Tag: bandat

  • U caktua drejtuese e fushatës/ Berisha akuzon Ballukun: Lubia ka filluar takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës…

    U caktua drejtuese e fushatës/ Berisha akuzon Ballukun: Lubia ka filluar takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës…

    Kreu i PD Sali Berisha ka folur me tone të ashpra duke akuzuar drejtuesen e fushatës së PS në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme, Belinda Ballukun për lidhje me krimin në kuadër të garës elektorale.
    Bersha u shpreh se Balluku, të cilës iu referua si “Lubia”, “ka filluar takimet me bandat kriminale”, duke përmendur emra si “Asllani i Vorës” mes të tjerësh.
    Më tej ai foli edhe kandidatin e PD në zgjedhjet e pjesshme, duke thënë se në dy ditët e ardhshme do të ishte koha e përshtatshme për nxjerrjen e një emri përfundimtar.
    Berisha: Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua.
    Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo.
    Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin.
    Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.
    Aty ligjin po e bëjnë bandat.
    Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë.
    Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.
    Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë.
    Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.

  • Berisha pas mbledhjes në PD: Nuk kam ende një kandidat, brenda 2 ditëve do ketë një emër

    Berisha pas mbledhjes në PD: Nuk kam ende një kandidat, brenda 2 ditëve do ketë një emër

    Sali Berisha

    TIRANË- Pas përfundmit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, Sali Berisha në një prononcim për mediat është shprehur se Partia Demokratike është ende në diskutim bashkë me partitë e tjera për gjetjen e një emri që do të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës. Ai është shprehur se “nuk i lejohet” të thotë asnjë emër dhe se brenda 2 ditëve emri mund të bëhët publik.
    Në fjalën e tij Berisha ka theksuar se PD është e hapur për secilin intelektual dhe personalitet të Tiranës për t’u vetëofruar si kandidat i opozitës në zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
    “Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua. Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo. Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin. Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat. Aty ligjin po e bëjnë bandat.  Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë.  Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur. Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë. Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.”, u shpreh ai.
    Në nisje të mbledhjes sot Berisha u shpreh se është kundër dekretit të Presidentit Begaj, duke e quajtur antikushtetues, megjithashtu deklaroi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën./ZËRI

  • Berisha thirrje personaliteteve të këtij vendi: Guxoni, ne i mirëpresim me shumë sinqeritet

    Berisha thirrje personaliteteve të këtij vendi: Guxoni, ne i mirëpresim me shumë sinqeritet

    “Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua.Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo.Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin.Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.Aty ligjin po e bëjnë bandat.Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë.Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë.Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet,” tha Berisha.

  • Drejtuese e fushatës së Tiranës/ Berisha akuzon Ballukun: Lubia ka filluar takimet me bandat

    Drejtuese e fushatës së Tiranës/ Berisha akuzon Ballukun: Lubia ka filluar takimet me bandat

    Kreu i PD Sali Berisha ka folur me tone të ashpra duke akuzuar drejtuesen e fushatës së PS në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme, Belinda Ballukun për lidhje me krimin në kuadër të garës elektorale.
    Bersha u shpreh se Balluku, të cilës iu referua si “Lubia”, “ka filluar takimet me bandat kriminale”, duke përmendur emra si “Asllani i Vorës” mes të tjerësh.

    Më tej ai foli edhe kandidatin e PD në zgjedhjet e pjesshme, duke thënë se në dy ditët e ardhshme do të ishte koha e përshtatshme për nxjerrjen e një emri përfundimtar.
     
     
    Berisha: Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua.
    Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo.
    Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin.
    Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.
    Aty ligjin po e bëjnë bandat.
    Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë.
    Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.
    Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë.
    Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.

  • Berisha: Rama mbron bandat e drogës, kryeministri nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet

    Berisha: Rama mbron bandat e drogës, kryeministri nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet

    Partia Demokratike do të shfrytëzojë mbledhjen e Parlamentit nesër për të kërkuar përsëritjen e votimit për programin politik dhe qeverinë Rama javën e kaluar. Mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat zgjati rreth 1 orë dhe kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin se mbështet bandat që merren me trafikun e lëndëve narkotike.
    “Le të thotë çdo lavdërim, çdo gjë. Unë e garantoj se po mbron një kryetar të një organizate kriminale. Ndaj dhe ai në parlament sillet sikur të ishte Franc Çopja, sikur të ishte Çela, Elvis Doçi apo me radhë. Asnjë dallim nuk kanë qëndrimet e tyre ndaj rregullave dhe demokracisë”, tha Berisha.
    Sipas Berishës, mungesa e kryeministrit Edi Rama në New York nuk është rastësi.

    “Nuk shkoi dot në New York. Kishte fiksuar dreka dhe darka që ta dinë shqiptarët me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan”, tha ai.
    Ndërkaq, mësohet se PD do të çojë emrat e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.
    Po sot, Grupi Parlamentar i PD dorëzoi dy padi në Gjykatën Kushtetuese. E para për shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit dhe e dyta për shfuqizimin e dekretit “Diella.”/vizionplus.tv

  • Televizioni publik zviceran: Grupet kriminale nga Shqipëria dhe rajoni dominojnë trafikun e kokainës

    Televizioni publik zviceran: Grupet kriminale nga Shqipëria dhe rajoni dominojnë trafikun e kokainës

    Për dekada me radhë, bandat nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi kanë punuar për të arritur pozitën e tyre dominuese në tregtinë e kokainës, thotë Fatjona Mejdini. Ajo drejton departamentin e Evropës Juglindore në “Global Initiative Against Organized Crime”. Për t’ia dalë, janë bashkuar disa faktorë njëherësh.
    Këto grupe u formuan në vitet 1990, kur Ballkani ishte i përfshirë nga luftërat dhe krizave. Pjesërisht, bandat përfitonin edhe nga lidhjet politike. Në atë kohë, ato krijuan kontakte me grupe të tjera mafioze, duke marrë për shembull disa detyra për ‘Ndranghetan italiane, si shpjegon Mejdini.
    Roli i ‘Ndrangheta dhe Farc
    Kur në Amerikën Latine u shpërbë Farc dhe në Evropë u kryen operacione policore kundër mafies italiane, u krijuan hapësira të reja, dhe bandat e Ballkanit ishin të gatshme t’i mbushnin ato vende bosh.
    Sot, grupet e ndryshme nga Ballkani kontrollojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit të kokainës – nga vendet e prodhimit në Amerikën Latine, përmes transportit, deri te shitja në rrugët e Evropës. Një biznes fitimprurës me miliarda euro fitime, sidomos duke pasur parasysh se konsumi në Evropë rritet çdo vit.
    Strukturë fleksibile organizative
    Përmes lidhjeve të shpërndara, ata bashkëpunojnë me organizata të tjera ndërkombëtare. “Kjo është thelbësore për trafikun ndërkontinental të drogës,” thotë Fatjona Mejdini. Luftërat e hapura mes bandave, si ajo që ka ndodhur për njëmbëdhjetë vjet mes dy bandave në Mal të Zi, janë përjashtim.
    Shumica e grupeve të Ballkanit bashkëpunojnë në kontrabandën e kokainës, shpjegon gazetari Marko Vesovic: “Shqiptarët sigurojnë logjistikën, serbët paratë dhe malazezët marinën”.
    Grupet mbetën të pavarura, ndërsa bashkëpunimi ndodhte vetëm rastësisht. Një kartel i përbashkët i Ballkanit nuk ekziston, thotë Marko Vesovic: “Nuk njoh asnjë provë për një organizatë mbi-rajonale”.
    Ndjekja penale duhet të jetë ndërkombëtare
    Vendet e Ballkanit përdornin bandat kryesisht për rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe për pastrimin e parave, shpjegon gazetari. Kjo duket veçanërisht në sektorin e pasurive të patundshme. Përveç kësaj, ato u larguan gjithnjë e më shumë nga rajoni i tyre i origjinës dhe veprojnë globalisht.
    Kjo e bën ndjekjen penale të vështirë për autoritetet lokale, të cilave të dy ekspertët u njohin një përpjekje të madhe. Kohët kur bandat toleroheshin nga autoritetet ose bashkëpunonin me politikën, kanë përfunduar.
    Megjithatë, fuqia e bandave, të cilat disponojnë rrjete globale dhe qindra miliona euro, tejkalon kapacitetet e policisë dhe drejtësisë lokale, thotë Fatjona Mejdini. Prandaj, hetuesit kanë nevojë për bashkëpunim ndërkombëtar.

  • Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha sulmon drejtpërdrejtë Ramën: Akt nga bandat qeveritare

    Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha sulmon drejtpërdrejtë Ramën: Akt nga bandat qeveritare

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti Xhelal Mziu komentuan ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, ku një sasi tritoli u vendos në banesën e deputetit demokrat.
    Berisha e cilësoi aktin si një veprim të realizuar nga “bandat qeveritare”, duke e akuzuar policinë si të politizuar dhe të paaftë për të zbardhur ngjarjen.
    Nga ana e tij, deputeti Mziu e konsideroi ngjarjen si një hakmarrje, duke theksuar se kishte një prapavijë politike pas saj.
    Sali Berisha: Akti është bërë nga bandat qeveritare. Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës. Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale. Policia është thellësisht e politizuar dhe nuk kemi besim se mund të zbardhë ngjarjen dhe të kapë autorin apo autorët. S’mund të them se çdo segment policie është infiltruar nga krimi, por të pranosh se policia do zbardhë krimin politik, është një iluzion.
     
     
    Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte. Akti është tërësisht politik. Unë e konsideroj një hakmarrje politike dhe asgjë tjetër. Nuk gjej argument tjetër përpos se prapavijë politike ose për të na bërë ushtarë të tyre e për mos të na lënë të jemi opozitë kundër kësaj qeverie kriminale. Ishte policia aty, e përcaktoi se ishte masë tritoli, bëri ekspertizën e nevojshme, shpresojmë që policia të zbardhë ngjarjen. Nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur në këtë rast.

  • “Ministrat e rinj pa fytyrë”, Gjekmarkaj godet qeverinë Rama: PS sot, brez pa identitet i lidhur me bandat

    “Ministrat e rinj pa fytyrë”, Gjekmarkaj godet qeverinë Rama: PS sot, brez pa identitet i lidhur me bandat

    N/kryetari i PD, njëherësh n/kryetar i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ishte I ftuar në një emision televiziv, ku ndër të tjera foli dhe për kabinetin e ri qeveritar.
    Gjekmarkaj tha se Partia Socialiste ka ikur nga e shkuara e saj kur kishte në gjirin e saj figura të rëndësishme nga fusha të ndryshme të cilët sot nuk janë më pjesë e saj.Sipas Gjekmarkajt, sot ata që janë pjesë e PS, janë një brez pa identitet disa prej tyre të lidhur me bandat më të zeza të Shqipërisë cka nuk nderohet PS e Kuvendi.
    Agron Gjekmarkaj: Personalisht për një kohë të gjatë e kam humbur interesin për emrat e qeverisë rama pasi qeveria është vetëm një person. Ai e shpërndan imazhin e tij dhe e mbledh në rrathë bashkëqendrore dhe e tkurr sipas dëshirës.
    Në përgjithësi qeveritë e tij kanë qenë dekadente, pa harruar se PS ka qenë një aset kombëtar Ai e shpërndan imazhin e tij, secili prej tyre gur shahu, që lëvizet pa autonomi e pavbarëissë mendimi. Në përgjithse qeveritë e tij kanë qenë karente dhe dekadente.
    Nga 2013 e këtej ka një shkëputje duke kujtuar cfarë ka qenë dikur PS që është një aset kombëtar, psm ka patur perisnaitete të botës së kulturës, ata janë të gjithë të larguar nga PS, tani ështe një brez pa identitet disa prej tyre të lidhur me bandat më të zeza të Shqipërisë cka nuk nderohet PS e kuvendi, flitet se shumë prej tyre janë përfaqësues në qeveri, një qeveri që vjen nga skandali shkon në skandal, rrënjët në korrupsion dhe degët do harlisen prapë në korrupsion, arrogance është gjuha e komunikimit me publikun.
    Ekzibicionizmi është një detaj tjetër sic është rasti i Diellës që është ministrja nga Veriu që përfaqëson dhe katolikët, që mesa duket kryeministrit i shijon shumë për të mbyllur dhe ngjarjet si shkarkimi i Veliajt. Është pak a shumë si corapet e kuqe, një pjesë e ministrave janë pa fytyrë pa emër dhe pa gojë.

  • “Bandat, të lidhura me shtetin”, Berisha: Kartelët e Shkodrës u përdorën për qëllime elektorale

    “Bandat, të lidhura me shtetin”, Berisha: Kartelët e Shkodrës u përdorën për qëllime elektorale

    Pak orë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se kryeqendra e veriut është në duart e krimit. Gjatë një komunikimi me gazetarët Berisha theksoi se bandat që përplasen në Shkodër janë të lidhura me shtetin.
    “Kartelët janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë… Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, tha Berisha.
    Nga ana tjetër, Berisha u fokusua sërish tek dosja e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për ish-zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të PD, opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hetimin e veprimtarisë së McGonigal në Shqipëri.
    “McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve të tij kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij. Por këtu hetimi duhet të përfshijë edhe Altin Troplinin, që ka dy vjet që e mban dosjen në sirtar”, thai ai.
    Në janarin e vitit 2023, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi iu drejtua zyrtarisht SPAK me kërkesën për të hetuar çështjen McGonigal dhe këtë të hënë Bardhi dorëzoi në SPAK si dokumente shtesë raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për ish-zyrtarin e lartë të FBI.
     

  • “Shkodra në dorën e krimit”, kryetari i PD: personat e përfshirë në krim, ka informacione se u përdorën në fushatë

    “Shkodra në dorën e krimit”, kryetari i PD: personat e përfshirë në krim, ka informacione se u përdorën në fushatë

    Atentati në kryeqendrën e veriut për Sali Berishën është tregues që  Shkodra është në duart e  krimit.

    “Shkodra është e tëra për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat.  bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama. Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë. Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre”, tha kryedemokrati.
    Kryedemokrati  thotë se ka  informacion  se personazhet e përfshirë në ngjarjen e rendë  në Shkodër  kanë ndihmuar  kundërshtarin politik në zgjedhje.
    “Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës. Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo çka ne kemi thënë. Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës”, tha Berisha.
    Berisha nuk harroi të urojë fëmijët për vitin e ri shkollor dhe as të sulmojë armikun e tij në SPAK Altin Dumani.

    Top Channel