Avokati Edmond Petraj u shpreh se gjyqësori ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit ekzekutiv me vendimin për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren dhe njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ai theksoi në studion e “News Line” në ABC News se lëvizja e Ramës për ta dërguar shkarkimin e Ballukut për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është brenda rregullave dhe ligjit, ndërsa beson se vendimi i saj do shkojë në favor të z.kryeministres Belinda Ballukut.
“Më është dukur vendim absurd dhe prapë e them këtë. Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv, ky është fakt. Shkarkimin e ministrit apo zv.kryeministrit e bën kryeministri. Rama ka bërë atë që ka e thotë ligji, e thotë Kushtetuta.
Kërkesat që ka bërë Rama dhe interpretimi që do bëhet nga Gjykata Kushtetuese është brenda rregullave. Mendoj, që gjyqtarët e Kushtetueses duhet të ulen dhe të lexojnë drejt Kushtetutën. Prokuroria nuk duhet të ndërhyjë te pjesa e kabinetit qeveritar.
Mendoj se në këtë pikë qe jemi, Gjykata Kushtetuese pasi të analizojë, mendoj se do të japë një relacion, që gjyqësori nuk ka të dejtë të ndërhyjë te pjesa e ekzekutivit. Rama ka vepruar sipas Kushtetueses, tani është në diskrecionin e Gjykatës Kushtetutës për vemdimin”, tha ai.
Ai theksoi se reforma në drejtësi ka defektet dhe problemet e saj, të cilat duhen parë dhe rishikuar me kujdes.
“Ka elementë të cilët nuk janë hasur më parë. Reforma në drejtësi ka defekte, ka problem. Duhet punuar në këtë aspekt. Duhen parë disa elementë me kujdes”, tha ai.
Tag: ballukut
-

Rasti i Ballukut, avokati: Gjyqësori ka ndërhyrë në pushtetin ekzekutiv dhe ky është fakt
-

‘Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm’, Gjyli: Standard i dyfishtë, Veliaj u arrestua
Pedagogia dhe analistja Arsejda Gjyli, e ftuar në një studio televizive, komentoi masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe heqjen e pasaportës, pas marrjes së saj zyrtarisht si e pandehur nga SPAK.
Gjyli theksoi se interpretimi i ligjit në këtë rast shfaq shenja njëanshmërie, për shkak se vendimmarrësit janë vetë pjesë e politikës. “Pezullimi i Ballukut cenon ekzekutivin, sepse ajo është emëruar nga kryeministri, dhe ky është gjithashtu një akt juridik që i jep legjitimitet pozicionit të saj,” u shpreh ajo.
Sipas Gjylit, çështja e Ballukut është vetëm hera e dytë në historinë e vendit që një zv.kryeministër hetohet dhe gjendet në prag të arrestimit. Kjo, sipas saj, e bën rastin politikisht shumë të rëndësishëm.
“Ndikimi i saj është më i madh se ai i një zyrtari të nivelit të mesëm. Për këtë arsye çështja ngre një debat më të gjerë dhe qeveria mund të kërkojë të fitojë kohë duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese,” argumentoi Gjyli.
Analistja vuri në dukje një kontrast të fortë mes mënyrës se si është trajtuar Balluku dhe rasti i mëparshëm i Erion Veliajt.
Ajo u shpreh se Veliaj u burgos menjëherë sepse gjykata e argumentoi se ai paraqiste rrezik për prishjen e provave, ndërsa Balluku është lënë e lirë gjatë hetimit, pavarësisht pozicionit të saj të lartë politik.”
“Këtu qëndron standardi i dyfishtë,” përfundoi Gjyli, duke theksuar se vendimet e gjykatës po hapin një debat të ri për mënyrën se si zbatohen masat e sigurisë ndaj figurave të rëndësishme politike. -

Hetimet për pasurinë e Ballukut dhe Ceno Klosit, Kalaja: Dokumentet për kallëzimet m’i kanë sjellë socialistët
Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me emisionin “Studio24” në News24, dha detaje mbi procedimin penal që SPAK ka regjistruar ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas kallëzimeve të depozituara prej saj.
Sipas Kalajës, akuzat bazohen në dokumente zyrtare, shumicën e të cilave, sipas saj, “m’i kanë sjellë vetë socialistët e ndershëm”. Këto dokumente kanë shërbyer si bazë për kallëzimet e njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të lartë.
Një nga kërkesat kryesore të kallëzimit ka qenë hetimi pasuror, pasi sipas Kalajës janë evidentuar shkelje dhe problematika në raport me pasuritë dhe paratë e dyshuara si produkt i korrupsionit.
Ajo shtoi se Balluku mund të përbënte rrezik për tjetërsimin apo dëmtimin e provave dhe mund të ushtronte presion mbi dëshmitarët, për shkak të funksionit politik.
Kalaja ngriti gjithashtu dyshime për një “tender korruptiv”: projektin e parkut fotovoltaik në Seman, që përfshin rreth 30 mijë metra katrorë.
Sipas saj, kompanitë e përfshira nuk kanë aktivitet dhe kapital, ndërsa administratorët janë anonimë në jetën publike, çka sipas saj tregon për një skemë të dyshimtë korruptive. -

‘Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë vendosur mbi kritere ligjore’, Logu: Pezullimi dhe heqja e pasaportës janë…
Juristi Marash Logu, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar masat e sigurisë të vendosura ndaj Belinda Ballukut, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK në kuadër të një hetimi për tenderat publikë.
Sipas Logut, si prokurori ashtu edhe gjyqtari kanë vepruar mbi bazë ekskluzivisht ligjore, pa sjellë argumente politike. “Ata kanë parë sesi kriteret e parashikuara në ligj aplikohen në rastin e Ballukut,” deklaroi ai.
Juristi shpjegoi se ligji kërkon plotësimin e disa kritereve për vendosjen e masave të tilla:
-Dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova
-Rreziku i prishjes së provave
-Rreziku i largimit nga vendi
-Rreziku i kryerjes së mëtejshme të veprës penale
Sipas Logut, prokurori dhe gjyqtari kanë konstatuar se në rastin e Ballukut jo vetëm që ekziston një dyshim i arsyeshëm se ajo ka përcaktuar fituesin e një tenderi publik, por edhe se përmbushen të katër kriteret e sipërpërmendura.
Ai theksoi se gjykata ka vlerësuar se Balluku, për shkak të rolit të saj politik, mund të “dëmtojë provat shkresore që do të mblidhen” dhe se ekziston rreziku që ajo të “intimidojë dëshmitarët” që pritet të pyeten gjatë hetimit.
Logu sqaroi se heqja e pasaportës është një masë e marrë “për të parandaluar largimin nga vendi”, ndërsa masa më e diskutuar ka qenë ajo e pezullimit të Ballukut nga ushtrimi i funksionit.
Ligji parashikon se masa e pezullimit nga detyra nuk mund të vendoset për personat e zgjedhur, por juristi theksoi se gjykata ka analizuar me kujdes se cilët funksione konsiderohen “të zgjedhura”.
Ai u shpreh se sipas interpretimit të gjyqtarit personat e zgjedhur përfshijnë kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillave bashkiakë dhe deputetët dhe se zv/kryeministri nuk hyn në këtë kategori, dhe vendosja e masës së pezullimit nuk cenon funksionin e saj si deputete.
Logu shtoi se masa e pezullimit nga detyra është përdorur më parë edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë dhe përbën një praktikë të zakonshme kur kërkohet garantimi i mbarëvajtjes së hetimit. -

SPAK nis një tjetër hetim ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, BIRN: Përmes kompanive të tyre private akuzohen se..
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe drejtuar Adriana Kalasë në cilësinë e kallëzueses. Koordinatorja për mediat e SPAK konfirmoi autenticitetin e dokumentit, por nuk bëri me dije më shumë të dhëna për shkak të sekretit hetimor.
Në shkresën e SPAK sqarohet se, bazuar në kallëzimin e kryer nga Kalaja kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit dhe personave të tjerë, është regjistruar procedimi penal nr.95 i vitit 2025. Po ashtu bëhet me dije se një material kallëzues shtesë është protokolluar më 16 shtator dhe është administruar në kuadër të këtij hetimi. SPAK konstaton se procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake.
Pas kryerjes së kallëzimit penal shtatë muaj më parë, denoncuesja Adriana Kalaja deklaroi për mediat se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin insitucionet që të kallëzuarit drejtonin.
Aktualisht Balluku është marrë e pandehur për paracaktimin e dy tenderave me vlerë totale mbi 210 milionë euro; atë të tunelit të Llogarasë si dhe njërin prej tenderave për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj. Të pandehur për këto çështje janë edhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi; drejtori aktual i këtij institucioni, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, me funksion administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Këta dy të fundit janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa Berberi është arrestuar më parë për abuzime të tjera me fondet publike./BIRN -

VIDEOLAJM/ Të rinjtë inskenojnë ‘dollinë’ Rama-Balluku gjatë protestës
Sot u zhvillua protesta e radhës e opozitës përpara kryeministrisë, ku kryefjala ishte të kërkesa për dorëheqje e Ramës dhe Ballukut.
Për të ilustruar korrupsionin e godinës së kryeministrisë, të rinjtë e Partisë Demokratike, kishin inskenuar një tavolinë ku Rama dhe Balluku po pijnë verë të shtrenjtë dhe poshtë tyre kanë një valixhe plot me euro.
Deputetët e opozitës, por dhe qytetarë denoncuan në fjalimet e tyre korrupsionin e Ballukut, për të cilën është marrë e pandehur nga SPAK dhe i është dhënë masa e pezullimit nga detyra. -

Bylykbashi nga ‘Foltorja 2’: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë
Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese.
Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se po grabit paratë e shqiptarëve.
Gjithashtu ai bëri thirrje që çdo qytetar t’i bashkohet protestës, dhe të reagojnë për vjedhjen deri “në shporrjen” e kësaj qeverie.
“Kanë bërë përsëri të njëjtin projekt po dalin të dhëna që është e njëjta skemë grabitje si me tunelin e Llogarasë. Këto 1 miliard euro do t’i paguajnë shqiptarët një e nga një. Vjet kanë marrë 100 milion euro taksa shqiptare. Për atë që e quajnë buxheti i shtetit, jo nuk është nga xhepi i shqiptarëve. Kanë arritur aty ku nuk I sheh më syri fare. Edi Rama pasi kemi SPAK që vendos të hyjë në lojën e Ramës e Ballukut, Edi Rama bën dhe Avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut. Edi Rama pse nuk e shkarkon? Është kokë e këmbë ai se nuk ka mundësi si me inceneratorit të kalojë aq shpejt. Por po mbron veten e vet dhe askënd tjetër. Është detyra jonë ta ndezim revoltën e shqiptarëve, për këtë që është shumë më tepër se vjedhje. Po bien themelet e shtetit një e nga një. Duhet që dhe ata që janë indiferentë t’i bëjnë të ndërgjegjshëm që kjo qeveri të shporret.”, ka thënë ndër të tjera Bylykbashi. -

Banda e Belinda Ballukut, ja si kanë shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, grupi merrte komanda dhe urdhra…
Në kulmin e krizave politike dhe ekonomike, tabloja e administratës shqiptare duket se po errësohet nga një strukturë e fuqishme që dyshohet se vepron nën komandën e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se shumë sektorë kyç të shtetit, nga energjia te infrastruktura, nga diplomacia te policia, madje biznesi, shfaqin shenja të ndikimit të një rrethi të koordinuar që konsiderohet si “struktura informale e Ballukut”. Thuhet se ky rrjet funksionon me disiplinën e një grupi të organizuar, ku vendimet kalojnë në hierarki të qarta dhe ku prioritet i jepet kontrollit mbi tenderat, kontratat dhe burimet publike (pasuritë publike). Në qendër të kësaj skeme të dyshuar qëndron Belinda Balluku, figura që kritikat opozitare e shfaqin si drejtuesen e një mekanizmi të përhapur ngado në shtet. Kjo panoramë ka ndezur alarmin se administrata mund të jetë shndërruar në një mjet të centralizuar ndikimi, i cili sipas denoncimeve, drejtohet nga pak emra, por me tentakula të gjera e të heshtura.
Nga ministritë në diplomaci, zinxhiri që drejtohet nga Balluku
Sipas burimeve të brendshme, rreth Ballukut përmenden ministra si Pirro Vengu dhe Petrit Malaj, të cilët janë pjesë e blloku të përqendruar ndikimi. Më tej vijojnë figura teknike si Maksim Et’hemaj në Aviacionin Civil, Eda Vengu në bordin e aviacionit dhe Florion Serjani në strukturat e Infrastrukturës, që luajnë role kyçe në vendimet e sektorëve strategjikë dhe dyshohet se bëjnë lojën e Ballukut. Por diplomacia nuk mbetet jashtë kësaj harte. Emra si Ermal Kaleci në Katar dhe Erlis Hereni në Misionin e OKB-së thuhet se kanë pasur bashkëpunime të hershme me strukturat ku Balluku ka pasur ndikim dhe sot që flasim ata vijojnë të jenë “ushtarë” të saj. Në nivel rajonal dhe lokal, Admir Malaj në Portin e Sarandës dhe Skënder Hitaj në Policinë e Fierit përmenden si pjesë e emërimeve që përputhen me orbitën e saj politike. Në listën e gjatë të institucioneve ku raportohet ndikim përfshihen KESH, ARRSH, OST, Albpetrol, OSHEE, DPSHTR, Tatimet, Hekurudha Shqiptare, AKUM, KAYO, Identitek dhe dhjetëra struktura të tjera që mbajnë drejtues të lidhur me emra të përmendur në raportime. Ndërkohë emra si Erald Elezi, Gentian Gjyli, Evis Berberi, Artan Sako dhe të tjerë dalin shpesh në analizat kritike si hallka të një rrjeti që përshkon shtetin vertikalisht.
Dyshimet për kontrollin e tenderave
Por denoncimet publike, sidomos nga zona e Fierit, theksojnë se një grup deputetësh si Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Caushi e të tjerë, raportohet se qëndrojnë si mbështetje politike e zv/kryeministres Belinda Balluku. Po ashtu, edhe ish-ministrja Anila Denaj, ministri i Financave, Petri Malaj, ai i Mbrojtjes, Pirro Vengu, por edhe emra të tjerë drejtorësh të lartë dhe biznesmenësh, lidhen me sektorë ku tenderat dhe koncesionet kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik, mes tyre edhe çështje të mëdha si Bankers, Limioni dhe kontratat e pastrimit.
Personazhe të tjerë, si biznesmeni Arbër Abazi, i përmendur gjerësisht në median politike për lidhje familjare dhe profesionale me Ballukun, dyshohet se kanë rol në ndërthurjen mes biznesit dhe institucioneve që burojnë nga ky rrjet i dyshuar. Madje të njëjtat burime flasin për një sistem ku vendimet teknike, financiare dhe administrative qarkullojnë brenda një grupi të ngushtë njerëzish, duke krijuar një strukturë vendimmarrjeje të centralizuar që shumë e quajnë “bërthama e Ballukut”. Kjo skemë dhe qasje ka krijuar bindjen tek kritikët se tenderat dhe kontratat e mëdha mund të jenë transformuar në instrumente kontrolli politik dhe ekonomik për rrjetin që rrethon figurën e saj.
Shteti i paralel apo strukturë politike?
Por edhe pse organet kompetente nuk kanë provuar asnjë nga këto pretendime, panorama e krijuar nga raportimet, analizat dhe burimet e shumta është dramatike dhe shqetësuese. Një numër kaq i madh emrash, institucioneve, agjencish dhe sektorësh që lidhen me një personazh të vetëm politik i ka bërë analistët të flasin për një “arkitekturë të dyshuar ndikimi”, që mund të ketë kapur vendimmarrjen shtetërore. Në shumë studime politike, kjo strukturë përshkruhet si një formë e “shtetit paralel”, ku pushteti nuk shpërndahet nëpër institucione, por mblidhet në një epiqendër të vetme. Sipas kritikëve, nëse ky rrjet vazhdon të zgjerohet pa transparencë, rreziku i kapjes së shtetit nga një grup i centralizuar mbetet real dhe gjithnjë e më i pranishëm. Në të gjitha rrëfimet, denoncimet dhe analizat, një emër mbetet qendra gravitacionale e kësaj strukture të dyshuar: Belinda Balluku, figura që shfaqet kudo ku lëviz administrata, ekonomia dhe infrastruktura e vendit. Pra e gjithë kjo panoramë dhe investigim, tregon se banda e Belinda Ballukut, ka shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, ku grupi merrte (merr) komanda dhe urdhra nga zv/kryeministrja, ndërkohë që veprimtaria e tyre ngjan si grup i strukturuar në shërbim të dyshit të Ramës. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të emrave “VIP” që dyshohet janë nën komandën e zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
LISTA E PLOTË E EMRAVE (Sipas kategorive që përmende)MINISTRIA / MINISTRAT
Belinda Balluku, zv/kryeministre/ ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës
Pirro Vengu, ministër i Mbrojtës
Petrit Malaj, ministër i Financave
Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë
Andis Salla, ministër i BujqësisëADMINISTRATA / AGJENCITË / DREJTORITË
Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve – Ilir Binaj
KESH – Erald Elezi
ARRSH – Gentian Gjyli
OSHEE – Enea Karakaçi
OSSH – , Blendian Dalipi
Hekurudha Shqiptare – Ergys Verdho
Drejtori i DPSHTR- Kreshnik Bajraktar
AKUM – Flaurs Shoshi
AMBU – Anilan Shehu
KAYO – Ardi Veliu
Identitek – Freskida Halilaj
Ermal Nufi – Zv/ Sekretar i Përgjithshëm- Këshilli i Ministrave
Viola Haxhiademi – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Infrastrukturës
Kledia Ngjela – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Brendshme
Besjan Beja – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Financave
Lavdrim Sahitaj – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Shëndetësisë
Risena Xhaja – Drejtore, Agjencia e Pronave të Konfiskuara
Maksim Et’hemaj – Drejtor Ekzekutiv i Aviacionit Civil
Eda Vengu – Anëtare e Bordit të Aviacionit Civil
Florion Serjani – Kabineti i Ballukut
Skender Hitaj – Drejtor i Policisë, Qarku Fier
Insidor Rexhepi – Drejtor i Përgjithshëm i Antikorrupsionit
Jonaid Myzyri – ish-kreu i KPP ProkurimeveDIPLOMACIA
Ermal Kaleci – Konsull / Chargé d’Affaires në Katar
Erlis Hereni – Zv/Ambasador në Misionin e OKB-së, Neë YorkDREJTORË & INSTITUCIONE TË TJERA
Admir Malaj – Drejtor i Portit Sarandë
Evis Berberi – ish-drejtor i ARRSH
Ervin Hoxha – (vëllai i drejtorit të OSHEE, Qarku Tiranë)DEPUTETËT E LIDHUR ME BALLUKUN
Agron Malaj
Ervin Hoxha
Anila Denaj
Kiduina Zaka
Erjo Mile
Ana Nako
Ceno Klosi
Klevis Jahaj
Asfloral Haxhiu
Antoneta Dhima
Elton Korreshi
Zegjine Caushi
Dhimitër KrutiBIZNES / INDIVIDË ME LIDHJE NË MEDIA
Arbër Abazi – biznesmen
Artan Sako – biznesmen (vëlla i ish-kreut të Gardës, aktualisht kryetar i Bashkisë Tepelenë)
Ilir Shtufi- Biznesmen -

Berisha publikon videon e Ballukut: Kur hajdutja më e madhe e kombit, pas Ramës, jep leksione kundër vjedhjes
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale videon e zv/kryeministres e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “hajdutja më e madhe e kombit, pas Edi Ramës”.
Në videon e publikuar, Balluku i drejtohet vartësve të saj: “Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive, i ka hyrë detit në këmbë, i ka marrë në qafë të gjithë taksapaguesit shqiptarë dhe për këtë do të përgjigjeni të gjithë.’’
“Do të bëhet një shembull se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara. Ky është grup i strukturuar, besoj se e kuptoni. Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në dëm të shtetit shqiptar dhe të taksapaguesve shqiptarë.”, shtoi ajo.
Lideri i opozitës ironizon këtë fjalim të Ballukut ku sipas tij jepte leksione kundër korrupsionit, me statusin e saj aktual si e pandehur e SPAK, për aferat 210 mln euro, atë të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës.
Ndërkohë, kujtojmë se nesër opozita organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, të cilësuar si “Platforma Parlamentare”, e cila synon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandalit me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.