Ka dalë nga SPAK, pasi qëndroi aty për dy orë, kreu i Prokurimeve Publike. Jonaid Myzyri nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve. Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut, është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë.
Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.
Tag: ballukut
-

Del pas 3 orësh nga SPAK vartësi i Ballukut/ Jonaid Myzyri kyç sërish gojën përballë gazetarëve
-

‘Blerësi’ i votave në Lushnjë/ PD: Distancohemi nga çdo krim elektoral, sajesat e Ballukut si të Sigurimit të Shtetit
Menjëherë pas publikimit të lajmit se qenka arrestuar një blerës votash në Lushnjë, që i përket Partisë Demokratike, ka reaguar shtabi elektoral i opozitës në këtë qark.
“Manipulimet e opinionit publik të kryer nga Policia e Shtetit, një bandë në shërbim të Belinda Ballukut, duhet të marrin përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin”, thuhet në reagim.
Reagimi
Sajesat e turpshme si të Sigurimit të Shtetit as na ndikojnë, as na shfokusojnë nga misioni ynë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Ne distancohemi nga çdo krim elektoral dhe jemi në krye të betejës kundër shkeljeve të ligjit në zgjedhje.
Manipulimet e opinionit publik të kryer nga Policia e Shtetit, një bandë në shërbim të Belinda Ballukut, duhet të marrin përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin.
Ne kemi besim të plotë tek SPAK për zbardhjen e këtij rasti, ku po keqpërdoret Policia e Shtetit për propagandë bajate kundër PD.
Sajesa e trashë, qesharake dhe e turpshme e Policisë së Shtetit është bërë për llogari të PS dhe Belinda Ballukut për të zhurmuar krimin elektoral të detyrimit të administratës për të marrë pjesë në mitingjet e PS. 35 fletëthirrje janë dërguar tek strukturat e Partisë Socialiste për krime zgjedhore vetëm ditën e djeshme për këtë krim elektoral. Ne inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme që të vijojë punën për goditjen e çdo krimi zgjedhor në qarkun Fier. -

Abuzimet me tenderat, njeriu i Belinda Ballukut drejt prangave, masakroi 2.5 miliardë euro të buxhetit, thellohen…
Njeriu më i besuar i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të një hetimi të thelluar për abuzime kolosale me tenderë publikë. Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), u paraqit ditën e djeshme në ambientet e SPAK, ku për më shumë se dy orë është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes. Burime bëjnë të ditur se Myzyri ka dhënë sqarime të detajuara mbi një sërë procedurash prokurimi të realizuara përgjatë periudhës 2020–2023, periudhë në të cilën ka pasur dyshime të forta për shkelje të rënda të ligjit. Hetimet janë përqendruar në një praktikë të përsëritur ku tenderat janë zhvilluar në mungesë të konkurrencës, me vetëm një kompani pjesëmarrëse në shumicën e rasteve, ndërsa në raste të tjera janë konstatuar skualifikime të dyshimta që kanë favorizuar subjekte të caktuara.
SPAK ka ndërmarrë më herët sekuestrimin e disa procedurave të dyshimta, të cilat pritet të jenë në qendër të akuzave që po përgatiten. Një rol kyç në këto zhvillime ka pasur Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili në një auditim të thelluar ka evidentuar një dëm të rëndë ekonomik ndaj buxhetit të shtetit, në vlerën alarmante të 2 miliardë e 550 milionë eurove. Theksojmë se kjo është hera e dytë që Myzyri ngjit shkallët e godinës së SPAK, ndërsa nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat. Pas dy orësh marrje në pyetje, ai nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Thellohen skandalet
Tashmë shohim se laku po ngushtohet edhe më shumë drejt Ballukut. Kjo e fundit ka pasur rol direkt në procedurat më të mëdha të prokurimit publik në vend gjatë viteve të fundit. Emri i Ballukut figuron në disa dosje hetimore të hapura, që lidhen me koncesione dhe tendera strategjikë në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, përfshirë procedura të dyshimta në ndërtimin e rrugëve, investimet në sektorin hekurudhor dhe partneritetet publike-private. Disa nga drejtorët dhe bashkëpunëtorët e saj të afërt tashmë ndodhen pas hekurave, ndërsa të tjerë janë thirrur për të dhënë shpjegime në SPAK.
Rrjeti i njerëzve të Ballukut, që për vite me radhë ka funksionuar si një piramidë e pushtetit institucional dhe financiar, duket se po shpërbëhet me shpejtësi nën presionin e hetimeve të drejtësisë. Megjithëse deri tani vetë Balluku nuk është marrë zyrtarisht si e pandehur, rrjedha e hetimeve dhe dëshmitë e mbledhura pritet ta vendosin gjithnjë e më pranë qendrës së hetimeve, duke shtuar edhe më shumë tensionin brenda kupolës së qeverisë “Rama”.
Akuzat drejt Ballukut
Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi dje akuza ndaj Ballukut se po përpiqet të imponojë rizgjedhjen e Myzyrit në krye të KPP-së edhe pse i përfundon mandati në korrik. Bardhi e akuzon atë si financues të fushatës së Ballukut. “Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!”, shkruan Bardhi.






