Tag: balte

  • Nën hetim nga SPAK/ Balluku thyen heshtjen në Kuvend: Gënjeshtra dhe baltë ndaj meje

    Nën hetim nga SPAK/ Balluku thyen heshtjen në Kuvend: Gënjeshtra dhe baltë ndaj meje

    Gënjeshtra dhe baltë! Kështu i cilësoi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Nga foltorja e Kuvendit, Balluku iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, ndërsa tha se nuk do të komentojë hetimet e drejtësisë, ndërsa vlerësoi këtë të fundit.
    Belinda Balluku: Duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar gënjeshtrat, por për detyrimin ndaj qytetarëve dhe ata që besojnë tek puna dhe jo tek balta. Nuk do të dëgjoni kurrë sharje dhe kërcënime për drejtësinë e re dhe kur preken personalisht.
    Pasi besoj që kjo drejtësi është duke kryer misionin për të cilën u reformua, me pakt be saj të dobëta dhe të forta, por si diçka e re konsolidohen dita ditës. Nuk do të më dëgjoni kurrë të flas për prokurorë apo për çështje nën hetim, të cilën do ta ndjek në diskrecion të plotë deri sa drejtësia të marrë formë të prerë.

  • Video/ Vullkani i baltës shpërthen në mes të një rruge në Tajvan

    Video/ Vullkani i baltës shpërthen në mes të një rruge në Tajvan

    Një fenomen gjeologjik jashtëzakonisht i pazakontë dhe mbresëlënës ndodhi në Tajvanin jugor, duke i lënë banorët dhe kalimtarët të shtangur.

    Vullkani i baltës Wandan filloi të shpërthente papritur pikërisht në mes të një rruge, duke nxjerrë baltë dhe flakë deri në dy metra të larta.
    Në një video që qarkulloi në mediat sociale, banorët e zonës qëndrojnë në një distancë të sigurt duke parë të habitur baltën që shpërthen nga toka, e shoqëruar nga një zhurmë e fortë dhe shpërthime të vogla. Pavarësisht spektaklit mbresëlënës, autoritetet lokale nxituan të rrethonin zonën, pasi incidente të tilla mund të jenë të rrezikshme.

    A fiery mud volcano erupted in Taiwan’s Pingtung County on November 12, opening five vents that spewed mud and flames up to two metres high.
    The eruption, which occurred in front of a temple, was the second in the area this year pic.twitter.com/NyFzdNEPUa
    — TRT World (@trtworld) November 14, 2025
    Gjeologu Dr. Mark Tingay, duke folur për BBC-në, shpjegoi se vullkani i baltës Wandan është “një fenomen gjeologjik shumë i pazakontë”. Edhe pse shpërthimet e tij zakonisht ndodhin në të njëjtin vend në Tajvanin jugor, vende të reja shpërthimesh që shfaqen disa kilometra larg tij, e bëjnë atë të paparashikueshëm dhe të vështirë për t’u monitoruar.

    A powerful mud eruption captured at Pingtung volcano pic.twitter.com/CxSJ36m2h9
    — Potato (@MrLaalpotato) November 12, 2025

    Vullkani i baltës Wandan ka shpërthyer 11 herë vetëm në tre vjet, një fakt që i ka shqetësuar ekspertët. Kjo frekuencë konsiderohet e lartë dhe tregon se sistemi nëntokësor i gazit është në një fazë veçanërisht aktive. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë zonën, ndërsa gjeologët studiojnë fenomenin duke u përpjekur të kuptojnë shkaqet e aktivitetit intensiv.
    Çfarë është një vullkan balte?Një vullkan balte është një fenomen gjeologjik i krijuar nga shpërthimi i baltës ose llumit, ujit dhe gazrave. Procese të ndryshme gjeologjike mund të shkaktojnë formimin e vullkaneve të baltës.
    Vullkanet e baltës nuk janë vullkane magmatike, pasi ato nuk prodhojnë lavë dhe nuk shkaktohen domosdoshmërisht nga aktiviteti magmatik.
    Vullkanet e baltës mund të variojnë në madhësi nga më pak se një metër i lartë dhe një ose dy metra në diametër, deri në 700 metra të lartë dhe 10 kilometra të gjerë. Shpërthimet më të vogla të baltës nganjëherë quhen fusha balte. Balta e prodhuar nga vullkanet e baltës formohet kryesisht kur uji i nxehtë, i cili është ngrohur thellë nën sipërfaqen e Tokës, fillon të përzihet dhe të bashkohet me depozitat minerale nëntokësore, duke krijuar kështu shpërthimin e baltës. Ky material më pas shtyhet lart përmes një çarjeje ose defekti gjeologjik për shkak të çekuilibrave lokale të presionit nëntokësor.
    Vullkanet e baltës shoqërohen me zona subduksioni dhe rreth 1100 janë identifikuar në ose afër tokës. Temperatura e një vullkani aktiv të baltës në përgjithësi mbetet mjaft konstante dhe është shumë më e ulët se temperaturat tipike që gjenden në shfryrjet vullkanike. Temperaturat e vullkaneve të baltës variojnë nga rreth 100 °C deri në herë pas here 2 °C, disa prej të cilave përdoren si “banjo balte” të njohura. Rreth 86% e gazit të lëshuar nga këto struktura është metan, me emetime shumë më të vogla të dioksidit të karbonit dhe azotit. Materialet e nxjerra janë zakonisht një përzierje e lëndëve të ngurta të imëta të pezulluara në ujë, të cilat mund të përmbajnë një përzierje kripërash, acidesh dhe hidrokarburesh të ndryshme.

    Top Channel

  • “Nuk do e lëmë në baltë”/ Kallas: Presioni ndaj Ukrainës nuk është rruga e duhur

    “Nuk do e lëmë në baltë”/ Kallas: Presioni ndaj Ukrainës nuk është rruga e duhur

    Ukraina ishte në fokusin e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Nga qarqet qeveritare në Berlin mësohet, se motoja gjermane është: “nuk e lemë Ukrainën në baltë”.

    E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet Ukrainës shkëputja e territoreve në favor të Rusisë. “Ne nuk duhet të harrojmë, që Rusia është agresori dhe Ukraina viktima”, tha Kallas pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
    “Nuk është rruga e duhur, të ushtrohet presion ndaj viktimës, Ukrainës”, shtoi ajo. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten (17.10. 2025) priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.Sipas njoftimeve në media Trump i ka kërkuar Zelenskyjt, që t’i japë fund luftimeve dhe të pranojë pushtimin rus të një pjese të Ukrainës.
    Berlini pret nga samiti i BE-së një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën
    Në sfondin e takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest, qeveria e Gjermanisë pret nga samiti i BE-së këtë javë një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën.
    Veçanërisht në sfondin e një takimi të ,mundshëm Trump-Putin në Budapest vlen motoja “ne nuk e lemë Ukrainën në baltë”, thuhet në qarqet qeveritare në Berlin. Në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të enjten dhe të premten (23.10. – 24.10. 2025) në Bruksel fokusi do të jetë konkretisht një “financim afatgjatë i Ukrainës”, mësohet më tej.
    Qeveria gjermane pret, që në samit të ketë një “vendim politik” lidhur me pasuritë ruse të ngrira në Europë. Pavarësisht “një sërë” çështjesh të hapura teknike, po konturohet një “konsensus i gjerë” për përdorimin e pasurive të ngrira ruse për një të ashtuquajtur kredi reparacioni për Ukrainën.

    Top Channel

  • “Luftë në çdo anë”/ Rama nuk ndal akuzat ndaj prokurores në Shkodër: La në baltë institucionet

    “Luftë në çdo anë”/ Rama nuk ndal akuzat ndaj prokurores në Shkodër: La në baltë institucionet

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë akuzat ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, të cilën e akuzon për mosmarrjen e masave për ndërtimet pa leje në zonën e Thethit. Rama thekson se ishte pikërisht kjo prokurore që la në baltë strukturat e tjera të shtetit dhe nuk nisi hetimet për ndërtimet pa leje, duke i hapur rrugë betonizimit të Thethit.
    Rama theksoi se Ministria e Drejtësisë po përgatit dosjen për të kërkuar shkarkimin e kësaj prokuroreje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
    Kryeministri e mbylli bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale duke deklaruar se beteja në mandatin e katërt do të jetë në të gjitha anët për shkak të besimit që i kanë dhënë shqiptarët.
    “Ministria e Drejtësisë po bën gati edhe të gjithë dokumentacionin përmes të cilit do të kërkoj nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të qëndrojë seriozisht mbi prokurorinë e Shkodrës dhe jo vetëm mbi zonjën Gjeli. Pasi është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth; strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore, ndërkohë që prokuroria e merr dhe në mbrojtje. Këta persona bëjnë në shkollë edhe një lëndë që quhet logjikë, ndërkohë që në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një strukturë të një organi të zbatimit të ligjit përkthehet në dëme shumë të mëdha për Republikën, për komunitetin, për natyrën, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit. Pasi çfarë imazhi është ky për ata qindra turistë që shohin në Theth fadromat që pastrojnë plagën e hapur nga një individ i papërgjegjshëm që ka kryer një krim të shumëfishtë. Tani që flasim ende nuk dihet kush është ky person, pasi prokurorja Gjeli ka vendosur të mos nisë asnjë hetim. Beteja është kjo nga të katërta anët; për këtë kemi marrë mandatin e katërt”, tha Rama.

  • “Tokë e xaxun” në zemër të Thethit, Rama: Masakër e mirëfilltë, prokurorja Gjeli nuk nisi hetimet, s’meriton të paguhet nga taksat e shqiptarëve

    “Tokë e xaxun” në zemër të Thethit, Rama: Masakër e mirëfilltë, prokurorja Gjeli nuk nisi hetimet, s’meriton të paguhet nga taksat e shqiptarëve

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një komunikimi live në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të dhënë për një hapësirë publike “në zemër” të Thethit.

    Ai ngriti pikëpyetje mbi vendimin e prokurorisë për të mos ndjekur penalisht autorin e kësaj shkeljeje, duke e akuzaur institucionin për neglizhencë dhe për mbrojtje të interesave të paligjshme në dëm të pasurive të përbashkëta të vendit.
    Edi Rama: Ky është Thethi pas një masakre të mirëfilltë të realizuar  nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit. Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një territor “toke të xanun”. Si ka mundësi, si është e mundur që pasi, insektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje të tillë mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare, dhe përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por vendos mosfillimin e çështjes. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur Thethin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur.

    Rama thotë se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë të veprojë ndaj prokurores, e cila sipas tij ka lënë në baltë qytetarët e republikës dhe është e padenjë për tu paguar nga taksat e shqiptarëve.
    Edi Rama: Tani unë i kam kërkuar ministrisë së Drejtësisë të veprojë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin dhe ka lënë në baltë qytetarët e republikës, ka lënë në baltë të gjithë ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe e cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguasit si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet këshillit të lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale republikës dhe interesit publik dhe të gjykojë nëse zonja Gjeli është apo jo e denjë për tu paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore./vizionplus.tv 

  • Çuçi takim në Orikum: Tragjasin s’e kemi tradhtuar kurrë, as këtë radhë nuk do ta lemë në baltë

    Çuçi takim në Orikum: Tragjasin s’e kemi tradhtuar kurrë, as këtë radhë nuk do ta lemë në baltë

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi takimin e radhës elektoral me banorë të Orikumit. Bashkë me kandidatët për deputetë, Klevis Kaso dhe Pirro Vengu, Çuçi kërkoi mbështetje me votë në 11 maj.
    “Në datën 11 maj, Partia Socialiste do të kurorëzojë një nga fitoret më të mëdha historike në këto 30 vite sepse ne kemi qenë që në ditën e parë forca politike që kemi thënë atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Ne kemi qeverisur që ditën e parë bashkë me shqiptarët. Kemi qenë dhe jemi forca politike që kemi transformuar dhe po transformojmë Shqipërinë e Vlorën veçanërisht”, tha Çuçi duke përmendur disa nga investimet që janë bërë në këtë zonë dhe projektet e tjera madhore që priten në vazhdim, siç është edhe linja e re e furnizimit me energji elektrike.
    Mes të tjerash Çuçi theksoi edhe rritjen e vlerës së pronës në këtë zonë, një tregues sipas tij shumë domethënës për transformimin e madh që ka pësuar Vlora dhe Orikumi.
    “Vlera e pronës, vlera e tokës këtu ku po flasim sot është trefishuar, katërfishuar brenda dhjetë viteve. Mjafton ta mbyllim këtu bisedën sepse në fund të fundit është mirëqënia jonë ajo qe vlen. Ne presim votat maksimale nga Vlora dhe Orikumi sepse e kemi transformuar si askush tjetër këtë rajon”, tha Çuçi.
    Gjatë takimit Çuçi pati edhe një mesazh të dedikuar për banorët e fshatit Tragjas.
    “Dua dy fjalë t’u them miqve tanë të Tragjasit me të cilët kemi pasur diskutime këto kohë. Ne kemi qenë 30 vjet bashkë. Asnjëherë nuk na keni tradhtuar në betejat elektorale dhe kurrë nuk ju kemi lënë në baltë. Dhe unë ju premtoj sot nga ky shesh, ne kurrë nuk do t’ju lemë në baltë”, tha Çuçi teksa bëri thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit, Partinë Socialiste.

  • Ardit Bido padit për shpifje zëdhënësen e PD

    Ardit Bido padit për shpifje zëdhënësen e PD

    Nga Ardit Bido
    🗣️Flasim me fakte, jo me baltë 🧱
    ⚖️Sot depozitova në Gjykatën e Tiranës kallëzimin për shpifje ndaj zëdhënëses së Partisë Demokratike, parti e cila ka zgjedhur të nisë fushatën në mënyrën e vetme që njeh: përmes përbaltjes.
    Tashmë që KQZ-ja ka zbardhur të vërtetën dhe ka sqaruar zyrtarisht se unë jam i pezulluar nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, përpjekja për të krijuar mjegull, nga ana e PD-së, bie poshtë. Faktet flasin vetë. 🧾
    Unë nuk besoj se kjo është politika. Politika nuk lind nga zhurma, por nga përgjegjësia. Nga përballja me qytetarët, jo nga sulmet ndaj kundërshtarit. 🤝
    Politika janë ofertat që u japim qytetarëve për t’i përfaqësuar me dinjitet në Parlament. Të jemi zëri i halleve të tyre, i shqetësimeve të tyre, i bindjeve të tyre. 🗳️
    Besueshmëria politike nuk ndërtohet mbi baltë. Ndërtohet mbi atë që ke bërë në jetë, jo mbi çfarë shpif për tjetrin. 🌱
    Për këtë arsye, shpifjes nuk i përgjigjemi me po të njëjtën monedhë. I përgjigjemi aty ku duhet, në gjykatë. Sepse ky vend meriton debat, jo baltë. Drejtësi, jo zhurmë. ⚖️
    Politika e vjetër nuk ka më vend. Jo më lojëra me fjalë. Jo më baltë për të fshehur boshllëkun. Shihemi në gjykatë me politikën e vjetër dhe në Parlament me një përballje të ndershme për çështjet që vërtet kanë rëndësi. 🔥
    Programin tim të plotë e gjeni në www.arditbido.al 📲
    #ArditBido ✅#PSVlorë 💜#Voto5 🗳️#PS2030 🚀#Shqipëria2030 🇦🇱

  • U  zhyt poshtë liqenit Baikal, roboti gjen atë që askush nuk e priste!

    U zhyt poshtë liqenit Baikal, roboti gjen atë që askush nuk e priste!

    Në thellësitë e errëta dhe të ftohta të liqenit Baikal, liqeni më i vjetër dhe më i thellë i ujërave të ëmbla në botë, një robot ka kapur atë që mund të jetë një nga zbulimet gjeologjike më intriguese në vitet e fundit. Një ekip studiuesish vendosi një sistem robotik zhytës në pellgun veriperëndimor të liqenit gjatë verës së vitit 2023, duke zbuluar një peizazh të papritur dhe aktiv nënujor.
    Zbulimi përfshin vullkane me baltë që shpërthejnë, shtretër sedimentesh të shpërthyera dhe bashkësi mikrobiale të lulëzuara. Sondazhi robotik u krye nga shkencëtarë nga Instituti i Kores së Tokës dhe Instituti Limnologjik. Automjeti autonom nënujor (AUV), i pajisur me kamera video dhe navigim akustik, kapi pamjet e sedimenteve të trazuara në shtratin e liqenit, krateret e mbushura me masa balte dhe shenja shpërthimesh gazi në thellësi që variojnë nga 100 deri në 165 metra.
    Hetimi u përqendrua në dy rajone në depresionin e Baikal-it të Veriut, Gjirin e Malajas Kosa dhe Gjirin Goryachinskaya, të dyja të pozicionuara afër gabimit Severobaikalsk, një zonë tektonikisht aktive që shtrihet në bregun veriperëndimor të liqenit. Zonat e deformimit në shkallë të gjerë, fraktura të brishta dhe shtretër shkëmbi të ngritur u rreshtuan në dyshemenë e liqenit. Në Gjirin Goryachinskaya, roboti regjistroi shpate të pjerrëta të mbuluara me kreshta poroze balte dhe kone balte, disa të vogla deri në pesë centimetra të larta.

  • Ndodh në Korfuz: Ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

    Ndodh në Korfuz: Ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë

    Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.
    Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.
    Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj… Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.
    Fatmirësisht, distanca e hedhjes nuk ishte e lartë.
    Ceremonia e thyerjes së enëve prej balte zhvillohet çdo vit gjatë Pashkës Ortodokse në ishullin grek të Korfuzit. Disa thonë se është një refuzim simbolik i shpirtrave të ligë të Judës. Të tjerë besojnë se ka të bëjë me përtëritjen dhe lidhet me një traditë më të vjetër që nuk ka lidhje me krishtërimin. Cilado qoftë ajo, është një justifikim shumë i mirë për të thyer gjëra.