Tag: ballukut

  • Çështja e Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret e pranueshmërisë

    Çështja e Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret e pranueshmërisë

    Trupa gjykuese në Gjykatën Kushtetuese nuk ka arritur vendimmarrje për ankimin e qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

    Reagimi i Gjykatës Kushtetuese
    Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon:
    Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.
    Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

    Top Channel

  • Piktori Rama bën konstitucionalistin dhe shton dozën e presioneve ndaj Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut

    Piktori Rama bën konstitucionalistin dhe shton dozën e presioneve ndaj Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut

    Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK duke reaguar sërish lidhur me dërgimin në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. “Kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës,” deklaron Edi Rama duke marrë tagrin e konstitucionalistit. Në mënyrë shumë vulgare dhe sharlatane, kryeministri i vendit merr përsipër ti bëjë leksion drejtësisë, duke i interpretuar ligjet njësoj si ato zhgarravinat që rrjedhin nga ujëvarë e tij psiqike. Në deklaratën e tij ai i sugjeron Gjykatës Kushtetuese se kush duhet të jetë vendim i i saj për pezullimin e Ballukut, duke shtuar dozën e shantazheve ndaj kësaj gjykate.
    Fjalimi i Ramës:
    Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!
    Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
    E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
    Le të jemi të qartë:
    Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.
     

  • Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer, kush punon edhe gabon

    Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer, kush punon edhe gabon

    Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
    “Në vlerësimin tonë SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Kush punon, gabon. Sa i përket rastit në fjalë Kryeministri ka qenë i qartë, ka pasur një vendim nga gjykata për pezullimin e një ministri, në vlerësimin e tij dhe timin, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër. Kushtetuta e ka barazuar ministrin me deputetin për imunitetin.
    Por rendi kushtetues e ka të përcaktuar qartë se kur ke një ankesë e dërgon në Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha Balla.

  • Pezullimi i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot

    Pezullimi i Ballukut, Kushtetuesja mblidhet sot

    Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO. Vendimi duhej të ishte marrë disa ditë më parë, por shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor.
    Pengesë u bë largimi nga gjykata e Holta Zaçajt, e cila u zëvendësua nga Asim Vokshi. Zacaj ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi dosjen “Balluku” dhe gjyqtarja, që e zëvendësoi, Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.
    Pritet që më së pari, Gjykata Kushtetuese t’i japë një përgjigje kërkesës së kryeministrit Rama i cili, fillimisht do që Belinda Balluku të rikthehet në detyrë dhe pezullimi i saj të rrëzohet.
    Pasi GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra, kryeministri Edi Rama vendosi të mos e shkarkojë atë nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, por i hoqi të drejtën e firmës ndërsa iu drejtua Kushtetueses. Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

  • “Balluku e ka ditur mirë”/ Pezullimi i zv/kryeministres, Prençi: Në përputhje me ligjin, Rama t’i kërkojë llogari

    “Balluku e ka ditur mirë”/ Pezullimi i zv/kryeministres, Prençi: Në përputhje me ligjin, Rama t’i kërkojë llogari

    Vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut do të shqyrtohet nesër (2 dhjetor) në Gjykatën Kushtetuese, pasi u ankimua nga qeveria.
    Për ish- drejtuesin e policisë Shemsi Prençi, pezullimi i Ballukut nga detyra i Ballukut është në përputhje me ligjin. I ftuar në një emision televiziv, Preçi deklaroi se SPAK ka prova të forta për Ballukun.
    ‘Prokurori dhe gjykata kanë vepruar në raport me ligjin dhe duke respektuar edhe kushtet edhe personin. Balluku e ka ditur mirë, është thirrur në SPAK mbi 10 herë gjatë viteve 2024 dhe 2025. Është marr në hetim dhe e pandehur. Ne duhet që ti themi gjërat në raport me ligjin Balluku. Është kapur duke folur me vartësin e saj dhe flet për para.
    Ose ajo vjedh duke përdorur emrin e Ramës ose duke i thënë ai. Ajo edhe kur ishte nën hetim bënte tendera, siç janë fondet që janë shtuar për rrugën e Arbrit, Aeroportin e Vlorës. Vjedhjet si bënë dot një zyrtar i vetëm, ose do i kalojë në emrin e kompanisë ose të vartësit. Balluku ka dashur që ti bëjë ato, aq më tepër që ka përdorur edhe emrin e Ramës. Rama duhet që ti kërkojë llogari Ballukut duke i thënë pse ke vjedhur në emrin tim. Po SPAK ka prova të forta’, tha ai.

  • Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

    Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

    Nesër ‘vuloset’ fati i Ballukut/ Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese
    Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
    Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.
    “Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.
    Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Ai nuk ceku në asnjë moment akuzat me të cilat përballet zëvendësja e tij dhe as arsyet se pse nuk i kërkoi dorëheqjen nga detyra që të përballet me drejtësinë e zhveshur nga pushteti ekzekutiv.
    Të njëjtin mesazh ai përcolli edhe të dielën, duke pretenduar se argumentet e tij po i mbështeste në opinione të Komisionit të Venecias apo qëndrime të Gjykatës Europiane të Strasburgut.
    Kryeministria nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për referencat e akteve juridike të “Venecias’ ku ishte bazuar kryeministri në mbrojtjen e tij, por opozita pretendoi të hënën se jo vetëm nuk ekzistonte asnjë akt i tillë, por se kundërta ishte e vërtetë.
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat të hënën sfidoi kryeministrin që të publikonte aktet ku e bazon mbrojtjen e tij, ndërsa shprehu urimin që Gjykata Kushtetuese “të mos bjerë viktimë e presioneve të gjithanshme mafioze”.
    Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, në një reagim publik iu referua dy opinioneve të Komisionit të Venecias që trajtonin çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë shtetërore dhe për pezullimin e tyre që hidhin poshtë pretendimet e Kryeministrit.
    Në një opinion të vitit 2020 për Republikën e Kosovës lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, sipas Bardhit, thuhet se “Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit”.
    “Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të ‘pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë’”- shkruan më tej Bardhi duke akuzuar kryeministrin si gënjeshtar.
    Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.
    Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.
    Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.
    Ajo është gjithashtu zyrtarja më e lartë që përballet aktualisht me akuza penale nga SPAK, pas një serie bashkëpunëtorësh të ngushtë të kryeministrit që kanë humbur postet e tyre për shkak të hetimeve, përfshirë Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministër; Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës; Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë; dhe më herët Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm./BIRN

  • “Pezullimi i Ballukut hap derën që…”/ Reagon ashpër analisti: Opozita është në koordinata të gabuara, ja pse…

    “Pezullimi i Ballukut hap derën që…”/ Reagon ashpër analisti: Opozita është në koordinata të gabuara, ja pse…

    Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë televizive, foli për pezullimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Gjatë intervistës, Zekthi tha se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga kjo çështje dhe se kjo është edhe arsyeja e reagimit të tij, pasi ndjehet i rrezikuar.
    Zekthi tha se pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave, ndoshta edhe të vetë Ramës, dhe kjo sipas tij e bën që të reagojë.
    “Rama reagon tani sepse tani është i rrezikuar. Kur u arrestua Veliaj, foli për shpatën e drejtësisë. Dhe u organizua edhe një protestë që nuk bëhej dot pa miratimin e Ramës dhe tani po e shohim sërish qëndrimin. Dhe ndjehet më shumë i rrezikuar. Pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave dhe ndoshta mund të pezullohet edhe ai vetë. Pra ai ndjehet shumë i rrezikuar dhe në këtë kuptim kjo është edhe arsyeja e reagimit. Pra mendon që duhet goditur tani që të mos i hapet rruga ngjarjeve të padëshiruara”, tha Zekthi.
    Më tej shtoi se Balluku duhet të largohej nga detyra, duke shtuar se PS mban pushtetin që mënyrë që të mbrohen.
    Gjatë intervistës foli edhe për rolin e opozitës dhe qëndrimet e saj pas këtyre ngjarjeve që kanë përfshirë vendin. Zekthi tha se opozita është në konflikt total interesi sepse e konsideron GJKKO dhe SPAK si ambient ku gjendet të gjithë ‘zullumet e botës”.
    “Opozita është më koordinata të gabuara dhe kjo sjellje dëmton edhe kursin e opozitës”, u shpreh ai.

  • Skandali miliona euro i Ballukut, Berisha: Sipas ‘Venecias’ pezullimi i saj nuk është antikushtetues, Rama mashtron

    Skandali miliona euro i Ballukut, Berisha: Sipas ‘Venecias’ pezullimi i saj nuk është antikushtetues, Rama mashtron

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka bërë një superskandal dhe se me aferën e saj shqiptarët kanë humbur 97 milionë euro.
    Berisha: Dita e djeshme shënoi një akt të pashembullt multidimensional në historinë e Shqipërisë dhe Evropës. Dje Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi GJK, presion të hapur të dënuar me ligj në cdo vend, për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës së të cilës ka ngrenë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Rama mashtroi në mënyrë të paskrupullt, mashtroi shqiptarët dhe Evropën. Sipas tij, Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave. Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton GJEDNJ, që është gjykata garantë e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim sulmin e paskrupullt, e pashembullt ndaj GJK dhe sistemit evropian të drejtësisë, Komisionit të Venecias.
    Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut, duke iu referuar Komisionit të Venecias është jo proporcional. Është një mashtrim fund e krye. Komisionit i Venecias kërkon propocinalitet në cdo gjë, por Rama harron se propocinaliteti është një nga parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
    Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë në hetim ndaj një ministri për një aferë në të cilët shqiptarët humbën 97 mln euro, por në dokumentet bazë 50 mln euro.
    Andi demokratike do të ishte në rast se nuk do guconin, apo do injoronin këtë superskandal të Ballukut
    Komisioni i Venecias thotë se parimi i pezullimit si akt nuk shkel dhe nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra Rama mashtron në mënyrë të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Ko