Tag: ballukut

  • Hije dyshimi mbi SPAK, Altin Dumani çoi dosjen e Veliajt në Gjykatë para formimit të qeverisë Rama 4, Belinda Balluku..

    Hije dyshimi mbi SPAK, Altin Dumani çoi dosjen e Veliajt në Gjykatë para formimit të qeverisë Rama 4, Belinda Balluku..

    Edhe pse SPAK ka shënuar goditje të bujshme ndaj pushtetarëve të lartë duke fundosur ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra, ish-ministra dhe figura të njohura të politikës si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë, hije të rënda dyshimi kanë nisur të projektohen mbi Altin Dumanin. Dosja e Erion Veliajt, e dërguar në Gjykatë vetëm një ditë para formimit të qeverisë “Rama 4”, nuk shihet më si një zhvillim i rastësishëm, por si një lëvizje e sinkronizuar për t’iu përshtatur skenarit politik të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, në krahun tjetër të pushtetit, ministrja Belinda Balluku mbetet e paprekshme. Edhe pse emri i saj përmendet në dhjetëra dosje dhe aferat e saj përllogariten në qindra milionë euro, SPAK nuk ka guxuar të hedhë hapin e madh për ta çuar nën akuzë. Ky kontrast mes goditjes ndaj Veliajt dhe heshtjes ndaj Ballukut ngre pyetjen e madhe: a është drejtësia e re vërtet e pavarur, apo funksionon sipas një kalendari të fshehtë ku përcaktohet kush duhet të flijohet dhe kush duhet të mbrohet?
    Dosja e Veliajt dhe sinkronizimi Rama – Dumani
    Faktet e deritanishme tregojnë qartë se dosja e Erion Veliajt nuk ishte një zhvillim i rastësishëm. Tashmw hidhen dyshime se rrëzimi i kryebashkiakut të Tiranës erdhi si produkt i një tangoje të sinkronizuar mes Edi Ramës dhe SPAK-ut. Procesi nisi paralelisht në dy drejtime. Mënjanimi politik i Veliajt nga strukturat e PS dhe nisja e hetimeve të SPAK mbi shpenzimet e familjes së tij, pas një denoncimi anonim. Nga fundi i vitit 2023, Veliaj kishte filluar të humbte terren në Partinë Socialiste: u hoq nga fotot zyrtare, u zëvendësua nga drejtimin e PS në Tiranë dhe iu kufizua pushteti politik. Në të njëjtën kohë, SPAK kontrolloi telefonat, zyrat dhe banesën e tij, duke i paraprirë arrestimit spektakolar të datës 10 shkurt, në zyrën e Bashkisë së Tiranës. Vendimi final për dërgimin e dosjes në Gjykatë, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, dyshohet se ishte akti i fundit i koordinimit Rama–Dumani.
    Akuzat e Arben Ahmetajt dhe “imuniteti” i Ballukut
    Ndërsa Veliaj përfundoi në qeli, një tjetër histori e rëndë korrupsioni ka mbetur në hije. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, nga arratia, ka hedhur akuza të forta për aferat e qeverisë Rama, me gishtin e drejtuar kryesisht te Belinda Balluku. Ahmetaj ka përmendur projekte me kosto marramendëse: koncesionin Thumanë-Kashar (1.3 miliardë euro), tunelin e Llogarasë (190 milionë euro), aferën e AKSHI-t, që sipas tij kalon dyfish dëmin e tërmetit të vitit 2019. Në një moment të intervistës, Ahmetaj kujton një frazë të thënë nga Balluku: “Sa të kem Altin Dumanin, s’çaj kokën.” Një deklaratë e rëndë që hedh dyshime se mbrojtja e saj politike dhe hetimore nuk është rastësi, por pjesë e një skeme më të gjerë imuniteti të heshtur.
    Dhjetë dosjet e Ballukut ku SPAK nuk lëviz
    Në sirtarët e SPAK-ut ndodhen të paktën dhjetë dosje ku emri i Belinda Ballukut përmendet drejtpërdrejt: Inceneratori i Tiranës (128 milionë euro) – hetim i hapur, por Balluku vetëm u thirr si dëshmitare. Tuneli i Llogarasë (170 milionë euro) – tender i dyshimtë, i fituar nga kompani turke që më pas nënkontraktuan firmën shqiptare “Gjoka Konstruksion”, duke përfituar dhjetëra milionë euro. 30 milionë euro tendera të dhënë në mënyrë të dyshimtë kompanisë së babait të drejtorit të OSHEE-së, Blendian Dalipit. Kontrata 35-vjeçare energjie – firmosur nga Balluku në fund të 2024, në favor të kompanisë “IDK Konstruksion”, me konflikt interesi flagrant.
    ARRSH dhe KESH – ish-drejtues të këtyre institucioneve, të lidhur me Ballukun, tashmë nën akuzë për tendera abuzivë. Rruga Korçë–Ersekë – shembur para inaugurimit, me akuza për projektim të dobët dhe mosrespektim standardesh. Skandali i OSHEE për shit-blerje energjie (180 milionë euro dëm). Dy TEC-et lundruese në Vlorë që vazhdojnë të gllabërojnë para nga buxheti i shtetit. Impianti fotovoltaik në digën e Zadejës (8 milionë euro) – kosto e fryrë me të paktën 5 milionë euro. Tenderat për eficiencën e energjisë të financuar nga BE, të lidhur me rrjetin e Evis Berberit dhe bashkëpunëtorëve të Ballukut. Të gjitha këto çështje kanë dokumente, dëshmi dhe shifra konkrete, por SPAK, nën drejtimin e Altin Dumanit, nuk ka marrë asnjë vendim për Ballukun.
    Pse vepron SPAK vetëm aty ku duhet politika?
    Kontrasti është i qartë. Veliaj u flijua pa asnjë mëshirë, ndërsa Balluku, që është kthyer në shtyllë të qeverisë dhe arkitekte e qindra milionave euro tenderash, gëzon një imunitet të heshtur. Ky standard i dyfishtë ka ngritur dyshime serioze se SPAK po funksionon si instrument selektiv i pushtetit, duke ndëshkuar ata që nuk kanë më mbështetje politike dhe duke mbrojtur ata që janë të pazëvendësueshëm për Edi Ramën.

  • ‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

    ‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

    Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po gllabërojnë me skemën e tyre të babëzisë edhe aeroportin e ri të Vlorës.
    Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’.
    ‘Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv! Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale’, shkruan Këlliçi.
    Postimi i plotë:
    Nga rrugët tek portet, nga energjia tek mbetjet, tashmë edhe aeroportet i shtohen skemës së babëzisë Rama-Balluku. Pasurisë publike që po kyçet në çifligun e diktatorit, po i bashkohet edhe aeroporti i ri i Vlorës.
    Ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet.
    Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv!
    Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale.
    Këtë duan të bëjnë edhe me aeroportin e Vlorës, që nuk do t’i matet vlera me numrin e fluturimeve, por me thellësinë e korrupsionit që zbarkon bashkë me të.
    Në Shqipërinë e Ramës dhe Ballukut, çdo pistë e re është thjesht itinerari i vjetër i grabitjes!

  • Tan Lepri, nga “dhurues i vilës” për Ramën te “bandilli” i Ballukut/ Afera e parkut fotovoltaik në Ersekë dhe roli në blerjen e zgjedhjeve

    Tan Lepri, nga “dhurues i vilës” për Ramën te “bandilli” i Ballukut/ Afera e parkut fotovoltaik në Ersekë dhe roli në blerjen e zgjedhjeve

    Historia e Tan Leprit është një pasqyrë e pastër e mënyrës se si pushteti i sotëm ka ngritur një sistem klientelist ku biznesi, krimi dhe politika shkrihen në një. I njohur fillimisht si biznesmeni që i dhuroi një vilë në Sauk Edi Ramës në kohën kur ky ishte kryetar bashkie, Lepri ka lëvizur ndër vite mes aleancave me Monika Kryemadhin dhe lidhjes së pandarë me Ramën. Sot, ai njihet si “bandilli” i Belinda Ballukut  një figurë kyçe në skemën e saj politike dhe financiare.
    Parku fotovoltaik në Ersekë – shpërblimi i shërbimeve politike
    Sipas denoncimeve publike, Tan Lepri ka përfituar një sipërfaqe prej 80 hektarësh pyll në Ersekë, të cilët janë prerë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një parku fotovoltaik. Bashkia e Ersekës i dha një leje përdorimi 49-vjeçare, ndonëse ligji kufizon kompetencën e pushtetit vendor deri në 10 vite. Kjo përbën shkelje flagrante ligjore dhe një krim të pastër mjedisor.
    Dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit zbulojnë se sapo leja u miratua, gruaja e Tan Leprit u bë aksionere me 30% të kompanisë që menaxhon parkun, duke provuar qartë se projekti nuk ishte një nismë e pastër energjetike, por një shpërblim politik dhe klientelist. Pra, një park i ndërtuar mbi shkelje ligjore dhe korrupsion, i kthyer më pas në burim parash për aktivitete politike.
    Njeriu i Ballukut në zgjedhjet e 11 majit
    Afera e parkut lidhet drejtpërdrejt me rolin e Tan Leprit në zgjedhjet e fundit. Sipas akuzave, ai ishte njeriu i besuar i Belinda Ballukut në Fier, duke financuar dhe organizuar blerjen e votave, shpërndarjen e parave dhe komunikimin me bandat lokale. Denoncimet tregojnë se Lepri vepronte në terren nën urdhrat e Ballukut, duke u bërë hallkë lidhëse mes pushtetit politik dhe botës së krimit.
    Ai nuk ishte thjesht një ndërmjetës, por një “terrorist elektoral” – një figurë që përdori frikën, kërcënimin dhe paratë për të manipuluar rezultatin zgjedhor në Fier, Lushnje dhe Divjakë. Parku fotovoltaik i Ersekës, në këtë kontekst, shihet si burimi financiar i parave që u derdhën në fushatën e Ballukut.
    Heshtja e SPAK dhe mbrojtja nga policia
    Megjithë denoncimet publike, SPAK nuk ka hapur asnjë hetim mbi aferën e parkut apo rolin e Tan Leprit në blerjen e zgjedhjeve. Përkundrazi, ai lëviz i lirë dhe shpesh shihet i mbrojtur nga Policia e Shtetit. Kjo heshtje e institucioneve është tregues i kapjes së shtetit dhe i faktit se kush i shërben pushtetit, mbetet i paprekshëm.
    Rasti i Tan Leprit është dëshmi e modelit me të cilin funksionon qeverisja aktuale:

    pasuri publike jepen në mënyrë të paligjshme;
    mjedisi shkatërrohet për interesa private;
    krijohen burime të pista financiare;
    këto para përdoren më pas për të blerë zgjedhje dhe deformuar demokracinë.

    Në këtë skemë, Tan Lepri është hallka që lidh Belinda Ballukun me bandat e Fierit, korrupsionin me dhunën zgjedhore, dhe shkatërrimin e pyjeve me blerjen e votave.
    Ai është prova se kufiri mes politikës dhe krimit është shkrirë. Një figurë e errët e bërë pjesë e sistemit nga Rama dhe e përdorur sot nga Balluku, për të ruajtur pushtetin mbi bazën e korrupsionit dhe terrorit elektoral.

  • “Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas videot e mashtrimit elektoral

    “Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas videot e mashtrimit elektoral

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë dhe vëzhguesë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo mbikëqyrin ato gjatë votimit.
    Bardhi shprehet se pamjet provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.
    Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
    Episodi 4 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ZGJEDHORE
    Mungesa e bilancit qeverisës dhe mashtrimi 12 vjeçar, bënë që në qarkun e Fierit patronazhimi të strukturohej fiks si një organizatë terroriste. Qytetarët nuk duhej të terrorizoheshin nga banda e Belinda Ballukut vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ditën e votimit duhet të kontrollohej çdo votë që hidhej në kuti.
    Pamjet më poshtë të KQZ-së👇, në qendrat e votimit nr. 3147 dhe nr. 3150, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.
    Pamjet tregojnë sesi në dhjetra raste qytetarët votojnë duke pasur patronazhistin e PS tek koka apo sesi vëzhgues e patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve. Zgjedhjet nënkuptojnë votim të lirë dhe jo terror nga banda elektorale e Belinda Ballukut. 11 Maji ka hyrë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri si farsa elektorale më e shëmtuar e organizuar ndonjëherë.

     

  • ‘Rrëmbimi i dosjeve investigative’/ Berisha: Tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut, shkaku i pushtimit të News24

    ‘Rrëmbimi i dosjeve investigative’/ Berisha: Tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut, shkaku i pushtimit të News24

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas sekuestrimit të dosjeve të gazetarëve investigativë në zyrat e televizionit News24 nga Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit gjatë pasdites së sotme.

    Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në Neës 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!’

    ‘Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit’, shkruan Berisha.

    Postimi i plotë:

    Një krim i shëmtuar!

    Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!

    Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.

    Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë.

  • SPAK gati t’i komunikojë akuzat Belinda Ballukut, zëvendësja e Ramës fut në lojë Arben Rakipin dhe merr studion e…

    SPAK gati t’i komunikojë akuzat Belinda Ballukut, zëvendësja e Ramës fut në lojë Arben Rakipin dhe merr studion e…

    Belinda Balluku, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është në qendër të një hetimi të thelluar penal nga SPAK. E konsideruar si figura më e fuqishme pas kryeministrit Edi Rama në ekzekutiv, Balluku po përgatitet të përballet me akuzat zyrtare që pritet t’i komunikohen nga Prokuroria e Posaçme, e cila tashmë ka nisur procedurat konkrete për çështje të rënda që lidhen me korrupsion, shpërdorim të detyrës, abuzim me fondet publike dhe pastrim parash. Deri më tani, është raportuar nga mediat vetëm një paraqitje e saj në SPAK më 15 maj 2024, ku u mor në pyetje si person me dijeni për aferën e inceneratorëve dhe disa tendera në fushën e infrastrukturës. Por burime të sigurta konfirmojnë se kjo nuk ka qenë hera e vetme. Balluku është paraqitur disa herë dhe burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar të paraqesë përfaqësim ligjor, duke nënkuptuar se statusi i saj procedural mund të ketë kaluar në atë të të hetuarës zyrtarisht. Pra Balluku e ka kuptuar që ka ardhur koha të përgjigjet me avokat, pasi tani do përballet me fakte dhe akuza, të cilat kërkojnë përballë argumentin juridik të mbrojtjes.
    Lëvizja e Ballukut
    Në këtë kuadër, gazeta “Sot” ka mësuar se Balluku ka zgjedhur një nga studiot ligjore më të njohura dhe më të lidhura me strukturat politike në vend: “Rakipi & Partners”. Kjo studio, e administruar nga avokati Ermir Beta dhe themeluar nga Arben Rakipi, është e njëjta që përfaqëson edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në përballjet e tij me drejtësinë. Zyra ndodhet në zonën e “Bllokut”, ku janë parë kohët e fundit vizita të shpeshta nga vetë Belinda Balluku. Sipas burimeve të mirëinformuara, ajo është takuar disa herë kokë më kokë me Arben Rakipin dhe më pas ka përzgjedhur studion si përfaqësim ligjor në përballjen e saj me SPAK.
    Profili i studios ligjore dhe lidhjet me pushtetin
    Ermir Beta, drejtuesi aktual dhe aksioner me 20% i studios “Rakipi & Partners”, është një ish-prokuror me përvojë dhjetëvjeçare, i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe më pas në Shkollën e Magjistraturës. I licencuar për përfaqësime të specializuara për markat dhe patentat, ai ka qenë pjesë e strukturave të drejtësisë, por u largua nga detyra para se të niste procesi i rivlerësimit. Studio e tij ka qenë në qendër të disa kontestimeve për ndërhyrje politike dhe lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë socialistë, përfshirë Erion Veliajn. Tani, kjo studio do të marrë përsipër mbrojtjen ligjore të Belinda Ballukut në një sërë hetimesh penale që po zgjerohen dita ditës dhe që përfshijnë emra kyç të kupolës shtetërore.
    Hetimet ndaj Ballukut
    SPAK ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore ndaj Ballukut. Agjentët specialë kanë kontrolluar disa kohë më parë banesën e zv.ministres, duke sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe objekte me vlerë të lartë që mund të lidhen me pasuri të pajustifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar celularët dhe pajisjet e bashkëpunëtorëve më të afërt të saj, për të nxjerrë të dhëna që lidhen me tendera, koncesione dhe ndërhyrje në prokurime publike. Kujtojmë se Balluku është përfshirë në hetimin për inceneratorin e Tiranës, një projekt 128 milionë euro që, megjithëse është kontraktuar që në 2017, nuk është ndërtuar ende dhe funksionon vetëm si landfill. SPAK ka vendosur nën sekuestro kontratën dhe ka nisur hetimet për mënyrën se si Ministria e Infrastrukturës, me Ballukun në krye, ka ndjekur procedurat e zbatimit dhe ka kontrolluar zbatimin e kontratës. Ajo gjithashtu ka dy dosje të hapura nga SPAK për Tunelin e Llogarasë. Në njërën dosje, SPAK heton anulimin e një tenderi fituar nga “Gjoka Konstruksion” me ofertë 140 milionë euro dhe shpalljen fituese të dy kompanive turke me ofertë 170 milionë euro, të cilat më pas nënkontraktuan sërish “Gjokën”. Dosja tjetër lidhet me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve, ku kompania “Net Group”, në pronësi të Valter Begajt, bashkëpunëtor i zyrtarit të arrestuar Evis Berberi, fitoi në rrethana të dyshimta.
    Rrjeti i tenderave të OSHEE-së dhe konflikti i interesit
    Një skemë abuzimi me fondet publike lidhet me Blendian Dalipin, drejtor i OSHEE-së, dhe babain e tij, pronar i kompanisë “IDK Konstruksion”, e cila ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera, shumica nga institucionet e varura nga Balluku. Ajo ka firmosur personalisht një kontratë koncesionare me këtë kompani në dhjetor 2024, duke e bërë veten pjesë të drejtpërdrejtë të konfliktit të interesit.
    Drejtorë të hetuar dhe të arrestuar
    SPAK ka marrë të pandehur disa javë më parë administratorin e KESH, Erald Elezi, dhe drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjyli, për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Bashkë me ta, edhe Evis Berberi është nën hetim për tenderat që ai ka dhënë kompanive të ortakëve të tij dhe që kanë përfituar milionë euro nga fondet publike. Po ashtu vartësi i ministres, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është marrë i pandehur nga SPAK.
    Aferat me energjinë
    Gjithashtu para disa javësh, Prokuroria e Posaçme njoftoi ka nisur hetimet mbi dyshimin e shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike nga OSHEE, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, përmes një skeme korruptive, që sipas PD i ka shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit. “KESH nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompani private të shitblerjes së energjisë elektrike. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. KESH-i jo vetëm ka blerë shtrenjtë jashtë bursës, por edhe ka shitur lirë po jashtë bursës, megjithëse ligji ia ndalon tregtimin jashtë bursës shqiptare të energjisë. Vetëm për vitin 2023, KESH ka shitur jashtë bursës rreth 640 mijë megavat orë energji”, denoncoi opozita. Po me dijeni të Ballukut, si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH, Bardhi thotë se KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enti i Energjisë, për të fshehur tregtinë e paligjshme. “Këto fasha orari energjie të tregtuara jashtë bursës, KESH nuk i ka raportuar, sepse, kur të dhënat kryqëzohen, rezulton se kompania shtetërore e energjisë nuk ka mbrojtur interesin publik për të rritur fitimet apo minimizuar humbjet, por ka vepruar në interes të kompanive private për rritjen e fitimit të tyre. Belinda Balluku, e cila kontrollon çdo strukturë që ka lidhje me shitblerjen,  transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, që nga KESH, OST, OSHEE nuk mund të bëjë të paditurën! Ministrja e Energjisë ka firmosur për bilancet e rreme dhe të falsifikuara të KESH-it”, thuhet në dosjen që  është hapur nga SPAK.
    “2 ‘tigrat’ e Belindës
    Balluku është denoncuar në SPAK dhe për aferën me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke e quajtur një skemë si ajo e inceneratorëve, opozita tha se dy TEC-et lundruese nuk janë vendosur ende në punë dhe kjo tregon se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike. Akuzat janë se kompania për dy TEC-et ishte paracaktuar nga Balluku. Për këtë opozita thotë se ka dokumente që e provojnë. Këto fakte kanë shkuar në SPAK.
    Abuzimi me projektin me ndërtimin e impiantit fotovoltaik
    Gjithashtu Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK disa kohë më parë një padi ndaj Ballukut të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Balluku firmosi për një kosto 8 milionë për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës ndërkohë që nga privati kushtonte 3 mln euro. “Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro. Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro”, denoncoi opozita. PD thotë se ndërtimi i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës në hidrocentralin e Vaut të Dejës po bëhet me kosto të fryrë, ndërsa për këtë në SPAK janë depozituar të gjitha dokumentet.
    Paniku i Ballukut
    Gjithë këto afera të rënda dhe marrja e një studioje si “Rakipi & Partners”, është sinjal se Balluku e di se përballja që vjen nuk do të jetë e lehtë. Por gjithashtu tregon se ajo është e përgatitur për të hyrë në një betejë frontale me drejtësinë, betejë nga e cila nuk dihet ende se kush do të mbijetojë politikisht: SPAK, që po ngjitet lart në zinxhirin e përgjegjësive, apo një nga figurat më të forta të qeverisë Rama.

  • FOTO/ Zbulohen institucionet ku punojnë ‘terroristët’ elektoralë të Ballukut, që u përdorën në farsën e 11 majit

    FOTO/ Zbulohen institucionet ku punojnë ‘terroristët’ elektoralë të Ballukut, që u përdorën në farsën e 11 majit

    Partia Demokratike ka denoncuar sot me fakte se, si punonjës të administratës në Fier, janë përdorur si ‘terroristë’ elektoralë nga Belinda Balluku.

    Në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, sipas një dokumenti i brendshëm të publikuar sot nga kryetari i PD-së, Sali Berisham, hedh dritë mbi një rrjet klientelist të ngritur nga struktura të Partisë Socialiste, nën drejtimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

    Punësimet në administratë rezultojnë të jenë përdorur si mjet presioni dhe shpërblimi në funksion të fushatës elektorale, në shkelje flagrante të ligjit dhe etikës publike.

    Dokumenti, i ndarë në tabela përmban emra të punësuarve, institucionet ku janë sistemuar, kontekstin elektoral të emërimeve, si dhe kolona që tregojnë nëse punësimi është kryer dhe në çfarë rrethanash.

    Sipas të dhënave tgë dokumentit të analizuar tregohet se si realisht ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit: administrata publike është kthyer në mjet për të shpërblyer mbështetësit e PS-së dhe për të manipuluar procesin zgjedhor.

    Në qendër të skemës shfaqet një rrjet punësimesh që përfshin institucione shtetërore si:

    Bashkia e Fierit.

    Institucionet në varësi të bashkisë së Fierit.

    OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike)

    Spitale dhe qendra shëndetësore

    Albpetrol

    Shkolla dhe institucione arsimore publike, si kopështe dhe qerdhe

    Burgu i Fierit dhe të tjera institucione shtetërore në këtë qark.

    Punësimet në lista janë shoqëruar gjithmonë me shënime si: ‘ka dhënë kontribut në fushatë’, ‘ka garantuar vota për PS’, ‘është propozuar nga struktura e Ballukut’, ose ‘është përfshirë në organizimin e fushatës’.

    Belinda Balluku ka drejtuar strukturat e PS-së në Fier në zgjedhjet e fundit.  

    Në dokumentin e bërë publik nga kryedemokrati Sali Berisha, përmenden raste ku emërimet janë bërë ‘me mbështetjen e zyrës së Ballukut’ ose janë aprovuar pas ‘konfirmimit të përfshirjes në fushatë’.

    Kjo sugjeron një kapje të thellë të administratës, ku emërimet nuk bëhen më nga institucionet përgjegjëse apo përmes konkurseve zyrtare, por përmes ndërhyrjes politike të drejtpërdrejtë nga lart.

    Sipas dokumenteve të bëra publike

    Një qytetare do të punësohej në OSHEE menjëherë pas fushatës sepse dokumenti shkruan se ‘ka qenë shumë aktive në zonën e saj dhe ka siguruar 2 familje votuese për PS’.

    Një tjetër është do të sistemohej në administratën e bashkisë ‘pas aktivizimit në fushatë dhe pas dërgimit të listës së votuesve të bindur’.

    Një individ është futur në Ujësjellës, me shënimin: ‘i besuar nga drejtuesit e zyrës së znj. Balluku, i ka mbajtur grupet zgjedhore’.

    Këto janë shembuj të qartë të shpërdorimit të hapur të burimeve shtetërore dhe të kthimit të administratës publike në një mjet për qëllime elektorale, duke u kthyer në një ushtri elektorale për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

    Pikërisht këtë thekson dhe raporti i Komisionit Europiane; Ndarjen e shtetit nga partia.

  • Drejtori i policisë Skënder Hitaj në shërbim të Belinda Ballukut, nga goditjet kundër Subashit, te bashkëpunimi…

    Drejtori i policisë Skënder Hitaj në shërbim të Belinda Ballukut, nga goditjet kundër Subashit, te bashkëpunimi…

    Qyteti i Fierit është sot sinonim i një kolapsi institucional dhe i një sundimi të errët ku politika, policia dhe interesat kriminale janë shkrirë në një trup të vetëm. Në qendër të kësaj skeme shfaqet qartësisht një treshe e rrezikshme: zv/kryeministrja Belinda Balluku, drejtori i Policisë së Fierit Skënder Hitaj dhe deputeti Ceno Klosi, një trekëndësh që ka kthyer Fierin në një çiflig personal, të komanduar përmes presionit, frikës dhe favorizimeve klienteliste. Burime të shumta nga brenda institucioneve lokale tregojnë se çdo lëvizje në qytet monitorohet dhe dirigjohet nga “zyra qendrore” e Ballukut. Një nga më të bindurit në këtë zinxhir është Skënder Hitaj, i emëruar në krye të Policisë së Fierit me bekimin personal të zv.kryeministres. Hitaj, në vend që të jetë garant i rendit dhe i ligjit, dyshohet se është shndërruar në një instrument në shërbim të orekseve politike të Ballukut dhe krahut të saj të djathtë Ceno Klosi.
    Goditja e inskenuar
    Në valën e një fushate të brendshme për të konsoliduar pushtetin në Fier pas zgjedhjeve të 11 majit, Balluku dhe Ceno Klosi urdhëruan krijimin e një grupi të posaçëm hetimor, që synonte jo hetimin e korrupsionit, por ndëshkimin e atyre që nuk mbështetën listën e tyre elektorale. Në qendër të këtij operacioni u vendos Skënder Hitaj, i cili, në vend që të garantonte rendin dhe ligjin, u kthye në zbatuesin më besnik të urdhrave të tyre politikë. Sipas burimeve të gazetës “SOT”, objektivi ishte i qartë: arrestimi apo pezullimi i zyrtarëve që nuk iu bindën linjës së Ballukut. Në këtë kuadër, një çështje teknike mbi të ardhurat e parkingut publik në Fier u shndërrua në një çështje penale të fabrikuar. Hetimi u iniciua nga Vasil Ceku, një tjetër emër i lidhur me Ballukun, i cili pas zbardhjes së fakteve përfundoi vetë nën masën “arrest shtëpie”. Në dosje rezultoi se të gjitha të ardhurat rreth 1 milion lekë në muaj, apo mbi 30 milion lekë në total ishin deklaruar dhe derdhur në mënyrë të rregullt në llogarinë bankare të bashkisë. Por pavarësisht kësaj, grupi i hetimit kërkoi të ndërtojë një skenar kriminal, duke pretenduar se kishte shkelje në administrimin e TVSH-së. Në fakt, ligji Nr. 92/2014 e përjashton qartë pushtetin vendor nga TVSH-ja për shërbime si parkimi, pasi ato nuk përbëjnë aktivitet tregtar. Ky veprim nuk ishte as hetim fiskal dhe as ndëshkim për shkelje, por një luftë e pastër brenda llojit për të frikësuar, nënshtruar dhe larguar çdo element që nuk rreshtohej me sistemin klientelist të ndërtuar në Fier. Një problem që mund të zgjidhej me një qarkore administrative, u përdor si armë politike në një betejë për pushtet dhe kontroll. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.
    Hitaj zbaton çdo urdhër të Ballukut
    Por përfshirja e Hites në fushata politike shkon edhe më thellë. Më 15 prill 2025, agjentë të BKH u dhunuan nga persona të lidhur me Agron Kapllanajn, ndërsa hetonin një rast korruptiv. Në vend që policia të vepronte, drejtori Hitaj qëndroi pasiv. Agron Kapllanaj, në një deklaratë që shokoi opinionin publik, pranoi se pas marrjes së targës së makinës së hetuesve, punonjësit e kompanisë së tij ia dorëzuan atë një efektivi të qarkullimit rrugor i cili më pas e verifikoi në sistem dhe e shpalli “të paregjistruar”. Në një shtet ligjor, një qytetar i zakonshëm do të procedohej për ndërhyrje të paligjshme në sistem. Por në Fier, kjo është praktikë e përditshme për njerëz si Kapllanajt, që kanë në xhep policinë dhe sistemin. Deri më sot për Skënder Hitën, por edhe Kapllanajn nuk është marrë asnjë masë. Nga investigimet mediatike ka dalë se Kapllanaj ka marrë tendera nga ministria e Belinda Ballukut.
    Planet që i shkatërroi Rama-Ballukut për Skënder Hitajn
    Gjithashtu kujtojmë se deri në momentet e fundit kur është përzgjedhur emri i Ilir Prodës si drejtor i Policisë së Shtetit ka patur një përplasje mes Edi Ramës dhe Ballukut. Kjo e fundit nuk donte Prodën, por Skënder Hitajn, i cili do të zgjidhej para se Rama të vinte nga vizita në Neë York. Në mungesë të Ramës, Balluku bashkë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha donin të shfrytëzonin momentin duke përdorur vendimin qarkullues, por kryeministri doli kategorikisht kundër zgjedhjes së tyre dhe kërkoi që emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit ta vendoste ai. Dhe kështu ndodhi. Rama zgjodhi Prodën në fund.

  • Ja si e fundosi Belinda Balluku Erion Veliajn, kulisat që çuan në qeli kryebashkiakun e Tiranës dhe lufta e…

    Ja si e fundosi Belinda Balluku Erion Veliajn, kulisat që çuan në qeli kryebashkiakun e Tiranës dhe lufta e…

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pësoi një rënie të papritur dhe të pabesueshme në skenën politike shqiptare. Arrestimi i tij në shkurt nga Prokuroria e Posaçme, për akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave, vazhdon të shpalosë në publik përplasjet e nëndheshme për pushtet dhe “thika pas shpine” brenda kupolës së pushtetit rilindas. Por, çfarë qëndron pas kësaj rënieje të shpejtë të Veliajt? Deri më tani faktet tregojnë se figura kyçe që ka shfrytëzuar situatën e rëndë që po kalon Veliaj është zv/kryeministrja Belinda Balluku. Dyshohet se kanë qenë ajo që ka lëvizur fijet për të sjellë rënien e Veliajt.
    Prapaskenat
    Sipas dosjes së SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë vënë në jetë një skemë të organizuar për përfitime të paligjshme. Prokurori Ols Dado zbuloi se fonde publike dhe leje ndërtimi që firmoseshin nga kryebashkiaku për disa subjekte tregtare, përfundonin te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, apo dhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. Këto informacione konfidenciale që shërbyen për prokurorët specialë që të zbardhnin skemën korruptive të Veliajt janë denoncuar nga një qytetar me emrin Nesti Angoni, i cili nuk ekziston si emër, fakt ky i pranuar nga Veliaj dhe vetë SPAK.  Deri më tani ata që janë përpjekur të zbulojnë se kush qëndron pas Nesti Angonit, kanë parë disa aspekte ligjore dhe politike. E para, direkt iu ka shkuar mendja për dikë të brendshëm që ka njohuri për detaje të rëndësishme, por që nuk mund të dalë hapur dhe të identifikohet. E dyta, duhet të ishte dikush që ka një motiv të fortë për të denoncuar dhe për ta dëmtuar Erion Veliajn.
    Në Partinë Socialiste, kush ka qenë armiku më i egër i Veliajt? Nga e gjithë panorama politike në PS, Belinda Balluku është përmendur shpesh si një rivale e fortë e tij.  Gjatë gjithë kësaj kohe, nga përkrahësit publikë të Veliajt është përhapur lajmi se një pjesë e sulmit ndaj tij vjen nga Partia Socialiste dhe një grup brenda qeverisë, që kanë qenë gjithmonë kundër atij që konsiderohej si delfini i Ramës. Madje mbrojtësit mediatikë të Veliajt dolën hapur duke thënë se kryebashkiaku po goditet nga Belinda Balluku. “Pra, denoncuesi anonim i ka kërkuar SPAK-ut të gjurmojë, pasi sipas tij Veliaj ka qenë me një person tjetër në të njëjtin avion. Pikëpyetja që natyrshëm ngrihet, është se si e ka gjetur ky anonim inekzistent aksesin për të gërmuar në regjistrat e Aviacionit Civil dhe të gjejë një informacion kaq konfidencial se në avion me Veliajn 20 vite më parë ka qenë dhe një person tjetër, biznesmen, kur sistemi TIMS as nuk ka ekzistuar në atë kohë. Kush është burimi i “kallëzuesit anonim shumë të informuar” që ka gjetur një dokument jo publik nga lista e Aviacionit Civil” shkruanin disa javë më parë mediat pranë Veliajt.
    Dihet që “duart” te Aviacioni Civil mund t’i fuste vetëm Balluku. Madje këtë tezë e përforcoi edhe më shumë Arben Ahmetaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS. Nga arratia në Zvicër, ai tha se Balluku ka paguar njerëz të opozitës, pra Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin për të protestuar kundër Erion Veliajt. “Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra”, tha Ahmetaj. Këto fakte ngrenë dyshime të forta se “Nesti Angoni” nuk është një qytetar i thjeshtë, por më shumë një person brenda strukturave të qeverisë, që ka patur akses në informacione dhe skema korruptive të Bashkisë së Tiranës. Nëse ky person ka pasur akses në informacionet e brendshme që implikojnë Veliajn, kjo tregon se ai ka qenë një individ i lidhur ngushtë me politikën dhe administratën e lartë, dhe jo një person nga jashtë. Kjo i jep më shumë peshë tezes se Belinda Balluku mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë denoncim.
    Motra e Ballukut
    Një tjetër element që ka shtuar dyshimet për rolin e Belinda Ballukut në këtë histori është shpejtësia marramendëse me të cilën janë zhvilluar hetimet dhe përfundimi i tyre. Për një çështje kaq të ndërlikuar dhe voluminoze, që ka kërkuar shumë kohë për t’u hetuar, përfundimi i hetimeve në vetëm 165 ditë ka ngritur shqetësime për mundësinë e ndikimeve të jashtme. Madje dhe regjistrimi i kallëzimit penal nga një anonim dhe nisja e hetimit të menjëhershëm ishte i befasishëm për SPAK, pasi ata kanë në duar dosje që kanë vite që i mbajnë në sirtar, sidomos dosjet për Ballukun që janë bërë “mal”. Disa dyshime kanë lidhur këtë me rolin e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko, e cila ka shtrirë “tentakulat” në drejtësinë e re pasi e ka ndihmuar puna si kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pamela Qirko  është akuzuar nga media dhe opozita si dëshmia me e qartë e nepotizmit dhe të kapjes së drejtësisë shqiptare nga qeveria.
    Në momentin që Pamela Qirko u emërua nga Parlamenti si anëtare e komisionit të vetingut, motra e saj Belinda votoi në konflikt të hapur interesi pro saj në Parlament. Më pas Balluku u promovua në postin e Zëvendëskryeministres dhe titullares së Ministrisë mjaft të rëndësishme të qeverise. Dyshohet se një nga arsyet kryesore të promovimit të Ballukut, ishte pikërisht pozicioni kyç i së motrës Pamela Qirko në krye të komisionit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse një gjyqtar apo prokuror nuk vendoste në favor të Ballukut apo të vartësve të saj, shumë shpejt hynte dhe ngelte në veting, ku përballej me motrën e Belindës, Pamelën, e cila jo vetëm kishte të drejtën e votës në trupën e vetingut, por si kryetare e KPK kontrollon edhe shortin e gjyqtarëve të tjerë që shqyrtojnë dosjet.
    Belinda kandidate për të marrë Bashkinë Tiranë?
    Pasi Veliaj u largua nga skena, tashmë burime brenda PS-së flasin për një lëvizje të mundshme nga Edi Rama për të emëruar Belinda Ballukun si kandidate për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme të vjeshtës. Ajo që është interesante është se kandidatura e Ballukut nuk ka qenë zgjedhja e parë e kryeministrit. Fillimisht, dy emra të tjerë ishin diskutuar si mundësi për këtë post, Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhe, të dy të afërt me Ramën. Por, pas përplasjes dhe fundosjes së Veliajt, Balluku ka intensifikuar lëvizjet e saj prapaskenë dhe ka arritur të imponojë emrin e saj si opsioni i preferuar për Tiranën. Ky zhvillim tregon jo vetëm për përpjekjen e saj për të shfrytëzuar çdo mundësi pas rënies së Veliajt, por dhe për ambicien e fortë të Ballukut për të marrë kontrollin e Bashkisë dhe për të forcuar ndikimin e saj të brendshëm në Partinë Socialiste, duke u pozicionuar si një pasardhëse e mundshme e Ramës.

  • Si i përvetësoi “Alko Impex” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve? Emri i Ballukut në skemë

    Si i përvetësoi “Alko Impex” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve? Emri i Ballukut në skemë

    Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin kompanitë e Arbër Abazit.
    “Vetting” ka zbuluar se për këta tendera, për të cilët ka patur ankesë edhe te Komisioni i Prokurimit Publik janë shpallur fituesit nga ish drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho, njeri i afërt me Ballukun, i cili ka kaluar administrator te Hekurudha shqiptare. Nga këto kontrata, për lotin 4, 12 dhe 13 ka patur ankesa nga kompanitë konkurruese, duke pretenduar se në disa raste janë favorizuar nga Ergys Verdho.
    Sipas inxhinierit Romeo Nazarko, probleme me Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhet me mënyrën se si funksionon Bordi i këtij institucioni. “Bordi ka autoritetin ta vendosi drejtorin e përgjithshëm të ARRSH-së me shpatulla pas muri, por nuk e bën. Kjo gjë sjell edhe mundësitë që drejtuesi i ARRSH-së ti realizojë tenderat sipas “porosive” nga lart”, u shpreh inxh. Nazarko.
    Tenderi i parë lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve të Rajoni Verior, Loti XII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Kuben- Vasie” me fond limit 117 milionë lekë. Nga mesi i dhjetorit 2020, Verdho do të shpallte fitues kompanitë “ALKO” me ofertë 114 milionë lekë, me ofertë më të lartë se kompania tjetër “DODA R”, e cila kishte ofruar 113 milionë lekë, ose 1 milionë lekë më pak se kompanitë “ALKO”.
    Kompania “DODA-R” do të paraqiste ankesën te ARRSH-ja se vlerësimi me pikë ishte i padrejtë, duke nënvizuar faktin se vlerësimi për ofertën më ekonomike zë peshën kryesore, si edhe kishte të njëjtën eksperiencë në realizimin e kontratave të tilla. Gjithsesi bie në sy fakti se ARRSH-ja, i ka kërkuar kësaj kompanie që të paraqitet pranë zyrave qendrore për ankesën, ndërkohë që mund të ishte bërë procesi në mënyrë elektronike për shkak të pandemisë. Ashtu si ARRSH-ja, edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e kompanisë.
    E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e e rrugëve të Rajonit Verior, Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi – Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin), Peshkopi- Ushtelence” me fond limit 112 milionë lekë. Ky tender është fituar nga bashkimi i kompanive “ALKO” me ofertë 109 milionë lekë, përsëri me ofertë më të lartë se kompania garuese, në këtë rast “SIRETA -2F” shpk.
    Kjo e fundit ka paraqitur ankesë, por vendimi i Ergys Verdhos nuk është ndryshuar, duke i dhënë përsëri fonde publike kompanive të lidhura me Arbër Abazin, ku nuk mungojnë edhe fondet e akorduara nga Evis Berberi. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinier Romeo Nazarko, tenderat e mirëmbajtjes kanë të njëjtën skemë si tenderat e tjetër të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Ne shohim plot rrugë në jug dhe në veri të Shqipërisë që nuk mirëmbahen. Por ky nuk është problemi më i madh pasi rreziku real janë rrugët që kanë defekte në projektim, tek të cilat shoferët e rinj rrezikojnë shumë. Po nuk folëm sot, nesër do të jetë tepër vonë për brezat që po vijnë”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko.
    Por a po mirëmbahen rrugët nga kompanitë “Alko”?Një nga tenderat e mirëmbajtjes që ka shfaqur probleme me zbatimin është kontrata  për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qendror, Cërrik – Shalës – Belsh – Vlashuk, Belsh – Fierzë – Kosovë e vogël. Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se një pjesë e kësaj rruge nuk është mirëmbajtur duke shkelur rregullat e mirëmbajtjes. Në kontratën e nënshkruar mes ARRSH-së dhe kompanive “ALKO” kërkohet që të vendoset sinjalistika, të rehabilitohet rruga dhe të rregullohet pjesa e bimësisë që devijon në rrugë.
    Por kjo rrugë, e cila ka lëvizje është lënë në harresë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë.
    Alko Impex, falsifikues dokumenteshALKO është eleminuar në disa tendera sepse ka falsifikuar dokumentet për të fituar garën, por në disa raste ka arritur të fitojë tenderat, duke mos plotësuar kushtin për xhiron vjetore. Ka qenë tenderi për “Ndërtim trotuari përgjatë rrugës nacionale (ndriçim, gjelbërim” Prrenjas i organizuar nga Bashkia e Prrenjasit në vitin 2017, ku sipas dokumenteve të siguruara nga “Vetting”, kompania “Alko Impex General Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara për punime të ngjashme.
    Konkretisht, kjo kompani, e cila e ka bazën në Kosovë dhe ka si aksioner Imer Ademin dhe administrator Arbër Abazin, ka paraqitur si shembull i një pune të ngjashme për tenderin që garonte, kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë me vlerë 3.5 milionë euro. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka komunikuar me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë, ku ka zbuluar se kontrata e lidhur nga kompania ishte me vlerë 153 mijë euro, gjë e cila e skualifikon automatikisht konmpaninë.
    Por çfarë ka ndodhur?Asnjë masë nuk është marrë ndaj kompanisë, e cila nuk e ka herën e parë që ka fallsifikuar dokumentet për të garuar dhe për të fituar tenderat publikë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se kompanitë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction”, në shumicën e rasteve kanë dalë të fituara nga ankesat te Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit. Por teksa Evis Berberi ndodhet në burg për akuzat me tenderat dhe pastrim parash, para disa ditësh është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion edhe kreu i KPP-së Jonaid Myzyri për një nga tenderat e ARRSH-së duke u pezulluar nga detyra.
    Disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ballukut janë arrestuar ose janë nën hetim nga SPAK, por shkeljet e kësaj kompanie dhe favorizimet nga zv/kryeministrja Balluku qëndrojnë larg shqetësimeve të Drejtësisë, ku mos të harrojmë se dita ditës këto kompani fuqizohen ekonomikisht në dëm të konkurrencës.
    “Vetting” ka bërë një kërkesë për informacion në Prokurorinë e Posacme përsa i përket ecurisë së hetimeve për denoncimin ndaj Ballukut nga gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK ka zbuluar se në 10 nëntor 2021 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 303, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal nga shtetasi Kastriot Myftaraj ndaj shtetases Belinda Balluku. Por sipas të dhënave mediatike, i ndjeri Myftaraj është paraqitur në SPAK në 3 nëntor 2021, ndërkohë ka një javë diferencë midis padisë dhe regjistrimit të saj në regjistrin e SPAK-ut.Prokuroria e Posaçme do të zbulonte se po në të njëjtën datë, më 10 nëntor 2021, i ndjeri Myftaraj ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr nga kallëzimi i tij ndaj ministres Balluku. Në përgjigje SPAK deklaron se pavarësisht tërheqjes nga kallëzimit të Kastriot Myftaraj, ka vazhduar me verifikimet. Por ajo që ka shtuar dyshimet dhe misterin me këtë rast është fakti se brenda 4 ditësh në kohë rekord SPAK ka sqaruar çdo gjë, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme janë kryer verifikimet e kallëzimit nga Myftaraj duke vendosur mosfillimin e procedimit penal më 15 nëntor 2021 pasi pretendimet e të ndjerit nuk kishin elementë penalë të falsifikimit. Në mbyllje të letrës, Prokuroria e Posaçme shton se vendimi i është njoftuar menjëherë kallëzuesit, ku rezulton se Myftaraj nuk ka ushtruar ankim në Gjykatë.
    Sipas avokatit Llangozi, Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me hetimet pasi vonesat ngrenë shumë pikëpyetje. “Ne kemi rastin e ish-zv/kryeministrit Ahmetajt, dosja flinte në Prokurori dhe vetëm pasi u bë publike në media pati zhvillime. Mendoj se SPAK-u duhet të jetë më funksional me hetimet pasi vonesat e gjata nuk japin drejtësi në masën e duhur”, tha avokati Llangozi.
    “Vetting” i ka bërë një kërkesë për informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në muajin shkurt 2025. Prej 5 muajsh, institucioni që drejtohet nga Evgjeni Bashari ruan me fanatizëm dosjet e drejtorave dhe zv/ministrave të Ballukut, duke penguar verifikimin e fakteve që ekspozojnë konfliktet e interesit dhe indiciet për korrupsion.
    Mjegullaja rreth hetimeve ndaj Ballukut dhe standardi i këtyre hetimeve ndaj bashkëpunëtorëve të numrit dy të qeverisë shqiptare ngrenë pikëpyetje për vetë procesin. E gjithë garda e Ballukut goditet dalëngadalë, duke i trajtuar rastet si korrupsion individual ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe provat që ka sjellë “Vetting” tregojnë se përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë Alko Impex dhe kompanitë e familjarëve të kabinetit të Ballukut, si Drejtori i Kabinetit në zv/kryeministri Ermal Nufi.