Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përsëri sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, në atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Në konferencën e përditshme me gazetarët, ai iu rikthye edhe një herë ngjarjes, duke përsëritur se “Shkodra është në duart e krimit!”
“Është tërësisht në duart e krimit! Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë. Dhe tani kjo është masakra tjetër. Para katër ditësh është vrarë një tjetër. Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat”, tha ai mes të tjerash
Kreu i opozitës shkoi edhe më tej, duke i lidhur një pjesë të personazheve që u sulmuan sot edhe me fushatën e kryeministrit.
“Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo ç’ka ne kemi thënë. Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë…
Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, përfundoi Berisha.
Tag: bandat
-

Vrasjet në Shkodër, reagon Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama
-

Reagon Berisha për atentatin në Shkodër: Qytetin po e sundojnë bandat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Reagimi i plotë i Berishës:Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafeneje breshëritë u morën jetën dy personave, dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij. Katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.
-

Berisha reagon për atentatin mafioz: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit, qytetin e sundojnë bandat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se autori i vrasjeve ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim.
Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit.
Statusi i Sali Berishës:
Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.
-

Malaj ‘shpërthen’ ndaj Murrizit: Më kërcënove me bandat e Fierit, ike me bisht ndër shalë
Arben Malaj i është përgjigjur akuzave të Myslim Murrizit, se sipas tij, ai e mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat.
Në një postim në rrjetet sociale, Arben Malaj i kujton Murrizit se si e ka kërcënuar me bandat e Fierit, kur e ka shkarkuar në vitin 1997 nga posti i zv.drejtorit të Tatimeve për shkak se kishte vetëm një arsdim bazë veterineri.
Sa i përket “firmave piramidale”, Malaj thotë se ato ndodhën në kohën e PD-së dhe se Murrizi, së bashku me Berishën dhe Ridvan Boden e kishin mundësinë për t’i hetuar dhe nuk e bënë këtë gjë.
Më tej, Arben Malaj e konsideron Myslim Murrizin si të shitur tek mazhoranca dhe tek Taulant Balla, duke i kujtuar votën që ai bashkoi me PS-në për ta shkarkuar nga Bordi Mbikëqyrës i Banksë së Shqipërisë.
Reagimi i plotë i Arben Malajt:
Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite. Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njoh më mirë se kushdo ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tartimeve ne Shqiperi , Florian Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj Drejtor i Pergjithshem i tatimeve. I cili duke ditur nga arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë për shkarkimin. Te prita ne zyre, sulmove me fjalorin me te poshtet te nje nepunesi shteti, me kercenove me rrugacet dhe te fortet e Fierit. Të thashë “pushka top” dhe po me detyron te them se ike me bisht nen shalë.
Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo te mire shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj per kete rast.
Edhe pse ti e kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit, urdherova shefin e kabinetit te benten urgjente procedura qe me firmen time si minister te sigurohej viza,
Në rreth 20 minuta të dhamë kërkesën urgjente në ambasadë dhe të ndihmuam në një moment kritik.
Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.
Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rendesishem” publik.
Pretendon siikur ti mbylle Xhaferin, por ata të penguan.
Kush të pengon?
Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacionevce deri ne 50% perqind??
Pikerisht parrtia jote.
Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?
Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..
Ti, “heroi yne kombetare”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale duke u mburrur se do teme kalbit në burg.
U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.
Jo verem qe nuk me futet ne burg por une ne 2005-2006 isha nje vit ne universitetin me te mire ne bote, ne Harvard University, ne nje program lidershipi.
Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shoufesve te pa lodhuer si ty.
Kur do të vë në dispozicion një kopje, o shpifës origjinal dhe krenar.
Por mbaj mend, o shpifës i zakonshëm, mençurinë e popullit se :kush nuk ha hudhrat nuk i mban erë goja”.
Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike.
Ndërsa ti, një veteriner, krijove një universitet privat, e rrite dhe e mbylle???.
Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.
Bej te fal Taulantit!!!
E mbaj mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?
Ta thashe por nuk te shpalla armik, thjeshte te shtova si numer statistikore ne kopene e shpifese dhe te vete-shiturve.
Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???
Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt shume me i vogel se i vogel.
Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë thirrje më të mëdhenjve për t’u vet-quajtur heronj.
Do ta lë këtu kete pergjigje, kur të duash mund ta plotësoj profilin tënd si shpifës i zakonshëm/
Nqs nuk ndalesh nuk eshte faj im qe e vet=meriton shprehjen e popullit tone te mencur: ” Edhe dhi është e zgjebosur dhe bishtin perpjet”.
Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vetpermbajtur.
Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!. -

Murrizi i përgjigjet ashpër Malajt: Ty të bënë bandat deputet, nuk jam piramidal si ti
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur replika ndaj ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, pasi ky i fundit e kritikoi se nuk dha dorëheqjen nga detyra në kohën kur PD-ja largoi tatimorët gjatë nisjes së hetimeve për Uzinën e Naftës në Ballsh.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmend se mori gradën shkencore në ekonomi tek firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat.
Murrizi shkruan se reagimet e Arben Malajt bëhen vetëm për një rrogë që ai merr nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu.
Reagimi i Murrizit:
Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.
Nuk jam heroik unë o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe për modesti po të them që nuk jam heroik, por në fakt në krahasim me ty Ben, jam, sepse ti more “gradën” prof. kr. tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, por vetëm në 1997-2001 kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.
Madje ti e di mirë që nuk të pordha as ty në mars 1997 kur doje të më hiqje si nën/drejtor tatimesh, e të thashë që je ministër pa vota e nuk të pjerdh. Nëse e ke harruar se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm që bëre ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin në vitin 2001, kur ma vodhët mandatin me Celibashin në KQZ, që e zgjodhi prapë në 2020 Lyl Basha.
Që të jesh i saktë o Ben Malaj, që Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005, para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar, se në 1997-2001 kur unë isha deputet të thërriste Alamudhi i piramidave.
Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër Financash që shite të gjitha pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për 5 lekë.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, se po të kisha qenë do kisha folur për Bankersin që ti me qeverinë Nano ja dhatë kanadezit në 2004, para se të iknit nga pushteti, siç i dhatë turqve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbushët xhepat.
Pastaj, pas 1997-2001 jam bërë deputet në vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhur në Komision të Ekonomisë në 2019 kur të shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur se po të luftonte Rama dhe partia jote.
Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021 kam folur për Bankersin qysh në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankersi janë bërë pis të gjitha haletë e politikës, përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.
Habitem shumë edhe me disa port-hale që shkruajnë broçkulla pacientësh pa i verifikuar, e madje u kënaqa shumë nga titulli bombastik i një portali që thoshte: ish-ministri i PS i ul hundën Murrizit.
O port-hale të ç’nderuara:
Ministra dhe ish-ministra të këtij lloji nuk i ulin dot hundën Murrizit, por vetëm mund t’i ngrenë k…urajon, se Murrizi as ka firmosur kontrata, as ka firmosur tendera, as ka punuar tek firmat piramidale të ‘95, as punon tek firmat piramidale të 2025, as ka marrë tendera e as ka dhënë tendera.
Prandaj, para se të bëni lajm traplliqet e trapave me gradë shkencore “prof. kr.” e me qafore, për një rrogë, nuk do ishte keq që të verifikonit ndonjë trapllik të pacientëve politikë.
Një fjalë e urtë thotë:
Burri ka kohë boll me u fëlliq, derisa të vdesë.
Të shkuara fare o Ben Malaj, dhe nëse pret për ngushëllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë.
Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh për asnjë mashtrues apo hajdut ordiner, qofshin këta në politikë, në qeveri, në biznes, në drejtësi apo në media, dhe nuk leh për një rrogë për asnjë padrino palaço duke shpifur si i pafytyrë.
Por meqë je me “raport” mjekësor dhe vasal ekonomik, nuk të padis në gjykatë si mashtrues, sepse e di mirë që gjykata nuk i merr për bazë çfarë nxjerrin nga goja ata që kanë rrjedhje vaji.
Të rroni vetë Ben Malaj dhe Zoti ju forcoftë për humbjen e madhe të asaj që dallon njeriun nga kafsha – mendjes.
Nuk ka më turp kur sheh këta që demek kanë qeverisur Shqipërinë të shndërrohen në zagarë të atyre që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve.
Prapë do flas për Bankersin o Ben Malaj, dhe për çdo aferë që di, se ma ke ngritur aq shumë k…urajon sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit. -

Lufta kundër emigracionit të paligjshëm në Angli, qeveria Starmer akordon 100 milionë paund për të luftuar fenomenin
Qeveria britanike është nën presion të vazhdueshëm mbi imigracionin, në kontekstin e një çështjeje pan-evropiane që është shfaqur si një problem kyç për qeveritë në Evropë, nga Gjermania dhe Franca tek Greqia dhe Itali.
Deri më 31 korrik, 25,436 migrantë të paligjshëm kishin kaluar Kanalin Anglez. Ky është një numër rekord krahasuar me çdo vit tjetër, madje edhe me vitin rekord të vitit 2022 ku “barriera” e 25,000 migrantëve u thye më 27 gusht.
Këtë mëngjes, Ministria e Brendshme njoftoi se do të ofrojë 100 milionë paund shtesë në fonde. Qëllimi është të godasë kontrabandistët dhe të zvogëlojë numrin e migrantëve të parregullt që zgjedhin të bëjnë udhëtimin nga Franca në brigjet angleze.
Sipas asaj që u njoftua, paratë do të jepen për të pajisur Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) me 300 oficerë shtesë e cila aktualisht ka vetëm 100, si dhe për të forcuar teknologjinë dhe pajisjet.
Qeveria beson se ky financim do të synojë rrënjën e problemit të migracionit, pasi do të forcojë sigurinë kufitare dhe do të përqendrohet në hetimet e kryera për të identifikuar bandat e kontrabandistëve. Në fakt, drejtori i operacioneve të Agjencisë së Krimit, Rob Jones, duke folur për BBC, deklaroi se agjencia ka 91 hetime të hapura që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo është arsyeja pse Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper tha se do të ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar “të gjurmonte dhe të shpërbënte bandat e trafikimit”, duke shtuar se bandat kanë treguar “një aftësi të pamëshirshme për të përshtatur teknikat e tyre dhe për të maksimizuar fitimet e tyre, pavarësisht se sa jetë rrezikojnë”.
Reagimet nga partitë, protestat po rriten
Reagimet e partive më të ashpra ishin të menjëhershme. Partia Konservatore e komentoi veprimin e qeverisë Laburiste si një “përpjekje të dëshpëruar për të hyrë në titujt kryesorë pa bërë një ndryshim të vërtetë”. Ndërsa udhëheqësi i Reform UK, Nigel Farage, tha se ishte “një përpjekje nga qeveria për të hedhur paratë e taksapaguesve me shpresën se kriza do të zhduket vetë”.
Në të njëjtën kohë, demonstratat e qytetarëve jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues po rriten. Gjatë fundjavës, demonstrata u zhvilluan në zona të ndryshme të Londrës, ku ndoshta më karakteristikja ishte ajo e djeshmja. Në zonën e pasur të Canary Wharf, qendra e dytë financiare e Londrës, më shumë se 100 persona, kryesisht gra, u mblodhën jashtë Hotelit Ndërkombëtar Britannia.
Policia Metropolitane bëri një arrestim pasi një zëdhënës tha se disa nga turma u përpoqën të thyenin gardhin e hotelit dhe po ngacmonin stafin dhe banorët.
Kujtohet se një muaj më parë, Anglia dhe Franca ranë dakord për një model imigracioni “një brenda, një jashtë”, i cili do të kthejë migrantët e parregullt që kalojnë Kanalin Anglez përsëri në Francë.
Në këmbim, Anglia do të pranojë azilkërkues të ligjshëm nga Franca. Siç deklaruan dy udhëheqësit, kjo marrëveshje do të dobësojë sistemin e kontrabandistëve, ndërsa kryeministri britanik Starmer kishte deklaruar se nuk do të hynte në detaje pasi ato mund të minonin mënyrën se si do të funksiononte procesi.Top Channel
-

Bandat marrin peng mbi 50 persona në veriperëndim të Nigerisë! OKB: Trendi i fundit i rrëmbimeve masive është shqetësues
Më shumë se 50 persona janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një rrëmbim masiv në veriperëndim të Nigerisë, sipas një raporti të OKB-së, që citon Agence France-Presse.
Sipas raportit, “banditë të armatosur” sulmuan fshatin Sabon Garin Damri, në Zamfara, ku banorët e zonave rurale kanë vuajtur prej kohësh nga bandat që rrëmbejnë për shpërblim, plaçkitin fshatra dhe vendosin taksa.
Kjo është ngjarja e parë e “rrëmbimit masiv” në zonën administrative Bakura për këtë vit, thuhet në raport. “Trendi i fundit i rrëmbimeve masive në Zamfara është shqetësues”, shkruhet aty, duke vënë në dukje një “ndryshim në strategjinë e bandave drejt sulmeve më të mëdha në veri të Zamfarës”.
Zëdhënësi i policisë në Zamfara nuk ka dhënë ende një koment. Kriza e “banditizmit” në Nigeri ka origjinën në konfliktet për tokë dhe ujë midis blegtorëve dhe fermerëve, por është kthyer në krim të organizuar, ku bandat shfrytëzojnë komunitetet rurale, të cilat prej kohësh kanë qenë të braktisura nga shteti.
Kjo dhunë po përkeqëson edhe krizën e kequshqyerjes në veriperëndim, pasi sulmet detyrojnë njerëzit të braktisin tokat bujqësore, në një situatë të ndërlikuar më tej nga ndryshimet klimatike dhe shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare.
Muajin e kaluar, banditët në Zamfara vranë 33 persona të cilët i kishin rrëmbyer në shkurt, pavarësisht se kishin marrë një shpërblim prej 33.700 dollarësh. Po ashtu, tre foshnja humbën jetën në robëri, thanë banorët lokalë.
Që nga viti 2011, me rritjen e trafikut të armëve dhe trazirat në rajonin më të gjerë të Sahelit, banda të armatosura të organizuara janë formuar në veriperëndim të Nigerisë, ku vjedhja e bagëtive dhe rrëmbimet janë kthyer në burime të mëdha fitimi në zonat e varfra rurale.
Këto grupe gjithashtu vendosin taksa ndaj fermerëve dhe minatorëve artizanalë. Dhuna është përhapur në vitet e fundit nga veriperëndimi edhe në veriun qendror të vendit.Top Channel
-

Bandat Persona marrin peng mbi 50 persona në veriperëndim të Nigerisë! OKB: Trendi i fundit i rrëmbimeve masive është shqetësues
Më shumë se 50 persona janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një rrëmbim masiv në veriperëndim të Nigerisë, sipas një raporti të OKB-së, që citon Agence France-Presse.
Sipas raportit, “banditë të armatosur” sulmuan fshatin Sabon Garin Damri, në Zamfara, ku banorët e zonave rurale kanë vuajtur prej kohësh nga bandat që rrëmbejnë për shpërblim, plaçkitin fshatra dhe vendosin taksa.
Kjo është ngjarja e parë e “rrëmbimit masiv” në zonën administrative Bakura për këtë vit, thuhet në raport. “Trendi i fundit i rrëmbimeve masive në Zamfara është shqetësues”, shkruhet aty, duke vënë në dukje një “ndryshim në strategjinë e bandave drejt sulmeve më të mëdha në veri të Zamfarës”.
Zëdhënësi i policisë në Zamfara nuk ka dhënë ende një koment. Kriza e “banditizmit” në Nigeri ka origjinën në konfliktet për tokë dhe ujë midis blegtorëve dhe fermerëve, por është kthyer në krim të organizuar, ku bandat shfrytëzojnë komunitetet rurale, të cilat prej kohësh kanë qenë të braktisura nga shteti.
Kjo dhunë po përkeqëson edhe krizën e kequshqyerjes në veriperëndim, pasi sulmet detyrojnë njerëzit të braktisin tokat bujqësore, në një situatë të ndërlikuar më tej nga ndryshimet klimatike dhe shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare.
Muajin e kaluar, banditët në Zamfara vranë 33 persona të cilët i kishin rrëmbyer në shkurt, pavarësisht se kishin marrë një shpërblim prej 33.700 dollarësh. Po ashtu, tre foshnja humbën jetën në robëri, thanë banorët lokalë.
Që nga viti 2011, me rritjen e trafikut të armëve dhe trazirat në rajonin më të gjerë të Sahelit, banda të armatosura të organizuara janë formuar në veriperëndim të Nigerisë, ku vjedhja e bagëtive dhe rrëmbimet janë kthyer në burime të mëdha fitimi në zonat e varfra rurale.
Këto grupe gjithashtu vendosin taksa ndaj fermerëve dhe minatorëve artizanalë. Dhuna është përhapur në vitet e fundit nga veriperëndimi edhe në veriun qendror të vendit.Top Channel
-

Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave në enklave për të paktën 10 orë në ditë.
Megjithatë një pjesë e madhe e ndihmës së kufizuar që hyn po grumbullohet nga bandat dhe tregtarët dhe shitet me çmime tepër të larta.
Një kilogram miell ka arritur deri në 60 dollarë ditët e fundit dhe një kilogram thjerrëza deri në 35 dollarë.Kjo është përtej mundësive të shumicës së banorëve në territor, për të cilët ekspertët thonë se janë në rrezik nga uria dhe po mbahen vetëm me kursimet e paketa që u kanë mbetur.
Vendimi i Izraelit këtë fundjavë për të lejuar më shumë shpërndarje ndihmash ka ulur disi çmimet, por ende nuk është ndjerë plotësisht në terren.
Qeset me miell në tregje shpesh mbajnë logot e OKB, ndërsa paketimet e tjera kanë shenja që tregojnë se vijnë nga Fondacioni Humanitar i Gazës, të gjitha të shpërndara fillimisht falas. Është e pamundur të dihet se sa po devijohet, por asnjëri grup nuk është në gjendje të gjurmojë se kush e merr ndihmën e tij.
Në përleshjet rreth shpërndarjes së ndihmave në javët e fundit, banorët thonë se të fortët ishin në pozicionin më të mirë për të marrë ushqim.
Kur OKB merr lejen izraelite për të shpërndarë ndihmë, kamionët e saj pothuajse gjithmonë sulmohen nga bandat e armatosura ose mbingarkohen nga turma të uritura në zonën tampon të kontrolluar nga ushtria.
Shpërndarja e ushqimit vazhdon të jetë e mbizotëruar nga kaosi dhe dhuna. Edhe nëse Izraeli i ndërpret operacionet e tij ushtarake gjatë ditës, është e paqartë se sa do të përmirësohet situata e sigurisë.
