Tag: banda

  • Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe! Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

    Do çmontohen dhe do i fus në kanaçe! Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

    Banda kriminale e Franc Çopjas dhe Ervis Çelas është organizata shqiptare e drogës e cila transportonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Por nga përgjimet e publikuara mësohet se banda kishte shtrirë aktivitetin edhe në shpërndarjen e armëve. Bisedat e zbardhura në Sky Ecc kanë zbuluar sesi banda kryente trafikimin.

    Më 16 shtator 2020 mësohet se Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë komunikuar në Sky ECC ku bisedojnë për ngarkesën e radhës ndërsa gjatë këtij komunikimi janë dërguar edhe foto të armëve.

    “6 janë me silenciator… po ma sollën me vonë silenciatorin po e fus. Nëse nuk ma sjell do fus vetëm gjashtë copë”, shkruan Çela.

    Në bisedë gjithashtu shpjegohet metoda që përdorte banda për të fshehur armët. Ai thekson se armët do të çmontohen dhe do të futen në kanaçe. Sipas tij çdo armë është një kanaçe në mënyrë që të mos ketë ngatërresa kur të montohen.

    “Do çmontohen dhe do i fus në kanace. Çdo armë një kanace, që të mos ngatërrohet pjesët për montim. Fiks kanë hy, dy cm më të mëdhaja nuk do të hynin. 1 mijë fishekë do të fus”, shkruan ai.

    Nga përgjimet e mëparshme u zbulua se grupi trafikonte edhe armë të cilat i quanin lodra. Në një rast tjetër përgjimi Franci kërkon që në ngarkesën e radhës me lëndë narkotike ti dërgojë dhe armë zjarri. Ervisi i përgjigjet se do ia dërgojë dhe Çopja i shprehet në të njëjtën bisedë se ka marrë 120 kg lënë plasëse C4.

    Ervis Çela në shumë biseda vendosnin objektivin se sa duhej të ishte fitimi dhe kjo arrihej për çështje javësh. Ervisi merrej me trafikun, të tjerët numëronin paratë. Në një përgjim vëllezërit Çela komunikojnë mes tyre për blerjen e një ferme në Paraguay, dhe shifra është 9 milionë dollar dhe ka një sipërfaqe prej 7500 hektarësh. Paratë e fituara nga ky aktiviteti i groposnin në rrënjët e ullinjve ose i kthenin në ar.

  • “Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas videot e mashtrimit elektoral

    “Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas videot e mashtrimit elektoral

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë dhe vëzhguesë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo mbikëqyrin ato gjatë votimit.
    Bardhi shprehet se pamjet provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.
    Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
    Episodi 4 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ZGJEDHORE
    Mungesa e bilancit qeverisës dhe mashtrimi 12 vjeçar, bënë që në qarkun e Fierit patronazhimi të strukturohej fiks si një organizatë terroriste. Qytetarët nuk duhej të terrorizoheshin nga banda e Belinda Ballukut vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ditën e votimit duhet të kontrollohej çdo votë që hidhej në kuti.
    Pamjet më poshtë të KQZ-së👇, në qendrat e votimit nr. 3147 dhe nr. 3150, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.
    Pamjet tregojnë sesi në dhjetra raste qytetarët votojnë duke pasur patronazhistin e PS tek koka apo sesi vëzhgues e patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve. Zgjedhjet nënkuptojnë votim të lirë dhe jo terror nga banda elektorale e Belinda Ballukut. 11 Maji ka hyrë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri si farsa elektorale më e shëmtuar e organizuar ndonjëherë.

     

  • ‘Banda dhe presione ndaj votuesve’, paralajmëron Këlliçi: Do dorëzohen prova në KQZ

    ‘Banda dhe presione ndaj votuesve’, paralajmëron Këlliçi: Do dorëzohen prova në KQZ

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një dalje televizive ka folur për zgjedhjet e 11 majit.
    Këlliçi tha se komisionierët e PS-së kanë kërcënuar votuesit dhe kanë hyrë në dhomën e votimit.
    Më tej, Këlliçi u shpreh se do të depozitohen në KQZ të dhëna për shkeljet që do të bëhen publike.
    “Komisionerët e PS-së kanë kërcënuar votuesit dhe u kanë hyrë në dhomën e fshehtë të votimit. Kjo është një shkelje flagrante. Kur ke përballë banda në Durrës, Elbasan apo Shkodër, çfarë mund të bëjë një qytetar i pambrojtur? Kur të depozitohen në KQZ, janë të dhëna që do të bëhen publike. S’ka asgjë për t’u mbajtur sekret”, tha Këlliçi.

  • ‘S’ishte nevoja për organizimin e grupeve kriminale’/ Baçi: Belinda Balluku, banda më e rrezikshme në Fier

    ‘S’ishte nevoja për organizimin e grupeve kriminale’/ Baçi: Belinda Balluku, banda më e rrezikshme në Fier

    Ligjvënësi demokrat, Luan Baçi, përgjegjëse për humbjen e PD në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Fierit bën Belinda Ballukun, e cila sipas tij është banda më e rrezikshme në këtë qark.

    I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Baçi tha se ishte e panevojshme organizimi i bandave kriminale apo personave problematikë me ligjin, pasi mjaftonte drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, e cila së bashku me ekipin e saj të korruptuar vendoste për gjithçka në këtë qark, përmes presioneve e shantazheve, sa kohë që kishte administratën me vete.

    Sipas Baçit, Balluku së bashku me ish-drejtorin e  Tatimeve Ceno Klosi, kanë bërë manipulime të votës, për shkak të ndërhyrjes së paimagjinueshme të shtetit.

    Rama përcaktoi numrin e deputetëve në një mandat të katërt, me një rezultat që e kishte paralajmëruar. Para ndodhjes dhe pas procesit, gjithmonë mund të japësh mendime të ndryshme për të bërë gjëra ndryshe. Ekipi u përpoq për të dhënë më të mirën e mundshme, se sa u arrit lë për të dëshiruar. Ato çfarë nuk shkojnë dhe problematikat që kemi, janë probleme të partisë sonë dhe për t’i diskutuar brenda forumeve e jo në media.

    Fjala e grupeve kriminale s’më duket aspak e drejtë për ta përdorur. Banda më e rrezikshme në fier, ishte e Belinda Ballukut dhe ekipit të vet. S’ishte nevoja fare në Fier të organizoheshin banda apo individë më problematika me ligjin. Në Fier ka vepruar ndryshe banda e Ballukut, para 11 majit e kishte marrë drejtimin e  qarkut dhe ka zbritur në Fier me një bandë të tërë e banditë të rrezikshëm, me ekip të korruptuar, duke nisur nga Ceno Klosi, me lidhje me biznese që kanë qenë me problem me ligjin, duke zbritur në Qarkun e Fierit, madje një numër i konsiderueshëm i administratës sollën dhe gjendjen civile në Fier që të ishin votues atje.

    Patronazhimi ka qenë arsyeja pse PD e ka denoncuar para 11 majit, që ka qenë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor e ligjin.  Albpetrol numëron mbi 2 mijë punonjës, dhe janë bërë emërime pa kriter. Drejtori i Albpetrol ka qenë Balluku, kishte gjithë kompetencat përt ë urdhëruar e drejtuar të gjitha drejtoritë. Punësimet janë të paimagjinueshme vetëm për të marrë votën, mes tyre edhe emra demokratësh. Manipulimi i votës edhe në Shqipëri, në Fier ka qenë shumë i madh, dhe ndërhyrja e shtetit ka qenë e paimagjinueshme.

  • Shkatërrohet banda në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

    Shkatërrohet banda në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

    Një bandë e dyshuar, që ka kryer dhjetëra vjedhje në kodrat e Torinos në Itali, është identifikuar dhe policia dha njoftimin e përfundimit të hetimeve për tetë persona, pothuajse të gjithë me origjinë shqiptare dhe disa tashmë në burg në Torino për krime të tjera.
    Ata do të duhet të përgjigjen për bashkëpunim kriminal që synonte kryerjen e vjedhjeve me thyerje dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Të tetë akuzohen për 68 episode, dhe të tjerë po shqyrtohen nga hetuesit, të kryera midis janarit 2024 dhe marsit 2025.
    Banda kishte një strukturë hierarkike, me disponueshmërinë e makinave mbuluese të regjistruara në emër të personave të tjerë për të qenë në gjendje të lëviznin dhe bashkëpunëtorëve të aftë për të ruajtur mallrat e vjedhura.
    Gjatë njërës prej grabitjeve të fundit një pjesë e bandës u kap dhe u arrestua nga Karabinierët e kompanisë Chieri.

  • “Më kanë vjedhur votat”, Kalaja shpërthen pas humbjes: Nuk kam banda pas meje, ndryshe nga këta ‘këlyshë të krimit’

    “Më kanë vjedhur votat”, Kalaja shpërthen pas humbjes: Nuk kam banda pas meje, ndryshe nga këta ‘këlyshë të krimit’

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha sot se bashkohet me idenë e farsës elektorale, pasi ai nuk fitoi mandat, teksa mori mbi 8100 vota.
    I ftuar në një studio televizive, Kalaja akuzoi se i janë vjedhur votat.
    Kalaja shtoi se shkeljet zgjedhore i ka kallëzuar në SPAK.
    “Kam marrë mbi 8100 vota personale. Unë bashkohem me atë që quhet farsë elektorale. Denoncimi duhet bërë në Bruksel dhe në Uashington. Unë mendoj që falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve ka ndikuar në rezultatin zgjedhor. Kam kërkuar rinumërim votash në qarkun Durrës. Më janë vjedhur votat, që janë të pastra. Fushata më ka kushtuar diku tek 6 mijë euro. Nuk kam bashkëpunuar me banda, nuk kam pasur banda pas meje. Kemi raste të “çmendura”, në Durrës dhe në Elbasan, që kanë marrë 21 mijë vota. Këto janë mandate me “karton të kuq”. Këta janë “këlyshë të kriminelëve”,-tha Kalaja.
     
     

  • “Takime me banda në restorante”, Vokshi akuzon rëndë ministrin Gonxhja: Kam prova ulet me kriminelë me…

    “Takime me banda në restorante”, Vokshi akuzon rëndë ministrin Gonxhja: Kam prova ulet me kriminelë me…

    E ftuar në  një emision televiziv Albana Vokshi, deputete e PD-së, ngriti akuza edhe ndaj të rënda ndaj mazhorancës për shitblerje vote dhe intimidim të votuesve. Po ashtu, ajo akuzoi edhe organet e drejtësisë se nuk kanë bërë sa duhet.
    “Unë i them: Në filan orë, në filan datë, është takuar Blendi Gonxhja në filan restorant me filan bandë kriminale. A është kjo e mjaftueshme për të marrë kamerat, për të evidentuar faktin që një ministër po ulet me banda kriminale të njohura, me persona me precendetë penalë në Shqipëri për vrasje e trafik droge, si dhe në BE e Britani. Të gjitha këto që kam denoncuar për shitblerje vote apo për intimidim të votuesve, të gjithë i kisha përballë”.
     

  • ‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

    ‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

    Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se procesi zgjedhor në Shqipëri është shoqëruar me praninë e bandave kriminale në të gjithë vendin.
    Duke komentuar raportin e OSBE/ODIHR, Vokshi theksoi se dokumenti ka evidentuar problematika të thella dhe të përsëritura, duke nënvizuar se pa një qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    “Ka pasur kudo banda kriminale. Raporti ka përmendur çdo problematikë, në çdo paragraf ka problematika madhore. Duhen bërë detyrat e shtëpisë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën s’ka zgjedhje të lira dhe të ndreshme. Zgjidhja është qeveri teknike, të zbatojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR”, u shpreh Vokshi.

  • Policia braziliane arreston bandën që planifikonte likuidimin e gjyqtarëve të lartë

    Policia braziliane arreston bandën që planifikonte likuidimin e gjyqtarëve të lartë

    Policia federale e Brazilit njoftoi sot se ka arrestuar pesë persona të dyshuar si anëtarë të një bande të krijuar për të vrarë dhe spiunuar ligjvënës dhe gjyqtarë të rangut të lartë.

    Siç raportohet nga Reuters, duke cituar një burim të njohur me hetimin, banda u krijua nga një oficer ushtarak dhe disa civilë.

    Dokumenti i sekuestruar nga policia, në të cilin agjencia kishte qasje, tregon se banda e përmendur quhej K4, që do të thotë “Komanda për gjueti të komunistëve, njerëzve të korruptuar dhe kriminelëve” .

    Dokumenti tregon se banda kërkoi 38,000 euro për “shënjestrimin” e figurave të larta në gjyqësor dhe 23,000 euro për “shënjestrimin” e senatorëve.

    Sipas dokumentit, organizata K4 ishte e pajisur me armë dhe eksplozivë dhe përdorte prostituta si karrem.

    Reuters raporton se për momentin nuk dihet nëse banda ia doli vërtet të plagoste ndonjë zyrtar të lartë brazilian.

  • VIDEO/  Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

    VIDEO/ Debati – Bushati shpërfytyron Preç Zogajn: Ti mbron bandat, zgjedhjet u vodhën

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e konsideroi procesin zgjedhor si “votime” dhe jo zgjedhje. Ai tha se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar dhe nuk kanë përmbushur asnjë standard për t’u konsideruar të lira. 

    “Nëse flasim për këto votime shkërdhatë, pa folur për Troplinët, Suel Çelën dhe Bajrat, atëherë nuk themi të vërtetën”, deklaroi analisti. 

    Bushati tha se zgjedhjet u certifikuan nga SPAK, me atë të task forcës që u ndërtua, ndërkohë që e quajti këtë institucion “bandë”. 

    Ndërkohë gjatë bisedës ai pati një debat të ashpër me shkrimtarin Preç Zogaj që ishte aty siç duket të mbronte këtë masakër elektorale. Bushati tha se shqiptarët, një mut kanë votuar dhe ty, i tha ai Zogajt, të të vijë turp që i mbron.

    Debati:

    Bushati: Akuzohen nga opozita që kanë vjedhë zgjedhjet. Dhe këta njerëz të njëjtët…

    Zogaj: Në burg…

    Bushati: Po, por pasi vodhën zgjedhjet. Se edhe Çyrbja shkoi në burg por pasi shkoi si njeriu i bandave në listën e PS dhe deputet i PS. Në qoftë se dy banditë në Elbasan të caktojnë atë gocën që të vendosë gjithë lejet e ndërtimit të Shqipërisë…

    Zogaj: Këtë të bandave mbaje për vete, mund ta fusësh në xhep ti. Nuk kam ndejtë kurrë më banda, kurrë në jetën time.

    Bushati: Aq me keq që po i mbron sot. Në qoftë se i mbron sot aq me keq.

    Zogaj: Po mbroj votuesit që kanë ushtruar të drejtën e  votës

    Bushati: Kanë ushtruar një mut Preç, se nuk i kanë lënë. Nuk i kanë lënë votuesit. Sepse intelektualisht duhet të të vijë ty turp kur shef raste të tëra që njerëzve ju jepen lekë dhe ju merret vota dhe nuk ndërhyn SPAK, nuk ndërhyn policia, gjykata. Atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht në rastin me të mirë.

    Zogaj: Të dëgjoj unë fiksin si puna jote…

    Bushati : Këto janë fakte….

    Zogaj : Banda, banda….ti po ofendon

    Bushati: Këtu ka pallavër….