Ditën e sotme Edi Rama në Podcastin e tij sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK duke e konsideruar veprim antiligjor pezullimin e Ballukut. “Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar”, deklaroi Edi Rama duke e konsideruar grabitjen e shekullit të bërë nga krahu i tij i djrthtë si lojë mediatike. Pavarësisht se Edi Rama sa herë i dalin hajdutë nga qeveria apo vjedhje nga banda e qeverisë lëshohet në akuza ndaj medieve, gjë që është rutinë e përditshme e tij, sot doli pas disa sms rresht të Ballukut në drejtim të tij.
Një nga sms e nisur nga Balluku në drejtim të tij ishte: “ Pallosh mos kujto se do e hedhësh si me ata lepurushat apo tigrat e letrës me mua. Dil e më mbro se kam inboxin plot me urdhërat e tua për Tunelin, Portin e Durrësit, aeroporte, porte, eco parqe dhe inceneratorë etj, etj, “.
Megjithëse Edi Rama është munduar ta shmangë Belën, pas sherrit 7 orësh në kryeministri, duke u distancuar një sms tjetër e detyroi që të dilte që në pikë të mëngjezit për të bërë sulmet ndaj SPAK dhe kërcënimet ndaj Gjykatës Kushtetuese që mos tentojë të lërë në fuqi pezullimin e Ballukut. A janë 70 sms me Berberin që i disponon dhe Balluku, sms për Pasha Limanin për t’ja dhënë Ardit, apo urdhri për të hequr Lochheet Martin nga qarkullimi?
Pasi mori në mëngjes këto sms nga Bela u detyrua të dilte me urgjencë në Podcastin e tij duke sokëllitur kundër drejtësisë.
Lind pyetja: Çfarë përmbante kjo sms kaq e frikshme e Belës në drejtim të Palloshit, që e detyroi të reagonte pas një heshtje të gjatë?
Pallosh po të troket ora, tik-tak…
Tag: ballukut
-

Sms e Belës që tronditi Edi Ramën dhe e hodhi në sulm kundër SPAK
-

“Pezullimi i ballukut, absurditet”, Rama: Vendimi i Gjykatës, presion për shkarkimin e numrit dy të qeverisë
Pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme është cilësuar absurd nga Kryeministri Edi Rama. Duke e nisur serinë e re të podcastit të tij pikërisht për këtë çështje, Rama citoi edhe reagimin e Komisionit të Venecias, i cili theksoi se ky vendim ka cënuar balancën, duke marrë përsipër kompetenca të cilat nuk i ka.
“Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë, së pari, cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht: ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit. Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.”
Sipas kreut të qeverisë, pezullimi nga detyra i Ballukut është de facto presion për shkarkimin e saj.
“Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është ‘zyrtar administrativ’, por autoritet politik. Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese.”
Duke e cilësuar një eksperiment të padëgjuar, Rama u shpreh se precedentë të tillë nuk ka pasur në asnjë vend të Bashkimit Evropian.
“Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe, mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë.”
Kryeministri u shpreh se beson që Gjykata Kushtetuese do t’i japë një zgjidhje këtij ngërçi që tashmë ka lënë vendin pa numrin dy të qeverisë.
/vizionplus.tv -

Skandalet e Ballukut, çfarë na tregojnë rastet e Tahirit, Kokës e Veliajt?!
NGA GENC POLLO1-E kënaqura znj. Kos.
Me të drejtë deklarata e znj. Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e Bashkimit Europian se “zgjedhjet (parlamenare të 11 majit ) ishin të lira e të ndershme por ne mirëpresim sugjerime për përmirësimin e tyre” shkaktoi habi e irritim dhe u dënua nga opozita. Të hënën fatmirësisht zëdhënësi i Komisionit Europian e korrigjoi Komisioneren duke ju referuar progres-raportit mbi Shqipërinë: në këtë tekst përmenden pothuaj të tëra shkeljet e vërejtura në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë; të tilla që asnjë mëndje, qoftë edhe gjysëm e shëndoshë, nuk mund t’i asocionte me konceptin “free and fair”.
Një tjetër deklaratë e znj. Kos, sa problematike aq edhe dëftuese, tërhoqi më pak vëmendje: e pyetur për rastin Balluku Komisionerja i tha A2 CNN se raste korrupsioni ka edhe në Europë por e rëndësishme është se si reagon gjyqësori dhe politikanët. “Dhe unë jam e kënaqur të dëgjoja sot se qeveria do të zbatojë vendimet e gjyqësorit (will follow the decisions from the judiciary)”. Znj. Kos e dha këtë intervistë mbas konferencës së shtypit me KM Rama ku ky i fundit shprehu pakënaqsinë e mosdakordësinë e tij për vendimin e GjKKO që pezulloi ministren Balluku, por dhe njoftoi se do i kërkonte Gjykatës Kushtetuese anullimin e këtij vendimi që ishte tashmë efektiv. Kushdo që njeh kontekstin dhe që supozon se edhe znj. Kos e njeh kontekstin do të konkludonte se Komisionerja:
a- ishte e kënaqur që një ministër qëndron në post tre javë mbasi është e marrë e pandehur dhe mbasi kanë dalë në shesh pasazhe tronditëse nga dosja penale;
b- ishte e kënaqur që ministri nuk jep dorëheqjen as kur Gjykata e pezullon nga posti për disa shkaqe përfshi recidivizmin e mundshëm me tenderat(!).
c- ishte e kënaqur që kryeministri nuk e shkarkoi ministrin as para tre javësh (marrje e pandehur) e as para tre ditësh (pezullim nga posti) por përkundrazi e kthen veten në avokat personal të të pandehurës dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me arsyetimin interesant e dëftues se pezullimi, ndër të tjera, pengonte integrimin e Shqipërisë në BE.
Me dashamirësi mund të thonim se deklarata e Marta Kosit mund të ishte një formulim spontan i pazhdërvjellët; po ashtu mund të shtonim pa sarkazëm se respektimi nga Rama i pezullimit të ministres nga gjykata është progres krahasuar me injorimin dy vjet më herët të Gjykatës Kushtetuese në rastin Xhaçka. Por dashamirësia kufizohet kur zyrtarë të tjerë të Komisionit Europian, jo vetëm nuk e korrigjojnë “lapsusin” e Komisioneres, por e thellojnë atë. Kështu Ambasadori i BE në Shqipëri në një intervistë me Top Channel një javë para vizitës së znj. Kos i pyetur për rastin Balluku reagoi duke përmëndur vetëm parimin e “prezumimit të pafajsisë”. Edhe për të, si për shefen e tij, parimi i përgjegjësië shtetërore, i llogaridhënies së pushtetit, i qeverisjes së mirë dhe i besimit të publikut nuk vlenin të përmëndeshin në rastin e ministres Balluku e KM Rama. As nuk e panë me vend të shprehnin konkretisht përkrahje për magjistratët e kësaj dosjeje, të cilët ndryshe nga ata të dosjes Veliaj, nuk janë përballur vetëm me logore verbale, por me kërcënime fizike personale e familjare.
Znj. Kos e ambasadori mund të ishin përgjigjur me frazat standarte të progres-raporteve si “Luftimi i korrupsionit është një kusht madhor për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE” ose “Shqipëria duhet të bëjë më shumë parandalim të korrupsionit dhe jo vetëm ndjekje penale”. Mund të kishin thënë edhe se nuk komentojnë rastet individuale e ta linin me kaq. Por ata fatkeqësisht dhanë përshtypjen se ishin në krah të Ballukut dhe të Ramës që mbron Ballukun. Një sjellje e tillë përforcon perceptimin se për një kategori burokratësh të Brukselit vlerat si ligjshmëria e demokracia janë variabla në ekuacionet e oportunizmit.
2-Si u kthye në Serbi kënaqësia në pakënaqësi
“I bëjmë thirrje ofiqarëve më të lartë të Bashkimit Europian që të mos bëjnë deklaratave të pabaza që lavdërojnë procesin e reformave në Serbi”.
Kush mendon se perceptimi i mësipërm për burokratët e Brukselit është ekzagjerim kafeneje i shqiptarëve të painformuar, duhet të dijë se fjalia më lart nuk është e opozitarëve serbë apo kritikëve vendas të regjimit të Vuçiçit. Kjo fjali çel pikën 27 të rezolutës mbi Serbinë të Parlamentit Europian të miratuar pothuaj me konsensus (vetëm 16% kundra) para një muaji (në 22.10.2025).
Në fakt kundërshtarët e Vuçiçit prej vitesh binin dakord se qasja ndaj Serbisë nga ana e Komisionit Europian dhe e ndonjë shteti anëtar ishte zhveshur nga vlerat europiane si demokracia e shteti ligjor; por ata debatonin për shkaqet e mundshme të kësaj qasjeje: nevoja e Brukselit për një rast suksesi? Nevoja për stabilitet? Blerjet e armatimeve franceze, Oferta e Gjermanisë për litium apo dërgimi i municionit në Ukrainë?
Kjo qasje arriti kulmin me vizitën në Beograd të znj. von der Leyen, Presidentes së Komisionit Europian, në tetor 2024 ku ajo në prani të mikpritësit Vuçiç lavdëroi me pathos reformat e qeverisë që e bënin vendin një “kandidat ndër më të avancuarit për në BE”.
Një vit më vonë qëndrimi i BE ndaj Serbisë ka ndryshuar rrënjësisht: mbas kritikave të hershme të Parlamentit Europian tanimë edhe Komisioni e disa shtete anëtare flasin me pathos për regres demokratik. Në Serbi vazhdon debati rreth motiveve të kësaj kthese: disa shohin mbushjen e kupës nga orientimi gjeopolitik jo europian i Vuçiçit, të tjerë shohin protestat masive e të vazhdueshme të studentëve. Ajo që konstatohet me siguri ishte se lavdërimet shumëvjeçare të ofiqarëve europianë për Vuçiçin sot janë hedhur në kosh.
A do të kenë të njëjtin fat edhe lavdërimet e ngjashme për Edi Ramën dhe nëse po kur? Përgjigja e saktë ndaj kësaj pyetje nuk është e kollajshme edhe pse asgjë nuk përjashtohet. Ajo që mëson “kthesa ndaj Serbisë” është se llafet e bukura, sidomos kur janë në kontrast me realitetin, shkrihen si akulli në diell.
3-Më mirë në bulevardin e ftohtë e me shi se derr i kënaqur në shtëpi
Mbrojtja që Rama po i bën Ballukut është vërtet pa precedent. Deri tashti Rama është kujdesur që të akuzuarit, nga Tahiri, Koka, Çyrbja tek Beqja, të jepnin dorëheqjen nga posti (ministër ose deputet)
Kurse Ballukun nga 30 tetori nuk e shkarkon (dot) ose nuk e detyron (dot) të dorëhiqet (çka detyron gjykatën të pezullojë ministren). Në vijim Rama po e mbron Ballukun duke paditur Gjykatën e Posçme në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur mbi qendrimin e tij të mëparshëm se zyrtarët socialistë të pandehur duhet të marrin privatisht një avokat. Cilido mund të konkludojë se Rama për herë të parë po tregohet i pafuqishëm, madje i kapur e i shantazhuar. Për heshtjen fatkeqe të bagëtisë parlamentare të Partisë Socialiste nuk ja vlen të flitet.
Por konkluzioni më i rëndësishëm është se kjo që po ndodh është një fyerje pa precedent për shoqërinë e për publikun. Dhe më të dobishme se analizimet smart me lloj lloj shpjegimesh objektive e fantaziste janë reagimet që e refuzojnë “normalitetin e ri” të Ballukut ende në post apo të Ballukut me avokat Ramën. Opozita në Kuvend lipset të kërkojë mocion me debat për rastin Balluku; dhe t’a rikërkojë atë sapo miniballukët parlamentarë të votojnë kundra.
Ashtu si dhe për Veliajn le të mbahet tubim proteste periodik para Kryeministrisë. Dhe nuk ka rëndësi se pse opozita e madhe mbledh 400 vetë dhe ajo e vogël vetëm 14 vetë. Rëndësi ka që provohet se ka ende qytetarë me dinjitet.
*President i Paneuropës Shqipëri
29 nëntor 2025 -

“Kthimi i Ballukut në detyrë do ishte vetëvrasje”, Burimi ‘shpërthen’ ashpër: Belinda duhej shkarkuar menjëherë
Analisti Genc Burimi foli në lidhje Skype në një emision televziiv. Duke u ndalur te çështja Balluku, Burimi theksoi se zv.kryeministrja duhej të ishte shkarkuar nga postet që mban në qeveri.
“Për akuza kaq të rënda duhet të shkarkohet kryeministri. Nëse Gjykata Kushtetuese e kthen në detyrë, pra po e bëri këtë gjë do të jetë një vetëvrasje.”
Më tej foliu dhe për zërat e një lëvizjeje të re brenda Partisë Demokratike, me protagonist Ervin Salianji, gjë të cilën Burimi e shikon me skepticizëm.
“Reagimet janë të pritshme, a mund të jetë këto iniciativa të suksesshme nuk e besoj. Sepse eksperiencat na e kanë treguar. Basha e provoi, Alibeaj e provoi…Sepse partia ka një emër, ka një markë. Një parti që pëson të tilla lëkundje nuk është gjë e mirë, por tjetër zgjidhje nuk ka. Ajo që e dobëson një parti është kur jepet imazhi opinionit publik që diçka e bëj në lidhje me interesin tim dhe jo me interesin e përgjithshëm. Pasi interesi publik përfshin edhe ato që nuk janë në PD. Ajo që i bashkon të gjithë është programi…Sot a ka ndonjë propozim sepse kemi edhe rastin konkret me Ballukun, sepse këto duan qytetarët. Pra këtë spektakël duhet t’ja kursejmë shqiptarëve”, tha Burimi.
Sakaq, Burimi thotë se me rastet e korrupsionit të Ballukut, edhe kryeministri Rama duhej të ishte në ndjekje penale, gjë të cilën e shikon si veprim me dy standarde nga ana e qeverisë.
“E kam ndjekur, siç vepron jashtë vepron edhe brenda. Siç tha edhe Nano kur u shkëput Ilir Meta me LSI…A e dëmton Ramën që ra në burg Tahiri, doli që jo. Dëmtimi matet kur ke zgjidhje…Ajo që është me rëndësi është fakti që drejtësia duhet të veprojë, por nuk po vepron. As në rastin e Ballukut…Gjithçka ka dy standarde. Kur jemi në aferë penale mos kërkoni zgjidhje nga pushteti, as nga opozita, por ka drejtësia. Rama edhe vetë është penalisht i ndjekshëm. Nuk është elegante të sulmosh drejtësinë kur je në pushtet…Me gjithë këto afera Rama nuk është thirrur asnjëherë, dhe kjo do të thotë që ka një bashkëveprim nën hije mes Ramës e drejtësisë…Afera e McGonigal, Balluku, dhe asnjëherë…”, theksoi analisti. -

Ja dosja e zezë e Ballukut e mbushur me mega-afera që do të tronditin qeverinë “Rama”, nga Bankers, Smart City,…
Me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Belinda Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë. Balluku është marrë e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Dosja e saj duket se është shumë më e madhe nga çfarë është parë deri tani. Ajo që fillimisht u paraqit si një hetim për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, ka marrë përmasa të reja dhe nën verifikim janë të 7 lotet e projektit por edhe procedura të tjera tenderuese.
Bëhet fjalë për një nga investimet më të mëdha publike në vend, 28.7 kilometra rrugë me një vlerë rreth 450 milionë euro. Mësohet se SPAK ka në duar një sasi të madhe dokumentesh, komunikimesh dhe korrespondencash zyrtare që i përkasin viteve 2021–2023. Të gjitha këto janë pjesë e asaj që brenda institucioneve quhet “dosja e madhe” e tenderëve të infrastrukturës. Sipas dokumentacionit në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, për Unazën u hapën 7 tendera njëherësh të Unazës së Madhe. Mesazhet e përfshira në dosjen hetimore tregojnë se më 12 gusht 2021, punonjësit e ARRSH-së punonin deri pas mesnate për publikimin e tenderëve. Sipas prokurorisë, gjithë ky nxitim kishte vetëm një qëllim, formalitetet e procedurës të mbylleshin në kohë. Sepse, siç del nga hetimet, fituesit ishin përcaktuar paraprakisht. Por këto afera janë vetëm maja e ajsbergut, pasi Balluku ka mbi kurriz një seri të gjatë akuzash publike për kryerjen e veprave të rënda penale.
Bankers
Më e freskëta që plasi për Ballukun është skandali i urdhrit për Doganat që të mos mbledhin gjobën 120 mln € ndaj Bankers për evazion fiskal. Ishte kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj që publikoi një shkresë të vitit 2019 që tregon se si Balluku i shkruante ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave ku i kërkonte pezullim të vjeljes së kësaj gjobe. “Kjo gjobë dhe ky detyrim ka lindur në 2016, pasi Bankers ka marrë një gjobë nga Doganat për evazion fiskal, në lidhje me mospagesën e aksizës në import. Pavarësisht faktit që Doganat janë munduar ta vjelin këtë shumë, nuk kanë arritur kurrë t’i marrin ato para sepse politika, qeveria nuk i ka lejuar. Derisa ka ardhur momenti që ministrja Balluku i ka dërguar zyrtarisht një shkresë u ka thënë: mos veproni kundër Bankers”, shkroi Shehaj.
Smart City
Nga ana tjetër, projekti “Smart City” është një nga grabitjet spektakolare të Belinda Ballukut me një investim rreth 120 milionë dollarë. Marrëveshja për këtë projekt është firmosur sërish nga Balluku, e cila është prezente kudo ku ka marrëveshje të pista. Kontrata dhënë një kompanie arabe e lidhur me sunduesit e Emirateve, ka kaluar në mënyrë sekrete deri në momentin që shkoi në parlament, ku bie në sy dyfishimi i kostove fillestare nga 60 milionë dollarë në 118 milionë dollarë pa ndryshim zërash. Ky projekt është një grabitje e hapur e parave të taksave dhe pasurive kombëtare nga klika qeverisëse e kryesuar nga dyshja Balluku-Rama, ku i jepen pa tender rreth 120 milionë dollarë një kompanie klienteliste të sunduesve arabë për interesa abuzive. Ky projekt ka disa pika të errëta, duke filluar nga kreditimi nga arabët me 4 përqind, ndërkohë që vendeve në zhvillim ju ofrohet me kushte shumë më të mira (1- 2 përqind), dhurimin pa tender, mënyrën sekrete të administrimit të këtij projekti dhe rrezikshmërinë e lartë të privatësisë të shtetasve shqiptarë. Edhe ky tender abuziv mban firmën e Ballukut.
2 “tigrat” e Belindës
Balluku po hetohet nga SPAK dhe për aferën me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Ky fakt u konfirmua nga vetë Altin Dumani në raportimin e tij në Kuvend disa ditë më parë. Dy TEC-et lundruese nuk janë vendosur ende në punë dhe kjo tregon se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i miliona eurove dhe jo furnizimi me energji elektrike. Akuzat janë se kompania për dy TEC-et ishte paracaktuar nga Balluku. Denoncimet publike kanë zbuluar se është përdorur skema mashtruese ku emri i një kompanie prestigjioze u përdor për të fituar besimin, ndërsa pas saj fshihej një subjekt offshore pa eksperiencën e pretenduar. Gazeta “SOT” raportoi së fundmi se që në nisje u vu re se marrëveshja kishte një kosto trefish më të lartë sesa vlera reale e anijeve. Excelerate Energy LP i bleu dy anijet për vetëm 15 milion $ në Azi, por KESH pranoi t’i paguante 45.5 milion $ për t’i marrë me qira për 2 vjet. Shtuar këtu 22.5 milion $ për operimin, fatura arrin 68 milion $, pa llogaritur karburantin. Këto fakte kanë shkuar në SPAK.
Aeroporti i Vlorës
Balluku rrezikon të fundoset dhe për aferën e aeroportit të Vlorës, e cila po hetohet nga SPAK. Projekti, i nisur që në vitin 2017 për t’u dhënë pa garë kompanive turke, dështoi në fazat e para me ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, por u ringjall nga Balluku nëpërmjet një gare të manipuluar që shpalli fitues konsorciumin e Pacollit, Adem-it dhe YDA Group. Oferta më e lirë u përjashtua me justifikime formale, ndërsa kriteret e tenderit u ndryshuan në momentet e fundit për të favorizuar fituesit. Pas përfundimit të tenderit, kompania turke YDA Group, që kishte 40% të aksioneve dhe siguronte aftësinë teknike e financiare të projektit, u tërhoq menjëherë, duke shitur pjesën e saj për vetëm 4200 euro. Në vend që ta shpallte të pavlefshme kontratën, Balluku miratoi me firmën e saj këtë shitje, duke legalizuar një proces tërësisht të paligjshëm. Kjo lëvizje e ka rrëzuar legjitimitetin e gjithë tenderit, ndërsa gazetarët e konsiderojnë veprimin e saj si pjesë të një skeme të ngjashme me aferat e inceneratorëve. Nëse hetimet e SPAK shkojnë deri në fund, kjo aferë mund të rrezikojë seriozisht karrierën politike të Belinda Ballukut.
Porti i Durrësit
Balluku është paditur në SPAK për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin. Në padinë e PD, përfshihen edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”. Kujtojmë gjithashtu se më 1 mars të 2023, qeveria shqiptare përmes një VKM-je do t’i kalonte në pronësi kompanisë “Albanian Seaports Development”, territorin aktual të Portit të Durrësit, i shtrirë në më shumë së 800 mijë metra katrorë pasuri publike me qëllim për t’i përdorur për të ashtuquajturin projekt i portit turistik të Durrësit. “Albanian Seaports Development” është kompania shtetërore që është autorizuar nga qeveria për të lidhur marrëveshjen me kompaninë offshore “Eagle Hills Real Estate Development” për ndërtimin e pallateve në territorin e portit. Në këmbim, pala shqiptare do të përfitojë një pjesë të ndërtimit. Ajo që bie në sy është se, si në mjaft koncesione apo vendime delikate nga pikëpamja ligjore, edhe kjo VKM e rëndësishme nuk është firmosur nga Edi Rama, por nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku.
Porto Romano
Në mënyrë që të lirojë Portin e Durrësit për ndërtimin e pallateve, Shqipërisë i duhet të ndërtojë një port të ri ushtarak. NATO duket se nuk lejon që porti aktual të zihet pa u zëvendësuar me një port të përshtatshëm për të garantuar sigurinë e vendit. Për këtë arsye, projekti i dytë i qeverisë, i caktuar për t’u paguar me burime të brendshme, konsiston në ndërtimin e një porti të ri detar ushtarak në Porto Romano, me kosto të vlerësuar aktualisht prej 38 miliardë lekësh ose 380 milionë eurosh. Edhe ky tender gjigant nën firmën e Belinda Ballukut ngjall dyshime për paracaktim, mungesë gare reale dhe favorizim të interesave të huaja. Dyshime serioze ngrihen mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi. Ky port parashikohet të zëvendësojë portin aktual të Durrësit, duke u shndërruar në portën hyrëse të Korridorit 8 të NATO-s, por mënyra se si është menaxhuar procedura e tenderimit ka ngjallur dyshime për mungesë transparence, ndikim të interesave të huaja si Rusia, Greqia dhe Serbia dhe favorizime të qëllimshme. Dyshohet se procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese ka qenë i diskutueshëm, ndërsa disa kompani perëndimore të nivelit të lartë janë skualifikuar në mënyrë të papritur, duke i hapur rrugë një kompanie greke me lidhje të debatueshme.
Thumanë–Kashar
SPAK ka ndërhyrë fuqishëm gjithashtu në një nga aferat më të mëdha të infrastrukturës shqiptare – projektin e rrugës Thumanë–Kashar, duke sekuestruar të gjithë dosjen hetimore. Veprimin e ka marrë sërish Dritan Prençi, pas dyshimeve të forta për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe manipulim të kontratave koncesionare. Dosja, që përfshin koncesionin e kompanisë “Gener 2” të biznesmenit Bashkim Ulaj, po hetohet si një skemë e ndërlikuar për fryrje të vlerës së tenderit dhe pastrim parash. Hetimet kanë zbuluar një sërë parregullsish dhe shkeljesh të rënda që përbëjnë bazë për masa të mundshme arrestimi ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Belinda Ballukun dhe disa drejtorë teknikë që kanë firmosur dokumentacionin e miratimit të projektit.
Tenderat e dhënë për vartësit
SPAK, regjistroi disa ditë më parë dhe një tjetër procedim penal ndaj Ballukut dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe drejtuar Adriana Kalasë në cilësinë e kallëzueses. Koordinatorja për mediat e SPAK konfirmoi autenticitetin e dokumentit, por nuk bëri me dije më shumë të dhëna për shkak të sekretit hetimor. Në shkresën e SPAK sqarohet se, bazuar në kallëzimin e kryer nga Kalaja kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit dhe personave të tjerë, është regjistruar procedimi penal nr.95 i vitit 2025. Po ashtu bëhet me dije se një material kallëzues shtesë është protokolluar më 16 shtator dhe është administruar në kuadër të këtij hetimi. SPAK konstaton se procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake. Pas kryerjes së kallëzimit penal shtatë muaj më parë, denoncuesja Adriana Kalaja deklaroi për mediat se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin insitucionet që të kallëzuarit drejtonin.
Balluku dhe Dalipi
Gjithashtu, emri i Belinda Ballukut del në SPAK dhe te dosja e aferave të Blendian Dalipit, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për abuzime me tendera dhe konflikt interesi. Ai ka përdorur kompaninë “IDK Konstruksion” të babait të tij, Bajram Dalipi, për të përfituar rreth 30 milionë euro fonde publike, kryesisht nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut. Afera e parë lidhet me koncesionin për projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe rehabilitim të segmentit rrugor Milot-Thumanë, që u shpall në gusht 2022 dhe u fitua në shkurt 2023 nga bashkimi i kompanive “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “IDK Konstruksion” në pronësi të Barjam Dalipajt, babait të Blendian Dalipit. Dalipi, si administrator i OSHEE-së, nuk mund të përfshinte këtë kontratë sipas ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesave. Për të shmangur përgjegjësinë, Balluku ia delegoi firmosjen zëvendësministrit Ami Kozeli, por në fund kontrata u miratua nga vetë ajo si zv/kryeministre. Rasti tjetër lidhet me përdorimin politik të OSHEE-së dhe administratës së saj gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur interesat e Ballukut dhe Partisë Socialiste. Gjithashtu këtu kemi dhe skandalin e lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik, që sipas raportimeve, është përfituar nga familja e Blendian Dalipit me miratimin e vetë Ballukut.
Inceneratori i Tiranës
Balluku është përfshirë në hetimin për inceneratorin e Tiranës, një projekt 128 milionë euro që, megjithëse është kontraktuar që në 2017, nuk është ndërtuar ende dhe funksionon vetëm si landfill. SPAK ka vendosur nën sekuestro kontratën dhe ka nisur hetimet për mënyrën se si Ministria e Infrastrukturës, me Ballukun në krye, ka ndjekur procedurat e zbatimit dhe ka kontrolluar zbatimin e kontratës.
Afera me pronat e ushtrisë
Balluku rrezikon të fundoset edhe me aferën me pronat e ushtrisë që po hetohet nga SPAK. ish-Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, publikoi disa muaj më parë dokumentet e fitmosura nga Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për koncesionin e “Marina Limion”, që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin. Meçollari thotë se denoncimin në SPAK për Belinda Ballukun e ka bërë Presidenti Bajram Begaj dy vite më parë, kur ishte shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura. Sipas Muçollarit, Bajrab Begaj i ka dorëzuar në SPAK këto shkresa pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.Njerëzit e Ballukut nën hetim
Nga ana tjetër, nuk mund të mos vihet re një tjetër linjë e qartë dhe e rrezikshme që po forcohet ditë pas dite se thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Ballukut dhe vartësit e saj po merren nën hetim, akuzohen dhe kanë përfunduar madje dhe në burg. SPAK ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP). Myzyri, njeriu i ngushtë i Ballukut, është thirrur disa javë më parë bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur. Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se Myzyri ka lejuar abuzime në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë viteve 2020–2023.
Dyshimet lidhen kryesisht me mungesën e garës së ndershme në shumë prej këtyre procedurave, ku në shumicën e rasteve ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa në të tjera janë konstatuar skualifikime të dyshimta të operatorëve konkurrentë. Sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime me tenderat përllogaritet të jetë mbi 2.5 miliardë euro. Kujtojmë se Myzyri ka qenë jurist tek kompania “Alko Impeks” e Arbër Abazit, teksa ky i fundit ka për bashkëshorte mbesën e Belinda Ballukut (vajzën e motrës). Kjo kompani ka parë një rritje të fortë gjatë viteve që në krye të vendit është e majta. Janë një numër i madh tenderash, nga veriu në jug, që janë fituar nga Arbër Abazi, herë edhe në shkelje të kritereve të prokurimit.
SPAK ka marrë të pandehur disa javë më parë dhe administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit kur u arrestua me urdhër të SPAK.
Shitblerje energjie
Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka lajmëruar në fillim të këtij viti se është duke hetuar mbi dyshimin se me urdhër të Belinda Ballukut, KESH ka kryer shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike. Mësohet se hetimet kanë nisur që vitin e kaluar mbi kallëzimin për një skemë korruptive, që sipas PD-së i ka shkaktuar shtetit 180 milionë euro dëm. PD akuzon se KESH me dijeni të ministres Balluku ka tregtuar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.
Korçë–Ersekë dhe Qukës–Qafë Plloçë
Një tjetër dosje e rëndë që po verifikohet nga grupet hetimore lidhet me segmentin Korçë–Ersekë, një investim i nisur me pompozitet, por që rezultoi në një proces të mbushur me dyshime për paracaktim, tejkalim të fondeve dhe moszbatim të kontratës. Rruga vazhdon të ketë probleme serioze të cilësisë. Ndërkohë që pagesat ndaj kompanive janë kryer rregullisht, punimet në terren nuk justifikohen as financiarisht, as teknikisht. Nga ana tjetër shembja dhe bllokimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar tre herë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe e hapur zyrtarisht vetëm 2 muaj më parë, u shndërrua disa ditë më parë në një tjetër provë ulëritëse të korrupsionit me “rrugët e florinjta” që rrëzohen si thes kaste edhe pse ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se kudo në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Mbetjet toksike
Prej 11 muajsh, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme me burim furrat e kompanisë Kurum International qëndrojnë në Porto Romano Ngarkesa u nis nga porti i Durrësit në fillim të korrikut të vitit 2024 me destinacion Tajlandën, u bllokua në Singapor pas sinjalizimit të Rrjetit të Veprimit të Bazelit dhe më 28 tetor 2024 u rikthye në Shqipëri me anijen Moliva. Që atë ditë, kontejnerët u sekuestruan dhe u zhvendosën në Porto Romano ku vazhdojnë të rrinë nën diell e shi, ndërsa dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit ka mbetur thuajse e pandryshuar. Por si mund të heshtë drejtësia kur në Shqipëri u dhanë prova të qarta se organizohet një aktivitet i mirëfilltë mafioz me tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregti është e pamundur të realizohet pa korruptimin e institucioneve shtetërore që përgjigjen për sigurinë e kufijve. Një prej arkitekteve kryesore që ka lëvizur fijet në skandalin e mbetjeve me përmasa që tejkalon kufijtë e Shqipërisë është Belinda Balluku. Para se skandali për mbetjet toksike te Kurum drejt Tajlandës të bëhej publik, kompania gjermane EMS Shipping and Trading GMBH, që menaxhon portin lindor të Durrësit prej 11 vjetësh, e ka shitur koncesionin tek një kompani kroate.
Në vendimin e aksionerëve të shoqërisë, që është depozituar në QKB më 26 gusht 2024, thuhet se kompania EMS e ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjithë kapitalit aksionar tek SCAPHA D.O.O. më 7 qershor 2024. Kompania kroate SCAPHA D.O.O menaxhon edhe portin e Splitit në Kroaci. “EMS do t’i transferojë Blerësit 100% të aksioneve të zotëruara në shoqërinë e projektit EMS APO që po kryen aktivitetet e koncesionit sipas Kontratës së Koncesionit dhe do t’i transferojë Blerësit të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Shoqërisë që rrjedhin nga kontrata e koncesionit dhe/ose dispozitat ligjore përkatëse”, thuhet në vendim. Sipas transaksioneve të bëra mes kompanive, rezulton se koncesioni është shitur për një vlerë prej 13 milionë euro. Ndërkohë vlera e këtij koncesioni të miratuar nga qeveria Berisha më 6 maj 2013, ishte 2,069,371,737 lekë, për një periudhë 35 vjeçare.
Një dekadë më pas, vazhdimësia e koncesionit u vendos në pikëpyetje nga planet për zhvendosjen e portit dhe zëvendësimin e tij me “Durrës Port Yachts and Marina” i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me investitorin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Muhamed Alabbar. Referuar dokumenteve të depozituara në QKB, akti i transferimit total të aksioneve është bërë më 31 korrik 2024, në favor të kompanisë kroate, e cila do të operojë në port 24 vite të tjera. Kjo shitje e koncesionit ka marrë edhe firmën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë vetë Balluku më 28 gusht e bëri përgjegjëse kompaninë gjermane EMS për lejimin e ngarkesës së dyshuar toksike, me destinacion Tajlandën. Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh.
Kompania koncensionare gjermane e Portit të Durrësit, i ka kërkuar në Arbitrazh Qeverisë Shqiptare 40 milionë euro, sipas tyre për prishje të kontratës. Ndërkohë që gjyqi në arbitrazh vazhdonte, Belinda Balluku ka lejuar që ky koncensionar, i cili i kërkon 40 milionë euro qeverisë, të shesë koncensionin te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet. Çfarë i ka premtuar qeveria shqiptare pronarëve të rinj të koncensionit? A vazhdon gjyqi në arbitrazh apo është vendosur kusht tërheqja nga arbitrazhi? Pse është mbajtur i fshehtë transferimi i koncensionit dhe a është vendosur në qershor largimi i kompanisë koncensionare gjermane për të vazhduar në qetësi trafikun e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit? Balluku duhet të shpjegojë detaje nga marrëveshja dhe kush është pronari i ri kroat, për të cilin mediat e huaja shkruajnë se ai ka bërë shumë dëme në portin e Splitit në Kroaci.
-

Amerikanët duan goditjen e Ballukut/ Bushati: Rama kërkon gjilpërën në kashtë
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun, nuk bazohet në ndonjë provë apo fakt, por fakti që SPAK po heton procedura ku është i implikuar edhe Rama, krijon dyshime se ka një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar.
Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime, kishe edhe ti dyshime, që te Balluku po hetohet se ka edhe ndërhyrje të huaj. Luajmë shumë me teori konspirative, amerikanët, etj…
Andi Bushati: E kam hedhur këtë dyshim, por e kam hedhur, për të qenë i ndërshëm, pa patur fakt, por duke u nisur nga një logjikë, që deri tani SPAK nuk ka guxuar kurrë më parë, të prekë procedura ku është implikuar Edi Rama. E merr Veliajn për fustanet e Ajolës, Ahmetajn për vilat e grave, por jo për punët që kanë bërë në bashkëpunim me Ramën. Fakti që kemi një thyerje, ose risi, të lë të dyshosh, se në lojë është futur përdhunshëm një forcë tejtër. A janë europianë? A janë amerikanë? Ore, a janë këto banda kriminale që kanë paguar se kanë inat Ballukun? Nuk e di, por ka një forcë tjetër që ka bërë të lëvizë trajektorja që SPAK ndjek gjithë këto vite.
…
Analisti Andi Bushati, duke folur për pezullimin e Belinda Ballukut dhe çështjen që pritet të shqyrtojë GJK, deklaroi se kryeministri Rama po kërkon “gjilpërën në kashtë” me pretendimin se po i rrëmbejnë kompetencat.
Bushati, deklaroi se SPAK nuk ka vajtur në Parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, pasi ka patur sinjale të qarta që Rama nuk ka ndërmend ta dorëzojë.
Biseda:
Andi Bushati: Kryeministri thotë po më vjedhin kompetencat, po cënohet imuniteti i deputetit, njëri pushtet po ndërhyn te tjetri. Në fakt, për mua kjo është të kërkosh gjilpëren në kashtë. Ky mund të jetë debat midis konstitucionalishtësh. Kur një ministër vjedh, çfarë duhet të bëjë? Duhet të qëndrojë në detyrë? Këtu po quhet grusht shteti kur pezullohet një njeri që dyshohet se ka vjedhur, të cili i kemi parë dhe lexuar mesazhet që bën nga fillimi në fund një tender. Ne këtu hyjmë, mos po i prishin Ramës qeverinë? Ta lënë qeverinë të vjedhin?
Denis Dyrnjaja: Ne kemi Ilir Metën që na tha gjykata nuk është është provë e vërtetë. Bushati thotë nuk i bëjmë gjyqin dhe i bëri gjyëin ndërkohë.
Andi Bushati: Balluku mundet që, vëllai, komshiu, i dashuri tja ketë shkruar ai dhe mund të mos jenë prova. Por nuk po diskutohet kjo. Asnjë nuk thotë Belinda Balluku nuk ka manipuluar tenderin, por po thonë duke pezulluar një njeri që prezumohet si hajdut, po bëjmë grusht shteti. Duke pezulluar një njeri që ka vjedhur duke shfrytëzuar zyrën, por vjedhim kompetencat e kryeministrit. Me sa duket, edhe mbrojtësit e Ballukut, ngaqë e dinë se është deri këtu, nuk bëjnë debat a ka apo jo prova, por a po na cënohet kushtetuta.Për mua, SPAK-u që të ishte laboratorisht korrekt dhe të bënte process të pasharë, duhet ta çonte për imunitet Ballukun. Çështja që ka zgjedhur për ta kapur veshin kështu… vjen se ka marrë mesazhin nga Rama, që unë Belindën nuk e dorëzoj, nuk ia heq imunitetin, është detyruar të gjejë artificën. Debati nuk është si po vepron SPAK. Puna është ta lëmë gënjimin e publikut se po shkelet Kushtetuta, se po rrëmbehen kompetencat e Edi Ramës, sepse ai ka kompetenca edhe mbi Federatën e Futbollit…Kur secili mbrohet, ne marrim rast pas rasti, ka të drejtë filani mbi kauzën me të cilën po mbrohet. Nëse Veliaj, që për mua është hajdut recidivist si Balluku, mbrohet në GJK dhe thotë mua kryeministri nuk më shkarkon dot, kjo gjë ha diskutim dhe duhet gjykuar. Varet për cfarë shkon.
-

Pezullimi i Ballukut/ Dyrnjaja: SPAK gaboi, hera e parë që Gjykata Kushtetuese vihet në sprovë të tillë…
Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën që kryeministri ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për heqjen e pezullimit ndaj Ballukut.
Dyrnjaja tha se kjo është hera e parë që GJK vihet në një sprovë të tillë, ndërkohqë që shtoi se SPAK duhet t’i ishte drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe jo ta pezullonte.
Biseda:
Denis Dyrnjaja: Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që vihet në sprovë GJK, për interpretime të këtij niveli, të kësaj kategorie. Për analogji, do të ngritja një pikëpyejte si SPAK veproi me dy standard për Veliajn. Jemi para faktit, prishen apo jo provat? Pse SPAK nuk kërkoi pezullimin nga detyra të Veliajt? U lejua ai të vijonte detyrën. Pse për Veliajn? Sepse është i zgjedhur. Ndërsa zonja Balluku e ka të njësuar mandatin e deputetit me funksionin. Ose do të rrimë në standard, pra kjo është sprova e parë. SPAK, normalisht duhet të shkonte në Parlament dhe të kërkonte mandatin, por ka adresuar gabim çështjen.
Klodiana Lala: Pse ta kërkojë kur vetë GJK ia ka dhënë, në rastin Berisha, e ka konsideruar legjitim. GJK e ka dhënë përgjigjen për këtë çështje. Për rastin Berisha ka thënë se prokuroria mund të kërkojë masa alternative pa kërkuar mandatin e deputetit. I vetmi diskutim për Ballukun mund të jetë a mund të barazohet funksioni me mandatin e deputetit.
Denis Dyrnjaja: Po mandati është i njësuar. -

Lala: Rama pretendon se pezullimi i Ballukut dëmton integrimin, GJK vendos në…
Gazetarja Klodiana Lala analizon kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese, për heqjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyrat që mban si zv.kryeministre dhe ministre. Lala tha se GJK e ka konsideruar çështjen prioritare dhe ajo do të shqyrtohet në datën 2 dhjetor, ndërkohë që shpjegoi edhe pretendimet e kryeministrit ndaj GJK, ndër të cilat është edhe argumenti se pezullimi i Ballukut dëmton procesin e integrimit në BE, pasi ajo është ministrja që duhet të firmosë shumë projekte.
“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese (GJK) u mblodh sot. Kur u paraqit kërkesa e Kryeministrit, kolegji mbeti pa një anëtar, pasi mbaroi mandati i Holta Zaçajt. Sipas rregullave, u vendos që në vend të Holta Zaçajt, të jetë Marsida Xhaferllari. Ditën e sotme, Kolegji u mblodh për të vendosur nëse do ta kalojë çështjen në mbledhjen e gjyqtarëve. Por anëtari që hyn rishtazi, duhet të marrë kërkesën jo më pak se dy ditë. Zonja Xhaferllari u caktua dje dhe kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes dhe objektin e kërkesës. Çështja do të shqyrtohet në 2 dhjetor.GJK tha sot që bëhet fjalë për kërkesë për pezullim në lidhje me vendimin e GJKKO, që ndalon Ballukun të ushtrojë funksionet si ministre dhe zv.kryeministre, cështja është konsideruar prioritare. Zoti Rama kërkon pezullimin e vendimit të gjykatës së posacme, lidhur me masën ndaluese për pezullimin nga funksionet si ministre dhe zv.kryeministre. Nuk ka pretendime për ndalimin e daljes jashtë vendit. Kryeministri thotë se vendimi ka krijuar vakum institucional, pengon rrugën e Shqipërisë në BE, pasi zonja Balluku si ministre, duhet të firmosë 800 projekt-akte dhe thotë është ndërhyrje e gjykatës së posaçme në tre institucione, kryeministri, presidenti dhe Kuvendi.
Kërkon një interpretim të pikës 3 të nenit 103, ku njëra nga pikat thotë, që ministri gëzon të drejtat e deputetit. Por gjykata ka thënë është pezulluar nga funksioni i zv.kryeministres dhe ministres, pasi sipas gjykates, është e emëruar dhe jo e zgjedhur në këto pozicione, nuk preket mandati i deputetit”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
-

“Tani le të shkulin kokë, hundë e veshë”/ Pasaporta e pezulluar e Ballukut, Berisha “merr hak”: E meritojnë
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se qeveria po vepron me standarde të dyfishta.
Sipas tij, masa e marrë ndaj tij për ndalimin e daljes nga vendi quhej në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tashmë që një masë e tillë është marrë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut, qeveria i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme.
“Marrja e pasaportës dhe mos lejimi i daljes jashtë shtetit i quajta që janë shkelje e lirisë personale, kur kundërshtoja unë, GJK dhe qeveria e quajti masë të drejtë që buron nga Kodi i Procedurës Penale dhe deputeti nuk është i mbrojtur. Në atë u thashë se do të japin kokën me dorë. Le të shkulin, kokë hundë e veshë sepse e meritojnë.