Tag: bandat

  • Berisha nis me akuzat: Sovrani foli, por bandat e Durrësit dhe në zona të tjera kanë vërshuar drejt KZAZ-ve

    Berisha nis me akuzat: Sovrani foli, por bandat e Durrësit dhe në zona të tjera kanë vërshuar drejt KZAZ-ve

    Në një konferencë për shtyp pas mbarimit të zgjedhjeve, Sali Berisha ka nisur me akuzat, teksa thotë se sovrani foli dhe se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje. Ai ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon edhe se bandat duan të ndikojnë në rezultat.
    “Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.

    Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-së me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës. Janë denoncuar qoftë nga media, qoftë nga PD. Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për gjithë komisionerët tanë është të jenë qëndrestarë”,-tha Berisha.

  • Porosia e Berishës: Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion! Bandat kanë dalë në terren

    Porosia e Berishës: Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion! Bandat kanë dalë në terren

    Sali Berisha

    Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë.Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli.Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.Në Durrës, bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat.Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve.Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji.Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato grupe terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla.Unë e kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojë në vullnetin e sovranit.Asgjë nuk mund të ndryshojë.Populli ka folur në mënyrë vendimtare.

  • Berisha në Elbasan: Me 11 Maj do çlirohemi nga ky regjim ku ligjin e bëjnë bandat!

    Berisha në Elbasan: Me 11 Maj do çlirohemi nga ky regjim ku ligjin e bëjnë bandat!

    Berisha në Elbasan: Me 11 Maj do çlirohemi nga ky regjim ku ligjin e bëjnë bandat!

    Një pritje madhështore kanë rezervuar sot qytetarët e Elbasanit për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në takimin masiv të mbajtur në Elbasan, kryedemokrati ka prezantuar programin e PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

    Berisha tha se, u sjell përshëndetjet më të përzemërta nga qytetarët e Korçës, të cilët sot në sheshin e tyre furmosën fitoren historike të 11 Majit, triumfin e virtytit, moralit, guximit, besimit të qytetarëve shqiptarë mbi një të keqe të pamerituar që ata përjetuan 12 vite me radhë.

    “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, përulem me mirënjohjen më të pakufishme para jush, qytetarëve të mrekullueshëm të këtij qyteti që ka rrezatuar dhe rrezaton dritë, mirësi dhe virtyte në Shqipëri dhe mbarë kombin shqiptar.

    U sjell përshëndetjet më të përzemërta nga qytetarët e Korçës, të cilët sot në sheshin e tyre furmosën fitoren historike të 11 Majit, triumfin e virtytit, moralit, guximit, besimit të qytetarëve shqiptarë mbi një të keqe të pamerituar që ata përjetuan 12 vite me radhë.

    Miqtë e mi, ne shqiptarët jemi të vetmit që pasi u çliruam me guximin tonë nga diktatura më e egër staliniste, 30 vite më vonë ramë në një regjim në të cilin ligjin e bëjnë bandat, e bën qeveria e lidhur me bandat.

    Në të cilin qytetarët e mirë të Elbasanit, kurrë mos harroni, ai që erdhi në pushtet në vitin 2013, ai kalonte nga një ekran në tjetër me hekura në dorë, u tregonte qytetarëve hekurat duke treguar se është i biri shpirtëror i Enver Hoxhës, është pasardhës biologjik i Spiro Kolekës, njeriut që do thërriste për tanke dhe mitraloza kundër nesh në vitin 1990.

    Miq, 12 vite në Shqipëri u ndërtua një regjim, i cili jo me hiperkolektivizim, jo me konfiskime, por me mekanizma të tjerë i varfëroi shqiptarët në atë shkallë varfërie sa asnjë prej kombeve të tjera përreth.

    Në vitin 2013, ne nuk ishim të mëkëmbur, por qytetarët e Elbasanit, pensionistët e Elbasanit dhe të Shqipërisë, paguheshin më mirë se të gjithë qytetarët e rajonit.

    Në vitin 2013, njerëzit lëviznin lirshëm, por përsëri shqiptarët në Shqipëri dhe Elbasan, shtoheshin çdo vit e më shumë.

    Në vitin 2013, ndodhi rotacioni i pushtetit, një akt madhor në demokracinë e çdo vendi. Por u zgjodh pas këtij viti që Shqipëria të mbulohej me drogë dhe krim.

    Pas këtij viti pensionet dhe rrogat u ngrinë. Sofra u pakësua. Nuk ushqente më të gjithë anëtarët e familjes.

    Vendet e punës filluan të shkatërrohen.

    Fëmijët, të rinjtë u detyruan të marrin rrugët e dheut.

    Ligjin e morën në dorë bandat dhe banditët.

    Miq, ligji, i cili duhet të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, pronën e tyre, u mor në dorë nga ministra, kryeministri dhe bandat e tjera dhe u përdor kundër qytetarëve.

    Varfëria u rrit nga viti në vit.

    Çmimet kapën stratosferën.

    Dhe ne e gjetëm veten përsëri më të keqpaguarit njerëz të rajonit.

    E gjetëm veten me çmimet më të larta në rajon dhe në botë.

    Me mijëra biznese u mbyllën.

    Me mijëra ferma falimentuan.

    Në 10 vite, sa asnjë komb tjetër në Europë dhe botë, 45 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.

    Pra, ndodhi një rrokullisje që nuk e kishim njohur kurrë në histori.

    Por është në meritën tuaj, në guximin tuaj, në atdhedashurinë tuaj, qytetarë të Elbasanit dhe Shqipërisë, që rikthyet shpresën këtë pranverë.

    Që e shndërruat këtë pranverë në pranverën e shpresës, besimit dhe fitores.

    Ndaj dhe unë kam mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

    Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrë më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo vatre shqiptare varfërinë e skajshme.

    Do përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria.

    Se në 100 ditë, çdo pensionist që sot merr një pension në 172 lekë dhe janë rreth 560 mijë, do marrë një pension 200 euro.

    Se çdo rrogëulët do marrë një rrogë jo më pak se 500 euro.

    Se çdo pensionist dhe rrogëulët do marrë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët.

    Se çdo qytetar shqiptar do paguajë energjinë me 7 lekë.

    Se çdo qytetar shqiptar do ketë një ulje të çmimit të naftës me të paktën 40 përqind.

    Ndaj jam sot këtu në këtë shesh për një zotim solemn se në 100 ditë, çdo biznesmen i Elbasanit do e paguajë energjinë tre herë më lirë, nga 18 në 6 lekë.

    Jam këtu për t’u dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë nuk do tatojnë më shumë se 1 përqind të xhiros.

    Se sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5 herë tarifa e saj.

    Do përgjysmohet çmimi i ujit për to.

    Do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH-në.

    TVSH-ja do ulet në 15 përqind.

    Çdo biznes që paguan tatim fitim, do e paguajë vetëm 10 përqind. 13 përqind më pak pra.

    Çdo rrogëtar që paguan tatim fitimin mbi të ardhurat 23 përqind, do paguajë 10 përqind dhe do ketë një rritje imediate të rrogës me 13 përqind”, u shpreh Berisha.

  • Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Më 11 Maj do çlirohemi nga ky regjim ku ligjin e bëjnë bandat

    Berisha mbyll fushatën në Elbasan: Më 11 Maj do çlirohemi nga ky regjim ku ligjin e bëjnë bandat

    Sali Berisha

    ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka përmbyllur fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit. Gjatë takimit të tij, ai prezantoi programin e tij në Elbasan, ku u shpreh se do të çlirojë vendin nga regjimi i bandave. Berisha u shpreh se prej vitit 2013, qyteti është nën pushtetin e bandave. Më tej, ai shtoi se deri më tani janë larguar 45% e shqiptarëve janë larguar nga vendi si pasojë e keqqeverisjes
    “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, përulem me mirënjohjen më të pakufishme para jush, qytetarëve të mrekullueshëm të këtij qyteti që ka rrezatuar dhe rrezaton dritë, mirësi dhe virtyte në Shqipëri dhe mbarë kombin shqiptar. U sjell përshëndetjet më të përzemërta nga qytetarët e Korçës, të cilët sot në sheshin e tyre furmosën fitoren historike të 11 Majit, triumfin e virtytit, moralit, guximit, besimit të qytetarëve shqiptarë mbi një të keqe të pamerituar që ata përjetuan 12 vite me radhë. Miqtë e mi, ne shqiptarët jemi të vetmit që pasi u çliruam me guximin tonë nga diktatura më e egër staliniste, 30 vite më vonë ramë në një regjim në të cilin ligjin e bëjnë bandat, e bën qeveria e lidhur me bandat.
    Në të cilin qytetarët e mirë të Elbasanit, kurrë mos harroni, ai që erdhi në pushtet në vitin 2013, ai kalonte nga një ekran në tjetër me hekura në dorë, u tregonte qytetarëve hekurat duke treguar se është i biri shpirtëror i Enver Hoxhës, është pasardhës biologjik i Spiro Kolekës, njeriut që do thërriste për tanke dhe mitraloza kundër nesh në vitin 1990. Miq, 12 vite në Shqipëri u ndërtua një regjim, i cili jo me hiperkolektivizim, jo me konfiskime, por me mekanizma të tjerë i varfëroi shqiptarët në atë shkallë varfërie sa asnjë prej kombeve të tjera përreth. Në vitin 2013, ne nuk ishim të mëkëmbur, por qytetarët e Elbasanit, pensionistët e Elbasanit dhe të Shqipërisë, paguheshin më mirë se të gjithë qytetarët e rajonit.
    Në vitin 2013, njerëzit lëviznin lirshëm, por përsëri shqiptarët në Shqipëri dhe Elbasan, shtoheshin çdo vit e më shumë. Në vitin 2013, ndodhi rotacioni i pushtetit, një akt madhor në demokracinë e çdo vendi. Por u zgjodh pas këtij viti që Shqipëria të mbulohej me drogë dhe krim.
    Pas këtij viti pensionet dhe rrogat u ngrinë. Sofra u pakësua. Nuk ushqente më të gjithë anëtarët e familjes. Vendet e punës filluan të shkatërrohen. Fëmijët, të rinjtë u detyruan të marrin rrugët e dheut. Ligjin e morën në dorë bandat dhe banditët. Miq, ligji, i cili duhet të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, pronën e tyre, u mor në dorë nga ministra, kryeministri dhe bandat e tjera dhe u përdor kundër qytetarëve.
    Varfëria u rrit nga viti në vit. Çmimet kapën stratosferën. Dhe ne e gjetëm veten përsëri më të keqpaguarit njerëz të rajonit. E gjetëm veten me çmimet më të larta në rajon dhe në botë. Me mijëra biznese u mbyllën. Me mijëra ferma falimentuan.
    Në 10 vite, sa asnjë komb tjetër në Europë dhe botë, 45 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Pra, ndodhi një rrokullisje që nuk e kishim njohur kurrë në histori. Por është në meritën tuaj, në guximin tuaj, në atdhedashurinë tuaj, qytetarë të Elbasanit dhe Shqipërisë, që rikthyet shpresën këtë pranverë. Që e shndërruat këtë pranverë në pranverën e shpresës, besimit dhe fitores. Ndaj dhe unë kam mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrë më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo vatre shqiptare varfërinë e skajshme. Do përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria.
    Se në 100 ditë, çdo pensionist që sot merr një pension në 172 lekë dhe janë rreth 560 mijë, do marrë një pension 200 euro. Se çdo rrogëulët do marrë një rrogë jo më pak se 500 euro. Se çdo pensionist dhe rrogëulët do marrë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët. Se çdo qytetar shqiptar do paguajë energjinë me 7 lekë. Se çdo qytetar shqiptar do ketë një ulje të çmimit të naftës me të paktën 40 përqind. Ndaj jam sot këtu në këtë shesh për një zotim solemn se në 100 ditë, çdo biznesmen i Elbasanit do e paguajë energjinë tre herë më lirë, nga 18 në 6 lekë. Jam këtu për t’u dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë nuk do tatojnë më shumë se 1 përqind të xhiros. Se sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5 herë tarifa e saj. Do përgjysmohet çmimi i ujit për to. Do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH-në.
    TVSH-ja do ulet në 15 përqind. Çdo biznes që paguan tatim fitim, do e paguajë vetëm 10 përqind. 13 përqind më pak pra. Çdo rrogëtar që paguan tatim fitimin mbi të ardhurat 23 përqind, do paguajë 10 përqind dhe do ketë një rritje imediate të rrogës me 13 përqind”, tha Berisha./ZËRI

  • “Bandat e Elbasanit dhe Shkodrës, alibi për humbjen”, Alizoti dhe Boçi: Ne s’jemi ‘Arushi fotograf’…

    “Bandat e Elbasanit dhe Shkodrës, alibi për humbjen”, Alizoti dhe Boçi: Ne s’jemi ‘Arushi fotograf’…

    Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan dhe drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, u përplasën në emisionin “Top Story” me gazetarin Arbër Hitaj në lidhje me mënyrën si po zhvillohet fushata elektorale dhe akuzat për shit-blerje votash.
    Gazetari Arbër Hitaj u shpreh se akuzat e opozitës për shit-blerje votash pa patur prova janë diskurs alibik për humbjen që do vijë më 11 maj për selinë blu.
    Alizoti u shpreh se bandat punojnë për Partinë Socialiste ndërsa Luçiano Boçi tha se “nuk jemi arusha për të bërë foto”.
    Hitaj: Shkodra nuk fitoi se ka banda, Elbasani nuk fitoi se ka banda…. Situata është shumë e vështirë, shqiptarët po ikin. Mua më duket diskurs alibik për humbjen që do vijë më 11 maj.
    Alizoti: Ka Elbasani banda? Me kë është pozicionuar krimi i organizuar? Thuaje se je gazetar. Me kë është tani? Nëse nuk e di, unë nuk të përgjigjem më.
    Hitaj: S’ka prova. A ka një audiopërgjim? A ka një video si blihet vota?
    Boçi: Ça na di ti ne? Arush fotograf?
    Hitaj: Mua më duket alibik ky diskurs.
    Alizoti: Ti nuk ke guxim që të thuash se bandat e Elbasanit punojnë për PS-në.

  • Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën

    Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.
    “Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.
    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.
    “Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave
    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.
    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.
    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.
    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

  • “Ma thanë troç”, Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    “Ma thanë troç”, Alizoti ngre akuza të forta: Bandat e Elbasanit po kërcënojnë në shtëpitë e tyre qytetarët për votën

    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, ishte i ftuar në një emision televiziv nga ku ngriti akuza të rënda duke thënë se bandat kriminale po ju shkojnë nëpër shtëpi qytetarëve të Elbasanit dhe po i kërcënojnë për votën.
    “Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”.
    Më tej, ai tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie.“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh.
    “Ma thanë troç!” Tomor Alizoti zbardh bisedën me përfaqësuesit e OSBE për shit-blerjen e votave
    Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, deklaroi në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përfaqësues të OSBE i kanë pranuar privatisht shqetësimet për shit-blerjen e votës në Shqipëri. “Më kanë thënë: Ne të besojmë. E dimë që situata është keq, por në fund bëjmë vetëm një raport. Nuk mund ta ndalojmë procesin”, tha Alizoti.
    Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë para zgjedhjeve dhe jo pasi “maskarada” ka ndodhur.
    “Nuk mund të përfundojmë gjithmonë nga një teatër në një tjetër. Pushteti po kap çdo institucion, ndërsa opozita përballet me një sistem të mbyllur”, tha ai.
    Alizoti theksoi se denoncimet për shit-blerje vote nuk mund të mbeten në letra dhe raportime diplomatike, por duhet të shoqërohen me ndërhyrje reale për të mbrojtur demokracinë.

  • Berisha: Kanë nisur të blejnë vota, kambanat e Europës dhe botës bien për Ramën dhe bandat

    Berisha: Kanë nisur të blejnë vota, kambanat e Europës dhe botës bien për Ramën dhe bandat

    Sali Berisha ka ngritur alarmin për shitblerjen e votava nga mazhoranca, përmes bandave të krimit që janë aktivizuar nga kryesocialisti Edi Rama në Elbasan, Durrës dhe Shkodër.
    Për të më 12 maj bandat kriminale do të shpallen organizata terroriste, ndërsa tha se do të lobojë fuqishëm pranë komunitetit ndërkombëtar.

    ”U kanë shpërndarë para, po shpërndajnë para. 4 ditë para ja theu koçkat shoferit të Taulant Ballës, Sueli sepse nuk mbështeste. Është një famoze, një Sara Mile e cila sipas Ramës duhet të jetë patjetër në Parlament. Një Jurgis Çyrbe me fustan”.
     

  • Vrasja e trefishtë në Suedi, policia arreston një 16 vjeçar! Një prej viktimave, i lidhur me bandat

    Vrasja e trefishtë në Suedi, policia arreston një 16 vjeçar! Një prej viktimave, i lidhur me bandat

    Autoriteti i prokurorisë në Suedi ka bërë të ditur se një 16-vjeçar është ndaluar me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë tre persona në qytetin e Uppsalës, të martën.

    Policia kishte konfirmuar më herët në një konferencë për shtyp se një person i ndaluar ishte i dyshuar për vrasje dhe ishte një nga disa persona që po merreshin në pyetje si pjesë e hetimeve, megjithatë nuk kishin dhënë detaje për moshën.
    Të shtënat ndodhën në një sallon flokësh në Uppsala, një qytet universitar rreth 72 kilometra në veri të Stokholmit. Policia tha se incidenti besohet të ketë qenë një ngjarje e izoluar dhe nuk ka lidhje me festimet vjetore të Valborgut që priten të mbahen në qytet të mërkurën në mbrëmje, një festival suedez që shënon ardhjen e pranverës.
    Mediat suedeze raportuan se njëri prej të vrarëve kishte lidhje me krimin e organizuar dhe bandat, megjithatë policia nuk i konfirmoi këto raportime.
    Autoritetet në Suedi po përballen me vështirësi në trajtimin e dhunës së bandave, e cila mbetet në qendër të debatit kombëtar, përfshirë edhe shqetësimet në rritje për moshën e vogël të fëmijëve të përfshirë në gjakderdhje. Armët e zjarrit dhe eksplozivët përdoren rregullisht nga bandat rivale.
    Policia u ka bërë apel qytetarëve për informacion pasi një person me maskë është parë duke u larguar nga vendi i krimit me një skuter elektrik të martën.
    Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, i dënoi vrasjet si një “akt brutal dhune”. Policia u njoftua për ngjarjen pak pas orës 17:00 të së martës, kur mori disa telefonata nga qytetarët për të shtëna me armë. Më vonë, autoritetet konfirmuan se tre persona kishin humbur jetën.
    “Shumë shpejt gjetëm tre persona që dukej se ishin qëlluar. Ata nuk kishin nevojë të dërgoheshin në spital”, tha zëdhënësi i policisë së Uppsalës, Magnus Jansson Klarin, për gazetën ditore Svenska Dagbladet.
    Qeveria njoftoi në shkurt se planifikon të forcojë ligjet për armët pas masakrës më të rëndë në vend, kur një person i armatosur vrau 10 persona në një qendër arsimore në Örebro, në perëndim të Stokholmit, përpara se të vetëvritej. Motivet e tij janë ende nën hetim.

    Top Channel

  • Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar në Shkodër, po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

    Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar në Shkodër, po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

    ‘Kohë interesante, kohë dinamike dhe kohë ndryshimesh të mëdha’.
    Kështu u shpreh kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.
    Spahia ka denoncuar situatën e nderë dhe atë që po ndodh në Shkodër gjatë ditëve të fundit.

    Në bisedë me Adi Krastën, Saphia u shpreh se, bandat kanë nisur sërish që të kërcënojnë qytetarët në Shkodër, me anë të telefonatave dhe takimeve. Sipas tij, po kërcënohen gjithashtu edhe njerëzit e PD-së në këtë qytet, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjera.
    ‘Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend.
    Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.
    Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve.
    Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.
    Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj.
    E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.
    Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD’, tha ndër të tjera, Bardh Spahia në SYRI TV.