Tag: banal

  • PD mohon urdhrin për bojkot të protestës pro UÇK-së: Spekulim banal, qëndrojmë krah luftës për liri

    PD mohon urdhrin për bojkot të protestës pro UÇK-së: Spekulim banal, qëndrojmë krah luftës për liri

    Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke mohuar kategorikisht se ka dhënë ndonjë urdhër verbal apo me shkrim që ndalon përfaqësues apo mbështetës të saj të marrin pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.
    “Spekulimi banal i ndonjë medieje se ky urdhër ekziston, është pjesë e skenarit të përhershëm anti-opozitar të Ramaduros,” thuhet në reagimin e PD-së, duke e cilësuar këtë një tentativë të radhës për të përçarë opozitën dhe për të manipuluar opinionin publik.
    Në deklaratë, PD nënvizon se qëndrimi i saj ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së është i qartë, i pandryshueshëm dhe i pandikuar nga axhenda ditore politike.
    “Kauza e UÇK-së, lufta e saj dhe e popullit shqiptar të Kosovës, janë jo vetëm të drejta, por edhe pjesë e nderit të përjetshëm të kombit dhe çështjes kombëtare shqiptare,” thuhet më tej në deklaratë, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të kryetarit Sali Berisha dhe të forcës politike që ai drejton.
    Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe opinionit publik të mos bien pre e dezinformatave mediatike, që synojnë të njollosin qëndrimet e saj në raport me një ndër momentet më të lavdishme të historisë shqiptare moderne.

  • Azgan Mërnica vr*u efektivin pas një konflikti banal, Gjykata jep dënimin maksimal

    Azgan Mërnica vr*u efektivin pas një konflikti banal, Gjykata jep dënimin maksimal

    Burgim të përjetshëm ka dhënë këtë të mërkurë Gjykata për Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak se po ushtronte detyrën për udhëtimin e rrezikshëm me mjet nga i pandehuri në rrugët e fshatit Baltëz.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dha vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: ”Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë”, “armëmbajtje pa leje”, “drejtim të parregullt të mjetit”.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi N.C., i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes.

  • “Propozuesit banalë duhet ta heqin si vepër korrupsionin”, Murrizi ironizon Kodin e ri Penal: Qelbësirat që hartuan ligjet për reformën në drejtësi…

    “Propozuesit banalë duhet ta heqin si vepër korrupsionin”, Murrizi ironizon Kodin e ri Penal: Qelbësirat që hartuan ligjet për reformën në drejtësi…

    Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar një ditë pas prezantimit të draftit të Kodit të ri Penal.

    Postimi i plotë:
    KODI I RI PENAL APO KODI I RI BANALDuke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me shum kete KOD me disa “ denime” te tjera alternative
    Kur pashe qe ne KODIN E RI PENAL subjekti deri ne moshen 21 vjeçare do te quhej i mitur apo adoleshent mendoj qe propozuesit BANAL duhet ta “kishin” rritur akoma kete moshe dhe ta çonin deri ne 35-40 vjeç sepse keshtu rritej edhe numri i “ adoleshenteve” kriminel e ulej numri i te burgosurve per krime te “ lehta” si vrasje, grabitje me dhune, trafik lendesh narkotike, organizata kriminale etj
    Por me kryesorja eshte qe do te nxiste punesimet ne sektore te veçante te administrates Shteterore sidomos ku ka tenderime te “ adoleshenteve” 25-40 vjeçar dhe askush nuk do arrestohej me per korrupsion apo favorizime ose shkelje e barazis ne tendera se te gjithe do te riedukoheshin si te “ mitur” nga 1-2 vjet ne shkolla riedukimi
    Shum “interesant “mu duk dhe heqja e denimit te perjetshem sepse lirimi me “ kusht” i nje te denuari me burgim te perjetshem eshte praktikisht heqie e denimit me burgim te perjetshem sa koh qe te gjith te denuarit me kete mase qe nuk besoj qe jane me shum se sa 100 te denuar nga 5000-5500 te denuar qe ka Shqiperia do te dilnin me kusht duke paguar.
    Propozuesit BANAL te KODIT TE RI PENAL “duhet te heqin”patjeter si veper penale edhe shperdorimin e detyres, korrupsionin aktiv, korrupsionin pasiv, pastrimin e parave produkt te vepres penale, mitmarrjen, mitdhenien, ndikimin e paligjshem per te ushtruar influence favorizuese etj
    Pastaj pasi ta miratojne kete KOD TE RI PENAL keta FUNDERRINA BANAL duhet te shkrijne edhe 12 Prokurorite rajonale me gjith Gjykata, Prokurorin dhe Gjykaten e Apelit, Gjykaten e Larte dhe te shkrijne e te fusin per riedukim te gjith “ adoleshentet” e SPAKUT dhe te GJKKO
    Nuk ka sherbim me te madh qe qelbesirat qe hartuan ligjet per “ reformen” ne drejtesi qe pastaj kapen te gjitha pozicionet drejtuese te kesaj drejtesie qe ne fund te mandatit te tyre antikushtetues ne krye te ketyre institucioneve ,po i bejne me PAGES qelbesirave dhe krimit ordiner e te organizuar apo funderrinave te Shqiptareve qe jane neper burgje ose ne proçes hetimi e gjykimi
    Ky eshte shkelmi i fundit dhe sherbimi i fundit qe zagaret e sorrosit ish felliqesirat e rregjimit komunist te viteve 1980-1990 po i japin drejtesis Shqiptare para se te largohen nga pozicionet e tyre drejtuese te “ zaptuara” si funderrina ne kundershtim te hapur me KUSHTETUTEN qe vemjet dhe spurdhjaket e politikes votuan nga frika si te tredhur me 140 vota ne vitin 2016
    KY NUK ESHTE KOD PENAL POR DALJA NE SHESH E SHPIRTIT TE QELBUR E JURISTEVE BANAL QE JU SHERBEJNE SI QEN TE PSHURRUR KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE ORDINER

    Top Channel

  • “Qelbësirat që hartuan ligjet për reformën…”/ Murrizi ironizon Kodin e ri Penal: Propozuesit banalë duhet ta heqin…

    “Qelbësirat që hartuan ligjet për reformën…”/ Murrizi ironizon Kodin e ri Penal: Propozuesit banalë duhet ta heqin…

  • Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e deputetit: Konflikti jo banal, por politik

    Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e deputetit: Konflikti jo banal, por politik

    Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre. Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
    Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal. Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital. Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike.

  • “Ka krijuar një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite dritë larg qytetarëve”, Berisha nga Dibra: Kalon nga sheshi në shesh me humor banal dhe teza bajate

    “Ka krijuar një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite dritë larg qytetarëve”, Berisha nga Dibra: Kalon nga sheshi në shesh me humor banal dhe teza bajate

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës në qytetin e Dibrës.

    Kryedemokrati nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës duke thënë se me humorin e tij banal dhe me tezat e tij bajate kërkon të shmangë ballafaqimin me qytetarët për vjedhjet e tij.
    “Krijoi një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite dritë larg halleve të qytetarëve. Nuk duan t’ia dinë për hallet e qytetarëve, nuk duan t’ia dinë se pensionistët nuk blejnë dot ilaçe, nuk duan t’ia dinë se nuk ushqehen dot si duhet. Para një jave në një biznes gjeta punëtorë nga Bangladeshi, në Borsh gjeta punëtorë nga Mianmari sepse Rama e urren Shqipërinë dhe i largon të rinjtë nga ky vend. Shqipëria nuk ka parti, Shqipëria është dheu i shqiptarëve. Kombi nuk ka parti. Ndaj më 11 maj çdo shqiptarë duhet të votojë për Shqipërinë, duhet të votojë për kombin.”, tha kreu i opozitës.
    “Pas 12 vitesh, Edi Rama në një akt të turpshëm, kalon nga një shesh në tjetrin me nëpunësit e tij, që i shëtit me detyrim. Me teza bajate, me humor banal, me qëllimin e vetëm që të mos përballet me ju, me qëllimin e vetëm që të fshehë vjedhjet e tij”, përfundoi Berisha.
     
    Top Channel

  • Myftiu i Shkodrës kritikon gjuhën e politikanëve: Shmangni fjalorin banal në fushatë!

    Myftiu i Shkodrës kritikon gjuhën e politikanëve: Shmangni fjalorin banal në fushatë!

    Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale.

    Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur si Lumo Skëndo, Imam Muhamed Sytari tha se ata që përdorin fjalor banal janë njerëz shpirtligj, të paedukuar dhe pa norma njerëzore.
    Ai theksoi se ky fjalor po përdoret pikërisht nga ata që kanë në duar fatet e vendit.
    “Njëri që përdor fjalë të ndyra dhe të liga është një njeri i ligë me zemër të keqe pa dhembshuri ose ka një edukatë harbute, i rritur me njerëz pa arsim dhe pa delikatesë dhe nuk vë re atë që thotë, nuk shquan të mirën nga e keqja. Rron si një dru, si një dhi e egër vetëm me lumturinë e nevojës dhe ndërsa sjell nder mend Lumo Skëndon, i përket më së miri atyre që nga foltoret e qyteteve të ndryshme, me lloj lloj banalitetesh që ne nuk kem i nevojë dhe duhet të distancohemi prej tyre”, tha ndër të tjera ai.

    Top Channel