Për të disatën ditë kryeministri hajdut i shqiptarëve ka lëshuar deklara presioni ndaj Gjykatës Kushtetuse për pezullimin e Belës dhe hajdutët e bandës që grabisin shqiptarët çdo ditë. Grabitje me tenderë, grabitje me prona, grabitje me lekë, grabitje me avionë, grabitje në rrugë grabitje me banda, ortak me kartele dhe një gamë hajdutërie e larmishme janë produktet që ofron banda e Arsen Lupenit kryeministër. Shefi i bandës ka ditë që nuk fle rehat dhe lëshon piskama frike duke rrëfyer ndershmërinë e tij para qytetarëve që grabit çdo ditë nëpërmjet firmave të tij, duke konvertuar frikën e lepurit në ulërimë luani. Njeriu që as nuk zverdhet dhe as nuk skuqet kur i arrestohen zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gjithë entourage i tij, sot ndihet i prekur se po i marrin kompetencat qeveritare dhe po i fusin në burg bashkëpunëtorët.
Edi Rama në vend të procedojë me shkarkimin e drejtorëve dhe të zëvendës ministres së ti për akuzat që ngrihen në drejtim të tyre, vazhdon të dalë në mbrojtje të tyre duke akuzuar SPAK se po i lë qeverinë pa punë. Këtë njeri nuk e mbulon turpi se turpin e ha me bukë dhe e shoqëron me verë 35 mijë euro që e qerasin bandat dhe interlokutorët e tyre. Për këtë njeri nuk ka standard morali të vendeve perëndimore, ku nëse mbulohesh me akuza duhet të japësh dorëheqjen, Edi Rama e ka ndarë mendjen që do të shkojë deri në vdekje me suitën e tij faraonike, si dikur faraonët që mbylleshin në varret gjigande së bashku me shpurën e tyre. Dhe ky ka vendosur të marrë me vete të gjithë shpurën e hajdutëve që kanë shfarosur ekonominë e shptarëvve si një hordhi karkalecësh dëmbërës.
Edi Rama nuk mendon më as për shtetin, as për PS, por as dhe për atë që lë pas. Njësoj si simetriku i tij në opozitë ai thotë pas meje u bëftë qameti, duke akseleruar makinën që drejton drejt greminës së pashmangshme.
Tag: banda
-

Sulmet e Edi Ramës ndaj kushetueses, ulërima e hajdutit të kapur në flagrancë
-

Sulmet e Edi Ramws ndaj kushetueses, ulërima e hajdutit të kapur në flagrancë
Për të disatën ditë kryeministri hajdut i shqiptarëve ka lëshuar deklara presioni ndaj Gjykatës Kushtetuse për pezullimin e Belës dhe hajdutët e bandës që grabisin shqiptarët çdo ditë. Grabitje me tenderë, grabitje me prona, grabitje me lekë, grabitje me avionë, grabitje në rrugë grabitje me banda, ortak me kartele dhe një gamë hajdutërie e larmishme janë produktet që ofron banda e Arsen Lupenit kryeministër. Shefi i bandës ka ditë që nuk fle rehat dhe lëshon piskama frike duke rrëfyer ndershmërinë e tij para qytetarëve që grabit çdo ditë nëpërmjet firmave të tij, duke konvertuar frikën e lepurit në ulërimë luani. Njeriu që as nuk zverdhet dhe as nuk skuqet kur i arrestohen zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gjithë entourage i tij, sot ndihet i prekur se po i marrin kompetencat qeveritare dhe po i fusin në burg bashkëpunëtorët.
Edi Rama në vend të procedojë me shkarkimin e drejtorëve dhe të zëvendës ministres së ti për akuzat që ngrihen në drejtim të tyre, vazhdon të dalë në mbrojtje të tyre duke akuzuar SPAK se po i lë qeverinë pa punë. Këtë njeri nuk e mbulon turpi se turpin e ha me bukë dhe e shoqëron me verë 35 mijë euro që e qerasin bandat dhe interlokutorët e tyre. Për këtë njeri nuk ka standard morali të vendeve perëndimore, ku nëse mbulohesh me akuza duhet të japësh dorëheqjen, Edi Rama e ka ndarë mendjen që do të shkojë deri në vdekje me suitën e tij faraonike, si dikur faraonët që mbylleshin në varret gjigande së bashku me shpurën e tyre. Dhe ky ka vendosur të marrë me vete të gjithë shpurën e hajdutëve që kanë shfarosur ekonominë e shptarëvve si një hordhi karkalecësh dëmbërës.
Edi Rama nuk mendon më as për shtetin, as për PS, por as dhe për atë që lë pas. Njësoj si simetriku i tij në opozitë ai thotë pas meje u bëftë qameti, duke akseleruar makinën që drejton drejt greminës së pashmangshme. -

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke e cilësuar atë si një strukturë të kontrolluar nga “banda kriminale”.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se hetimi për zhdukjen për 10 orë të zyrtarit të lartë të AKSH-it, Daniel Shima, në muajin gusht, tregon mënyrën se si operon krimi i organizuar brenda këtij institucioni.
“ Z.nj Mirlinda Kaçanaj është pyetur në cilësinë e një personi që ka dijeni. Dosja e AKSH=it është një nga më voluminozet që ka Prokuroria e Posaçme. AKSH-i ka një perceptim shumë të lartë për korrupsion dhe ka tendera të paracaktuar të paktën kështu kanë dalë në konkluzion prokurorët e posaçëm, të cilët po hetojnë. Është një institucion i ndarë në banda dhe drejtuar nga banda kriminale.
Dikur ishin disa biznesmenë të preferuar sot janë të tjerë. Por gjithmonë ka qenë një institucion i lakmuar nga njerëz shumë të rëndësishëm, ndoshta nga të krimit të organizuar. Sepse patja në duar e të gjithë serverëve apo të sistemeve të institucioneve të rëndësishme është gjëja që do të lakmonte gjithsecili prej eksponentëve të asaj që quhet bota e nëndheshme. Dhe në këtë aspekt Prokuroria ka çelur një hetim penal.
Një hetim që po kryhet me ndihmën e partnerëve të huaj. Sepse sipas procedurave dhe dokumentave sipërfaqësore, po shikohet shumë më thellë çështja dhe ka pasur gjatë viti të fundit sekuestrime pafund të celularëve. Ka pasur kqyrje të dokumentave, marrje të dëshmive e të tjera me radhë. Them që është një institucion që duhet të ketë një vëmendje të shtuar, sepse ju e dini para disa kohësh një zyrtar i lartë i AKSH-it Daniel Shima u zhduk në mënyrë të mistershme për dhjetë orë me radhë.
Pavarësisht se ajo çështje është një kapitull i mbyllur për drejtësinë, në fakt për mua si gazetare është gjithë femra e Akilit për hetimin e dosjes së AKSH-it. Unë nuk mendoj se Daniel Shima u larguar me dëshirën e tij. Dhe as u zu me partneren e vetë. Unë mendoj se ai është mbajtur nën presion nga eksponentë të caktuar apo personazhe të caktuar të cilët kanë pasur interesa të drejtpërdrejta në AKSH.”, tha ajo. -

Grabitje si në filma: Banda bllokon autostradën, zhduk 2 milionë euro!
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një autostradë në Itali, përmes së cilës banda kriminale që kreu sulmin arriti të marrë rreth 2 milionë euro.
Rreth orës 6:30 minuta, ata bllokuan mjetin e blinduar teksa ky i fundit ishte në lëvizje brenda një tuneli midis kryqëzimeve të Scillas dhe Bagnaras.
Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar.
Sipas informacioneve të para, ata kishin vendosur disa makina në formë kryqi mbi karrexhatë, të cilat I dogjën menjëherë përfunduan aksionin e tyre.
Grabitësit kishin shpërndarë gjithashtu thumba mbi asfalt për të parandaluar çdo mundësi arratie të automjetit.
Ngjarja ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun e autostradës ndërda hetimet janë në vazhdim për të identifikuar përgjegjësit. Ky nuk është i vetmi rast grabitje i këtij lloji në Itali.
Më 27 mars 2025, një tjetër furgon i mbushur me para u sulmua ndërsa po qarkullonte gjatë “statale 655”, në zonën e Candela, provincia Foggia. Vlera fillestare e vjedhur dyshohet të ishte mbi 400.000 euro.
Rasti tjetër ndodhi më 27 tetor 2025, rreth orës 18:00 ku një komando prej shtatë personash tentuan të grabiste dy furgona që kalonin në provinicën Macerata.
Megjithatë, grabitja dështoi dhe banditët nuk arritën ti mernin paratë. Grabitësit po përdorin gjithnjë e më shpesh një metodë shumë të rrezikshme, bllokimin total të autostradës për të vonuar mbërritjen e policisë.
Kjo taktikë e organizuar krijon një sfidë të madhe për forcat e rendit, të cilat duhet të menaxhojnë njëkohësisht kaosin në trafik dhe ndërhyrjen ndaj bandave të armatosura. -

‘Në 1997 ishin 3 banda kryesore’, ish-drejtori i Policisë: Shqipërisë iu morën 550 mijë armë dhe 4 miliardë fishekë
Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veli Myftari zbuloi sot disa të panjohura lidhur me Shqipërinë e vitit 1997, kur bandat e krimit u përhapën nëpër vend.
I ftuar në A2 CNN, Myftari tregoi së në atë periudhë vepronin tre banda kryesore, që u shpërndanë në popull për të krijuar strukturat e tyre.
Duke e lidhur me ngjarjet me ish-pjesëtarë të bandave që po ndodhin së fundmi, Myftari tha se janë vazhdë e situatës së rreth 30 viteve më parë.
“Në 1997 kanë qenë 3 banda kryesore. Këto lindën si rezultat i veprimeve të gabuara të kohës. U dëmtua sistemi ekonomik, duke i marrë paratë njerëzve me firmat piramidale… dhe populli u ngrit.
Iu morën Shqipërisë 550 mijë armë të asaj kohe dhe 4 miliardë fishekë. U shpërndanë në popull dhe kur mundëm të krijojmë strukturat për t’i grumbulluar këto armë, kemi kthyer vetëm 1/3 e atyre armëve. Të tjerat janë trafikuar. Njerëzit u mësuan me armë nëpër duar. Armët i morën kriminelët, të cilët u përfeksionuan nëpër grupime. Në mes të Elbasanit është bërë luftë për 24 orë, sikur të ishim në luftë frontale. Ka pasur raste në Fier, në Shkodër.
Kjo është vazhdë e asaj historie që vjen edhe në këto ditë. Ky kontingjent që ka mundësi për të vrarë u shfrytëzua për ngjarjet që po i shikojmë edhe sot”,-tha Myftari.


