Ka nisur para pak minutash protesta përpara Kryeministrisë. I pari që ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e ngritur, është kreu i PD Sali Berisha, i cili u shpreh :
“Po këtë javë në vendin më të sigurt të supozuar masakra kur banda të qeverisë likujdojnë banda të tjera të qeverisë, por ajo që kulmoi në qëndrimet e narko shtetit ishte mbyllja de facto e narko parlamentit. Rama e banda e tij të dalë nga dhunimi i votës dhe grabitja e saj, nga paratë e drogës dhe afera korruptive, kanë frikë nga fjala e deputetëve të opozitës dhe zgjodhën të vendosin terrin, bllokimin dhe errësirën. Në 10 seanca në asnjë vend më parë, opozita u lejua të debatojë në vetëm një seancë. Qeveria e përbërë nga lubira e të tjerë u votua për 28 minuta për të treguar se ka frikë e tmerr nga ju, nuk del dot para jush. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhje që u vërtetuan tashmë si farsë”, tha ai.
Tag: banda
-

Berisha: Këtu bandat e qeverisë likujdojnë njëra-tjetrën si në Rinas! “Mbyllën” Kuvendin se kanë frikë nga opozita
-

“Kokaina nga porti”/ Goditet banda shqiptare në Belgjikë, 16 të arrestuar!
Prokuroria e Antwerp njoftoi se ka arrestuar 16 persona në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se importonte kokainë përmes portit.
Në total janë sekuestruar mbi 1.6 ton kokainë. Përveç kësaj, janë konfiskuar disa armë zjarri, municione dhe materiale të tjera të përdorura për tregti të paligjshme.
Sipas prokurores Kato Belmans nga prokuroria e Antverpës: “Policia Federale Gjyqësore (FGP) kishte informacione për një bandë droge, kryesisht shqipfolëse, që përdorte një magazinë në rrugën Pereboom në Moerbeke, afër Lokeren, për të nxjerrë drogën nga një kontejner”.
“Të martën, më 21 tetor, policia ndërhyri me njësi speciale. Gjatë operacionit, në Sint-Niklaas dhe në rrugën ekspres E34, u arrestuan gjashtë persona. Në një furgon u gjetën 1.398 kg kokainë të fshehura në arka druri”.
Hetimet zbuluan se banda përdorte tre apartamente në rrugën Van Immerseel në Antverpë për të ruajtur përkohësisht drogën. Gjatë bastisjeve të zhvilluara atë pasdite, policia gjeti hapësira të fshehta të ndërtuara në mënyrë profesionale.
“Një 39-vjeçar nga Holanda ishte specializuar në krijimin e hapësirave të fshehta në banesa dhe automjete,” shtoi Belmans. “U gjetën edhe 277 kg të tjera kokainë, një presë për kokainë dhe disa armë zjarri me municion. Në total u arrestuan shtatë persona”.
Banda përdorte gjithashtu një magazinë në rrugën Scheldelaan në Willebroek. Javën e kaluar, policia arrestoi aty tre persona – tre shtetas serbë të moshës 22 dhe 25 vjeç.
Gjatë kontrolleve u gjetën 10.000 euro, një pajisje për ndërprerjen e sinjaleve (“jammer”), pasaporta të falsifikuara, karta policie të rreme dhe armë me municion.
“Javën e kaluar dhe dje, të dyshuarit dolën para dhomës së këshillit. Dhoma vendosi të konfirmojë arrestimet, ndërsa për tre nga të dyshuarit, seanca u shty,” bëri të ditur prokuroria.Banda dyshohet se furnizonte me kokainë disa organizata të tjera kriminale. Ata përdornin disa banesa në Antverpë si qendra për tranzitin e drogës drejt Mbretërisë së Bashkuar me kamionë.
Në këtë kuadër, policia kishte ndërhyrë edhe në mes të shtatorit. Gjatë një operacioni të përbashkët me policinë lokale të Antverpës, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të cilët u kapën me 50 kg kokainë, 25 kg ketaminë dhe disa armë zjarri. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim. -

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve
Në Gent të Belgjikës u dënuan anëtarët e një bande ndërkombëtare droge për trafik kokaine. 18 anëtarë morën dënime deri në 7 vjet burg dhe gjoba. Banda trafikonte kokainë nga Kolumbia në portin e Gentit përmes paketimeve prej kartoni. Një laborator në Bree e rikuperonte drogën. Banda ishte nën drejtimin e kriminelëve me prejardhje shqiptaro-marokene
Nga Ward Schouppe, VRT NEWS
Banda ra në shënjestër të policisë dy vite më parë. Atëherë u vu re një varkë e mbushur në Ringvaart në Gent, e cila më parë kishte qenë pranë një anijeje kolumbiane në port. Disa javë më vonë, një varkë tjetër u vu re aty dhe një kamera ANPR regjistroi një makinë. Brenda saj ishin njerëz të njohur për veprime me drogat.
Në nëntor u kryen bastisje, përfshirë edhe në Limburg, në Bree. Aty u zbulua një laborator ku 2 kolumbianë nxirrnin kokainën nga kartoni. “Kokaina ishte e futur në kuti kartoni dhe përdorej si paketim për ngarkesa,” tha Patrick Willocx nga Policia Federale Gjyqësore.
Hetuesit gjetën gjatë bastisjes substanca kimike, telefona, pasaporta, para të gatshme, orë dhe një kovë me 7 kilogramë kokainë të lagur. Hetuesit reaguan shpejt sepse kishte ende shumë kuti kartoni gati për përpunim.
Doli se pas kontrabandës qëndronte një bandë ndërkombëtare. Dega belge siguronte magazinën për të “larë” drogën, pajisjet dhe materialet e nevojshme. Dega kolumbiane prodhonte drogën, nën drejtimin e një dege shqiptaro-marokene, që jepte udhëzime.
Dënimet për 18 të pandehurit ndryshojnë sipas rolit të tyre në bandë. Të gjithë u dënuan për pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Kishte gjithashtu dënime për veprimtari logjistike, prodhimin e drogës, kontrabandën, rikuperimin e saj, posedimin dhe shitjen (e kanabisit).
-

Komunikimet në Sky ECC i nxorën zbuluar, shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare në Gjermani! Dënohen me 9 vite burg
Një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës është nën hetim pasi autoritetet zbuluan rrjetin e saj kompleks të kontrabandës. Personat e përfshirë, nëntë anëtarë të një grupi shqiptaro-bullgar, përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.
Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete inspektoheshin sistematikisht për gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.
Zbulimi i tyre erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës.
Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise. Hetimet e mëtejshme në njërën nga këto apartamente nxorën një provë thelbësore: një letër, e cila e çoi policinë te të dyshuarit. Ky zbulim e përshpejtoi ndjeshëm procesin, duke kulmuar në çështjet aktuale kundër anëtarëve të bandës. -

Komunikimet në Sky ECC i nxorën zbuluar, shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare në Gjermani
Një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës është nën hetim pasi autoritetet zbuluan rrjetin e saj kompleks të kontrabandës. Personat e përfshirë, nëntë anëtarë të një grupi shqiptaro-bullgar, përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.
Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete inspektoheshin sistematikisht për gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.
Zbulimi i tyre erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës.
Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise. Hetimet e mëtejshme në njërën nga këto apartamente nxorën një provë thelbësore: një letër, e cila e çoi policinë te të dyshuarit. Ky zbulim e përshpejtoi ndjeshëm procesin, duke kulmuar në çështjet aktuale kundër anëtarëve të bandës. -

‘Sky ECC’ godet në Gjermani! Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare, mesazhet i nxjerrin zbuluar
FOTO ILUSTRUESE
GJERMANI-Një rrjet i madh ndërkombëtar i trafikut të drogës është shkatërruar pas zbulimit të komunikimeve të koduara. Mediat vendase raportojnë se nëntë anëtarë e një grupi shqiptaro-bullgar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.
Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete kishin të montuar gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.
Zbulimi erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës. Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise./ZËRI -

Banda frymore nga Shqipëria, Evropa dhe Ballkani në festivalin që e shndërron Korçën në skenën e muzikës frymore
Nga Julia Vrapi
Banda frymore nga Shqipëria, Evropa dhe Ballkani këtë tetor në qytetin Korçës, pjesë e një festivali ndërkombëtar. Ky festival për tre ditë do ta shndërrojë Korçën në skenën e muzikës frymore ndërkombëtare. Festivali ndërkombëtar i bandave frymore “AirBeat Korça Festival” nis më 24 tetor në qytetin e Korçës, si një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore këtë sezon, ku veç koncerteve që pritet të zhvillohen përgjatë tre ditëve nuk do të mungojnë edhe master-class me artistë të njohur. Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë shprehet se “AirBeat Korça Festival” është më shumë se një koncert”. “24 – 26 tetor 2025 Korça shndërrohet në skenën e madhe të muzikës frymore ndërkombëtare! Për tre ditë rresht, qyteti do të pulsojë në ritmet e dhjetëra bandave frymore nga Shqipëria,
Evropa dhe Ballkani, duke sjellë tinguj, energji dhe emocione pa kufij. AirBeat Korça Festival është më shumë se një koncert – është një festë e madhe muzikore dhe kulturore, e lidhur me ditën e çlirimit të qytetit tonë, dhe nder të dirigjentit të parë Thoma Nasi”, thuhet në materialin e Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë. E frymëzuar nga tradita e orkestrave të famshme si “Banda Liria” dhe “Banda Vatra”, kjo ngjarje sjell bashkim të brezave dhe e çon trashëgiminë tonë në një skenë ndërkombëtare.
“Një homazh i veçantë i kushtohet mjeshtrit të madh Novruz Nure( Lulushi) pasuria e të cilit kulturore dhe artistike mbetet frymëzim për brezat që vijnë. AirBeat Korça Festival #luluFEST- aty ku historia, muzika dhe arti frymor bashkohen në një spektakël të paharrueshëm!”, thuhet në materialin e festivalit. “Banda e Lirisë” u krijua në qytetin e Korçës më 1 tetor 1908. Sipas materialit nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë bëhet me dije se iniciatorë të themelimit të saj u bënë drejtuesit e klubit “Dituria Shqip” në Korçë. Ndërsa banda “Vatra” është krijuar më 1912 nga patriotët shqiptarë të Drenovës, Dardhës dhe Korçës të vendosur në USA.
Master-class nga artistë të njohur në festival
Festivali këtë tetor vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive të tjera kulturore që janë zhvilluar në këtë qytet, ku për tre ditë me radhë rrugët dhe sheshet e qytetit do të mbushen me tingujt e bandave muzikore. Ilir Gjoka, pedagogu i Oboes do të mbajë master-class pranë Qendrës së Artit në Korçë në kuadër të “AirBeat Festival”. Ilir Gjoka është aktivizuar si solist koncertist ku shquhet interpretimi për herë të parë i disa veprave të muzikës shqiptare për oboe solo,të asambleve të ndryshme kamertale, si dhe të repertorit botëror të instrumentit të oboes. Ilir Gjoka gjatë gjithë kohës ka kontribuar me pasion në sferën pedagogjike duke qenë specialisti më i kualifikuar i profesoratit në specialitetin përkatës e më gjerë.
Elvis Rudi, një prej flautistëve më në zë të brezit të tij, e që kombinon karrierën artistike me punën si pedagog gjithashtu do të mbajë master-class në kuadër të “AirBeat Festival” në Korçë. Ka bashkëpunuar me institucione të rëndësishme si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Anëtar i ansamblit kontemporan “Asmus”. Orkestra e TOB-it ( flaut i parë), Orkestra e RTSH ( solist), Trio e Konservatorit të Biel- Bienne ; Kuinteti “Çesk Zadeja”, Kuinteti i Universitetit të Arteve. Shkumbin Bajraktari që është një nga emrat më të njohur në fushën e muzikës klasike në Kosovë, me një karrierë të gjatë dhe të pasur si pedagog, performues dhe themelues i institucioneve muzikore një tjetër artist, që do të mbajë master-class në ditët e festivalit në Korçë. Shkumbin Bajraktari është klarinetist solist në Orkestrën Simfonike të Filharmonisë së Kosovës. -

Kokainë dhe identitete false, goditet banda shqiptare në Angli (Emrat)
Katër shqiptarë janë dënuar me rreth 25 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kapën duke trafikuar kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin e Southampton.
Banda e përbërë nga Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela. u godit pas një hetimi 9-mujor të policisë britanike, që çoi në sekuestrimin e drogës dhe të dhjetëra mijëra paundëve para cash.Policia britanike ndaloi një furgon tip ‘Astra’ më 21 prill 2017 në Southampton, ku gjeti kokainë me vlerë 140 mijë paund, 30 mijë paund para të gatshme, si dhe dy anëtarë të bandës, Tamas Hela dhe Fitim Halilaj.
Mjeti ishte modifikuar me ndarje të fshehta për të transportuar drogën dhe paratë pa u zbuluar.
Pas ndalimit, policia kreu bastisje në Carrington House, në zonën Westwood Road, ku arrestoi Bekim Halilajn dhe sekuestroi kokainë me vlerë 10 mijë paund.
Ndërkohë, Nuri Mucmataj u arrestua në një tjetër bastisje në Rrugën Ted Bates, në zonën Bargate.
Hetimet zbuluan se banda sillte drogën nga Essex dhe e shpërndante në rrugët e Southampton.
Sipas gjykatës, kokaina ishte e cilësisë së lartë, me pastërti deri në 91%. “Ky ishte një operacion metropolitan droge”, tha gjykatësi Robin Rowland, duke theksuar se baza e përgatitjes së drogës ishte banesa në Carrington House.
Policia britanike konfirmoi se të gjithë ishin në vend ilegalisht dhe përdornin identitete të rreme për të qëndruar në Angli dhe për të fshehur aktivitetin e tyre kriminal.
Dënimet:
Nuri Mucmataj, 26 vjeç – 8 vjet e 6 muaj burg
Bekim Halilaj, 21 vjeç – 7 vjet burg
Fitim Halilaj, 27 vjeç – 4 vjet e 6 muaj burg
Tamas Hela, 24 vjeç – 4 vjet e 6 muaj burg
-

Kush është Tren de Aragua? Banda mafioze nga Venezuela ka hyrë në SHBA
Zyrtarët amerikanë besojnë se banda më famëkeqe e Venezuelës është themeluar tani në Shtetet e Bashkuara dhe dyshohet se drejton një rrjet shumështetëror trafikimi njerëzor, duke sulmuar oficerët e policisë dhe duke shitur drogë. Gazetari i CNN, Rafael Romo, na tregon se si banda Trende Aragua hyri në vend dhe si po përpiqen forcat e rendit t’i kundërvihen kërcënimit.
Gjatë disa viteve të fundit, ata kanë terrorizuar shumë vende të Amerikës së Jugut.
Policia në rajon thotë se një bandë venezueliane e njohur si Tren de Aragua ka viktimizuar mijëra njerëz përmes zhvatjes, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, rrëmbimit dhe vrasjes, shkruan A2 CNN.
“Është organizata kriminale më shkatërruese që vepron sot në Amerikën Latine, një sfidë e vërtetë për rajonin”, thotë Oscar Naranjo, ish-komandant i policisë në Kolumbi.
Dhe tani forcat e rendit të SHBA-së, duke përfshirë doganat dhe mbrojtjen kufitare dhe FBI-në, thonë se banda ka hyrë në vend.
“FBI El Paso mund të konfirmojë se anëtarët e Treinde Aragua kanë kaluar në Shtetet e Bashkuara”, konfirmon Britton Boyd, agjent special i FBI.
Zyrtarët thonë se banda e ka origjinën në shtetin Aragua të Venezuelës, ku udhëheqja e saj vepronte nga burgu famëkeq To Coron, të cilin e kontrollonin për vite me radhë.
Kur zyrtarët venezuelianë e bastisën atë në shtator, ata zbuluan se të burgosurit kishin ndërtuar një pishinë dhe disa restorante brenda mureve të burgut, përveç armëve të sekuestruara nga të burgosurit, duke përfshirë pushkë automatike, mitralozë dhe mijëra fishekë.
Alvaro Bosa, një ish-oficer policie venezueliane që tani jeton në Florida, thotë se ai iku nga vendi i tij kryesisht sepse banda ishte bërë aq e fuqishme sa mund të vriste forcat e ligjit si ai pa u ndëshkuar.
Bosa thotë se një koleg oficer policie që refuzoi të bashkëpunonte me bandën u qëllua 50 herë. “Ai refuzoi dhe u vra. Ai e lidhi trupin e tij në një motoçikletë dhe e tërhoqi atë nëpër lagjen San Vicente për të demonstruar fuqinë e Tren de Aragua”, thekson Bosa.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së e quan Tren de Aragua bandën kriminale më të fuqishme të Venezuelës.
“Ata kanë ndjekur shtigjet e migrimit nëpër Amerikën e Jugut në vende të tjera dhe kanë krijuar grupe kriminale në të gjithë Amerikën e Jugut ndërsa ndjekin ato shtigje dhe se duket se kanë ndjekur migrimin në veri drejt Shteteve të Bashkuara”, nënvizon agjenti I FBI Boyd.
Shefi i patrullës kufitare amerikane, Jason Oëens, i cili ka konfirmuar arrestime të shumta të anëtarëve të dyshuar të Tredeiragua gjatë vitit të kaluar, lëshoi një paralajmërim në fillim të prillit pasi raportoi një tjetër arrestim.
Kini kujdes nga kjo bandë, tha ai. Është më e fuqishmja në Venezuelë, e njohur për vrasje, trafik droge, krime seksuale, zhvatje dhe akte të tjera të dhunshme.
Sfida për zyrtarët e zbatimit të ligjit është se është shumë e vështirë të dihet se sa anëtarë të Trendia Ragu janë tashmë këtu në Shtetet e Bashkuara. Ajo që disa emigrantë venezuelas po na thonë këtu në Florida dhe shtete të tjera është se ata tashmë po fillojnë të shohin në komunitetet e tyre të njëjtin lloj aktiviteti kriminal nga i cili ikën në Venezuelë.
“Ishte thjesht një emër që përsëritej. Arsyeja pse shumë zgjedhës venezuelas u larguan nga Venezuela ishte për shkak të kësaj bande të organizuar kriminale”, thekson Rolando Vasquez, avokat për emigracionin.
Ai thotë se shumë nga klientët e tij, kryesisht emigrantë venezuelas, janë viktimizuar nga banda.
“Epo, ata kanë duart e tyre në prostitucion, vrasje me kontratë, shitje droge, shitje armësh, çfarëdo që të doni. Ata mund të përfshihen në të gjitha llojet e aktiviteteve kriminale. Ata do të përfshihen në çdo aktivitet të paligjshëm për fitim”, shton ai.
Në fund të majit, Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e shtoi grupin kriminal në listën e saj prej 2,024 bandash, duke thënë se 41 anëtarë të dyshuar të Tren d’Aragua u arrestuan në vitin e kaluar fiskal ndërsa hynin në vend ilegalisht, dhe shtatë të tjerë janë ndaluar deri më tani këtë vit.
Sipas një gjykate të dokumentuar, prokurorët besojnë se vëllai i burrit venezuelian të akuzuar për vrasjen e studentes së infermierisë në Xhorxhia, Lake and Riley, është i lidhur me bandën.
Një gjyqtar në Qarkun Miami Dade tha në një seancë dëgjimore se një nga dy të dyshuarit për vrasjen e një ish-oficeri të policisë venezueliane në Floridën Jugore dyshohet se është anëtar i bandës.
Dhe kohët e fundit, një burim nga policia e Nju Jorkut i tha CNN se 19-vjeçari që dyshohet se hapi zjarr ndaj dy oficerëve pasi ata u përpoqën ta ndalonin atë për shkak se po ngiste një skuter në drejtimin e gabuar ka tatuazhe të lidhura me bandën.
Bosa, ish-oficeri i policisë venezueliane, thotë se qeveria amerikane nuk ka asnjë mënyrë për të ditur nëse një emigrant venezuelian që kërkon azil në kufirin jugor është në të vërtetë një kriminel, sepse Venezuela, si çështje politike, nuk ndan informacione me Shtetet e Bashkuara.
“Asnjë oficer doganor nga FBI nuk ka një mënyrë për të identifikuar vërtet një kriminel venezuelian”, thekson Bosa.
Vasquez, avokati i imigracionit, thotë se koha që forcat e ligjit të SHBA-së të veprojnë është tani. “Ata duhet ta marrin këtë organizatë kriminale, si një kërcënim serioz për komunitetet tona. Ata nuk do të përqendrohen vetëm në viktimizimin, e dini, të komuniteteve lokale të emigrantëve. Ata po dhunojnë agjentët e zbatimit të ligjit, po kërcënojnë shtetas amerikanë, si mua për shembull”, thekson ai.
Disa zyrtarë federal pajtohen me këtë. “Shqetësimi ynë më i madh do të ishte të sigurohemi që partnerët tanë janë të vetëdijshëm për të qenë vigjilentë”, thotë agjenti i FBI, Boyd, shkruan A2 CNN.
Dhe ky është çelësi, thonë zyrtarët federalë, kur bëhet fjalë për t’u siguruar që ky kërcënim i ri në Shtetet e Bashkuara të mos shndërrohet në sfidën e sigurisë kombëtare që është bërë në disa vende të Amerikës Latine.
Burri i akuzuar për vrasjen e Lake dhe Riley është deklaruar i pafajshëm në gjykatë. Ai nuk është akuzuar për lidhje me Tren de Aragua. Vëllai i tij, i cili dyshohet se është pjesë e bandës, përballet me një akuzë federale për posedim të një Green Card false.
-

“Koka” e bandës famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë
I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit. Kështu ka bërë me dije gazetarja Anila Hoxha. Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë. Por kush është Aldo Bare? Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash. Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale. Ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të “kokës” së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.
Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë. Me mbledhjen e këtyre “ushtarëve” përreth “kryetarit”, siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba. Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni. Aldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë. Aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.