Tag: ballukut

  • Bardhi publikon shkresën e SPAK: Afera e Belinda Ballukut zyrtarisht nën hetim nga SPAK

    Bardhi publikon shkresën e SPAK: Afera e Belinda Ballukut zyrtarisht nën hetim nga SPAK

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një shkresë zyrtare të SPAK që konfirmon regjistrimin e procedimit penal për aferën e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, me vlerë 8 milionë euro. Sipas tij, kjo është një tjetër çështje që rëndon mbi ministren Belinda Balluku, tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK.
    “Ky është procedimi penal nr. 226/2024, i katërti për Ballukun pas hetimeve për tunelin e Llogarasë, aferën e energjisë nga KESH dhe të ashtuquajturit ‘tigrat e Vlorës’”, deklaron Bardhi.
    Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas shkarkimit të Erion Veliajt dhe hetimeve ndaj tij, ka zgjedhur të vendosë në krye të Tiranës një tjetër figurë të përfolur për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
    “Emërimi i Ballukut si drejtuese politike e Tiranës, ndërkohë që është nën hetim dhe e rrethuar nga afera, është përpjekje për të ndërtuar një mburojë pandëshkueshmërie. Tani është radha e SPAK të tregojë nëse ka forcë ta thyejë këtë mburojë,” tha Bardhi.
    Ai përmendi edhe presionet ndaj prokurorëve, duke paralajmëruar se nëse nuk ka veprim konkret, atëherë “do të provohet se kërcënimet dhe mburoja politike kanë funksionuar”.

  • “Afera 8 mln euro e Ballukut zyrtarisht nën hetim”/ Bardhi publikon shkresën e SPAK (DOKUMENTI)

    “Afera 8 mln euro e Ballukut zyrtarisht nën hetim”/ Bardhi publikon shkresën e SPAK (DOKUMENTI)

    Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka publikuar shkresën e SPAK, sipas së cilës, impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën ai shkruan se ka bërë kallëzim penal dhe SPAK dhe ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024.

    “Ky procedim është i katërti në rradhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës”, shkruan Bardhi.
    “Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm. Korrupsioni, abuzimi dhe paligjshëmëria janë oferta e vetme e Edi Ramës për qytetarët e Tiranës, njësoj sikur ai vetë kur ishte kryetar bashkie.
    Mbajtja e Belinda Ballukut në qeveri, promovimi i njerëzve të saj në pushtet dhe së fundmi emërimi si drejtuese politike e Tiranës, e shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta të prokurorëve nga grupe kriminale, ka për qëllim të ndërtojë një mburojë pandëshkueshmërie rreth saj. Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, prokurorët do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar”, thuhet në postimin e Gazment Bardhit në facebook.
     

     

  • “Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Ballukut”/ Reagon ashpër gazetari: Teatri i dytë i Edit, kanë përplasje…

    “Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Ballukut”/ Reagon ashpër gazetari: Teatri i dytë i Edit, kanë përplasje…

    Gazetari Anri Bala, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe pozicionin e zv/kryeministres Belinda Balluku në qeveri.
    Sipas Balës, pas një fasade bashkëpunimi institucional, fshihet një përplasje e vërtetë mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila, sipas tij, do të çojë shumë shpejt në largimin e saj nga qendra e pushtetit.
    “Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Belinda Ballukut. Ky është teatri i dytë i Ramës, sepse mesa di unë, ka një përplasje të fortë mes të dyve”, deklaroi gazetari.
    Ai shtoi se kjo përplasje nuk është vetëm personale, por e lidhur ngushtë me grupet e interesit që mbështesin Ballukun dhe që aktualisht janë në konflikt të hapur me vetë kryeministrin.
    “Kjo rivendosje e saj si zv/kryeministre është si të thuash ‘rri aty, se s’kam gjë me ty, derisa të përmbushet qëllimi’. Është një mënyrë për ta mbajtur nën kontroll, deri në momentin kur Rama do të veprojë”, theksoi Bala.

  • Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë e Tiranës

    Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë e Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ia beson Tiranën zëvendëskryeministres Belinda Ballukut për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti në kryeqytet.
    Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë mbledhjes së një dite më parë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’ia besojë Ballukut kryeqytetin, pas fitores së suksesshme që korri në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit.

    Lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, mirëpo burime për mediat nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme ku kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës.

    Belinda Balluku, pas Edi Ramës, mbetet motori elektoral që prodhon vota për PS-në.

    Të gjitha sondazhet tregojnë se kandidatja e PS, Ogerta Manastirliu fiton ndaj opozitës.

  • Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë

    Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë

    Kryeministri Edi Rama ia beson Tiranën zëvendëskryeministres Belinda Ballukut për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti në kryeqytet.
    Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë.

    Gjatë mbledhjes së një dite më parë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’ia besojë Ballukut kryeqytetin, pas fitores së suksesshme që korri në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit.

    Lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, mirëpo burime për mediat nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme ku kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës.

  • Bardhi akuza të forta Ballukut: A është videoregjistrimi i korrupsionit arsyeja e shantazhit ndaj prokurorit Dritan Prençi…

    Bardhi akuza të forta Ballukut: A është videoregjistrimi i korrupsionit arsyeja e shantazhit ndaj prokurorit Dritan Prençi…

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në facebook ku shkruan se “Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në këto 35 vite i shtetit shqiptar, me kg prova të depozituara në SPAK”. “Për fat të keq deri më tani SPAK na ka provuar se nuk ka guxim për të hetuar me profesionalizëm dhe paanësi aferat ku është e përfshirë Belinda Balluku”.

    Ndërkohë në mesazhin e tij Bardhi i referohet edhe denoncimet të një dite më parë të kreut të PD Sali Berisha i cili tha para gazetarëve në selinë e PD, se egziston një videoregjistrim për korrupsionin e Ballukut.

    “A është ky videoregjistrim arsyeja e shantazhit dhe sulmeve ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, siç bëjnë me dije burime të mirëinformuara?”, shkruan Bardhi.

    Postimi i plotë:

    REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

    Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në këto 35 vite i shtetit shqiptar, me kg prova të depozituara në SPAK. Për fat të keq deri më tani SPAK na ka provuar se nuk ka guxim për të hetuar me profesionalizëm dhe paanësi aferat ku është e përfshirë Belinda Balluku.

    Pas denoncimit të Kryetarit të Opozitës, pyetja ime për SPAK është:

    – A është ky videoregjistrim arsyeja e shantazhit dhe sulmeve ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, siç bëjnë me dije burime të mirëinformuara?

    – Kush po e pengon dhënien rrugë të një hetimi të përfunduar për Belinda Ballukut dhe përgjegjësinë e saj për disa afera korruptive?

    Përgjegjësia për aferat korruptive mund të zvarriten, mund të vonohen, mund të pengohen për pak kohë, por kurrë nuk mund të fshihen.

  • Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

    Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.

    Berisha i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

    Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.

    Postimi i plotë i Berishës:

    CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

    Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €

    Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura

    Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare

    Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua

    Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër

    Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

    Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.

  • Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha godet Ballukun, nxjerr “CV-në”: Mban karrigen me…

    Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha godet Ballukun, nxjerr “CV-në”: Mban karrigen me…

    Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.

    Lideri demokrat i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

    Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.
    Postimi i plotë i Berishës:
    CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

    Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €
    Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura
    Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare
    Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua
    Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua
    Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër
    Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

    Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.

     

     

    Berisha godet Ballukun: Nga tuneli i Llogarës te “Tigrat”, ia siguroi vetes postin e ministres

    “CV-ja” e Ballukut sipas Berishës: Projekte të dështuara, por vazhdimësi në pushtet

    Berisha: Balluku mban karrigen me tunelin e Llogarës dhe tenderat e “Tigrave”

    Nga premtimet e pambajtura te tenderat e dyshimtë – Berisha rrëzon “CV-në” e Ballukut

    Berisha sulmon Ballukun: Shembull se si Rama shpërblen dështimet me poste

  • “Të marr peng”, Berisha: Gazetari u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

    “Të marr peng”, Berisha: Gazetari u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në Facebook një mesazh të një qytetari, ku jepen detaje mbi kërcënimet e drejtuara ndaj gazetarit Edon Kuqi, i cili po raportonte për largimin nga puna të disa punonjësve në kompaninë Air Albania, të cilave nuk u ishin paguar sigurimet shoqërore.
    Në një postim në facebook që Berisha thekson se “Mired Reçi, është kushëriri i parë i Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres, e cila u riemërua në detyrë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste
    Gjithashtu në mesazhin e publikuar nga Berisha bëhet me dije se gjatë përballjes me gazetarin, rojet e aksionerëve të Air Albania, përfshirë Sinan Idrizin, i kanë drejtuar kërcënime serioze, duke përfshirë edhe ato për pengmarrje dhe dhunë fizike.
    Postimi:
    Akt banditesk ndaj gazetarit. Mired Reçi kushëriri i parë, tezaku i Lubi Ballukut, kërcënon me pengmarrje gazetarin.
    Përshëndetje dr Gazetari ka shkuar për ti drejtuar pyetje Refik Halilit dhe Sinan Idrizit, aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania. Sinan Idrizi u përball me mikrofonin e gazetarit Edon Kuqi i cili e pyeti mbi largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Kaq mjaftoi që drejt gazetarit të suleshin rojet e biznesmenëve të cilët nuk i kursyen as kërcënimet mafioze “të marr peng, të fus në bagazh”. Dënoj me forcën më të madhe dhunën publike mafioze ndaj gazetarit Edon Kuqi dhe heshtjen kriminale të narko-institucioneve ndaj saj.

  • “Asgjë e mirë”, Çollaku: Riemërimet e Ballukut dhe Ballës tregojnë vazhdimësinë e krimit dhe korrupsionit në qeveri

    “Asgjë e mirë”, Çollaku: Riemërimet e Ballukut dhe Ballës tregojnë vazhdimësinë e krimit dhe korrupsionit në qeveri

    Në një intervistë për një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku ngriti shqetësime të forta mbi riemërimet e fundit në qeverinë Rama, duke i cilësuar ato si tregues të qartë të mungesës së çdo ndryshimi real.
    Sipas tij, rikthimi i figurave të diskutuara si Belinda Balluku dhe Taulant Balla në pozita kyçe është dëshmi e vazhdimësisë së një modeli qeverisës të ndikuar nga krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria. Çollaku paralajmëron se shqiptarët nuk mund të presin asgjë të mirë nga kjo qeverisje, veçse rritje të paligjshmërisë dhe përkeqësim të mëtejshëm të standardeve të jetesës.Basir Çollaku: Janë 2-3 riemërime që janë tregues që nuk ka ndryshuar asgjë. Pra, ku ka kryeministër Rama ne nuk mund të presim asgjë. Riemërimi i Ballukut në të njëjtën detyrë dhe i zotit Balla rikthim si kryetar i grupit parlamentar ku ka dhe përfaqësues banditësh, janë shenja le të themi dhe indikatorë se Rama vazhdon të mbetet në ujërat e zeza të qeverisjes, njëkohësisht i tërhequr nga forca e bandave, e krimit, e mafias dhe këtu nuk mund të themi që ne mund të presim një gjë të re.
    Natyrisht që, e reja duhet të pritet është paligjshmëria në rritje do të jetë konsumatorja më e madhe nga kjo qeveri, nga këta ministri, nga ky pushtet le të themi. Nuk mund të shoh që shqiptarët kanë diçka tjetër, diçka të mirë për të jetuar në këtë vend. Më pas paligjshmëri, më pak zbatim ligji, më pak siguri, më pak shëndetësi…Por ajo çfarë shqiptarët kërkojnë nuk do të jetë në këtë qeverisje.
    Kjo sepse aty janë përmendur dhe theksuar, akuzat ndaj Ballukut, madje dhe kryetari i Kuvendit është një i akuzuar me grupin e inceneratorëve, kryetari i grupit parlamentar vetëm akuzohet…