Tag: ballukut

  • Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

    Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

    Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë.
    Kreu i qeverisë thotë se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike. Janë 36 akte tha kryeministri në pritje të firmës së Ballukut.
    “U bë sebep një mik për të bërë këtë komunikim, kur më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministrit se nesër bëhet rrugë dhe prokurorët e gjykatësit të heqin kë të duan nga qeveria, ajo linjë ajrore me Kandanë mu duk pak e tepërt. Mbase nuk është pak e tepërt, por shembuj që sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri jo vetëm nuk firmos dot vetë asgjë por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë gjësendi ne emër të dikasterit. Kushtetua ia jep ministrit autoritet ekskluziv. Pezullimi është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që ministri mbulon. Për gjërat janë bllokuar është edhe marrëveshja me kandanë për fluturimet ajrore, po mundohemi mos  e zgjidhim me ministrinë e jashtme. Po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ja bëjmë? po me lejet e ndërtimit për investimet në infrastrukturë, godina publike, që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Si do ja bëjmë,. këto janë punë të bllokuara që di shtohen çdo ditë, prandaj kam shkuar në kushtetuese. Nuk ndërhyj në punë e gjykatësit në fjalë”, tha Rama.

  • Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…

    Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…

    Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë thotë se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike. Janë 36 akte tha kryeministri në pritje të firmës së Ballukut.
    “Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama.

  • I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të mos përdoren të dhënat e marra nga telefoni

    I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të mos përdoren të dhënat e marra nga telefoni

    Ish kreu i ARRSH, Evis Berberi i cili ndodhet në burg për korrupsion dhe abuzime me tenderat ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ish vartësi i Belinda Ballukut pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondencë dhe kërkon që të mos perdoren të dhënat e marra nga celulari i tij.
    Berberi u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion. SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.
    Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro. Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.
    Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.
    Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

  • “Mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut”, Balliu: Ku e keni ministren e pandehur? Hiqini qafe hajdutët

    “Mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut”, Balliu: Ku e keni ministren e pandehur? Hiqini qafe hajdutët

    Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Kuvendi sulmoi ashpër mazhorancën, ndërsa kujtoi skandalin Balluku.
    Ai tha se mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut.
    Balliu: Keni 20 pika në rend dite, por për çështjet për qytetarët i keni lënë në fund. A ka mundësi se kur mund t’i shohim këta njerëz? Këtë njeri q ka 12 vite që thotë se po qeverise mirë. Po mirë meqë ka qeverisur mirë, të vijë të bëjë debat. Këto akuza që iu hidhen dhe deputetëve të opozitës dhe çdo njeri nga kjo qeveri, kanë back-up pushtetin. Ka shumë prej jush që mezi flasin. Ne kur kërkojmë fjalën mezi na e jepni, kurse këta të tjerët bëjnë ça të duan. Sulmohet opozita dhe ne na tregojnë se kemi të pandehur?! Ku i kemi të pandehurit?
    Ku është ajo? Ku është ajo e pandehura që ka marrë 70% të buxhetit. Ju merreni, jo dhëndër jo stërdhëndër. Një njeri që nuk di se ku është! Edhe kur sulmohet opozita, ju duhet t’u kërkoni që të stopohen. Letra nuk keni, të vërtetën nuk e keni, fuqinë jo. Edhe sot mediat ndërkombëtare po ju flasin për ‘Kayon’ e Ballukut. Hiqini mor qafe hajdutët!”, tha ai.

  • ‘Balluku është rast i pashpresë’, Peka: Nuk ka partner të Shqipërisë që beson se meriton 12 mandatet në Fier

    ‘Balluku është rast i pashpresë’, Peka: Nuk ka partner të Shqipërisë që beson se meriton 12 mandatet në Fier

    Ish-zv.ministri i Brendshëm në qeverisjene PD-së Avenir Peka ishte mbrëmjen e sotme në një studio televizive teksa foli mbi çështjen e Belinda Ballukut.
    Peka shikon te korrupsioni i Ballukut me tenderët vetë Edi Ramën, si përgjegjësin kryesor.
    Sakaq, quan si argument idiot atë të kryeministrit se nëse Balluku pezullohet nuk bën dot marrëveshjen me Kanadën për linjën ajrore.
    Më tej shton se Balluku për të është një rast i pashpresë, që duhet të ishte marrë e pandehur më parë. Zullumi është trashur shprehet ai dhe këtë e kanë parë dhe partnerët e Shqipërisë.
    Avenir Peka: Te Balluku është Rama. Ajo që kemi ditur se çdo afer ka brend Ramë. Kot ja lënë 50 mln euroëshin Ballukut, ato i ka Rama. Po të shikosh në Administrata nuk ka asnjë cent para që të mos mbahet 20%. Në gjithçka. Dhe po të shikosh ecurinë e tenderit janë dhënë oferta më të ulëta. Fillimisht është përzgjedhur 140 mln. Me atë ofertë, i kanë dhënë shqelmin ofertës me 115 mln me 3 gryka tuneli. Çfarë është mbi 140 mln është e Ramës jo e Ballukut. Arsyeja pse e bën Rama këtë, është midis ofertës mes të keqes dhe më të keqes. Ta lëshojë apo ta mbajë? Me të dyja është me shpatulla pas murit, Balluku është një femër që nuk e mban dot burgun. Femrat thuhet në psikologji nuk kanë faj. Nuk merr fajin e dikujt tjetër. Kjo i ka penguar edhe përpjekjet për t marrë 47% ty aksioneve në aeroportin. Këto janë pallavra e Ramës. Unë e shoh me kërshëri situatën. I tregon shqiptarëve se kush është Rama dhe kë kanë pasur kryeministër. Është banal në logjikë, mediokër në njohjen e shtetit. Nuk e ka konceptin e instituycioebeve të ndarjes së pushteteve. Kujton se shteti drejtohet me batutat e filmave shqiptare. Ai argument është më idioti. Kur patën qenë thirrur për inceneratorët, tha për 17 vkm sa letra më vijnë mua i firmos fap e fap. Ai kryeministër që ka dy javë e gërrmon në Komisionin e Venezias. Çfarë vendimesh kanë dhënë. Është një batak që sa më shumë shqelmon Rama.
    Belinda Balluku ka të paktën 7 të tjera në proces. dhe Belinda Balluku është rast i pashpresë. Çfarëdo që të bëjë Rama, çfarë do presioni të bëjë SPAK. SPAK ja ka bërë duhurat Ramës, e la të marrë pushtetin. BB i dha 12 mandate në Fier. Rasti BB është i pashpresë. Do i vinte radha asaj. Për mua do i vinte më përpara. Kur e trash zullumin, nuk ka partner në Shqipëri që të besojë se BB i ka merituar 12 mandatet. Nuk është SPAK që merret me BB. Janë dinamika të tjera që merret. Janë ato dinamika që i vunë prangat dje në Bruksel dy mbështetjeve të Ramës. Dy ndyrësira që i ka paguar Rama, mes të tjerave. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka një tendencë globale që fillon në Venezuelë, Ukrainë, kthehet në Sebi, vjen në Shqipëri shkon në Bruksel. Në Ukrainë po ndodh identik e njëjta gjë si në Shqipëri.

  • “Pezullimi i Ballukut, me pasoja”, Rama: Janë bllokuar fluturimet me Kanadanë si dhe 18 akte për rindërtimin

    “Pezullimi i Ballukut, me pasoja”, Rama: Janë bllokuar fluturimet me Kanadanë si dhe 18 akte për rindërtimin

    Në reagimin e tij të radhës për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama numëroi vendimet që po presin firmën e ministres së infrastrukturës e që, për shkak të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nuk miratohen dot.
    Mes vendimesh, sipas Ramës, është edhe nisja e fluturimeve ajrore mes Shqipërisë e Kanadasë.
    “Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit”, tha Rama.

    Rama shton se në pritje për firmën e Ballukut janë edhe 18 akte që lidhen me rindërtimin pas tërmetit të 2019.
    “Aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, u shpreh kryeministri.
    Rasti i Belinda Ballukut është në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria kërkon prej saj një vendim nëse gjyqësori mund të ndërhyjë në punët e ekzekutivit duke pezulluar ministra.
    Mbledhja e Gjyqtarëve ishte e planifikuar për të enjten, por gjykata kushtetuese, në një njoftim zyrtar, sqaroi se, për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve dhe axhendës, seanca do të mbahet në datën 12 dhjetor.

  • Vazhdon mbrojtja/ Rama sërish në cilësinë e avokatit të Ballukut: Pezullimi po zgjat listën e punëve të bllokuara!

    Vazhdon mbrojtja/ Rama sërish në cilësinë e avokatit të Ballukut: Pezullimi po zgjat listën e punëve të bllokuara!

    Vazhdon mbrojtja/ Rama sërish në cilësinë e avokatit të Ballukut: Pezullimi po zgjat listën e punëve të bllokuara!
    Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me dërgimin në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
    Teksa përpiqet të mbrojë zëvendësen e tij e cila është zyrtarisht e pandehur për korrupsion, Rama ka dhënë sërish arsyet e tij se pse i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit të Ballukut, duke argumentuar se ministres po i pengohet puna.
    Sipas Ramës, ka disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin.
    “Ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, thotë ai.
    Reagimi i Ramës
    Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:
    Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.
    Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
    Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

  • Pezullimi i Ballukut, Rama: Po pengohet marrëveshja me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike

    Pezullimi i Ballukut, Rama: Po pengohet marrëveshja me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike

    Kryeministri Edi Rama ka treguar një tjetër arsyje pse pezullimi i Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës ka sjellë pengim të punës së qeverisë. Sipas Ramës, vendimi nga GJKKO ka sjellë cënim të një marrëveshje me rëndësi mes Shqipërisë dhe Kanadasë, për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve dhe që nuk mund të marrë jetë përshkak të pezullimit të Ballukut. ”Ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”,-shkruan Rama.
    Postimi i plotë nga kryeministri Edi Rama

    Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

    Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

    Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

  • Rama kërkon Ballukun në detyrë: GJKKO na pengon për nisjen e fluturimeve me Kanadanë, po presin 36 akte të ‘Infrastrukturës’

    Rama kërkon Ballukun në detyrë: GJKKO na pengon për nisjen e fluturimeve me Kanadanë, po presin 36 akte të ‘Infrastrukturës’

    Edi Rama dhe Belinda Balluku

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në idhje me vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre e  Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendës kryeministre. Këtë herë Rama ka arsyetuar përse kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizohet vendimi i Gjykatës së Posaçme, duke renditur detyrat që kanë mbetur pezull dhe ato që duhet të përfundojë Balluku.
    Me anë të një postimi në platformën ‘X’ Rama shprehet se kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Por nisja e fluturimeve ka mbetur pezull pasi për vijimin e marrëveshjes duhet firma e Ballukut në rolin e Ministres. Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara, pasi Balluku nuk ka mundësinë e firmës
    Edi Rama: Konkretisht nga tavolina ime e punës sot, shembuj konkretë, tërësisht aktualë, pse i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese të heqë pezullimin absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse pezullimi i një ministri (për herë të parë në botë) sjell pasoja që dëmtojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Diskutimet në nivel teknik kanë përfunduar dhe përgjigja pozitive nga pala kanadeze i ka hapur rrugën marrëveshjes dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kanadasë për të nisur fluturime ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Megjithatë, kjo procedurë aktualisht nuk mund të vazhdojë me hapat e mëtejshëm të miratimit dhe nënshkrimit të saj, pasi Kushtetuta i jep autoritetin ekskluziv për këto hapa ministrit dhe fuqitë e tij vendimmarrëse nuk mund t’i delegohen askujt tjetër. Kështu, pezullimi në fjalë vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, siç është parashikuar. Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nga të cilat 18 janë vetëm për rindërtim, të cilat mbeten të pezulluara së bashku me ministrin, ndërsa çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjerohet edhe lista e punimeve të bllokuara.
    Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO. Pasi treshja e gjyqtarëve, Sandër Beci (relatori), Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, nuk arriti të dilte më një vendim unanim, çështja kaloi në mbledhjen me tetë gjyqtarë të Kushtetueses, e cila do të zhvillohet më 4 dhjetor. 
    Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.
    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.
    Kushtetuesja është ajo që do të vendosë për ‘fatin’ e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë./ZËRI

  • Kush janë “ushtarët” e Belës dhe si Balluku favorizoi familjarët e tyre, nga Ceno Klosi, Dalipaj, deri te Benet Beci…

    Kush janë “ushtarët” e Belës dhe si Balluku favorizoi familjarët e tyre, nga Ceno Klosi, Dalipaj, deri te Benet Beci…

    Për vite me radhë, Belinda Balluku ka ndërtuar një rrjet të ngushtë “ushtarësh” politikë e administrativë, të cilët i ka pasuruar me tendera, leje dhe koncesione, duke përdorur si kamuflim familjarët e tyre. Afera të reja po dalin përditë, por modeli është i vjetër dhe i njohur: të afërmit e “të përzgjedhurve” nga Balluku marrin gjithçka, ndërsa institucionet shtetërore kthehen në fasadë për të firmosur vendime të paracaktuara.
    Aferat me Ceno Klosin
    Gazeta raportoi pak ditë më parë se SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj Belinda Ballukut tashmë e pezulluar nga drejtësia dhe ish-zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe njeriu i saj më besnik. Kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin institucionet që të kallëzuarit drejtonin. Dyshohet se SPAK ka futur në skaner dhe një leje të dyshimtë për park fotovoltaik në Fier, ku fijet të çojnë te Ceno Klosi. Për të fshehur gjurmët dhe lidhjet, Ceno Klosi ka përdorur emra dhe individë të tjerë, por gjurmët e këtyre lëvizjeve të çojnë sërish tek ai dhe familjarët.
    Përfitimet e familjarëve të Dalipajt
    Nga ana tjetër, dosja hetimore e SPAK për aferën e Unazës së Madhe po zbulon një skemë të gjerë ndërhyrjesh, që rrezikon të shembë jo vetëm vendimmarrjet e ministrisë, por edhe perandorinë e ngritur të një tjetër besniku të Ballukut. Komunikimet sekrete, fotot e dërguara në kohë reale dhe qarkullimi i ofertave të kompanive para shpalljes së fituesve tregojnë një proces të kontrolluar deri në detaj nga ministrja dhe vartësit e saj, duke përfshirë edhe garat ku ka përfituar kompania e babait të kreut aktual të OSSH Blendian Dalipaj. Gjithashtu më 2 gusht 2022, Balluku ka shpallur njoftimin për dhënien me koncesion/PPP për Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë. Disa muaj më pas, në shkurt 2023 do të shpalleshin fitues bashkimi i kompanive “Gener 2” shpk në pronësi të vëllezërve Ulaj, “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k në pronësi të Olset Haxhiut dhe “I.D.K- Konstruksion” shpk në pronësi të Barjam Dalipaj me afat 35 vite. Sipas kushteve të kontratës, por edhe sipas ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesave, Dalipi nuk mund të fitonte këtë kontratë sepse është person i lidhur duke ngritur pikëpyetje se si Balluku e ka miratuar këtë ofertë nga grupi i kompanive fituese. Duke e ndjerë rrezikun, ministrja e Infrastrukturës ia ka deleguar firmosjen e kontratës zv.ministrit Ami Kozeli, i cili ia ka dhënë në konflikt interesi të mundshëm administratorit të institucionit që është në varësi të këtij të fundit. Por kontrata ka kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe në fund të dhjetorit 2024, ministrja Balluku ka firmosur në cilësinë e zv.kryeministres duke qenë në konflikt të mundshëm interesi me detyrën. Gjithashtu këtu kemi dhe skandalin e lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik, që sipas raportimeve, është përfituar nga familja e Blendian Dalipit me miratimin e vetë Ballukut.
     Aferat me Benet Becin
    Gjithashtu mesazhet e zbuluara në telefonin e Adela Ruko, bashkëshortes së Ervis Berberit, ish-kreut të ARSH-së i arrestuar nga SPAK, kanë çuar në marrjen të pandehur të Benet Becit dhe 6 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët vepronin pranë Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare. Benet Beci, aktualisht Kryetari i Bashkisë Shkodër, dhe 6 anëtarët e komisionit, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, janë vënë në hetim për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, telefoni i Adela Rukos, është marë për llogari të dosjes hetimore që SPAK ka hapur kundër Ervis Berberit. Por teksa aparati i është nënshtruar eskpertimit kompjuterik, është konstatuar se Adela Ruko, gjatë periudhës së vitit 2019, ka pasur komunikime me Benet Becin, që në atë kohë drejtonte institucionin e KESH-it. Adela Ruko, në këtë kohë ka qenë kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dhe sipas komunikimeve përmes mesazheve, rezulton që ajo të ketë marë orientime nga titullari i KESH, Benet Beci, dhe bashkëshorti i saj, Ervis Berberi, me qëllim paracaktimin e kompanisë fituase të tenderit me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik”. Ky tender u shpall nga KESH, në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Bashkë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro. Studimi, i cili do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të “Harvardit”, duket se kishte para për të ndarë edhe për dy ish-zyrtarët, të cilët donin jo pak por mbi 40 për qind të fondit, Benet Beci dhe Ervis Berberi, gruaja e të cilit drejtonte komisionit ku do shpallej fituese kompania e miqve të tyre. Në garë pati vetëm një ofertë, që ishte ajo e kompanisë Consulting & Management Albania SHPK në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari, e cila ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa tvsh ose sa 99.8 për qind e fondit limit. Një ditë pas tenderit, KESH shpalli fituese pikërisht kompaninë e Ervis Myftarit, e cila me sa duket ishte instrumenti që do të ndante paratë sipas formulës 500 mijë për profesorët dhe 330 mijë për ata me dy klasë shkollë. Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “…500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë…”.
    Aferat me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil
    Sipas të dhënave publike, familjarë e afërt të Maksim Et’hemaj, i cili aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar kanë përfituar kontrata shtetërore me firmë të vetë Ballukut, duke krijuar një lidhje të qartë interesi midis drejtuesve të Aviacionit Civil dhe projekteve energjetike që ndan Ministria e Infrastrukturës. Në tetor të vitit 2020, është themeluar kompania “GREEN PLUS ENERGY”, me aksionere Eva Kjaer dhe administrator Gjergj Pano. Në pamje të parë, duket si një kompani e zakonshme në fushën e energjisë fotovoltaike. Por hulumtimi tregon se Eva Kjaer është motra e Maksim Et’hemaj, ndërsa Gjergj Pano është vëllai i gruas së tij. Pra, një kompani krejtësisht familjare, me lidhje direkte me një zyrtar të lartë të qeverisë. Më 28 prill 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi kontratën për “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e një centrali fotovoltaik 2 MW në Topojë, Fier”, e firmosur nga vetë Belinda Balluku. Brenda një muaji, leja mori vulën e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), gjithashtu nën varësinë e Ballukut. E gjithë procedura është bërë me një shpejtësi rekord, për një kompani pa eksperiencë, pa tokë në pronësi, dhe me 0 të ardhura të deklaruara. Në bilancin e kompanisë “Green Plus Energy” për vitin 2020, figuron një shumë 34.500.000 lekë e regjistruar si “garanci paraprake për punime”. Por askund nuk identifikohet kush i ka dhënë këto para. Për dy vite me radhë, shuma mbetet e pandryshuar në llogaritë bankare. Vetëm në bilancin e vitit 2023, ajo shfaqet si “hua e dhënë nga kompania 4A-M shpk”, një tjetër subjekt që përfiton tendera publikë nga institucioni ku Et’hemaj ka qenë drejtues. Kompania 4A-M shpk, e cila “dhuroi” 34 milionë lekë kompanisë së motrës së Et’hemaj, ka marrë tre tendera nga ANTA (Albcontrol) me vlerë 500 mijë euro, në periudhën kur drejtori teknik i ANTA-s ka qenë vetë Maksim Et’hemaj. Pra, një model tipik konflikti interesi ku kompania që përfiton tendera nga institucioni ku punon Et’hemaj, më pas financon motrën e tij në një biznes që merr leje nga Balluku. Një tjetër element i rëndë është kategoria e tokës ku është miratuar projekti fotovoltaik në Fier. Sipas dokumenteve, toka është “ranishte” — kategori që nuk lejon ndërtim impiantesh fotovoltaike, sipas ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe mjedisit. Miratimi i këtij projekti nga KKT përbën shkelje të hapur ligjore dhe mund të përbëjë vepër penale.