Tag: bandat

  • Dy adoleshentë dënohen me burgim të përjetshëm në Britani për vrasjen e një 14-vjeçari në autobus

    Dy adoleshentë dënohen me burgim të përjetshëm në Britani për vrasjen e një 14-vjeçari në autobus

    Dy adoleshentë të lidhur me bandat, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u dënuan sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e një djali 14-vjeçar në një autobus në janar.

    Sulmi brutal, i cili ndodhi në mes të ditës dhe u pasua nga rrëfimi i nënës së viktimës për përfshirjen e djalit të saj në bandat e rrugës, ka ringjallur një debat publik rreth plagës së krimit të dhunshëm me thikë në Britani dhe “shkëlqimit” që bandat kanë për disa të rinj.
    Kelian Bokassa, 14 vjeç, u vra më 7 janar në lagjen Woolwich në jug të Londrës.
    Dy të pandehurit pranuan fajësinë për vrasje. Sot, një gjykatës i dënoi ata me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 15 vjetësh e 10 muajsh për të vuajtur dënimin.
    “Në këtë rast, është e qartë se qëllimi juaj ishte të vrisnit”, tha gjykatësi Mark Lacraft, duke shprehur keqardhjen e tij për “një tjetër humbje të pakuptimtë jete”. Ai kujtoi se dy adoleshentët kishin përvetësuar “kulturën e bandave” dhe ishin dënuar tashmë në të kaluarën për posedim thikash në një vend publik.
    Njëri prej të dyve, megjithatë, ishte identifikuar nga autoritetet si “viktimë e skllavërisë moderne” dhe “shfrytëzimit”. I dyti “u rrit dhe u shfrytëzua nga bandat që nga mosha 12 vjeç”, përshkroi ai.
    Më parë, nëna e Kellyanne-s, Marie Bokassa, pyeste veten “çfarë mund t’u kishte ndodhur këtyre djemve që i bëri të kryenin një akt kaq të tmerrshëm dhe të dhunshëm”.
    “Të paktën djali im po prehet në paqe dhe këta dy djem do ta kenë shumë të vështirë”, shtoi ajo.
    Bokassa i kishte thënë shtypit britanik se edhe djali i saj ishte i përfshirë në banda, pavarësisht përpjekjeve të saj për ta distancuar atë nga këto grupe.
    Vitin e kaluar, dhjetë adoleshentë u vranë në sulme me thikë në Londër. Në vitin 2023, numri i viktimave ishte edhe më i lartë, duke arritur në 18.

    Top Channel

  • Berisha: Veliajn po e intimidojnë, Rama firmosi 450 leje ndërtimi për bandat në prag të zgjedhjeve

    Berisha: Veliajn po e intimidojnë, Rama firmosi 450 leje ndërtimi për bandat në prag të zgjedhjeve

    Kryetari i PD, Sali Berisha, i bëri sërish apel Avokates së Popullit që të nisë hetimet për mënyrën si po trajtohet në burg kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Berisha, gjatë një konference me gazetarët, theksoi se Partia Demokratike beson se Veliaj është përgjegjës për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen e njohur me emrin “5D”, por pavarësisht kësaj, PD beson se të drejtat e njeriut duhet të respektohen edhe për të.

    “i kërkoj Avokates së Popullit, të hetojë. Të hetojë këto, sepse asnjëra e as tjetra nuk mund të bëhen. Askush nuk mund të publikojë statuse për të dhe askush nuk mund t’ia ndalojë komunikimet. Thuhet e treta, por këtë prapë është avokate, thuhet se i dërgohen edhe dokumente të tjera, që janë gjëra që nuk duhet të bëhen kurrë nga dosja. Dërgohen për ta intimiduar, për ta bërë.”
    Ndërkaq, Berisha sot akuzoi kryeministrin Edi Rama se, në prag të zgjedhjeve parlamentare, ka shpërndarë 450 leje ndërtimi për bandat kriminale, që ato të ndërhynin në zgjedhje në favor të PS. Sipas Berishës, leje ndërtimi në muajt mars–prill të këtij viti kanë përfituar nga banda e Tropojanëve në Durrës, Altin Hajri në Durrës, persona të lidhur me bandën e Suel Çelës, apo edhe persona të lidhur me “Hakmarrjen për Drejtësi”.

    “Në qoftë se bëhet analiza e 450 lejeve të firmosura nga Edi Rama dhe mëkëmbësja e tij, Adelajda Rroka, ato bëhen të paktën minimumi 12 ton kokainë të lara, 10 ton heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis. Ato bëjnë të paktën 10 milionë metër katrorë ndërtime dhe territore përreth. Ato bëjnë, pra, de facto narkotizimin e plotë të ekonomisë shqiptare.”
    Sipas Berishës, këto leje ndërtimi dhe personat që i kanë përfituar provojnë se 11 Maji ishte farsë elektorale.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 11 Majit dhe bandat, Dumani: 43 kallëzime po hetohen nga SPAK

    Zgjedhjet e 11 Majit dhe bandat, Dumani: 43 kallëzime po hetohen nga SPAK

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në…

    “Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në…

    Nuk kanë munguar diskutimet në seancën plenare, ndaj deputetëve dhe Kreut të PD, Sali Berisha. Deputeti i PS, Petro Koçi nuk ka kursyer Berishën, duke e akuzuar për zgjedhjet e lira ndër vite dhe bandat e tij elektorale.
    Petro Koçi:
    Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira sepse je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në 1996,E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër.Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh!

  • 28 vite nga vdekja e 4 efektivëve në përleshjen me bandat kriminale

    28 vite nga vdekja e 4 efektivëve në përleshjen me bandat kriminale

    28-vite më parë, u shënua masakra Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj.
    Këtë të martë, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar të afërmit e tyre, duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

    Zv/Drejtori i DVP-së Berat, Luan Mema tha se vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoheshin asokohe brenda vilës së Protoduarve.

  • “Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…

    “Ju kanë urdhëruar bandat”/ Albana Vokshi: S’ma mbyllni dot gojën! Turp që…

    Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ka shprehur pakënaqësi për mosdhënien e fjalës nga ana e kryeparlamentares Elisa Spiropali.
    “Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës”, u shpreh ligjvënësja demokrate.
    Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, Vokshi deklaroi se Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë dhe sipas saj, kjo është “falë Edi Ramës”.
    “Trup është kur ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc. Mos mendoni se europarlamentarët nuk i dinë”, u shpreh ajo.
    Pjesë nga fjala e deputetes Vokshi në Parlament
    Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar që ia ke dorëzuar zgjedhjet e fundit Blendi Gonxhes, dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës.
    Turp është që të shkosh në sallat e Brukselit e të flitet për zgjedhje që janë dhunuar, ky është turp. Turp është që pikërisht që kjo mënyrë se si Elisa drejton Parlamentin është në 10 pika të raportit, nuk drejtohet kështu.
    Lexoje raportin para se të drejtosh në mënyrë arrogante  çdo nen të rregullores. Mendon se s’po ma jep fjalën për procedurë dhe do më mbyllësh gojën, se unë prap nuk do mund të them ato që kam për të thënë. Do i them.
    Turp është që Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë, falë Edi Ramës. Trup është kur ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc. Mos mendoni se europarlamentarët nuk i dinë. Shteti është bërë bashkë me krimin dhe këto struktura kriminale po ndalin rotacionin.
    Nuk e thamë ne këtë, por kryetari i misionit të vëzhguesve, një nga eurodeputetët me korrekt. Një nga politikanët më të mirënjohur gjerman, kishte informacion përtej nesh.

  • “Ju urdhërojnë bandat”/ Vokshi denoncon në Kuvend: Shqipëria përmendet në çdo raport ndërkombëtar për lidhje me krimin

    “Ju urdhërojnë bandat”/ Vokshi denoncon në Kuvend: Shqipëria përmendet në çdo raport ndërkombëtar për lidhje me krimin

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në Kuvend situatën alarmante të demokracisë në Shqipëri, duke e quajtur vendin “i vetmi narkoshtet në Europë”.
    Vokshi kritikoi mënyrën se si po drejtohet Parlamenti dhe akuzoi bashkëpunimin mes politikës dhe bandave kriminale, që sipas saj, po pengojnë një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.
    Në fjalën e saj, ajo iu drejtua kryetares së Parlamentit dhe mazhorancës, duke theksuar se ndërsa Shqipëria përballet me këto probleme, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe europarlamentarët janë të vetëdijshëm për këtë situatë të rëndë.
    Deputetja e PD Albana Vokshi: Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar që ia ke dorëzuar zgjedhjet e fundit Blendi Gonxhes, dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës.
     

     
    Turp është që të shkosh në sallat e Brukselit e të flitet për zgjedhje që janë dhunuar, ky është turp. Turp është që pikërisht që kjo mënyrë se si Elisa drejton Parlamentin është në 10 pika të raportit, nuk drejtohet kështu.

    Lexoje raportin para se të drejtosh në mënyrë arrogante  çdo nen të rregullores. Mendon se s’po ma jep fjalën për procedurë dhe do më mbyllësh gojën, se unë prap nuk do mund të them ato që kam për të thënë. Do i them.
    Turp është që Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë, falë Edi Ramës. Trup është kur ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc. Mos mendoni se europarlamentarët nuk i dinë. Shteti është bërë bashkë me krimin dhe këto struktura kriminale po ndalin rotacionin.
    Nuk e thamë ne këtë, por kryetari i misionit të vëzhguesve, një nga eurodeputetët me korrekt. Një nga politikanët më të mirënjohur gjerman, kishte informacion përtej nesh.
     
     

  • “Bandat dhe patronazhistët morën peng zgjedhjet”, PD: Orë të tëra filmime tregojnë manipulimin e votës më 11 maj

    “Bandat dhe patronazhistët morën peng zgjedhjet”, PD: Orë të tëra filmime tregojnë manipulimin e votës më 11 maj

    Këshilltari ligjor i PD, Franc Nuri shprehet se janë ekspozuar raste flagrante se si në qendrat e votimit, komisionerët apo vëzhguesit siguroheshin që qytetarët të cilëve u kanë blerë votat përmes patronazhimit dhe presionit, e kanë dhënë votën për ta.
    I ftuar në një emision televiziv, Nuri tha se rastet kanë ndodhur në mes të ditës dhe përpara kamerave, ndërsa ekspozimi i këtyre pamjeve filmike mund t’I bëjnë ata të reflektojnë përballë asaj që kanë bërë më 11 maj.
    Sipas Nurit, bëhet fjalë për orë të tëra materiale filmike, që dokumentojnë raste të tjetërsimit të vullnetit të votës së demokratëve dhe qytetarëve, ndërsa shton se personat përgjegjës apo ato që kanë bashkëpunuar, qofshin edhe të opozitës do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
    Për Nurin 11 maji, ka qenë e gjitha një farsë e orkestruar dhe aspak zgjedhje të lira, duke bërë që në këto zgjedhje të marrin pjesë edhe bandat dhe grupet kriminale në qytetet kryesore të vendit.
    Berisha ka ekspozuar dy raste flagrante, pasi votonte qytetari, një nga vëzhguesi shkon më pas merr kutinë e kthen përmbys dhe nxjerr fletën e votimit dhe e kontrollon më pas për kë ka votuar, dhe më pas e hedh sërish fletën në kuti. Bëhet për të kontrolluar votën, patronazhimin. Ose kontroll vote ose blerje vote. Duan ta kontrollojnë e të jenë të sigurt. I bëjnë këto mes të ditës dhe para kamerave, ekspozimi i këtyre fakteve i bën të reflektojnë këtë persona se ç’kanë bërë më 11 maj.
    Filmimet e QV janë kërkuar. Po përpunohen e analizohen. Ka filmime sa për muaj të tërë, asgjë s’ka për të shpëtuar. Personat që kanë përgjegjësi do të ekspozohen përditë e rastet flagrante do të dalin. Personat që kanë bashkëpunuar do mbajnë përgjegjësi sipas rastit. Ne sot kemi për detyrë t’i ekspozojmë faktet që zgjedhjet janë të paligjshme e të pavlefshme, kjo na vlen si opozitë dhe PD, organet ligjzbatuese le të nxjerrin personat përgjegjës. Ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi. Askush s’mund të bëjë pazar në kurriz të opozitarëve, qofshin dhe nga opozita këta shkelës. S’mund të tolerohen e amnistohen. S’mund të tallen me votën e demokratëve dhe shqiptarëve. Kanë qenë farsë e orkestruar e jo zgjedhje.
    Në një shtet si Shqipëria që është ushtruar presion nga pushteti,. Në zona të caktuara janë përdorur bandat e grupet kriminale në shumë qytete të mëdha të vendit, ka pasur miliona euro nga shteti me forma të ndryshme, bonuse, para të pista, favorizime fiskale.
    PD po bën një proces të gjatë ankimor, mund të krahasohet me zgjedhjet e 2001, kjo procedurë s’është ndjekur, s’ka pasur këto përmasa në 20 vitet e fundit. Po ushqejmë me prova jo vetëm, qytetarët por edhe partnerët ndërkombëtare, si OSBE-ODIHR.

  • Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

    Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që ai e cilëson “farsë elektorale”, ndërkohë që në Tiranë zhvillon punimet seanca plenare.
    Në një tryezë me kryesinë e PD në kryeqytetin belg, ai rreshtoi “aktivitetin” e bandave kriminale në vend, që sipas tij drejtojnë edhe procesin elektoral.
    “Në 2020-ën, Edi Rama u ka dhënë portin Troplinve, që janë banda më e fuqishme. Porti i Durrësit, është port i lirë për kokainën.
    Ndërkohë Elbasanin e kontrollon karteli Çela, që kontrollon heroinën që vjen nga Turqia, Afganistani e nga këto vende. Janë zotër të padiskutueshëm të qyteteve dhe gjykatave. Sara Milen që nuk ia kishte dëgjuar kush emrin, kurrë! Por është e martuar me një njeri të lidhur me bandat.
    Shkodra pastaj ka Bajrit, me nja 10 ose 12 vrasje, të regjistruara”, tha Berisha.

  • “Ky qytet është i imi ose vdes”/ Media britanike: Pse bosët e drogës në Liverpool refuzojnë të punojnë me shqiptarët

    “Ky qytet është i imi ose vdes”/ Media britanike: Pse bosët e drogës në Liverpool refuzojnë të punojnë me shqiptarët

    Në një nga qytetet e pakta në Britaninë e Madhe ku mafia shqiptare ende nuk ka depërtuar me sukses, bandat lokale të drogës në Liverpul po i rezistojnë bashkëpunimit me trafikantët shqiptarë me çdo kusht, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit ku shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës.

    Gazeta britanike Daily Mail sjell prova të reja nga hetimet e policisë dhe bisedat e deshifruara nga platforma EncroChat, të cilat tregojnë se baronët e drogës në këtë qytet nuk janë të gatshëm t’u lëshojnë terren bandave shqiptare, të njohura për çmimet e ulëta dhe përdorimin e dhunës vdekjeprurëse.
    Në një nga bisedat e përgjuara midis vëllezërve Vincent dhe Francis Coggins, të cilët drejtojnë grupin famëkeq Huyton, ata flasin për një trafikant shqiptar i cili jeton në Marbella, por refuzojnë ofertën e tij për bashkëpunim.

    “Po, shqiptarët janë shumë të lodhur”, shkruan Vincent, duke treguar qartë mospëlqimin e tij për shqiptarët në këtë treg.
    Një person i përfshirë në botën e krimit në Liverpuli i tha Daily Mail: “Nëse shqiptarët do të përpiqeshin të futeshin me forcë në tregun me pakicë, do të kishte luftë. Ata nuk i duan dhe nuk i lejojnë në territorin e tyre.”
    Kjo ndjenjë ilustrohet edhe në serialin e BBC-së “Ky qytet është i yni”, ku një personazh kriminal refuzon një marrëveshje me trafikantët shqiptarë me fjalët: “Nëse i përfshijmë edhe shqiptarët, ata nuk do të largohen kurrë”.
    Ndryshe nga qytete si Londra ose Birminghami, ku shqiptarët kanë ndërtuar rrjete të fuqishme përmes lidhjeve me kartelet kolumbiane dhe ‘Ndranghetën’ italiane, në Liverpul ata përballen me një mur të pakapërcyeshëm: bandat lokale dhe kontrollin mbi portin e qytetit.
    Ekspertët thonë se kontrolli i Portit të Liverpulit është një faktor kyç në dominimin e bandave lokale.
    Në gjyqin ndaj vëllezërve Coggins u zbulua se ata kishin korruptuar punëtorët e portit për të futur drogë kontrabandë në kontejnerë, duke shmangur kontrollet e policisë.
    Ndërkohë, shqiptarët janë përpjekur të hyjnë në treg përmes rrjeteve të kultivimit të kanabisit.
    Në mars, policia zbuloi një fermë në zonën e West Derby, një nga rastet e pakta të pranisë së shqiptarëve në qytet, e cila rezultoi të ishte pjesë e një operacioni të madh që përfshinte mbi 100 ferma në të gjithë vendin, ku grupi prej 10 personash kishte vjedhur energji elektrike për të kultivuar kanabis me vlerë rreth 21 milionë paund.
    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, bandat shqiptare duket se ende nuk kanë gjetur një mënyrë për të thyer kontrollin lokal në Liverpool. Siç thotë një ish-trafikant droge: “Nëse ke portin, ke qytetin. Dhe shqiptarët nuk e kanë portin.”