Tag: banda

  • “Simbol i korrupsionit”,Bardhi godet Ballukun në Fier:Në hetim për miliona euro,s’ka vend në Europë për këtë mentalitet

    “Simbol i korrupsionit”,Bardhi godet Ballukun në Fier:Në hetim për miliona euro,s’ka vend në Europë për këtë mentalitet

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shënjestruar drejtpërdrejt zëvendëskryeministren Belinda Balluku gjatë një takimi elektoral në Fier, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Duke prezantuar kandidatët e PD për qarkun, Bardhi akuzoi Ballukun dhe strukturat e PS-së në Fier si pjesë të një “bandë elektorale” që synon të mbjellë frikë e korrupsion përmes shantazhit dhe abuzimit me pushtetin.
    “Shqipëria evropiane nuk bëhet as nga Edi Rama, as nga Belinda Balluku, as nga banda e drejtorëve që kanë sjellë në Fier. Nëse do ishte garë për kush e do më shumë Evropën, fitorja do ishte e PD-së dhe demokratëve. Ne duam shtet ligjor, drejtësi dhe punë të ndershme. Ata duan oligarkë, banda dhe vjedhje,” tha Bardhi.
    Ai akuzoi Ballukun se ka kthyer strukturat rreth saj në një mekanizëm abuzimi masiv: “Belinda Balluku dhe banda e saj janë nën hetim nga SPAK për vjedhje miliona euro nga shqiptarët. Kjo nuk është sjellje evropiane, është mentalitet talebani që minon të ardhmen e vendit. Kush tjetër përveç saj bën tender 10 mijë euro për larjen e makinës, apo zhduk fonde përmes projekteve si tuneli i Llogarasë?”
    Bardhi e mbylli fjalën duke theksuar se më 11 maj, qytetarët do të kenë në dorë të ndëshkojnë me votë arrogancën dhe abuzimin, dhe të vendosin për një Shqipëri vërtet europiane.

  • Berisha paralajmëron bandat: Mos kërcënoni për vota, së bashku me Ramën do të shkoni te Veliaj

    Berisha paralajmëron bandat: Mos kërcënoni për vota, së bashku me Ramën do të shkoni te Veliaj

    Kryedemokrati, Sali Berisha, ka paralajmëruar sërish bandat kriminale që kërcënojnë qytetarët për t’u marrë votat për zgjedhjet e 11 majit, se me ardhjen në pushtet do i shpallë organizata terroriste.
    “Ju kriminel që nga banda e Erion Velisë, shndërroheni në banda të të tjerëve, mos kërcënoni qytetarët e Vorës. Ju jap fjalën e nderit, vend mbi tokë nuk do kenë për terroristë”, tha Berisha, ndërsa shtoi se ata do përfundojnë në burg si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
    Ju garantoj, se te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju do vij edhe Edi aty”, tha kreu i PD.
    Më tej Berisha u zotua se javën e parë të qeverisë, këto grupe do shpallen organizatë terroriste dhe forca e ligjit do jetë e pamëshirë ndaj tyre.
    “Vidhni, plaçkitni me ndihmën shtetit çdo ditë, dhe tani dilni të trembni qytetarët për vota, mjerë ju ç’do pësoni”, tha ai.
    Berisha: Ju kriminel që nga banda e Erion Velisë, shndërroheni në banda të të tjerëve, mos kërcënoni qytetarët e Vorës. Ju jap fjalën e nderit, vend mbi tokë nuk do kenë për terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeriu që s’ka ligj e moral për karrigen e tij dhe bëheni ushtarë të tij.
    Ju garantoj, se te Erioni do shkoni dhe bashke me ju do vij dhe Edi aty. Ju garantoj, se javën e parë të qeverisë, do shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, shtetit do jetë e pamëshirë ndaj jush. Vidhni, plaçkitni me ndihmën shtetit çdo ditë, dhe tani dilni të trembni qytetarët për vota, mjerë ju ç’do pësoni, në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni. Soji juaj do shpallet terroristë.
    Nuk ka guxim më të madh se ai i qytetarëve të lirë, të lirë na bën vota e 11 majti, ndaj të bashkohemi të gjithë, të votojmë për Vorën, Shqipërinë. Ju garantoj se qeveria, do te rindërtoj infrastrukturën në të gjitha skajet e kësaj Bashkie. Garantoj Kasharin se në reformën territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit.
     

  • VIDEO/ Grabitje e armatosur në aeroport si te “ La Casa de Papel”, njerëzit mbledhin para nga rruga!

    VIDEO/ Grabitje e armatosur në aeroport si te “ La Casa de Papel”, njerëzit mbledhin para nga rruga!

    Grabitja në një aeroport kolumbian mori një kthesë të papritur .

    Një bandë hajdutësh sulmoi pistën e aeroportit ndërkombëtar Almirante Padilla në qytetin e Riohacha dje, ku çanta me para po ngarkoheshin në një fluturim nga një kamion i blinduar me destinacion Bogota.
    Të paktën 12 persona mbërritën me armë zjarri me dy fuoristradë përpara se të ndalonin kamionin që ishte parkuar në pistë.
    Ata arritën të arratiseshin nga aeroporti në Kolumbinë veriore pas një shkëmbimi zjarri me rojet e sigurisë, duke thyer një gardh dhe duke u arratisur në autostradën ngjitur me pistën.

    De pelicular, millonario robo en el Aeropuerto Internacional Almirante Padilla de Riohacha, hombres fuertemente armados entraron al Aeropuerto, a pocos kilómetros unos de los carros fue encontrado prendido con el billete. Esta es la seguridad que le vendió Petro a La Guajira pic.twitter.com/uY8eP3QTi9
    — Alejandro Tovar (@TovarAlejandroo) April 9, 2025

    Më në fund, duke arritur në një fshat, ku jeton një komunitet indigjen, banda i vuri zjarrin një prej automjeteve të tyre, me një qese me kartëmonedha ende brenda saj, ndoshta për të shpërqendruar autoritetet, sipas BNO News.
    Pamjet tregojnë banorët vendas duke gërmuar nëpër grumbuj kartëmonedhash të djegura në tokë. Banda e armatosur dyshohet se vodhi të paktën 24 çanta me para, katër prej të cilave janë gjetur.
    Autoritetet kanë arrestuar dy të dyshuar, por hetimet janë në vazhdim. Grabitja e armatosur rezultoi që autoritetet e aeroportit të pezullonin operacionet për disa orë.
    Në momentin që banda shpërtheu në korridor me fuoristradat e tyre Toyota Land Cruiser Prado, një pasagjer, një turist kuban, tha: “Ata arritën duke qëlluar”.
    Grabitja ndodhi para pasagjerëve, të cilët u kapën nga paniku. 10 grabitësit e mbetur u larguan me një shumë parash ende të panjohur.

    Top Channel