Tag: ballukut

  • Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?
    Nga Basir Çollaku
    Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i komanisë turke të përfshirë në këtë investim, këtë kontratë, është K.A, një ish deputet i partisë së Presidentit Erdigan, me të njëjtin qytet lindjeje me të dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen.
    Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm.zëvëndëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj.
    Natyrisht prangat tani janë me tendencë lart dhe Rama është duke fituar kohë personale për shumë zhvillime penale. Zyrtatë të ministrisë së Ballujut janë prej kohësh në qeli e dëshmi. Dosjet janë të shumta. Tuneli i Llogarasë ku janë edhe shtetasit turq në këtë çështje. Janë 12 miliard euro tenderime infrastrukture, të cilat kalojnë në filtër hetimor. Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, Termocontralet e Vlorës, Rruga e Arbrit, parqet voltaike e shumë tendera në dyshine të mëdha abuzimesh janë çështjet ku duhet parë përgjegjësia e ministres.
    A është një tolerancë si një nder i kthyer Prokurorisë ndaj motrës së ministres Pamela Qirko më herët drejtuese e KPK. Dora e saj mund të jetë në vendimet e SPAK. Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit edhe të prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Eshtë vendimi nr 23 me nunër akti 34 datë 7 korrik 2018. Ky është një incenerator jo funksionues ça duart e Edi Ramës. SPAK këtu ka edhe standardin e njëanshëm për masat e sigurisë. Nëse arrest me burg dhe arrest shtëpie janë për Metën, Berishën, Veliajn, Ahmetajn, Beqen, Kokën, por ndryshe për Ballukun, atëherë Struktura e Posaçme, thjesht e ka lexuar vendimin nuk e ka marrë vetë.
    Sigurisht edhe Gjykata e Posaçme duhet të gjendet nën të njëjtën përgjegjësi nëse konstatimet thjesht noterizohen. Në këto dosje të mëdha ka edhe aktorë të tjerë të pastrimit të parave. Të parave të ardhura nga korrupsioni dhe trafiku i drogës..Çështja do të nxehet më tepër në javët e ardhshme. Të tjerë ministra janë me kokë nga Bela dhe nga Rama në rubrikën: letra nga SPAK.. Kush e ka radhën..?!

  • Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!

    Nga Basir Çollaku 

    Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i kompanisë turke të përfshirë në këtë investim, në këtë kontratë, është K.A., një ish-deputet i partisë së presidentit Erdoğan, me të njëjtin qytet lindjeje me të, dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen.

    Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Zëvendëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj.

    Natyrisht, prangat tani janë me tendencë lart dhe Rama është duke fituar kohë personale për shumë zhvillime penale. Zyrtarë të ministrisë së Ballukut janë prej kohësh në qeli e në dëshmi. Dosjet janë të shumta. Tuneli i Llogarasë, ku janë edhe shtetasit turq në këtë çështje. Janë 12 miliardë euro tenderime infrastrukture, të cilat kalojnë në filtër hetimor. Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, termocentralet e Vlorës, Rruga e Arbrit, parqet fotovoltaike e shumë tendera në dyshime të mëdha abuzimesh janë çështjet ku duhet parë përgjegjësia e ministres.

    A është një tolerancë si një nder i kthyer Prokurorisë ndaj motrës së ministres, Pamela Qirko, më herët drejtuese e KPK-së? Dora e saj mund të jetë në vendimet e SPAK. Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit edhe të prokurorit të çështjes, Dritan Prençi. Është vendimi nr. 23 me numër akti 34, datë 7 korrik 2018.

    Ky është një incenerator jo funksional në duart e Edi Ramës. SPAK këtu ka edhe standardin e njëanshëm për masat e sigurisë. Nëse arrest me burg dhe arrest shtëpie janë për Metën, Berishën, Veliajn, Ahmetajn, Beqen, Kokën, por ndryshe për Ballukun, atëherë Struktura e Posaçme thjesht e ka lexuar vendimin, nuk e ka marrë vetë. Sigurisht edhe Gjykata e Posaçme duhet të gjendet nën të njëjtën përgjegjësi, nëse konstatimet thjesht noterizohen.

    Në këto dosje të mëdha ka edhe aktorë të tjerë të pastrimit të parave — të parave të ardhura nga korrupsioni dhe trafiku i drogës. Çështja do të nxehet më tepër në javët e ardhshme. Të tjerë ministra janë me kokë nga Bela dhe nga Rama në rubrikën: Letra nga SPAK… Kush e ka radhën?!

  • “Mjafton t’i sekuestrojnë celularin dhe do ti gjejnë prova Ballukut”, Llabani: Shuma të mëdha parash kanë kaluar tej..

    “Mjafton t’i sekuestrojnë celularin dhe do ti gjejnë prova Ballukut”, Llabani: Shuma të mëdha parash kanë kaluar tej..

    Anduena Llabani, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
    Sipas Llabanit, SPAK ka regjistruar procedimin penal ndaj Ballukut si person nën hetim, me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, ndërsa ftesa për t’u paraqitur me avokat në institucionin e hetimeve tregon se ajo po hetohet në cilësinë e të akuzuarës, jo thjesht si person që ka dijeni për çështjen.
    “Ajo që pritej në lidhje me Ballukun ndodhi. SPAK, edhe pse mori kohë, ka qenë shumë i kujdesshëm deri sa të ndërmarrë hapat e fundit ligjorë ndaj një personi me kaq pushtet. Sot kuptuam se SPAK ka nën hetim Ballukun”, tha Llabani.
    Moderatorja shtoi se SPAK ka vepruar me kujdes për të shmangur përfshirjen e Kuvendit në procesin e hetimit, për shkak të imunitetit parlamentar që gëzon zv/kryeministrja.
    “SPAK është treguar i vëmendshëm për të mënjanuar Kuvendin, në mënyrë që të mos kërkohet mbledhja e Parlamentit për t’i dhënë leje hetimit ndaj një anëtari të tij. Në ditët në vijim SPAK mund të marrë masa ndaj Ballukut, nëse bindet se ajo mund të prishë prova apo të ndikojë dëshmitarë”, theksoi Llabani.
    Duke iu referuar dosjeve në proces hetimi, Llabani pohoi se në SPAK janë depozituar mbi shtatë kallëzime ndaj Ballukut, që lidhen me veprimtari financiare dhe menaxhimin e fondeve publike.
    “Fakti që ka kaq shumë kallëzime tregon se aktiviteti i saj financiar është përtej çdo limiti. SPAK ka qenë i kujdesshëm për të mbajtur informacionin në diskrecion, por personat që kanë dorëzuar prova kanë folur. Kur vendosen sekuestrime ndaj veprave apo kur bashkëpunëtorët e saj merren në pyetje, kjo tregon se zinxhiri shkon deri te Balluku”, shtoi ajo.
    Në vijim, Llabani tha se nuk mund të parashikojë nëse Balluku rrezikon masa ndalimi apo burgim, por sipas saj, hetimet po shkojnë përtej akuzës së shpërdorimit të detyrës, duke përfshirë edhe elementë të pastrimit të parave.
    Ajo theksoi se ka materiale në SPAK ku flitet se shuma të mëdha parash kanë kaluar tej oqeanit, por mbetet sekret hetimor se kush i ka dërguar.
    Moderatorja theksoi gjithashtu se një pjesë e bashkëpunëtorëve të afërt të zv/kryeministres janë tashmë thirrur në SPAK, ndërsa përmendi se institucioni i hetimeve ka qenë shpesh nën presion politik.
    “Në rastin konkret kemi të bëjmë me numrin dy të qeverisë. Nëse mungesa e saj në SPAK të hënën justifikohet për arsye protokollare, atëherë duhet të gjendet një ditë tjetër që ajo të paraqitet”, përfundoi Llabani.

  • “Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani paralajmëron: SPAK dhe BKH nën survejim të celularit të Ballukut

    “Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani paralajmëron: SPAK dhe BKH nën survejim të celularit të Ballukut

    Anduena Llabani, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Sipas Llabanit, hetimet e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë në një fazë inteligjente dhe të avancuar, dhe përfshijnë edhe bashkëpunëtorë të afërt të zv/kryeministres, por jo familjarë të saj.
    “Ka emra që janë bashkëpunëtorë të Ballukut nën survejimin e SPAK. Ajo që di është se SPAK dhe BKH kanë bërë punën inteligjente dhe verifikimin e veprimtarive. Mjafton që t’i sekuestrohet celulari Ballukut dhe provat do të jenë të pakontestueshme. Të qenit në pozita superiore të bën shpesh të pakujdesshëm, por edhe budalla,” deklaroi Llabani.
    Moderatorja përmendi se prokurori Dritan Prençi, i cili më herët ka hetuar dosjen e inceneratorit të Tiranës, është gjithashtu përfshirë në këtë rast, ndërsa theksoi se hetimet kanë prodhuar të dhëna të rëndësishme që e çojnë çështjen drejt fazës së marrjes së Ballukut si e pandehur.
    “Janë marrë shumë të dhëna që e çojnë deri në kërkesën për marrjen e Ballukut si e pandehur. Kjo tregon se faktet dhe provat janë aty. SPAK sot është në momente decizive, por nuk besoj se Balluku do e festojë Shën Valentinin,” u shpreh ajo me ironi.
    Moderatorja theksoi se SPAK po vepron nën vëzhgimin e ngushtë të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-së, ndërsa shtoi se në politikën shqiptare ekziston një klimë intrigash dhe lufte të brendshme që ndikon në mënyrën si ekspozohen çështjet hetimore.
    “Në politikën shqiptare ka shumë intriga. Palët tradhtojnë njëra-tjetrën dhe përdorin informacionin që kanë për të rrëzuar kundërshtarët. SPAK mund të duket si institucion vulnerabël, por po bën një punë serioze, me kërkesë dhe nën monitorimin e SHBA-ve. Dosjet si ajo e McGonigal dhe e Ballukut nuk kanë dalë nga SPAK, por nga kundërshtarët politikë. Diçka luhet, por nuk mendoj se SPAK është pjesë e këtyre konjukturave,” përfundoi Llabani.

  • ‘Balluku e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion’/ Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK, Lubia firmosëse e skandaleve më të mëdha

    ‘Balluku e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion’/ Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK, Lubia firmosëse e skandaleve më të mëdha

    E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

    “Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar. Nëse do të ndodhë, është tepër vonë. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, por mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe persona të tjerë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë”, u shpreh Vokshi.

    Ajo theksoi se Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh Belinda Ballukun për përfshirje në disa nga skandalet më të mëdha me kosto të lartë për buxhetin e shtetit. “Nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse ta priste kaq gjatë. Mbetet për t’u parë se në çfarë cilësie po thirret Balluku, si person nën hetim apo si person në dijeni të një çështjeje”, shtoi deputetja demokrate.

    Sipas saj, SPAK ka vepruar me standarde të dyfishta dhe duhej të kishte kaluar prej kohësh nga hetimi te akuzat ndaj Ballukut. “Pandëshkueshmëria bëri që ajo të ishte numri dy i qeverisë. Duket qartë se Rama ka qenë në tentativë për ta mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun,” deklaroi Vokshi.

    Deputetja e PD-së shtoi se nëse SPAK do të kishte reaguar më herët, nuk do të ishte përsëritur “masakra elektorale e 11 majit”. Ajo përmendi prova dhe dëshmi të depozituara nga strukturat e PD-së në qarkun Fier për “krime elektorale të kryera nga Balluku dhe njerëzit e saj”.

    Vokshi citoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas saj ka denoncuar publikisht “sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier”. “Ajo është e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë nofkën ‘Lubi Balluku’, sepse ajo ka vepruar pa limite”, u shpreh ajo.

    Në vijim, deputetja përmendi përfshirjen e Ballukut në disa nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama, si inceneratorët dhe tenderat e rrugëve të cilat, sipas saj, kanë kushtuar deri në 10 herë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian.

    “Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm,” përfundoi Albana Vokshi.

    Vokshi:

    Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar, nëse do të ndodhë, shumë i vonuar. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe personat e tjerë, gjithsesi mbetet për t’u parë.

    Zonja Balluku është denoncuar nga ana e Partisë Demokratike prej vitesh tashmë dhe është përfshirë në disa prej skandaleve më të mëdha të denoncuara nga opozita, me kosto shumë të madhe në buxhetin e shtetit, por jo vetëm.

    Pra, nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse të priste kaq shumë vite. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet më tej, në çfarë cilësie po thirret Balluku, pra është një person nën hetim, është një person në dijeni të një çështjeje që është duke u hetuar, pra mbetet gjithçka për t’u parë.

    Kjo nuk çbën në asnjë rast atë që ne kemi thënë më parë, që SPAK ka vepruar me shumë standarde. Belinda Balluku prej vitesh nuk duhet të ishte nën hetim tashmë, por duhet të ishte nën akuzë, person nën akuzë dhe person që duhet të ishte ndëshkuar. Pandëshkueshmëria bëri jo vetëm që ajo të ishte numri dy në qeverinë e mëparshme apo në këtë qeveri, pra duket që Rama ka pasur një tentativë për ta mbrojtur Belinda Ballukun dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun.

    Nëse SPAK do të kishte reaguar më parë, atëherë nuk do të kishte ndodhur masakra elektorale që ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit të 11 majit. Ne kemi dëshmi, kemi fakte nga Fieri, përveç atyre që janë depozituar, denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar, por edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, me prova konkrete për masakrën elektorale dhe krimet e shumta elektorale të Belinda Ballukut, por kemi edhe prova të tjera të cilat ne i kemi bërë me dije.

    Zoti Berisha, një pjesë prej tyre i ka denoncuar edhe publikisht në konferencat e shtypit për sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier.
    Belinda Balluku është zhytur në krim elektoral, Belinda Balluku është e zhytur në korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë një emër tjetër që unë gjykoj se ajo e meriton — Lubi Balluku — sepse ajo ashtu ka vepruar, nuk kanë pasur limite.

    Ajo, pas Edi Ramës, është një prej firmosëseve dhe miratueseve të disa prej skandaleve më të mëdha, qoftë inceneratorët, qoftë Tigri 1, Tigri 2, Tigri 3 etj., plus të gjitha tenderat e rrugëve të florinjta që kanë kushtuar 10-fish më shumë sesa kushtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Europian, dhe kështu me radhë. Lista është shumë e gjatë e Belinda Ballukut.

    Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm.

  • “Aferë korruptive e Belinda Ballukut”/ PD, denoncon skandalin e rradhës të zv.kryeministres:Një tjetër vjedhje, pjesë..

    “Aferë korruptive e Belinda Ballukut”/ PD, denoncon skandalin e rradhës të zv.kryeministres:Një tjetër vjedhje, pjesë..

    Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal qeveritar, që përfshin ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Deputetja e PD-së Elda Hoti, doli sot me një deklaratë publike, ku dha detajet e skandalit të tenderit të Urës së Milotit, që evidentoi se i është dhënë një kompanie me pronar një person të kërkuar nga drejtësia dhe me precedentë. Ajo tha se po bënte publike aferën korruptive të Ballukut, ku po grabiten paratë e taksapaguesve shqiptarë.
    “Si deputete e Lezhës sot do të bëj publike një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut në qarkun tim, në xhepat e taksapaguesve lezhjanë nga Miloti deri në Reps. Në këtë garë morën pjesë 6 kompani, por në mënyrë të dyshimtë, në mungesë konkurrence dhe me flamur të kuq u skualifikuan ofertat më të favorshme për shtetin, përfshirë edhe atë me çmimin më të ulët. A thua se ishte rastësi?”, tha ligjvënësja demokrate mes të tjerash.
    Më tej ajo shpjegoi se as kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli nuk e ka ndaluar tenderin apo përjashtuar kompaninë në fjalë, edhe pse u konstatuan problematika, por u shpall fituese ‘JUNIK’ shpk & ‘JOOS & KRASNIQI – BAZE’, me vlerë rreth 1 mln euro prokurim.
    “Një kompani në pronësi të Ded Malutajt, një emër tashmë i njohur për organet e drejtësisë. Ai është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, pasi u akuzua për mashtrim ndaj Prokurorisë së Elbasanit, me një dëm prej 35 milionë lekësh. Ai, së bashku me të tjerë, ka instaluar sisteme të dëmtuara kondicionimi duke shkelur kriteret e tenderit dhe mashtruar një institucion të drejtësisë”, u shpreh deputetja mes të tjerash.
    Elda Hoti:
    “Si deputete e Lezhës sot do të bëj publike një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut në qarkun tim, në xhepat e taksapguesve lezhjanë nga Miloti deri në Reps.
    Një tjetër vjedhje dhe allishverish që rëndon mbi xhepat e qytetarëve. Një tjetër tender i dyshimtë, i paracaktuar, pjesë e aferave dhe interesave klienteliste. Një tjetër dëshmi e fytyrës dhe dorës kleptomane të kësaj qeverie.
    E kam fjalën për tenderin me objekt:
    ‘Ndërhyrje emergjente për mbrojtjen e themeleve në urën e Milotit’, me një fond limit prej 1 milion euro.
    Në këtë garë morën pjesë 6 kompani, por në mënyrë të dyshimtë, në mungesë konkurrence dhe me flamur të kuq u skualifikuan ofertat më të favorshme për shtetin, përfshirë edhe atë me çmimin më të ulët. A thua se ishte rastësi?
    Jo! Ky ishte një plan i mirëmenduar, një skemë klasike për të favorizuar klientët e qeverisë. Fitues u shpall bashkimi i operatorëve ‘JUNIK’ shpk & ‘JOOS & KRASNIQI – BAZE’, me një ofertë prej 867 mijë euro, plot 233 mijë euro më shumë se oferta më e lirë që mund të ishte përzgjedhur.
    Kush është ‘Junik’ shpk?
    Një kompani në pronësi të Ded Malutajt, një emër tashmë i njohur për organet e drejtësisë. Ai është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, pasi u akuzua për mashtrim ndaj Prokurorisë së Elbasanit, me një dëm prej 35 milionë lekësh. Ai, së bashku me të tjerë, ka instaluar sisteme të dëmtuara kondicionimi duke shkelur kriteret e tenderit dhe mashtruar një institucion të drejtësisë.
    Por ky fakt, që do duhej ta kishte përjashtuar automatikisht nga çdo garë publike, nuk e ka ndalur Gentian Gjylin, drejtuesin e ARRSH-së, për ta shpallur sërish fitues.
    Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një poshtërim për çdo qytetar shqiptar, që punon dhe paguan taksa të cilat shkojnë për klientë të pushtetit.
    Kjo është prova që konkurrenca është vrarë, që ligji nuk vlen, dhe që narko-regjimi vazhdon abuzimin me fondet publike, për interesa klienteliste”.

  • Veliaj bllokon Manastirliun dhe i shpall “luftë” Ramës e Ballukut, ngrijnë zgjedhjet e Tiranës pas ankimit në…

    Veliaj bllokon Manastirliun dhe i shpall “luftë” Ramës e Ballukut, ngrijnë zgjedhjet e Tiranës pas ankimit në…

    Rigels Seliman
    Erion Veliaj mblodhi guximin dhe kundërshtoi liderin Rama dhe u prishi planet kështu Ogerta Manastirliut dhe Belinda Ballukut duke u “ngrirë” fushatën për Tiranën. Erion Veliaj, i shkarkuar më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në ankimin e tij theksohet se një kryebashkiak nuk mund të shkarkohet pa një shkelje të rëndë të provuar dhe se vendimi është i paligjshëm dhe antikushtetues.
    Ai argumenton se neni 62, të cilit iu referuan në propozimin për shkarkimin me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës ( i cili përcakton se shkarkimi nga Këshilli i Ministrave bëhet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve). “Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë.
    Kushtetuta, si akti më i lartë i rendit juridik, ka përcaktuar shprehimisht se në cilat raste mund të shkarkohet Kryetari i Bashkisë. Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.
    Në thelb, nuk mund të përdoren instrumente të cilat, përdorin interpretime antikushtetuese të dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistencën e shkaqeve të reja të shkarkimit, përtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes së një rezultati që Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Një qasje e tillë, përveçse e papranueshme në një shtet të së drejtës, do të rrënonte vetë funksionin e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve”, thuhet ndër të tjera në ankim. Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të Lali Erit pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Dy ditë më pas, më 25 shtator, Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë me firmë të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Rama u shpreh se shkak për shkarkimin e Veliajt u bë mosparaqitja në detyrë për më shumë se tre muaj.
    Veliaj ngrin fushatën e Ballukut në Tiranë
    Veliaj, i cili është marrë zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës, i prishi planet Ramës, Manastirliut dhe Ballukut për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Rama i njoftoi zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 11 shtator, kur edhe i dha urdhrin Këshillit Bashkiak që të shkarkonte Erion Veliajn. Në të njëjtën ditë, Rama bëri me dije se kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës do të jetë Ogerta Manastirliu.
    Manastirliu në fakt i ka nisur prej kohësh punën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi edhe në zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut. Më pas, Rama vendosi se zv/kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë. Siç duket, Rama ka mbetur i kënaqur me arritjet e Ballukut më 11 Maj në Fier, ku u akuzua me dhjetëra herë nga opozita se kishte hedhur para dhe kishte përdorur presionin me bandat e krimit dhe trafikut të drogës që të mblidheshin vota për rilindjen. Ndërkohë, opozita ende nuk ka një vendim se cili do të jetë kandidati, teksa aktualisht po negocion me forcat e tjera opozitare për t’u futur bashkë në zgjedhje.
    Por si duket, tashmë do ketë mjaftueshëm kohë të gjejë një kandidat. Ndërkaq e pyetur nga BIRN, Presidenca tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për vakancën në bashkinë e Tiranës. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në çdo rast ai vihet në lëvizje nga një dekret i Presidentit për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja të pjesshme.
    Rënia e Veliajt
    Me tre mandate në krye të Tiranës, Erion Veliaj e vizatoi veten si quasi-Lider i padiskutueshëm në parti. Drejtorët e tij më të rëndësishëm, madje, kishin nisur të projektonin veten në poste ministrore, pas largimit të mundshëm të Ramës nga qeveria. Por, oreksi i Veliajt dhe drejtorëve të tij ishte një llogari e bërë pa hanxhinë. Rama, ndoqi të njëjtën skemë për të goditur Veliajn, ashtu siç e kishte përdorur këtë të fundit kundër rivalëve të tij në ditët e para në Partinë Socialiste.
    Në sfond u shfaq Belinda Balluku, njeriu që kishte gjetur vend më afër pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Lufta e ftohtë “Veliaj-Balluku”, natyrisht, e nxitur dhe e mbështetur nga Rama, nuk i doli për mbarë kryebashkiakut të Tiranës. Drejtorët e tij më të fuqishëm u arrestuan për korrupsion, ndërkohë që për Erion Veliajn nisi periudha e agonisë politike. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Veliaj u shmang në mënyrë brutale nga drejtimi i fushatës elektorale. Ai u dublua nga Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhja. Veliaj duhet ta ketë kuptuar se vaji i kandilit të tij politik po mbaronte. Por ai vijonte të luante rolin e të paditurit, duke folur për “mikun e tij Edi Rama”.
    Në Shkurt 2025, disa oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbërritën në zyrë e tij, me një mandat-arresti në dorë. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë, por gjithësesi, për Veliaj nuk dukej se ishte përfundimtare. Ai shpresoi në një lirim të shpejtë nga “miku Edi”. Pasi e pa se kërkesat e tij për lirim u rrëzuan në tre shkallët gjyqësore, u kuptua nga të gjithë, edhe nga miqtë më të afërt të Erion Veliajt, se ai ishte përfundimisht një kartë e djegur politike. Shkarkimi i tij, me porosi të veçantë prej Edi Ramës nga salla e Asamblesë së Partisë Socialiste, është vetëm akti i fundit i një rrugëtimi 20-vjeçar, i cili nisi me pompimin e tij brenda PS-së dhe shkelmimin e tij, jashtë PS-së.

  • E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve

    E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve

    Seanca plenare e kësaj të hëne, më 29 shtator, është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Debati nisi kur Balliu ndërpreu fjalën e Ballukut gjatë diskutimeve për investimet e huaja në vend, çka solli reagimin e saj me një koment ironik: “Pusho ti o bukurosh!”
    Kaq mjaftoi që tensioni mes të dyve të përshkallëzohej në replika të ndërsjella.
    Klevis Balliu iu përgjigj:

    “Zonja Balluku, e para faleminderit për fjalën ‘bukurosh’. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të kanë bërë paratë e shqiptarëve. Do bëje mirë të flisje për projektet ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, për kilometrin më të shtrenjtë të botës që ke ndërtuar në vendin më të varfër të Europës, 25 milionë euro për kilometër. Me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike për qytetarët, ti ndërtove rrugë që shkatërrohen me një shi.”

    /vizionplus.tv

  • Belinda Ballukut i shtohen telashet, SPAK tjetër hetim për korrupsion për aferën e parqeve fotovoltaike, gazetarët…

    Belinda Ballukut i shtohen telashet, SPAK tjetër hetim për korrupsion për aferën e parqeve fotovoltaike, gazetarët…

    Rigels Seliman
    Zv/kryeministres, njëherësh ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku i janë hapur telashe të reja me drejtësinë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar dje përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas kërkesës së tij për informacion mbi ecurinë e hetimeve për kallëzimin për parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës, çështje për të cilën akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në përgjigjen kthyer Bardhit, SPAK thekson se procedimi penal është regjistruar dhe hetimet lidhur me këtë denoncim po vazhdojnë ende. Bardhi thekson se ky procedim është i katërti në radhë që regjistrohet për Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës.
    “Impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024. Ky procedim është i katërti në radhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës. Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm. Korrupsioni, abuzimi dhe paligjshmëria janë oferta e vetme e Edi Ramës për qytetarët e Tiranës, njësoj sikur ai vetë kur ishte kryetar bashkie. Mbajtja e Belinda Ballukut në qeveri, promovimi i njerëzve të saj në pushtet dhe së fundmi emërimi si drejtuese politike e Tiranës, e shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta të prokurorëve nga grupe kriminale, ka për qëllim të ndërtojë një mburojë pandëshkueshmërie rreth saj. Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, prokurorët do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar”, shkroi dje Bardhi në rrjete sociale. Më 2 shtator të këtij viti, Bardhi kërkoi informacion mbi ecurinë e hetimeve mbi këtë dosje, për të cilën thotë se janë vjedhur 5 milionë euro në dëm të shtetit përmes kostove të fryra. Në dhjetor 2024, Partia Demokratike paditi në SPAK Belinda Ballukun të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Në denoncimin e PD që ndodhet prej gati 9 muajsh në sirtarët e SPAK, thuhet se nën varësi të Belinda Ballukut, KESH lidhi një kontratë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Digës së Zadejës për 8.13 milionë euro ose sa 97% e fondit limit. Por sipas paditësve, ndërkohë, një projekt tjetër, thuajse binjak me këtë shtetërorin, u kushtoi investitorëve privatë jo 8 milionë euro, por vetëm 3 milionë euro. Bardhi thotë se kostoja është fryrë me dijeni të Belinda Ballukut, si përfituesja fundore e 5 milionë eurove.
    Dosjet korruptive të Ballukut
    Ndërkohë gazetari Almer Toska deklaroi dje teksa ishte i ftuara në një studio televizive, se Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës, do të arratiset si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Kjo, për shkak të dosjeve të korruptuara që rëndojnë mbi të në SPAK. Toska akuzoi Ballukun për lidhje me linja antishqiptare dhe për mundësinë e sponsorizimit nga këto grupe. “Për mendimin tim, Belinda Balluku nuk do arrestohet, por do arratiset si Arben Ahmetaj. Nuk e them dot se kur, por Belinda Balluku do arratiset si Ahmetaj, për një sërë dosjesh korruptive, që janë në SPAK. Kjo, sepse Altin Dumani ka dosje për të dhe nuk bën gjë. Vetë Balluku thotë lart e poshtë se sa të jetë Altin Dumani në SPAK, mua nuk më ndodh asgjë. Por besoj se kjo gjë nuk zgjat pa fund, sepse do ikë Altin Dumani, do vijë dikush tjetër. Balluku e ka të shkruar fatin e saj, që është burg ose arratisje. Mendoj se do zgjedhë arratisjen. Balluku nga një pastruese në Greqi erdhi dhe u bë një super ministre në këtë vend, nuk ndodh rastësisht. Janë linja antishqiptare që e kanë sponsorizues. Veliaj i ka dërguar njerëz Sali Berishës dhe i ka thënë që eja ta rrëzojmë Edi Ramës së bashku. Kjo lëvizje është kuptuar dhe u lexua nga Rama, që me ndryshimin e pushtetit në SHBA, interesat e Soros ranë dhe përplasjet e linjave brenda Soros bënë që Veliaj të ndëshkohej. Veliaj mbahej peng nga Rama me dosje dhe kur e bëri këtë gabim, e pësoi”, deklaroi Toska.
    Zien PS
    Por nga ana tjetër brenda Partisë Socialiste dhe qeverisë duket se ka nisur edhe një “luftë” e nëndheshme që pritet të dalë hapur së shpejti, ndërkohë që fatet politike të zv/kryeministres Belinda Ballukut janë vënë në pikëpyetje, duke krijuar pasiguri brenda strukturave të PS-së. Ka qenë gazetari Anri Bala, ai i cili ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe pozicionin e zv/kryeministres Belinda Balluku në qeveri. Sipas Balës, pas një fasade bashkëpunimi institucional, fshihet një përplasje e vërtetë mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, e cila, sipas tij, do të çojë shumë shpejt në largimin e saj nga qendra e pushtetit. “Rama do t’ia heqë pushtetin shumë shpejt Belinda Ballukut. Ky është teatri i dytë i Ramës, sepse mesa di unë, ka një përplasje të fortë mes të dyve”, deklaroi gazetari. Ai shtoi se kjo përplasje nuk është vetëm personale, por e lidhur ngushtë me grupet e interesit që mbështesin Ballukun dhe që aktualisht janë në konflikt të hapur me vetë kryeministrin. “Kjo rivendosje e saj si zv/kryeministre është si të thuash ‘rri aty, se s’kam gjë me ty, derisa të përmbushet qëllimi’. Është një mënyrë për ta mbajtur nën kontroll, deri në momentin kur Rama do të veprojë”, theksoi Bala ndërsa ishte i ftuar dje në një media.

  • “Mësim spektakli u bë me Veliajn”/ A do të tentojë Balluku t’i marrë vendin Ramës, përgjigjet Hasimja

    “Mësim spektakli u bë me Veliajn”/ A do të tentojë Balluku t’i marrë vendin Ramës, përgjigjet Hasimja

    Politologu Ermal Hasimja ka komentuar të ardhmen e lidershipit në Partinë Socialiste dhe mundësinë e pasardhësit të Edi Ramës në krye të qeverisë.
    I ftuar në një emision televiziv, Hasimja argumentoi se, ndonëse emri i Belinda Ballukut përmendet si pasuese e mundshme, ajo nuk ka gjasa ta sfidojë drejtpërdrejt Ramën, duke nxjerrë në pah shembullin e fundit të Erion Veliajt.
    “Riemërimi i Ballukut si zëvendëskryeministre nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Është një nga personat më të fuqishëm në qeveri. Por para saj ka qenë Veliaj, edhe më i fuqishëm. Kishte në dorë edhe Tiranën. Dhe pamë çfarë ndodhi: një lëvizje nga Rama dhe Veliaj u hoq qafe pa asnjë zë, pa asnjë kundërshtim nga partia,” u shpreh Hasimja.
    Ai theksoi se ky precedent është parë me kujdes nga të gjithë figurat politike brenda PS-së, përfshirë Ballukun.
    “Rama bën çfarë të dojë. E krijoi vetë Veliajn dhe me një lëvizje gishti e eliminoi. Talenti i Ballukut është pikërisht që nuk po bën atë që bëri Veliaj, i cili gjithnjë përpiqej të impononte figurën e vet,” shtoi Hasimja.
    Hasimja përfundoi se, për çdo figurë që synon të jetë pasardhës i Ramës, strategjia më e sigurt është durimi dhe pritja.
    “Nuk ka asnjë që të bëjë ndaj Ramës atë që bëri Rama ndaj Nanos. Më mirë të të ndihmojë Zoti dhe të presësh sa të ikë vetë”, tha ai.