjedhje’/ Lisandër Hoxha: Krimi lan hesapet e veta…produkt i qeverisjes 12-vjeçare

    ‘Policia palë me bandat në zgjedhje’/ Lisandër Hoxha: Krimi lan hesapet e veta…produkt i qeverisjes 12-vjeçare

    Kandidati për deputet për Qarkun e Tiranës, Lisandër Hoxha, i ftuar në një intervistë në SYRI Dixhital me moderator Bled Markun, theksoi se drejtuesit e Policisë së Shteti kanë lënë detyrën dhe po përfshihen në fushatë elektorale.

    Ai tha se Shqipëria është kthyer në një vend të ‘pasigurt’, pasi sipas tij, Policia është palë me bandat.

    “Policia e shteti është në fushatë elektorale për Ervin Hoxhën. Nuk e kanë mendjen te siguria ata mjaft janë të lidhur me bandat. E kanë lëshuar fare janë të gjithë drejtuesit ulen kafeneve dhe shohin se kush është ndonjë aktor, ndonjë faktor që ta ndihmojnë për ministrin e neodiktaturës, ministrin e fundit të kësaj diktature që të marrë ndonjë votë në listë të hapur. Kjo është braktisje e detyrës. Të gjithë serialin i drejtorëve që janë në listë të krimit. Unë kam respekt për Policinë e Shtetit dhe i siguroj oficerët e Policisë së Shtetit ata që janë të ndershëm që zbatojnë detyrën, se sa nderohet pushteti, PD do ti sigurojë kushte dinjitoze, rrogë dinjitoze dhe për ta kthyer Policinë e Shtetit në misioni e saj, që është lufta ndaj krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe sigurisë. Shqipëria është kthyer në një vend totalisht të pasigurtë. Dalin nga shtëpia ngatrohet, makina ngatrohet objektivat. Mund të jemi ne nesër, ne teleshikuesit. Kaq e pa sigurtë është sa që çdo kush është në shënjestër të krimit nesër shkojnë e vrasin. Policia në fushatë kurse krimi lan hesapet e veta pa u shqetësuar fare sepse policinë e kanë partner. Ky është reflektimi i realiteti, i cili është reflektuar nga qeveria për të pasur këtë produkt. Ne po përjetojmë një produkt të një qeverisjes 12-vjeçare, e cila ka qene kokë e këmbë e lidhur me krimin këtë e kanë faktuar.” tha Hoxha.

  • Berisha paralajmëron bandat: Kush bën presion për votën pas 11 majit shpallet terrorist

    Berisha paralajmëron bandat: Kush bën presion për votën pas 11 majit shpallet terrorist

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga Kruja dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Lezhën dhe kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes.
    Gjatë takimeve në zonën e pazarit në Krujë, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me politikën e tij ka fuqizuar bandat kriminale.
    “Ju e morët vesh, nga një masakër në një masakër tjetër. Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, katër vetë morën breshëri dhe, deri tani, narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar. Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë: ‘hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua’, krijon këtë situatë,” tha Berisha.

    Kryedemokrati paralajmëroi bandat kriminale që ushtrojnë presion mbi qytetarët në prag të zgjedhjeve, duke deklaruar se do të shpallen terroriste.
    “Ne do të bëjmë ligjin, dhe ata të cilët përzihen… i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe i kërcënon për votën , ai absolutisht do të shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Do të listohet si terrorist dhe do të trajtohet si i tillë. Ne do të bëjmë ligjin!” shtoi ai.
    Berisha theksoi se 11 maji është dita kur vendoset e ardhmja e vendit.
    “Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të Krujës, pavarësisht nga bindjet politike  nuk është çështja për PD-në apo ndonjë parti tjetër. Çështja është, në radhë të parë, për xhepin tënd, për pensionin tënd, për rrogën tënde, për biznesin tënd. Krujës i premtoj investimet më serioze: ujësjellësin, lidhjen me Tiranën, zonat turistike të cilat sot nuk arrihen dot. I premtoj çlirimin e çdo centimetri katror të këtij vendi nga banditët, nga vrasësit, nga gjobëvënësit,” deklaroi lideri i opozitës.
    Më pas, kryetari i PD vizitoi një fasoneri në zonën e Krujës, ku shpjegoi programin e Partisë Demokratike për biznesin dhe angazhimin për të mbrojtur sipërmarrësit nga zhvlerësimi i euros.
    /vizionplus.tv

  • Vrasje si në filma! Ekzekutohet në mes të Romës çifti kinez, burri një emër i njohur në biznes dhe në banda kriminale

    Vrasje si në filma! Ekzekutohet në mes të Romës çifti kinez, burri një emër i njohur në biznes dhe në banda kriminale

    Një çift kinez që dyshohet se ishte i lidhur me bandat kineze të Triadës dhe një luftë për terren në industrinë fitimprurëse të tekstilit u vranë në Romë të hënën mbrëma, thanë karabinierët italianë në një deklaratë publike.

    Zhang Dayong, 53 vjeç dhe gruaja e tij Gong Xiaoqing, 38 vjeç, u qëlluan për vdekje me plumb në shpinë e kokë ndërsa po udhëtonin me biçikleta pasi sulmuesit e paidentifikuar me një motoçikletë hapën zjarr në lagjen Pigneto të kryeqytetit ku po qëndronin.
    Policia thotë se janë lëshuar të paktën gjashtë plumba në drejtim të tyre. Përplasjet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Itali, edhe në rastet që përfshijnë krimin e organizuar, ku ligjet e rrepta të armëve e bëjnë të vështirë mbajtjen e armëve të zjarrit, sipas CNN.
    Policia thotë se motivi dyshohet se lidhet me të ashtuquajturën “luftë e varëseve” midis bandave kriminale kineze që specializohen në sektorin e tekstilit, veçanërisht në fabrikat e modës në qytetin toskan Prato, afër Firences, tha policia në një konferencë shtypi të martën.
    Zhang, i cili njihej me pseudonimin “Asheng” ishte në gjyq së bashku me 78 persona të tjerë në Firence të akuzuar për koordinimin e operacioneve të paligjshme kriminale në të gjithë Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.Ai do të dëshmonte në javët në vijim në lidhje me një nga bandat më të fuqishme që veprojnë në Evropë, sipas dokumenteve të lidhura me procedurat gjyqësore. Zhang i mohoi akuzat dhe CNN kontaktoi avokatin e tij për koment.
    Gjyqi është rezultat i një hetimi të vitit 2018 të quajtur “China Truck” që kërkon trafikimin e njerëzve dhe tekstileve të lidhura me bandat e stilit mafioz kinez në të gjithë Evropën, sipas Drejtorisë Anti-Mafia të Italisë, e cila kreu hetimin fillestar.
    Vrasja e dyfishtë po hetohet si një vrasje për hakmarrje, thotë policia. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

    Top Channel

  • ‘Gjushi me fustan mblidhet me bandat si hiena’, Berisha: Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni qytetarët

    ‘Gjushi me fustan mblidhet me bandat si hiena’, Berisha: Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni qytetarët

    Nga Durrësi, ku po vijon fushata elektorale e Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj krerëve të bandave, duke i akuzuar për përfshirje në intimidimin e votuesve dhe manipulimin e votës.
    Berisha përmendi me emra disa figura të njohura si pjesë e grupeve kriminale dhe i paralajmëroi se çdo votë e prekur do të sjellë pasoja të rënda ligjore.
    “I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve: për çdo votë do të keni 1 vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët”, deklaroi Berisha.
    Ai theksoi se në qytete të ndryshme të vendit, kandidatët e mazhorancës janë, sipas tij, të lidhur me struktura kriminale që ushtrojnë presion mbi votuesit.
    “Shkoj në Lushnjë, më del kandidatja e bandës, në Elbasan më del Sara Mile. Bandat aty u thonë qytetarëve: puna jote do matet me votat që merr Sara. Këtu në Durrës, Gjushi me fustan dhe Poja, çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit”.
    Në fund, Berisha tha se do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që përpiqen të manipulojnë zgjedhjet dhe përmendi edhe një emër konkret si dëshmitar.
    “Nuk do të ketë dënime më të rënda në Shqipëri se për vjedhjen e votave. Ergys Agasi, dëshmitari më i keq për ju”, përfundoi ai.

  • Berisha “shuan” shpresat e Dumanit: Jo rikandidim i prokurorëve të SPAK, bandat kanë futur kandidatë në listat e PS

    Berisha “shuan” shpresat e Dumanit: Jo rikandidim i prokurorëve të SPAK, bandat kanë futur kandidatë në listat e PS

    Partia Demokratike nuk mbështet ndryshimin e Kushtetutës për t’i dhënë mundësi prokurorëve të SPAK-ut të rikandidojnë edhe për një mandat të dytë.
    Pas kërkesës së drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një mandat të ri në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp me gazetarët, deklaroi se opozita nuk do të mbështesë asnjëherë ndryshimin e Kushtetutës për këtë çështje.
    “Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon: ‘Na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time.’ Jo, mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde. Po, Kushtetuta do të ndryshojë, por për t’i hequr të drejtën prokurorit të kontrollojë gjyqtarin e çështjes,” tha Berisha.

    Ai komentoi gjithashtu edhe hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bruksel. Sipas Berishës, Partia Socialiste nuk mund ta bëjë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian, duke goditur premtimin kryesor elektoral të rivalit politik, Edi Rama.
    “Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër e deputet. Ata që kanë ADN-në e integrimit, dihet kush janë. Të mos mashtrohen shqiptarët me pasaportën false të Edi Ramës, të cilën sot për sot nuk e pranon askush. Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për pasaportën evropiane: të ikin nga Shqipëria,” deklaroi kreu i PD-së.
    Kryetari i PD-së, Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka futur në listën e kandidatëve për deputetë emra të sponsorizuar nga krimi, duke akuzuar kandidaten e Elbasanit, Sara Mila, se mbështetet nga Suel Çela, i shpallur në kërkim për organizatë kriminale.
    “Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile, dhe Edi Rama i thotë Suelit se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara. Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet rëndë për krimin monstruoz elektoral-kushtetues nëse vazhdon në këtë mënyrë,” u shpreh Berisha.
    Sipas tij, bandat e krimit të organizuar janë përfshirë në fushatën e PS-së në Durrës dhe Shkodër, duke i paralajmëruar se çdo krim elektoral do të ndëshkohet nga drejtësia.
    /vizionplus.tv

  • Berisha pret delegacionin e OSBE-së: Bandat kriminale u fuqizuan nga qeveria, Rama po përdor…

    Berisha pret delegacionin e OSBE-së: Bandat kriminale u fuqizuan nga qeveria, Rama po përdor…

    Lideri i demokrat, Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të OSBE-së, të cilëve u ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni endemik e kapilar dhe bandat kriminale, të fuqizuara nga një bashkëpunim simbiotik me Edi Ramën dhe qeverinë, kanë dëmtuar shpresën e shqiptarëve. Ai theksoi se gjendja e krijuar këto vite po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, duke krijuar një krizë sociale, më e madhja e periudhës pas komunizmit.
    Në takimin me Znj. Farah Karimi, Special Coordinator of the International STOs EOM, ambasadoren Andreas Nothele- Ambassador, OSCE PA dhe Sherif Abdili- Programme Officer OSCE PA, kreu i PD-së, Sali  Berisha denconcoi ‘se si sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht nga qeveria, duke përfshirë rastet e arrestimit dhe ndjekjes penale të tre drejtuesve kryesorë të saj, si dhe situatat kur deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndjekur penalisht pa prova dhe fakte ligjore”
    Përfaqësuesit e OSBE-së shprehën interes për të kuptuar nëse këto akuzat ishin të dokumentuara publikisht. U sqarua se të gjitha informacionet janë të aksesueshme, përfshirë transkriptimet e Sky/EncroChat nga autoritetet ligjzbatuese belge dhe franceze.

    “Ata gjithashtu kërkuan të dinin nëse qeveria po përdor burimet administrative për fushatë. Berisha paraqiti shembuj se si administrata dhe fondet publike po perdoren për interesa elektorale, në kundërshtim me këto rekomandimet e ODhIR duke numëruar së paku 80 raste të dokumentuara, raste që rriten çdo ditë’ informon zyra e shtypit e PD-së.

    Përfaqësuesja e OSBE-së kërkoi të kuptonte perceptimin dhe pritshmëritë e opozitës përsa i përket votimit të lirë nga ana e qytetarëve. Berisha e informoi atë mbi kushtet e vështira me të cilat përballet opozita si dhe me ofertën nga ana e saj dhe koalicionit ASHM të një alternative reale, duke prezantuar një program politik ekonomik që adreson problemet e shqiptarëve.
    Në takim morën pjesë kryetari i PR, Deputetët  Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD.

  • Berisha: Garantoj lushnjarët dhe shqiptarët se bandat dhe banditët do dalin të gjithë para ligjit

    Berisha: Garantoj lushnjarët dhe shqiptarët se bandat dhe banditët do dalin të gjithë para ligjit

    Berisha: Garantoj lushnjarët dhe shqiptarët se bandat dhe banditët do dalin të gjithë para ligjit

    Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Lushnje ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë, se Zaka do të ketë fatin e ish-deputetit të Ramës, Çyrbja. Ai tha gjithashtu se, të gjithë banditët dhe bandat do të dalin atje ku e kanë vendin, para ligjit.

    “Miqtë e mi, Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.

    Memeja e gjallë, se kështu po e quajmë ne atë, ai që më quan mua buf, po ai nuk e kupton se më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme dhe unë u garantoj se do përdor të gjithë eksperiencën dhe mençurinë time për ta përzënë me datën 11 maj së bashku me ju.

    Lëre mos e pyet!

    Kopjon dhe imiton si majmuni, sot deklaronte se do prodhojmë makina ushtarake Made in Albania.

    Jo mo jo, do e fillojmë me qumështin, me misrin, me frutat, me zarzavatet, me biznesin e vogël, me biznesin e madh.

    Do prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë.

    Shqipëria do jetë prodhuese, prodhuese dhe vetëm prodhuese.

    Biznesit të vogël, tavanin nga 140 mijë euro do e ngremë në 180 mijë euro për TVSH-në dhe tatim-fitimin. Zero nën 180 mijë euro do kenë TVSH apo tatim-fitim.

    Biznesi i vogël do paguajë asnjëherë më shumë se 1 të dhjetën e xhiros, taksë që i vë bashkia e Shytëve këtu, apo bashkia e Erionëve në Tiranë, apo e atij tjetrit në Fier.

    Jo, jo, 1 përqind, nuk do i vënë dot më shumë.

    Do të diktohet sipërfaqja publike.

    Isha në treg, një keqardhje të madhe, njerëz që sakrifikonin shumë, në këmbë gjithë ditën, në kushte të vështira, dhe paguanin nga 120 mijë lekë që e kishin pasur sipërfaqen publike, e paguanin tani 1500 lekë, rritur 15 fish. Merr fund batërdia mbi bizneset e vogla.

    Biznesi i madh dhe bizneset e tjera do kenë taksën 10 përqind.

    TVSH do ulet në 15 përqind.

    Do hiqen një seri masash shtrënguese, inspektoriatet do marrin karakter krejt tjetër.

    Pra, Made in Albania do jetë hapi i madh drejt Shqipërisë Madhështore.

    Miq, por Shqipëria Madhështore e ka kusht të të gjitha kushteve pastrimin e shtëpisë tonë.

    Në qoftë se nuk ndahemi me krimin dhe hajnat, me hajdutët që pinë gjakun tuaj si shushunja ditë për ditë, ne të ardhme nuk kemi.

    Ndaj u jap fjalën se me forcën e ligjit do vendoset përpara drejtësisë çdo lidhje krimi, çdo kriminel, çdo qeveritar i inkriminuar.

    Këtu banda ka rrëmbyer tregun e ndërtuar me paratë tuaja, taksat tuaja. Ndan paratë me kryetarin e bashkisë dhe fshatarëve u merr sa frëngu punën.

    11 maji është zgjidhja. Pa le, kishte kandiduar edhe deputetin për ta sjellë në parlament.

    Fatin e Çyrbjes do të ketë Zaka. Se edhe Çyrbjen, Avdylajt e sollën, po ja ku është atje. Edhe Zaka atje do të shkojë.

    Nuk keni të drejtë të kandidoni ju në parlament, ju e keni vendin aty ku e keni për veprat që keni kryer.

    Ndaj u jap fjalën e nderit lushnjarëve dhe shqiptarëve, se një nga një, bandat dhe banditët, kudo që janë, edhe në shpellat më të thella po u futën, do vendosen para ligjit.

    Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ligjit, e të drejtave të qytetarëve, e dinjitetit të tyre. Nuk ka bandit, nuk ka ministër, nuk ka njeri që mund t’i shkelë ato”, u shpreh Berisha.

  • Berisha akuzon policinë dhe SHISH: Ilir Proda bashkëpunon me krimin, pas 11 majit luftë bandave

    Berisha akuzon policinë dhe SHISH: Ilir Proda bashkëpunon me krimin, pas 11 majit luftë bandave

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Ilir Proda se bashkëpunon me bandat e krimit të organizuar. Gjatë prezantimit të programit të opozitës për rendin dhe sigurinë në vend, Berisha deklaroi se figurat e krimit të organizuar vendosin se çfarë do të ndodhë me policinë e shtetit.
    “E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre.”, tha Berisha
    Por kryetari i PD sulmoi edhe drejtuesen e shërbimit informativ shtetëror për lidhje me Serbinë.

    “E shkarkuar nga qeveria e vet për dyshime shumë serioze, bashkëpunime dhe të tjera. Vjen dhe merr me porosi të Vuçiçit, drejtimin e SHISH.”
    Berisha premtoi se pas 11 majit nëse PD fiton zgjedhjet prioriteti i saj do të jetë lufta ndaj bandave kriminale.
    “Ndaj dhe beteja jonë do jetë me një motiv: zero tolerancë. Kudo që të jenë, ta kenë të qarta, në Dubai apo Uganda, në Aruba apo Afrikë të Jugut, ata do gjenden, do arrestohen dhe do vihen para drejtësisë shqiptare.”
    Sipas Berishës bandat kriminale ndikuan edhe në procesin e vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve.
    “Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën dhëmb për dhëmb me krimin dhe u larguan nga detyra me vetingun gjueti shtrigash, ata që dhanë dënime përjetë për bandat e qeverisë socialiste, ata janë sot jashtë institucioneve si hakmarrje për ta. Kjo merr fund.”
    Nga ana tjetër Berisha premtoi rritje pagash për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit.