Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: ballukut
-

Berisha akuza Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi
Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar në ‘Opinion’, Berisha u shpreh se kjo forcë politike ka në listën e saj zyrtarë dhe ministra me barrë krimi dhe akuza të rënda.
Kryedemokrati nuk la pa përmendur ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndaj së cilës hodhi akuza se ka bërë tender për larjen e makinave të saj, me vlerën 10 mijë euro.
Berisha: A t’i marrim kandidaturat e PS? Çfarë kemi aty, kemi një seri zyrtarësh dhe ministrash me barrë të rëndë krimi dhe akuza ndër më të rëndat. Belinda Balluku ka bërë tender për të larë njëherë çdo javë makinat e saj me 10 mijë euro. 10 mijë euro lavazhi, ai i kishte vënë tituj të bukur “sauna e makinave të Ballukut”. Thoshte që ky lavazh duhet të jetë jo më larg se dy km nga ministria, duhet të ketë këto furçe, duhet të ketë këto lloj solucionesh. Kur e lexova mendova mos ishte ndonjë humor i gazetarit. Por gazetari kishte publikuar të gjitha dokumentet e tenderit. Në muaj 10 mijë euro lavazh. Këta janë kandiddatët e PS. Të tjerët janë fasadë për të bërë makijazhin e Edi Ramës.
-

“Shqipëria vend i bekuar, por i vjedhur”, Këlliçi sulmon Belindën: Pas 5D të Veliajt, tani kemi 5B të Ballukut
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një interviste në studion e News 24. Këlliçi tha se pas projektit 5D të Bashkisë së Tiranës, tani qytetarët janë përballë 5B të Ballukut. Ai theksoi se Balluku ndërton rrugë me tre herë më shumë kosto se sa është standardi në vendet e Bashkimit Europian.
Këlliçi theksoi gjithashtu disa pika të programit të Partisë Demokratike, duke përfshirë mbështetje financiare për çiftet e reja, të cilët do të përfitojnë 30 mijë euro me zero përqind interes për të filluar jetën bashkëshortore, dhe në rastet e familjeve me 3 fëmijë, do t’u falen këto 30 mijë euro. Sipas tij, PD parashikon një rritje të ndjeshme të pagave, duke përfshirë një rrogë minimale prej 500 eurosh dhe një rrogë mesatare prej 1200 eurosh.“Në programin e PD, parashikojmë një çati për çdo çift. Të rinjtë largohen se nuk përballojnë dot jetesën. Ata që do nisin jetën bashkëshortore, do të marrin 30 mijë euro me zero përqind interes. Nëse një çift ka 3 fëmijë, do u falen 30 mijë euro. Duhet të shtojmë popullsinë në vend. Në 10 vitet e fundit, kemi humbur 40 përqind të popullsisë. Programi i PD është që rroga minimale do jetë 500 euro dhe mesatarja 1200 euro. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, se tha legalizimi falas, shëndetësia falas. Pas 12 vitesh, Rama vazhdon me të njëjtat premtime. Belinda Balluku ndërton rrugë me 3-fishin e buxhetit të BE-së. Pas 5D të Veliajt, sot kemi 5B të Ballukut”, tha Këlliçi.
Këlliçi akuzoi qeverinë e Edi Ramës për mosmbajtjen e premtimeve të bëra në fushatat e mëparshme, duke përmendur legalizimet falas dhe shëndetësinë falas si premtime që nuk janë realizuar. Ai shtoi se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, por i mallkuar nga korrupsioni dhe vjedhjet masive gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.
“Qytetarët janë të interesuar për programin. Edhe në SHBA, një pjesë e shqiptarëve atje planifikojnë që kur të jenë në pension, të vijnë në Shqipëri. Kjo, sepse Shqipëria është vend i bekuar, por jemi të vjedhur. Flitet për Europë dhe nuk kemi rrugë, ujë e drita. Vjedhja që ka ndodhur në 12 vite është e paprecedentë dhe nga shëndetësia falas kaluam tek Ilir Beqaj e Vilma Nushi. Këto janë të vërtetuara nga SPAK, që ne e kritikojmë, që ne themi se nuk po bën punën. Ne jemi të gjithë njësha, përfaqësojnë PD-në. Mua më intereson fitorja e PD dhe më intereson rezultati i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës”, deklaroi ai. -

Kalaja padi në SPAK: Skema ‘5B’ e Ballukut po gllabëron miliona euro!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Kompani në emër të motrës dhe kunatit, Balluku “qeras” drejtorin me licencë të fotovoltaikëve
Do të ndalemi sërish tek aferat që i kemi pagëzuar me emrin “5B-të” e Belinda Ballukut. Në emisionet e shkuara, ju kemi treguar se si miliona euro të investuara në infrastrukturë, energjetike, e kudo kanë patur një destinacion, xhepat e drejtorëve të Belinda Ballukut. Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘Drejtorëve të Belës’. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi ynë, na fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.
Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten ‘Tigrat’, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se ‘Tigrat’, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët ‘defakto’ të këtij sektori energjetik.
Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë.

