Tag: ballukut

  • Ngushtohet laku, njeriu i Belinda Ballukut merret i pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderat, zëvendësja e Ramës…

    Ngushtohet laku, njeriu i Belinda Ballukut merret i pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderat, zëvendësja e Ramës…

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP). Myzyri, njeriu i ngushtë i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, është thirrur bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur. Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se Myzyri ka lejuar abuzime në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë viteve 2020–2023.
    Dyshimet lidhen kryesisht me mungesën e garës së ndershme në shumë prej këtyre procedurave, ku në shumicën e rasteve ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa në të tjera janë konstatuar skualifikime të dyshimta të operatorëve konkurrentë. Sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime me tenderat përllogaritet të jetë mbi 2.5 miliardë euro. Kujtojmë se Myzyri ka qenë jurist tek kompania “Alko Impeks” e Arbër Abazit, teksa ky i fundit ka për bashkëshorte mbesën e Belinda Ballukut (vajzën e motrës). Kjo kompani ka parë një rritje të fortë gjatë viteve që në krye të vendit është e majta. Janë një numër i madh tenderash, nga veriu në jug, që janë fituar nga Arbër Abazi, herë edhe në shkelje të kritereve të prokurorimit.
    Vartësit e Ballukut nën hetim nga drejtësia
    Nga ana tjetër, nuk mund të mos vihet re një tjetër linjë e qartë dhe e rrezikshme që po forcohet ditë pas dite se thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Belinda Ballukut dhe vartësit  e saj po merren nën hetim, akuzohen dhe kanë përfunduar madje dhe në burg. SPAK ka marrë të pandehur disa ditë më parë administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit të vitit kur u arrestua me urdhër të SPAK.
    Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit. Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte. Të gjitha këto institucione, të cilat dyshohen për abuzime me prokurimet publike janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.
    Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve. Ai po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar disa kohë më parë se hetimet ndaj tij u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike. “Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.
    Implikimi i Ballukut
    Pra kur të gjithë drejtorët dhe vartësit po merret nën hetim, kur akuzat lidhen me tendera dhe vendimmarrje brenda këtyre institucioneve, a është e mundur që ata të kenë vepruar pa dijeninë dhe aprovimin e ministres? A duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale Belinda Balluku? Kjo situatë i jep një tjetër dimension skandalit, pasi nuk kemi të bëjmë me raste të veçuara, por me një strukturë të ngjashme me një çetë të organizuar zyrtarësh të lartë, që nga Berberi, Gjyli e deri te Elezi dhe më tej. E në krye të këtij rrjeti, qëndron “dirigjentja” e madhe e tenderave publikë  Belinda Balluku, e cila ka mbi dhjetëra dosje të hapura nga drejtësia.

  • Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

    Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani “fle” mbi dosjet e Belinda Ballukut, afera e Llogarasë, TEC-et lundruese në…

    Në një vend ku drejtësia e re premtoi të ishte pa kompromis, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, duket se ka zgjedhur të bëjë gjumë të thellë mbi dosjet më të rënda të korrupsionit shtetëror. Në qendër të këtyre dosjeve, që përfshijnë qindra milionë euro të zhdukura nga buxheti i shtetit, qëndron emri i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj me një arrogancë politike të mbështetur jo vetëm nga Qeveria, por dukshëm edhe nga një mosveprim i frikshëm i SPAK-ut.
    Më 11 maj 2025, Partia Socialiste festoi fitoren në qarkun e Fierit me 12 mandate, një triumf që përforcoi pozitën politike të Ballukut. Por paralelisht me këtë pushtet të forcuar politik, nën rrënojat e prokurorive speciale zënë pluhur dosje hetimore që lidhen me abuzimet më të mëdha në historinë e prokurimeve publike shqiptare, të gjitha nën hijen e influencës së saj dhe rrjetit të saj të drejtuesve të institucioneve të varësisë. Nga inceneratorët, tek tuneli i Llogarasë, tenderat për energjinë, kontratat koncesionare për familjarët e vartësit e saj, hetimet janë shumë, por veprimi i drejtësisë mungon.
    Hetimet
    Balluku u thirr nga SPAK më 15 maj 2024 për çështjen e inceneratorit të Tiranës, një nga aferat më famëkeqe në vend. Kontrata për ndërtimin e këtij impianti, me një kosto të parashikuar prej 128 milionë euro pa TVSH, u firmos në 2017. Por impianti nuk ekziston. Megjithatë, pavarësisht se hetimi vazhdon dhe Balluku u thirr si dëshmitare, drejtësia nuk ka prekur as edhe një qime nga pushteti i saj. Në dosjen tjetër të rëndë që mbetet në duart e SPAK, projekti i Tunelit të Llogarasë është kthyer në simbolin e korrupsionit strategjik. Tenderi fillestar prej 140 milionë euro, ku fitues ishte “Gjoka Konstruksion”, u anulua në mënyrë të dyshimtë, për t’u rihapur me një vlerë prej 170 milionë euro, të fituar nga dy kompani turke. Por paradoksi më i madh është se këto kompani më pas nënkontraktuan po “Gjokën”, duke nxjerrë përfitime të dyshuara rreth 30 milionë euro.
    Sipas dëshmive, gjithçka ishte vendosur në një takim të fshehtë në Ankara. Gjithashtu, tenderi për mbikëqyrjen e tunelit, në vlerën 2 milionë euro, u fitua nga kompania “Net Group”, në pronësi të Valter Begajt, ortak dhe mik i ngushtë i Evis Berberit, ish-drejtorit të ARRSH-së. Të dy janë aktualisht në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa lidhjet me Ballukun janë të dokumentuara në veprime institucionale dhe firmosje kontratash. Ndërkohë, një tjetër aferë që tregon lidhjet e forta të pushtetit me interesat private është ajo e Blendian Dalipit, drejtor i OSHEE-së, i cili është kallëzuar në SPAK për tendera të dhënë kompanisë “IDK Konstruksion” në pronësi të babait të tij, Bajram Dalipi.
    Vlera e kontratave të fituara kap 30 milionë euro. Në një rast flagrant të konfliktit interesi, një koncesion 35-vjeçar është fituar nga kjo kompani, me firmën e vetë Ballukut në fund të 2024-ës, si zv/kryeministre. Në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, ajo i kishte deleguar firmën zv/ministrit Ami Kozeli, por gjithçka u mbyll me vulën e saj. Afera ka lidhje të drejtpërdrejta me strukturat që ajo drejton prej vitesh, dhe që janë shndërruar në mekanizma të shpërndarjes së parave publike tek të afërm e bashkëpunëtorë. Në të njëjtën frymë, SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH-it, Erald Elezi, dhe drejtorin aktual të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Akuzat ndaj tyre përfshijnë shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, me të paktën 10 praktika të dyshuara si abuzive. Hetimi po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi dhe mbështetet në dokumente të sekuestruara nga telefoni i Evis Berberit, ku del në pah një rrjet i organizuar abuzimesh që përfshin edhe tenderat për eficencën e energjisë të financuar nga BE.
    Dosjet
    Një tjetër dosje e hapur prej tre vitesh në SPAK lidhet me ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Inxhinieri Romeo Nazarko ka kallëzuar Ballukun dhe ARRSH-në për ndërtim të pakualifikuar teknikisht, që solli shembjen e rrugës para se të inaugurohej. Ai akuzon ministren për mosrespektim të standardeve inxhinierike dhe për projektim të dobët që synonte vlerën financiare e jo ndërtimin e një rruge të sigurt. Deri më tani asnjë veprim nuk është kryer nga SPAK për të dënuar fajtorët. Ndërkohë, OSHEE është përfshirë në një tjetër skandal për shitblerjen e dyshimtë të energjisë elektrike, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 180 milionë eurosh. Institucioni ndodhet në varësi të drejtpërdrejtë të Ballukut.
    Ajo është po ashtu kallëzuar edhe për aferën me dy TEC-et lundruese në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilët ndodhen të ankoruar por asnjëherë nuk janë vënë në punë, duke ngritur dyshimet për një tjetër skemë pastrimi fondesh në vlerë 80 milionë euro. Një tjetër akuzë e rëndë ka të bëjë me ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës. PD ka denoncuar Ballukun në SPAK për miratimin e një kostoje të fryrë prej 8 milionë eurosh për një projekt që, kur ndërtohet nga privatët, kushton jo më shumë se 3 milionë euro. Sipas opozitës, kjo është një aferë e drejtpërdrejtë me firmën e Ballukut dhe dëmi ndaj buxhetit të shtetit kap të paktën 5 milionë euro.
    Çfarë po ndodh në SPAK?
    Të gjitha këto afera, të shtrira në vite, me aktorë konkretë, shifra marramendëse dhe dokumente të depozituara në SPAK, nuk kanë sjellë asnjë përgjigje nga drejtuesi i institucionit që duhej të ishte në ballë të luftës kundër korrupsionit. Altin Dumani, i cili mori me entuziazëm postin e kreut të SPAK, sot shfaqet si një figurë që hesht, kur duhej të vepronte me guxim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, që në çdo vend me standarde minimale do të ishte e pandehur për të paktën disa prej këtyre dosjeve, sot vazhdon të firmosë kontrata të reja, të promovojë projekte dhe të përfitojë nga heshtja e drejtësisë. Vartësit e saj burgosen, hetimet zgjerojnë rrethin, por Balluku qëndron mbi re, me pushtetin që i jep partia, por edhe me qetësinë që i garanton një SPAK që fle.

  • Dy ministra të Edi Ramës nën survejimin e SPAK, agjentët e BKH bastisin shtëpitë e Belinda Ballukut dhe Arbjan…

    Dy ministra të Edi Ramës nën survejimin e SPAK, agjentët e BKH bastisin shtëpitë e Belinda Ballukut dhe Arbjan…

    Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka futur në ankth pushtetarët e lartë të qeverisë. Operacionet hetimore kanë hyrë thellë në zemër të kupolës qeverisëse, duke vendosur në fokus dy nga figurat më të njohura të Rilindjes: zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njëherazi ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe pjesë kyçe e piramidës politike dhe financiare të qeverisë Rama. Burime bëjnë me dije se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle të imtësishme në banesat e tyre, duke bastisur dhe shqyrtuar pasuritë e pajustifikuara, mallrat e luksit, objektet me vlerë të lartë dhe çdo dokument që mund të zbulojë lidhje me aferat që po hetohen.
    Hetimet ndaj Maznikut
    Si fillim hetimet ndaj Maznikut janë përqëndruar në dyshimet për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Për këto çështje ai u mor në pyetje nga oficerët e BKH, në kohën kur plasën denoncimet e opozitës për aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, oficerët e BKH kanë shkuar më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme. Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun raportohet se janë në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje.
    Korrupsioni
    Por më e rëndësishmja është se hetimet janë shtrirë edhe tek marrëdhëniet kontraktore mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti ka përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderëve të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC” . Në thelb të hetimeve qëndrojnë disa skema të dyshuara të shpërdorimit të detyrës, të mbështetura nga një lidhje familjare, një klishe që përsëritet tashmë në rrethet e qeveritarëve në Tiranë, kur pushtetari që ka në dorë fondet i kanalizon ato tek NIPT-i i familjarëve të tij. “The Home” i ka përfituar fondet gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e kryetarit të Këshillit Administrativ të kësaj të fundit.
    Dyshimet e prokurorisë janë tek konflikti i interesit, sipas një skeme të ngjashme si ajo e “Gzonës” së Ilir Beqajt. Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 dhe sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aktualisht subjekti “The Home” është vendosur nën masë sigurimi për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, që kapin vlerën e 27 milion lekëve të vjetra. Masa është vendosur më 9 shtator 2024 dhe njoftimi është përcjellë zyrtarisht tek administratori i biznesit, shtetasi Ledion Çollaku. Interesante është se goditja e Maznikut i shkon për shtat edhe zhvillimeve në Partinë Socialiste, pasi ai njihet si njeriu me lidhje të ngushta miqësore dhe profesionale me Erion Veliaj. Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Arbjan Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të Veliajt në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste, në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës.
    Pse SPAK kontrolloi banesën e Ballukut?
    Nga ana tjetër, aksioni i BKH-së ndaj Belinda Ballukut vjen në një moment kur ndaj saj janë hapur një sërë hetimesh për inceneratorin e Tiranës, tunelin e Llogarasë, koncesione të dyshimta, tendera me vlerë qindra milionë euro dhe lidhje të forta me zyrtarë tashmë të arrestuar. Emrat e vartësve të saj, drejtues të KESH-it, ARRSH-së, OSHEE-së dhe Agjencisë për Efiçencën e Energjisë shfaqen njëri pas tjetrit në dosjet e SPAK si hallka të një zinxhiri të gjatë abuzimi me pushtetin. Me këtë zhvillim, drejtësia po afron gjithnjë e më pranë qendrës së komandës politike, aty ku janë marrë vendimet që kanë ndarë pasurinë publike mes një grushti klientësh dhe oligarkësh. Nuk dihet se çfarë ka sekuestruar SPAK në banesën e saj, por më poshtë do të tregojmë dosjet që po heton SPAK ndaj Ballukut dhe vartësve të saj.
    Inceneratorët
    Më 15 maj 2024, Belinda Balluku iu shtua listës së zyrtarëve të lartë socialistë që janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos në vitin 2017. Por ende, impianti i djegies nuk ekziston, dhe gjithçka funksionon vetëm si një landfill i zakonshëm. Kjo çështje u ngrit disa herë gjatë aktivitetit të Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, të drejtuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, edhe kur përpara këtij komisioni u paraqit zonja Balluku. Ndonëse procedurat u nisën dhe u çuan përpara nga Ministria e Mjedisit, ishte më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila mori rolin e autoritetit kontraktor, që në kohën kur në krye të saj ishte zoti Damian Gjiknuri, i zëvendësuar më pas nga zonja Balluku. Kjo ministri ishte përgjegjëse për verifikimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrimeve kontraktore, ndërsa nën autoritetin e saj vepron dhe njëzia e zbatimit të projektit, me përfaqësuesë dhe nga Bashkia e Tiranës e Ministria e Mjedisit. Hetimi për këtë dosje vazhdon në SPAK.
    2 dosjet e hapura në SPAK për Tunelin e Llogarasë
    Gjithashtu Balluku është nën hetim nga SPAK për dy çështje të rënda që lidhen me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një projekt që nga një investim strategjik turistik është shndërruar në simbol të dyshimeve për korrupsion të nivelit të lartë dhe shkelje të rënda të ligjit. Në dosjen e parë, SPAK po heton mënyrën se si u anulua tenderi fillestar për ndërtimin e tunelit (me ofertën më të ulët 140 milionë euro nga “Gjoka Konstruksion”) dhe u shpall një tender i ri, ku fitues u shpallën dy kompani turke me një ofertë më të lartë, 170 milionë euro. Skema dyshohet se është ndërtuar qëllimisht për t’i favorizuar këto kompani, të cilat nuk realizuan vetë punimet, por nënkontraktuan pikërisht “Gjokën”, duke përfituar diferencën 30 milionë euro.
    Sipas dëshmisë së Arben Ahmetajt dhe të dhënave të tjera, fituesit ishin paracaktuar në një takim të fshehtë në Ankara, më 3 qershor 2021, vetëm 3 javë para se të rihapej tenderi. Hetimi i dytë i SPAK lidhet me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit, me vlerë rreth 2 milionë euro. Tenderin e fitoi bashkimi i kompanive “Hill International” dhe “Net Group”, kjo e fundit në pronësi të Valter Begajt, një biznesmen i afërt me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. SPAK ka sekuestruar dokumentet e tenderit dhe ka dyshime për favorizim, pasi Berberi, një zyrtar i afërt me Ballukun dyshohet se ka ndikuar përmes lidhjeve të tij personalepër të favorizuar ortakët në garë. Të dy, Berberi dhe Begaj, janë tashmë nën arrest për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa hetimi për rolin e Ballukut në këtë aferë vijon.
    Tenderat e Bendian Dalipajt
    Blendian Dalipi, drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, është denoncuar në SPAK për përfshirje në një aferë të rëndë me përfitim familjar. Kompania “IDK Konstruksion”, në pronësi të babait të tij, Bajram Dalipi, ka përfituar rreth 30 milionë euro nga tenderat publikë, shumica e të cilëve janë dhënë nga institucionet nën varësinë e ministres Belinda Balluku. Kulmi i konfliktit të interesit është një kontratë koncesionare 35-vjeçare, ku kompania e familjes Dalipi shpallet fituese në bashkëpunim me një tjetër subjekt, megjithëse ligji e ndalon qartë përfshirjen e të afërmve të zyrtarëve në kontrata publike. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, Balluku i delegoi firmën zv.ministrit Ami Kozeli, por në fund kontrata u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u firmos nga vetë Balluku si zv.kryeministre në dhjetor 2024 – duke e bërë atë pjesë të drejtpërdrejtë të një skeme abuzimi me pushtetin.
    Nga 2015 e deri më sot, “IDK Konstruksion” ka kaluar nga një kompani periferike në një përfituese sistematike të fondeve publike, veçanërisht pas emërimit të Ballukut në krye të Infrastrukturës. Vetëm nga ARRSH, kompania ka marrë rreth 10 milionë euro në tendera për periudhën 2019–2024. Ky është një rast klasik i kapjes së shtetit për interesa personale, ku një zyrtar i lartë përdor pozitën për të pasuruar familjarët e vet, ndërsa një ministre firmos në konflikt të qartë interesi. Nëse SPAK guxon të shkojë deri në fund të kësaj dosjeje, rasti Dalipi-Balluku mund të zbulojë një rrjet të gjerë abuzimesh.
    Dy drejtorë të tjerë të Ballukut merren të pandehur
    Telashet për Ballukun nuk mbarojnë këtu. SPAK ka marrë të pandehur pak ditë më parë administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit të vitit kur u arrestua me urdhër të SPAK.
    Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit. Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi. Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte. Të gjitha këto institucione, të cilat dyshohen për abuzime me prokurimet publike janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.
    Dosja e rrugës Korçë-Ersekë
    Prokuroria e Posaçme vazhdon hetimet dhe për rrugën Korçë-Ersekë, pas një kallëzimi të para tre viteve nga inxhinieri Romeo Nazarko. Rruga u bë e pakalueshme pas një shembjeje masive në një segment të saj, duke ngritur dyshime për shkelje të rënda gjatë ndërtimit. Nazarko ka kallëzuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë kontraktuese, duke deklaruar se rruga u projektua gabim që në fillim dhe nuk u respektuan standardet teknike të detyrueshme. Sipas tij, shembja erdhi si pasojë e një strukture të dobët gjeologjike, mungesës së studimeve të thelluara dhe gabimeve sistematike që janë trashëguar nga një drejtues në tjetrin.
    Dosjet për Ergys Verdhon dhe Ceno Klosin
    Sjellim në vëmendje gjithashtu se Ergys Verdho, ish-kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim nga SPAK për tenderat në institucionin që ai drejtonte. Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve.
    Aferat me energjinë
    Gjithashtu para disa javësh, Prokuroria e Posaçme njoftoi ka nisur hetimet mbi dyshimin e shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike nga OSHEE, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, përmes një skeme korruptive, që sipas PD i ka shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit. “KESH nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompani private të shitblerjes së energjisë elektrike. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. KESH-i jo vetëm ka blerë shtrenjtë jashtë bursës, por edhe ka shitur lirë po jashtë bursës, megjithëse ligji ia ndalon tregtimin jashtë bursës shqiptare të energjisë.
    Vetëm për vitin 2023, KESH ka shitur jashtë bursës rreth 640 mijë megavat orë energji”, denoncoi opozita. Po me dijeni të Ballukut, si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH, Bardhi thotë se KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enti i Energjisë, për të fshehur tregtinë e paligjshme. “Këto fasha orari energjie të tregtuara jashtë bursës, KESH nuk i ka raportuar, sepse, kur të dhënat kryqëzohen, rezulton se kompania shtetërore e energjisë nuk ka mbrojtur interesin publik për të rritur fitimet apo minimizuar humbjet, por ka vepruar në interes të kompanive private për rritjen e fitimit të tyre. Belinda Balluku, e cila kontrollon çdo strukturë që ka lidhje me shitblerjen,  transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, që nga KESH, OST, OSHEE nuk mund të bëjë të paditurën! Ministrja e Energjisë ka firmosur për bilancet e rreme dhe të falsifikuara të KESH-it”, thuhet në dosjen që  është hapur nga SPAK.
    “2 ‘tigrat’ e Belindës
    Balluku është denoncuar në SPAK dhe për aferën me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke e quajtur një skemë si ajo e inceneratorëve, opozita tha se dy TEC-et lundruese nuk janë vendosur ende në punë dhe kjo tregon se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike. Akuzat janë se kompania për dy TEC-et ishte paracaktuar nga Balluku. Për këtë opozita thotë se ka dokumente që e provojnë. Këto fakte kanë shkuar në SPAK.
    Abuzimi me projektin me ndërtimin e impiantit fotovoltaik
    Gjithashtu Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK disa kohë më parë një padi ndaj Ballukut të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Balluku firmosi për një kosto 8 milionë për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës ndërkohë që nga privati kushtonte 3 mln euro. “Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro. Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro”, denoncoi opozita. PD thotë se ndërtimi i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës në hidrocentralin e Vaut të Dejës po bëhet me kosto të fryrë, ndërsa për këtë në SPAK janë depozituar të gjitha dokumentet.

  • Belinda Balluku me vartësit e saj iu kanë grabitur shqiptarëve 378 milionë euro, nga Evis Berberi, Ceno Klosi te…

    Belinda Balluku me vartësit e saj iu kanë grabitur shqiptarëve 378 milionë euro, nga Evis Berberi, Ceno Klosi te…

    Pas maskës së reformave, projekteve publike dhe propagandës së Rilindjes, fshihet një korrupsion i frikshëm dhe sistematik, i ndërtuar me kujdes përmes një rrjeti drejtorësh të besuar, kompanish të afërta dhe tenderash të paracaktuar. Në qendër të kësaj skeme që ka marrë tashmë emrin “5B” – një paralele e turpshme me skemën famëkeqe “5D” të Erion Veliajt – qëndron vetë Balluku, krahas figurave të dyshimta si Evis Berberi, Blendian Dalipi, Plator Mehmeti, Ceno Klosi, Spartak Kovaçi, Maksim Et’hemaj dhe të ashtuquajturit “Tigrat e Vlorës”.
    Ja investigimet
    Paralelisht me “5D”, ekzistonte dhe “5B” e Belinda Ballukut. Drejtorët e saj, madje duken më të grykshëm se ata të Erion Veliajt, kur vjen puna te korrupsioni. Por deri më tani, vetëm Evis Berberi është para drejtësisë për këto skema, ndërsa të tjerë vijojnë lirshëm të përdorin ndoshta paratë e korrupsionit për fushatën elektorale të Belinda Ballukut. Nga Blendian Dalipi dhe Plator Muhametllari të OSHE, te Ceno Klosi e Spartak Kovaçi, e vet Belinda Balluku me Tigrat e Vlorës, llogaritet të kenë përfituar apo abuzuar me një shumë financiare që kalon vlerën e 378 milionë eurove. Skema e pakëzuar tashmë si “5D”, ishte një projekt i Rilindjes, këtë e dëshmojnë faktet. Jo vetëm Erion Veliaj, por edhe drejtorët e Belinda Ballukut, janë përfshirë, madje me shuma shumë më të larta, skemën që në këtë rast e kemi cilësuar si “5B”. Skema e parë që Plug denoncoi, lidhur me drejtorët e Belinda Ballukut, është ajo e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.
    Të dhënat
    Nga të dhënat e publikuar në emisioni “Plug”, rezulton se Evis Berberi ka fshehur jo vetëm marrëdhënien financiare me shoqërinë “DAAM shpk” dhe “NET-GROUP”, por njëkohësisht ai dyshohet se është në kushtet e mashtrimit me formularin e deklarimit të pasurisë. Ndërkohë në emision u sollën me fakte rastet kur Evis Berberi firmosi si kreu i ARRSH firmosi disa tendera me vlerë totale më shumë se 4 milionë euro për kompaninë e mikut të tij Valter Bega, NET-GROUP. Siç ka rezultuar nga hetime e SPAK, shoqëria NET-GROUP transferonte paratë më pas në llogaritë e DAAM SHPk, nga llogaritë bankare të së cilës Evis Berberi ka tërhequr dhjetëra herë shuma në vlerë qindra mijëra euro, ndonëse nuk ishte më pronar i saj. Për këtë aferë janë arrestuar kreu i ARRSH Evis Berberi dhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.
    Skema e Dalipit
    Skema tjetër skandaloze është si drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në varësi direkte të Belinda Ballukut, Blendian Dalipi, ka përfituar miliona euro tendera nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanisë së tij dhe asaj të babait të tij. shtetasi Bajram Dalipi, i cili është babai i Blendian Dalipit, rezulton se është pronar i kompanisë I.D.K. Konstruksion. Kompania e Bajram Dalipit, e themeluar në vitin 2004, do të rriste aktivitetin e saj financiar pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Nga viti 2013 e deri më sot, kompania I.D.K. Konstruksion në pronësi të babait të drejtorit të OSSH, Blendian Dalipi ka përfunduar mbi 30 milionë euro tendera publik, shumë prej të cilëve janë marrë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut.
    Skandali thellohet më tej, pasi paratë e marra nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanisë I.D.K konstruksion të Bajram Dalipit, kanë përfunduar në xhepat e djalit të tij, Blendian Dalipi, një nga njerëzit më të afërt të Belinda Ballukut. Pasi merrte projekte publike, kompania e Bajram Dalipit kontraktonte për kryerje punimesh kompaninë ABNID, e cila rezulton se është në pronësi të djalit të tij, Blendian Dalipi, që gjithashtu mban postin e drejtorit të OSSH. Të gjithë këto fakte u denoncuan në emisionin Plug në syri televizion, ku gjithashtu u publikuan edhe të dhëna se si gjatë kohës që Blendian Dalipi ka qenë në krye të OSSH ka dhënë plotë 44 milionë euro tendera pa garë, duke ngritur dyshime për abuzime.
    Skema “5B”
    Në muajin shkurt 2025, Plug denoncoi gjithashtu një tjetër skemë “5B”, këtë herë në OSHE-n e Durrësit. Pas kësaj skeme qëndron pikërisht drejtori i OSHE në këtë qytet, Plator Mehmeti, një nga njerëzit e besuar të Ardian Çelës dhe Belinda Ballukut. Plug denoncoi së pari, faktin se Mehmeti është një person i cili ka qenë së katër herë i dënuar për akuza të korrupsionit, vjedhjes së energjisë, shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera apo falsifikim dokumentesh. Sikur të mos mjaftonin dënimet e fshehur, Plator Mehmeti është i përfshirë në një skemë të ngjashme si “5D” e bashkisë së Tiranës. në vitin 2009 krijohet kompania HTM shpk nga shtetasi Ilir Tabaku. Deri në vitin 2013 kompania deklaron të ardhura minimale, ndërsa deri në shtator të vitit 2015, kompania qëndron me status pezulluar.
    Por kompania riaktivizohet dhe fillon të ketë një lulëzim të jashtëzakonshëm financiar nga vitit 2015 deri në vitin 2023 kompania fiton dhjetëra tendera kryesisht nga OSHE, Bashkia Durrës dhe institucione të tjera. kjo kompani, gjatë kësaj periudhe ka pasur një xhiro totale prej rreth 25 milion eurosh, burim i të cilave janë pikërisht tenderat publik, ndërsa shumë prej këtyre parave dyshohet se janë përdorur apo do të përdoren për  fushatë elektorale në Durrës. REAR shpk, është kompania tjetër me pronësi dhe lidhje të pakundërshtueshme me Plator Mehmetin, që gjithashtu ka përfituar qindra milionë lekë nga prokurimet publike. Nga viti 2006 kur u themelua e deri në vitin 2023, xhiroja e kompanisë përllogaritet në mbi 1. 3 miliardë lekë apo 13 milionë euro, e kryesisht të ardhurat janë nga prokurimet publike.
    Ceno Klosi
    Më 19 mars 2025, Emisioni Plug publikoi një tjetër skemë të dyshuar korruptive të drejtorëve dhe njerëzve të afërt të Ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi dhe kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, i cili mban postin e drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit. Në investigimin e Plug, rezulton se dy njerëzit e afërt të Belinda Ballukut, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje dhe me firmën e vetë kryeministrit Edi Rama. Ceno Klosi, gjatë kohës që ka pasur detyra të larta shtetërore, duket se është kujdesur që në poste të rëndësishme të OSHE apo Fondin Shqiptar të Zhvillimit, të kryejë një seri punësimesh nepotike të familjarëve të tij. Pas punësimit në detyra shtetërore, të familjaret e Ceno Klosit, si dhe vëllai i këtij të fundit,
    Genti Klosi, nisën të themelojnë edhe kompani private, si FIPROP apo T.O.V. vëllai i Ceno klosit, Genti Klosi, në një kohë të shkurtër do të zhvillojë bizneset e tij në fushën e bareve dhe restoranteve, me të ardhura rekord. Genti Klosi do të hyjë në marrëdhënie biznesi edhe me Petrit Kovaçin, babain e Spartak Kovaçit, drejtorit të ujësjellësit të Durrësit. Klosi dhe Kovaçi, në një kohë të shkurtër në kompaninë Adriatik Union, nisin të zotërojnë prona me vlera qindra mijëra euro, ndërsa në vitin 2023, Edi Rama u miraton edhe një leje ndërtimi për hotel në Durrës, ku dyshimet janë se ky hotel është ndërtuar edhe mbi një pronë shtet. Spartak Kovaçi, babai i drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, Adriatk Kovaçi, është pronar edhe i kompanisë Adriatik SHPK. Me këtë kompani, Kovaçi ka përfituar 32 milionë euro tendera publik. Kompania Adriatik SHPK, ka përfituar tendera nga Bashkia e Durrësit, dhe ndërmarrje të tjera publike. Gjithashtu, vetë Spartak Kovaçi ka firmosur tendera për kompaninë e babait të tij, ndërkohë që më herët nga kjo kompani drejtori i ujësjellësit të Durrësit ka marrë si dhurat 100 mijë euro divident nga babai.
    Jo vetëm tenderat e drejtpërdrejtë, por kompania Adriatik SHPK, ka qenë nënkontraktore kryesore e kompanive të tjera, të cilat kanë marrë tendera nga ujësjellësi i Durrësit. Një rast i tillë është ai i ndërtimit të hidrovorit të Durrësit, i cili nuk është vën ende në punë, e për këtë shkak Durrësi është përmbytur disa herë. Adriatik SHPK, e drejtorit të Belinda Ballukut në Ujësjellësin e Durrësit ka pasur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe me 5D-n e drejtorëve të Erion Veliajt, ku së bashku kanë marrë tendera në dy bashkitë përkatëse, Durrës e Tiranë apo dhe kanë qenë zbatuese të përbashkëta të këtyre projekteve. Spartak Kovaçi dyshohet se është pronar faktik edhe i kompanisë Eril B&B, e cila ka marrë 820 mijë euro pagea nga thesari i shtetit për tendera publik. Kjo kompani është themeluar nga dy punonjës të kompanisë Adriatik SHPK, ndërsa një numër i madh punonjësish figurojnë të regjistruar në të dyja kompanitë. Eril B&B, dyshohet se është krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve.
    Kompanitë
    Skema tjetër e publikuar përgjatë muajve të parë të vitit 2025, është ajo e drejtorit të Aviacionit Civil, Maksim Et`hemaj. Ky personazh, përfitoi leje për ndërtim parqesh fotovoltaike nëpërmjet kompanive të regjistruara në emër të familjarëve. Por pas kësaj afere fshihej kompania 4-AM, që ofroi garancitë financiare që motra e Maksim Ethemaj të merrte lejen për park fotovoltaik, rezulton se është një nga klientët kryesore të qeverisë në tendera publik, leje ndërtimi dhe koncesione. Sipas të dhënave të siguruara nga pagesat e thesarit, kompania 4-Am dhe kompani të lidhura me të, kanë përfituar gjatë qeverisjes së Partisë socialiste më shumë se 128 milionë euro tendera publik. Gjithashtu kjo kompani, apo kompani të lidhura me të, kanë marrë koncensione për hidrocentrale dhe leje ndërtimi.   Në një nga kompanitë, të lidhura me 4-AM, HEnz Energy, del në skenë edhe një emër shumë i përfolur në skandalet korruptive të 5D, por tashmë edhe në 5B, Redi Molla. Ish-drejtori i Erion Veliajt, nëpërmjet babait të tij, Selim Molla, tashmë i ndierë, blen 7% të aksioneve të Henz Energy për vetëm 7 mijë lekë. Më pas vlera e invetimit shkon në rreth 900 milionë lekë, dhe kompania deklaron për herë të parë të ardhura.
    Kryeafera
    Kryeafera e Belinda Ballukut dyshohet se është pikërisht ajo me “Tigrat” e energjisë në Vlorë. Prej tre vjetësh anijet gjeneratorë të ankoruara në triportin e Vlorës, nuk kanë prodhuar asnjë kilovat orë, ndërsa kostoja ditore e tyre, ku përfshihet qiraja, karburanti dhe shpenzimet e mirëmbajtjes llogaritet në 100 mijë euro në ditë, apo 70 milionë euro për dy vjet. Madje, vetë procedura e marrjes me qira është bërë në shkelje të ligjeve të vendit, ndërsa gara dhe fituesi kanë qenë të paracaktuar.  Plug zbuloi gjithashtu se ministrja Balluku vendosi të marrë me qira dy agregatet, të cilët ishin nxjerrë jashtë përdorimit nga kompania që i dispononte që në vitin 2018 për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes dhe kostove të larta të prodhimit të energjisë nga to. Skandali thellohet dhe më tej, për shkak se edhe pse deri më tani këto gjeneratorë nuk janë vënë në punë dhe nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji elektrike, taksapaguesit shqiptarë kanë shpenzuar së paku 40 milionë euro.
    Këto pagesa kanë shkuar për blerje karburanti, ruajtjen e gjeneratorëve, ndërtim infrastrukture etj. Pagesat nuk ndalen me kaq. Nga ana tjetër, ortakët e kompanisë që i ka ofruar me qira shtetit shqiptarë dy gjeneratorët që nuk prodhojnë energji, kanë shpenzuar rreth 50 milionë dollar deri më tani  dhe të gjitha janë injektime parash nga ortakët pët të paguar ortakun Recno spa. Ndërsa kapitali rritet ndjeshëm, kjo kompani nuk deklaron asnjë bilanc. Për të patur më shumë të dhëna analizuam dhe ortakun kryesor Excelerate Albania Holding. Kjo kompani ka si ortak të vetëm kompaninë Excelerate Energy Limited Partnership, pra jo kompaninë që ka lidhur kontratën me KESH sha, Excelerate Global Operations LLC.
     
     
     

  • Rama injoron Ballukun në Fier/ Reagon Bardhi: S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun afër e ke…

    Rama injoron Ballukun në Fier/ Reagon Bardhi: S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun afër e ke…

    Deri më tani, Edi Rama i ka falur Belinda Ballukut gjithçka nga qendra e pushtetit duke e shndërruar atë në gruan më të fuqishme të qeverisë dhe të partisë. Mjafton të përmendet se për tekat e Ballukut, u larguan nga Fieri dy nga deputetët më të vjetër të PS-së, Erjon Braçe dhe Petro Koçi, ndërsa në qeveri, Balluku drejton rregulisht mbledhjet e qeverisë në mungesë të Ramës dhe menaxhon një buxhet gjigand në dikasterin e Energjisë dhe të Infrastrukturës.
    Veçse një filmim që ka publikuar Gazment Bardhi në rrjetet sociale shihet se sa shpejt mund të shembet kalaja e rërës ku të hipën pushteti i falur nga Rama. Aty duket Rama dhe Balluku që ecin bashkë gjatë një takimi në Fier, por një çast kryeministri ndalet, diçka i thotë Ballukut, i jep një të shtyrë dorës sikur do ta heqë qafe dhe ikën para, ndërsa i hedh krahun një gruaje tjetër, duke lënë pas zv.kryeministren. E braktisur nga shefi, Belinda Balluku ndalet në vend me buzëqeshjen e ngrirë në fytyrë, ndërsa Rama ikën para.
    Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Bardhi shkruan: “Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!”.

  • Afera e Ballukut te tuneli i Llogarasë/ SPAK nisi hetimet, BKH sekuestron dokumentet e “Hill International HV”

    Afera e Ballukut te tuneli i Llogarasë/ SPAK nisi hetimet, BKH sekuestron dokumentet e “Hill International HV”

    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Kompanisë ‘Hill Internacional HV’ për të zbatuar urdhrin e prokurorit për sekuestrimin e dokumenteve, në kuadër të një hetimit të SPAK për disa vepra penale, përfshirë dhe korrupsionin.
    Bashkimi i operatorëve ekonomikë mes kompanisë ‘Hill Internacional HV’ dhe ‘Net Group’ e biznesmenit të arrestuar Valter Begaj kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Balluku për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Hetuesit kanë sekuestruar kontratën e bashkimit të këtyre dy kompanive dhe dokumentet që janë dorëzuar kur kanë marrë pjesë në tender dhe janë shpallur më pas fituese. Ka gjasë që hetuesit të rikthehen në zyrat e kompanisë me qëllim sekuestrimin e të tjera dokumenteve që mund ti shërbejnë hetimit.
    SPAK ka dyshime se këto dy kompani të bashkuara në një të vetme, për të marrë pjesë në tender janë favorizuar, kjo për faktin se Valter Begaj ka qenë ish-ortak me Evis Berberin ish kreun e ARRSH që ndodhet në qeli nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash. Berberi një prej njerëzve më të besuar të Ballukut, akuzohet se favorizonte ish-ortakun e tij në tendera dhe kontrollonte në mënyrë indirekte një kompaninë DAM shpk. SPAK po vijon hetimet lidhur me tenderat për tunelin e Llogarasë.

  • Afera e Ballukut te tuneli i Llogarasë/ SPAK nisi hetimet, BKH sekuestron dokumentet

    Afera e Ballukut te tuneli i Llogarasë/ SPAK nisi hetimet, BKH sekuestron dokumentet

    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Kompanisë Hill Internacional HV për të zbatuar urdhrin e prokurorit për sekuestrimin e dokumentave, në kuadër të një hetimit të SPAK për disa vepra penale, përfshirë dhe korrupsionin.
    Bashkimi i operatorëve ekonomikë mes kompanisë Hill Internacional HV dhe Net Group e biznesmenit të arrestuar Valter Begaj kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Balluku për mbikqyrjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
    Hetuesit kanë sekuestruar kontratën e bashkimit të këtyre dy kompanive dhe dokumentat që janë dorëzuar kur kanë marrë pjesë në tender dhe janë shpallur më pas fituese. Ka gjasë që hetuesit të rikthehen në zyrat e kompanisë me qëllim sekuestrimin e të tjera dokumentave që mund ti shërbejnë hetimit.
    SPAK ka dyshime se këto dy kompani të bashkuara në një të vetme, për të marrë pjesë në tender janë favorizuar, kjo për faktin se Valter Begaj ka qenë ish-ortak me Evis Berberin ish kreun e ARRSH që ndodhet në qeli nëmn dyshimet për korruosion e pastrim parash.
    Berberi një prej njerëzve më të besuar të Ballukut, akuzohet se favorizonte ish-ortakun e tij në tendera dhe kontrollonte në mënyrë indirekte një kompaninë DAM sh.p.k.
    SPAK po vijon hetimet lidhur me tenderat për tunelin e Llogarasë.

  • Zëvendësja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë në ambientet e shkollës

    Zëvendësja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë në ambientet e shkollës

    Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore.

    Denoncimi është bërë nga Qëndresa Qytetare, pasi Zegjine Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj.
    Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.
    Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se ka nisur procedimin administrativ edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili po ashtu është denoncuar nga Qëndresa Qytetare, pasi u filmua në Tiranë teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.
     

  • Zegjineja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë brenda shkollës

    Zegjineja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë brenda shkollës

    Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore.
    Denoncimi është bërë nga Qëndresa Qytetare, pasi Zegjine Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj.
    Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.
    Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se ka nisur procedimin administrativ edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili po ashtu është denoncuar nga Qëndresa Qytetare, pasi u filmua në Tiranë teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.
     
     

  • Berisha: Ja lidhja e Lubi Ballukut me Myzyrin e KPP, vuri tenderat në kontroll të plotë

    Berisha: Ja lidhja e Lubi Ballukut me Myzyrin e KPP, vuri tenderat në kontroll të plotë

    Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital, ka denoncuar lidhjen mafioze, sipas tij, të ministres së Infrastrukturës Belinda Ballukut me kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.
    Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Jonaid Myzyri ka qenë jurist tek kompania “Alko Impeks” e Arbër Abazit, teksa ky i fundit ka për bashkëshorte mbesën e Belinda Ballukut (vajzën e motrës).
    Berisha shkruan se “Lubi Balluku” ka vënë në kontroll të plotë prokurimet, teksa qytetari dixhital shprehet se ka një lidhje të fuqishme të tenderave me kompaninë “Alko Impeks”.
    Ky denoncim i Berishës vjen ditën e sotme, ku Jonaid Myzyri u thirr për herë të tretë në SPAK, teksa është vënë nën hetim.
    Postimi i plotë:
    Ja si i vuri Lubi Balluku prokurimet në kontroll të plotë!
    Denoncohet lidhja mafioze e Lubi Ballukut me Jonaid Myzyrin, Drejtorin e Përgjithshëm të prokurimeve dhe Arbër Abazin (dhendrin e motrës së Lubisë)!
    Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
    Përshëndetje Dr. Desha të jap një info që këto mediat nuk po e japin. Jonaid Myziri ka qenë juristi i “Alko Impeks “të Arbër Abazit(nipi i Sadri Abazit). Nga aty ka shkuar drejtor i prokurorimeve. Arbër Abazi ka për grua mbesën e Belindës (vajzën e motrës së Belindës). Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore