Tag: ballukut

  • Proceset në SPAK/ Si po çmontohet klani “Balluku” në administratë

    Proceset në SPAK/ Si po çmontohet klani “Balluku” në administratë

    Një biletë avioni drejt Rumanisë, takimi rutinë me homologun në Bukuresht dhe një mbledhje e lajmëruar më parë e shpëtuan Belinda Ballukut nga parada e turpit në hyrjen e SPAK. Të paktën për këtë të hënë.
    Disa ditë të tjera larg prokurorëve, mund të jenë të rëndësishme për presionin dhe negociatat në prapaskenë. Eksperienca tregon se nga momenti kur oficerët e BKH të marrin në pyetje me dyshimet për korrupsion, aty nis edhe fillimi i fundit të karrierës politike.
    Sapo kalohet pragu i SPAK, pjesa tjetër është formalitet.
     
    Por shmangia e SPAK me një vizitë pune në Rumani mund të jetë edhe thjesht një lëvizje e dëshpëruar për të fituar kohë. Duhet llogaritur se hetimi që po shtrihet rreth ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është një “rrufe në qiell të pastër”.
    Për vite, emri i saj është përfolur në dosje hetimore që lidhen me tendera publikë, kompani ndërtimi e projekte energjetike ku janë zbuluar shkelje, fiktivitet dhe favorizime.
    Njëra pas tjetrës, hallkat drejtuese të institucioneve nën varësinë e saj kanë rënë nga hetimet e SPAK. Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar e deri tek KESH-i e Komisioni i Prokurimeve Publike, emrat që dikur konsideroheshin “njerëzit e besuar” të Ballukut janë sot nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
    Dhe në qendër të këtij rrethi janë disa prej njerëzve më të afërt të ministres.
    Evis Berberi, drejtori që përfshiu në hetime Belinda Ballukun

    Në 13 mars të vitit 2025, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, u arrestua me urdhër të SPAK, pas një hetimi, që kishte nisur gjatë kohës kur ai drejtonte Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe kishte vazhduar pasi u emërua drejtor i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë nga Belinda Balluku.
    Berberi kishte dhënë gjashtë tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj, ndërsa fitimet e përftuara nga kontratat publike i ktheheshin më pas kompanisë që Berberi. Hetuesit zbuluan se në disa raste, tenderat ishin “të qepur me dorë” për fitues të paracaktuar, ndërsa dokumentet e ofertave kishin ngjashmëri të plotë me njëra-tjetrën, një shenjë klasike e manipulimit të garës.
    Në dosje, një fragment i komunikimeve të Berberit përmendte: “Shiko që kjo punë të mbyllet shpejt, se e kemi me afat… kompania është e jona.”
    Berberit iu gjetën në shtëpi rreth 40 milion lekë cash, por atij dhe të shoqes iu sekuestruan katër celularë nga të cilët do të dilnin e emra të tjerë, bashkëpuntorë në korrupsion. Rasti Berberi u bë pika e nisjes së një serie hetimesh që çuan në zinxhir edhe tek vartës të tjerë të Ballukut.
    Erald Elezi, energjia në dosjet penale
    Pas arrestimit të Berberit, hetimi çoi tek një tjetër emër i rëndësishëm: Erald Elezi, administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në maj të vitit 2025, SPAK e mori të pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
    Elezi ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në një sërë tenderash për eficiencën e energjisë elektrike, projekte që ishin financuar pjesërisht nga Bashkimi Evropian dhe emri i tij kishte dalë nga i njëjti celular, që i përkiste Ervis Berberit.
    Sipas hetimeve, tenderat ishin zhvilluar me mungesë konkurrence, skualifikime të pajustifikuara dhe favorizim të një grupi të vogël operatorësh të lidhur me drejtuesit teknikë të KESH-it.
    Pak ditë më parë, ndërsa raportonte në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi marrjen nën hetim të Elezit, ndërkohë që ai është ende në detyre.
    “Është fakt publik ish-drejtori i rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur. Ish drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha Dumani.
    Erald Elezi përbën një tjetër hallkë të rëndësishme në zinxhirin institucional që i raporton drejtpërdrejt ministrisë së Ballukut, dhe ndaj të cilit SPAK ka shtrirë hetimin për abuzime në kontratat e mëdha të sektorit energjetik.
    Jonaid Myzyri, njeriu i Ballukut tek tenderat

    Një tjetër emër që ka rënë në duart e drejtësisë është Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP). SPAK e ka marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

     

     

    Myzyri është një figurë e njohur në qarqet pranë Ballukut: dikur jurist në kompaninë “Alko Impeks” të Arbër Abazit, i cili është bashkëshorti i mbesës së ministres.Pikërisht kjo kompani ka përfituar një numër të konsiderueshëm tenderash publikë gjatë viteve të fundit, nga veriu në jug të vendit.
    Nga dosja me përgjimet e vartësev të Jonaid Myzyrit janë përfituar disa biseda kompromentuese.
    Sipas përgjimeve del se anëtarja e pandehur e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, kishte garanci nga titullari i institucionit, gjithashtu nën akuzë, Jonaid Myzyri, se për firmat që do të vendoste në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurat në tendera, nuk do t’i hynte gjemb në këmbë.
    Të paktën këtë siguri i shpreh nënës së saj në një bisedë telefonike të përgjuar nga SPAK për të gjetur prova të shkeljes së barazisë në tenderë. “Ai na mbajti kështu, që krijuam besim që ne jemi miqtë e atij, edhe rrimë të qetë, Na ofroi mori informacionesh. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyllur”, thotë Lindita Skeja.
    SPAK thotë se një pjesë e mirë e komunikimeve përgjuar zyrtares Lindita Skeja lidhen me akuzën për të cilën dyshohet Jonaid Myzyri, kreu i KPP-së, i marrë i pandehur për tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor 58.7 km Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë euro.
    Zyrtarja e KPP-së, Lindita Skeja, nga sa flet me nënën në telefon, lë të kuptohet se ka vepruar me urdhër të titullarit të institucionit, dhe se drejtuesit e institucionit merrnin para në këmbim.
    “E dua edhe pikë, e dua kështu, firmos ne, të gjithë si delet. Shkonim ku të na thërrisnin, rresht. Firmën ne, e lekët ata. Më çoi mua në KPP, përballem unë me lloj-lloj pisllëku” shprehet zyrtarja.
    Sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik nga këto abuzime përllogaritet mbi 2.5 miliardë euro.
    Hetimet kanë zbuluar se në dhjetëra procedura të zhvilluara nga KPP gjatë viteve 2020–2023, në shumicën e rasteve ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa operatorët konkurrues janë skualifikuar me arsye të dyshimta.
    Gentian Gjyli, një tjetër viktimë e “celularit të Berberit”
    Pas sekuestrimit të telefonit të Evis Berberit, hetuesit zbuluan komunikime që çuan në marrjen e të pandehur edhe të Gentian Gjyli, drejtor aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
    Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, në të njëjtin dosje ku përfshihet edhe Elezi.
    Sipas burimeve hetimore, Gjyli ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në një sërë kontratash publike për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ndërtimin e akseve strategjike, ku janë konstatuar çmime të fryra dhe devijime të kushteve kontraktuale.
    Dosja e tij përfshin mbi 10 praktika prokurimi të hetuara, që përbëjnë një ndër hetimet më voluminoze të SPAK-ut në sektorin e infrastrukturës.
    Ceno Klosi, ish-drejtori i Tatimeve, nën hetim për korrupsion dhe mashtrim
    Një tjetër figurë që lidhet me strukturat e Ballukut është Ceno Klosi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.SPAK ka konfirmuar hetimin ndaj tij për “korrupsion pasiv”, “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentesh”, mbi bazën e kallëzimeve të paraqitura nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
    Në dosje thuhet se Klosi dyshohet se ka ndërhyrë në disa procedura tatimore dhe kontrolle fiskale për të favorizuar subjekte që kishin lidhje me kompani të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.Edhe pse ai nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë në tendera, lidhjet zinxhir mes institucioneve dhe kompanive të përfshira në hetim e bëjnë pjesë të skemës së gjerë që SPAK po përpiqet të dokumentojë.
    A është rastësi që njerëzit më besnikë të Belinda Ballukut të kenë përfunduar në dosjet e SPAK para saj? A mund ta shmangë ajo hetimin me një manovër si kjo e vizitës në Rumani, apo tashmë është tepër vonë?
    Duket se hetimet që kanë mbërritur tek Belinda Balluku kanë përmasa më të gjera; para se të godasin zv.kryeministren prokurorët janë kujdesur të çmontojnë një nga një disa nga drejtorët e saj në postet strategjike, aty ku janë administruar miliarda euro investime publike.
    Thënë këto, pyetja që ngrihet është; A do të bjerë Belinda Balluku bashkë me spiralen e korrupsionit që menaxhon, apo me manovra si kjo e Rumanisë dhe me presionet në prapaskenë, do ta ndalë një proces që nuk është thjesht kundër saj, por kundër të gjithë klanit Balluku në qeveri?/Lapsi.al

  • Nuk u paraqit, SPAK i përsërit fletë-thirjen Ballukut. Eja këtë javë ndryshe shoqërohesh forcërisht

    Nuk u paraqit, SPAK i përsërit fletë-thirjen Ballukut. Eja këtë javë ndryshe shoqërohesh forcërisht

    Elton Qyno/

    Në kushtet kur zv/kryeministria e vendit Belinda Balluku, nuk ka pranuar të shkojë sot në ambjentet e SPAK, për tu njohur me akuzën zyrtare,mësohet se prokuroria i ka ripërsëritur fletë-thirjen.

    Lëvizja është bërë nga prokurori i çështjes, Dritan Prençi, i cili pavarësisht komunikimit me avokatin mbrojtës të Belinda Ballukut, për mosprezencën e saj këtë të hënë, Prençi ka zgjedhur komunikimin me rrugë ligjore, duke rinjoftuar Belinda Ballukun të paraqitet në SPAK.

    Fletë-Thirja tashmë është përsëritur duke u dërguar në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Në fletë-thirjen e dytë prokurori Prençi, i kujton Belinda Ballukut, të paraqitet në njërën nga ditët e kësaj jave me avokat.

    Ndërkohë i kujtohet fakti se nëse Belinda Balluku, nuk paraqitet vullnetarisht, ndaj saj do meren masa për shoqërimin forcërisht në prokurorinë e posaçme SPAK.

    Tashmë Belinda Balluku është vënë zyrtarisht nën hetim dhe pritet që në ditët në vijim asaj ti komunikohet akuza e Shkeljes së pabarazisë në tenderat publikë.

  • Korrupsioni/ SPAK sekuestron telefonat e bashkëpunëtoreve të Ballukut

    Korrupsioni/ SPAK sekuestron telefonat e bashkëpunëtoreve të Ballukut

    Mediat mësuan disa ditë më parë nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.
    Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë dhe komopjuterët të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut ,Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi, dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.
    Sipas burimeve, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.
    Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut
    Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • Dyshit të Ramës, Belinda Ballukut i thurren elegji për aftësitë e saj si kleptokrate

    Dyshit të Ramës, Belinda Ballukut i thurren elegji për aftësitë e saj si kleptokrate

    Shpërthejnë këngët për krahun e djathtë të Edi Ramës pas marrjes nën hetim nga SPAK. Shqiptarët kanë filluar ti dedikojnë këngë mjeshtërisë së zëvendës kryeministres legjendare për aftësinë e saj të jashtëzakonshme në tenderim, prokurime dhe koncencione.
    Në YouTube kanali TV Albania ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale.
    “Shpresa po vdes, po ikën rinia, po vjen dita. Mos mendo se nuk vjen kur drejtësia zgjohet nuk fal më askënd”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku.
    Ndërsa në referen këndohet: “O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u.
    Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia. Të ngrihemi bashkë, poshtë padrejtësia. O Zot, o Zot ndihmoje këtë vend se mjaft na e pinë gjakun këta qen”.
    Nje ditë më parë kryeministri Edi Rama është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, teksa ka thënë se ai nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punen e vet”.

  • Nga dosja e tunelit të Llogarasë te çështja “Thuman-Kashar” dhe Aeroporti i Vlorës! Balluku nën hetim nga SPAK, gazetarja Lala: Ministrja më e përfolur për aferat korruptive!

    Nga dosja e tunelit të Llogarasë te çështja “Thuman-Kashar” dhe Aeroporti i Vlorës! Balluku nën hetim nga SPAK, gazetarja Lala: Ministrja më e përfolur për aferat korruptive!

    Nga dosja e tunelit të Llogarasë te çështja “Thuman-Kashar” dhe Aeroporti i Vlorës! Balluku nën hetim nga SPAK, gazetarja Lala: Ministrja më e përfolur për aferat korruptive!
    Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi marrjen në hetim nga SPAK të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilën tha se është gruaja më e përfolur për aferat korruptive.
    Lala theksoi se ndaj Ballukut janë depozituar një sërë kallëzimesh penale, si nga opozita, ashtu edhe nga individë të ndryshëm, duke e bërë “ndoshta gruan më të kallëzuar në SPAK”.
    “Balluku ka qenë një ndër zonjat më të përfolura për aferat korruptive, ka një sërë kallëzimesh ndoshta mund të jetë gruaja më e kallëzuar në SPAK, si nga opozita dhe nga individë. Në rastin konkret, Balluku lidhet me një dosje që vjen nga një tjetër hetim i SPAK që lidhet me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi”, tha ajo.
    Më tej ajo theksoi se ndaj Ballukut janë të hapura disa hetime të tjera që lidhen me projekte si Tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës dhe rruga Thumanë–Kashar, çështje që mund të nxjerrin në dritë të dhëna të reja.
    Klodiana Lala: Balluku ka qenë një ndër zonjat më të përfolura për aferat korruptive, ka një sërë kallëzimesh ndoshta mund të jetë gruaja më e kallëzuar në SPAK, si nga opozita dhe nga individë. Në rastin konkret, Balluku lidhet me një dosje që vjen nga një tjetër hetim i SPAK që lidhet me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi.
    Në atë dosje është po ashtu i pandehur edhe një zyrtar tjetër dhe ish-vartës i Ballukut, Gentian Gjyli. Është edhe Benet Beci. Fakti që shumë bashkëpunëtor të ngushtë të Ballukut po shkonin ose në pranga, ose nën hetim, ose të pandehur, kuptoj shumë qartë që e gjithë vala e hetimeve ishte drejtuar drejt Ballukut.
    Fakti që ka edhe shumë çështje të tjera, si tenderi i madh i Tunelit të Llogarasë, çështja e Aeroportit të Vlorës, çështje e Thuman-Kashar, hetimet mund të nxjerrin të dhëna të reja. Ka qenë një ndër njerëzit më të atemuar dhe është përfolur dhe akuzuar më së shumti nga opozita dhe patjetër që kuptohen që fokusi i hetimit ishte Balluku.

  • Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut

    Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut

    Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut
    A e ka lëshuar Rama zv/kryeministren duke vënë si kusht hetimin e saj në gjendje të lirë?
    Kjo fundjavë regjistroi efektin e një bombe me lajmin e dhënë nga disa reporterë pranë SPAK, se numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, do të paraqitet të hënën para prkurorisë së posaçme, ku duhet të shoqërohet me avokat për shkak se mund të merret e pandehur.
    Hipoteza se njeriu më i rëndësishën në qeveri pas kryeministrit, ajo që kontrollon mbi 70 % të buxhetit dhe që ka të emëruar ministra ekskluzivisht të saj mund të bjerë u paraqit në mënyrë shumë të çuditshme nga mediat e pushtetit. Ato nuk dhanë asnjë lajm për fletëthirrjen e SPAK vetëm pasqyruan një video postim të Ballukut nga Zvicra, sikur donin të jepnin mesazhin se gjithçka vijonte normalisht. A mos përkthehej kjo si një shenjë se Rama ende s’kishte vendosur ta dorëzonte Belën?
    Edhe më e madhe bëhet kurreshtja po të vërehet me kujdes se SPAK nuk e publikoi vetë lajmin, por ai u dha nga një gazetare profesioniste, që nuk është përgënjeshtruar kurrë, sa herë ka raportuar për burimet e cituara brenda kësaj godine. Klodiana Lala tha se prokurori Dritan Prençi e ka nisur tashmë fletëthirrjen për Ballukun.
    Kur SPAK-ut iu dhesh të prononcohej për daljen e lajmit, institucioni nxori një deklaratë hemafrodite kur as e mohonte as e pohonte atë.
    Po pse ky mister? Pse lajmi u la në gojën e gazetarëve dhe nuk u pohua zyrtarisht, si në raste të tjera? A mos do të thoshte kjo se vendimi për marrjen të pandehur të Ballukut nuk ishte përfundimtar? A mos vallë për fatin e zv/kryeministres po negociohej ende dhe pikërisht për këtë arsye mediat proqeveritare nuk e jepnin lajmin dhe SPAK nuk e zyrtarizonte atë? A mos vallë siç ka ndodhur edhe në raste të tjera vendimi mund të grisjej apo të shtyhej për më vonë?
    Gjatë të pretmtes dhe të shtunës paradite u përfol në qarqet gazetareske, një version i pa konfirmuar, se Edi Rama e ka marrë vetë në telefon prokurorin Prençi, nga celulari i një ish ministri të afërt me SPAK, për ti bërë atij presion. Idenë e presionit e përforcoi edhe shefi i grupit parlamentar të PD, Gaz Bardhi, i cili dukej sikur përcillte ndonjë informacion të dalë nga brenda prokurorisë së posaçme: “…burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar”, deklaroi ai dhe më pas shtoi: “A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme”?
    Pra të gjitha këto fakte lënë pezull dyshimin se ende për fatin e Belinda Ballukut po negociohet dhe se lajmi se ajo do të paraqitet të hënën pranë Prokurorisë së Pocaçme për tu marrë e pandehur nuk është 100% i konfirmuar.
    Nga ana tjetër, burime shumë pranë kupolës së pushtetit pohojnë-, pa dhënë ndonjë provë të sigurtë për këtë- se nga njëra anë Edi Rama ka marrë njoftim për atë që pritet ti ndodhë Ballukut madje se se ai ka pranuar marrjen e saj të pandehur, duke shikuar edhe mundësinë e largimit të saj nga qeveria, me kushtin e vetëm që të ruhet prezumimi i pafajësisë dhe asaj mos i rezervohet fati i Veliaj, Beqes, apo Kokës. Kjo do të garantonte ndjekjen e saj në gjendje të lirë dhe do ta lehtësonte mazhorancën politikisht nga pesha e rëndë e votimit për heqjen e imunitetit të numrit 2 të qeverisë.
    Këtë version duket sikur e mbështeste edhe qëndrimi i kryeministrit në një intervistë për Deutche Welle, pjesa për Ballukun e së cilës u publikua para kohe nga radioja gjermane. “…siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe medieve që i shërbejnë politikës”, tha kryeministri duke nënvizuar nocionin e prezumimit të pafajësisë
    A do të përdoret ky nocion për të lehtësuar, për momentin, pozitën e Ballukut, apo ajo do të merret e pandehur javën e ardhshme? Ndonëse ka dëshmitarë të shumtë që pretendojnë se e kanë parë me sy fletëthirrjen e SPAK-ut dhe kërkesën për të qenë e shoqëruar me avokat, asgjë nuk është e sigurtë. Ka shumë shenja që tregojnë se negociatat janë në proces dhe askush nuk mund të vërë bast përpara mëngjesit të së hënës.
    ©Lapsi.al

  • “Vartësit e Ballukut, në pranga” Sqaron gazetarja: Nga hetimet kuptova se po shkohej drejt saj

    “Vartësit e Ballukut, në pranga” Sqaron gazetarja: Nga hetimet kuptova se po shkohej drejt saj

    Gazetarja Klodiana Lala, ka vijuar më tej duke folur për hetimet e SPAK ndaj vartësve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të ministres së Energjisë si ish-kreu i ARRSH-së Ervis Berberi dhe ish-drejtori i KESH Benet Beci, e Gentian Gjyli.
    Lala tha se duke parë rrjedhën e hetimeve, vartësit e Ballukut ishin ose nën hetim, ose në pranga ose të pandehur, kishte kuptuar se prokurorët e posaçëm po shkonin drejt ministres Belinda Balluku.
    Por ajo shprehu kritika ndaj SPAK duke kërkuar transparencë për hetimet ndaj numrit 2 të qeverisë.
    “Në SPAK ka shumë çështje të tjera që po hetohen dhe që kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë, aeroporti i Vlorës, projekte që janë akuzuar më së shumti nga opozita dhe cfarë unë shihja, kuptohej se fokusi i hetimit ishte Balluku.
    Prokuroria e posaçme ka tashmë një dosje penale për zonjën Balluku dhe duhet të na tregojë se deri ku ka shkuar për hetimet.
    Pra SPAK duhet të na bëjë transparencë, cili është roli i zonjës Balluku, cili është tenderi konkret, cilat janë shkeljet që ka kryer, a ka patur ajo apo jo bashkëpunëtorë në këtë cështje penale që po hetohet.
    Cilat janë provat që prokurorët kanë në duar ndaj ose kundër Ballukut?”, tha gazetarja Klodiana Lala.
    Klodiana Lala:
    Sa i takon zonjës Balluku është më e përfolura për afera korruptive, është gruaja më e kallëzuar në prokurorinë e posaçme si nga opozita dhe nga individë. Lidhet me një dosje që vjen deri von ënga një tjetër hetim i SPAK, që lidhet me ish kreun e ARRSH Ervis Berberi është po ashtu i pandehur ish vartës i Ballukut Gentian Gjyli, Benet Beci.
    Fakti që shumë zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut po shkonin ose në hetim, ose në pranga ose të pandehur, kuptohej shumë qartë se e gjithë vala e hetimeve ishte drejtuar drejt Ballukut.
    Fakti që ka shumë cështje të tjera që kanë të bëjnë me tenderin e tunelit të Llogarasë, aeroporti i Vlorës, është akuzuar më së shumti nga opozita dhe cfarë unë shihja, kuptohej se fokusi i hetimit ishte Balluku.
    Prokuroria e posaçme ka tashmë një dosje penale për zonjën Balluku dhe duhet të na tregojë se deri ku ka shkuar për hetimet. Pra SPAK duhet të na bëjë transparencë, cili është roli i zonjës Balluku, cili është tenderi konkret, cilat janë shkeljet që ka kryer, a ka patur ajo apo jo bashkëpunëtorë në këtë cështje penale që po hetohet.
    Cilat janë provat që prokurorët kanë në duar ndaj ose kundër Ballukut.
    Belinda Balluku është njeriu i dytë më i pushtetshëm aktualisht pas Ramës dhe kur flas për Ballukun, them se hetimi mund të drejtohet drejt Edi Ramës, sepse ata kanë bashkëpunuar, janë bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite.
    Ndaj kam kritika ndaj SPAK, duhet të bëjë transparencë për rastin, edhe pse nuk pres që prokurorë të posacëm të konfirmojnë lajmin tim. Unë kam arritur të lexojë fletëthirrjen dhe kam qenë e sigurt për lajmin. Dhe fakti që është numri i protokollit është absolute.

  • Balluku me dhjetëra dosje në SPAK dhe zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim…

    Balluku me dhjetëra dosje në SPAK dhe zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e Belinda Ballukut si person nën hetim, ndërkohë që raportohet se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj. Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë. Për momentin, përmbajtja e plotë e dosjes mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Por Balluku ka me dhjetëra afera që po hetohen në SPAK dhe është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim e të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera.
    Çfarë mund ta ketë fundosur Ballukun?
    Gazetari Elton Qyno, bëri me dije dje se paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryheshin në tunelin e Llogarasë mund të jetë çështja që i ka hapur telashet e para Ballukut me drejtësinë. Rasti i hetimit të kësaj dosje ka marrë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë. Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
    Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro. Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.
    Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro. Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë. Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Dosja tjetër për tunelin e Llogarasë
    Por Tuneli i Llogarasë mund t’i shtojë problemet Ballukut me drejtësinë, pasi përveç aferës me tenderin e mbikëqyrjes së punimeve, SPAK heton anulimin e një tenderi fituar nga “Gjoka Konstruksion” me ofertë 140 milionë euro dhe shpalljen fituese të dy kompanive turke me ofertë 170 milionë euro, të cilat më pas nënkontraktuan sërish “Gjokën” për të ndërtuar tunelin e Llogarasë.  Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të Arben Ahmetajt, një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.
    Shitblerje energjie
    Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka lajmëruar në fillim të këtij viti se është duke hetuar mbi dyshimin se me urdhër të Belinda Ballukut, se KESH ka kryer shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike. Mësohet se hetimet kanë nisur që vitin e kaluar mbi kallëzimin për një skemë korruptive, që sipas PD-së i ka shkaktuar shtetit 180 milionë euro dëm. PD akuzon se KESH me dijeni të ministres Balluku ka tregtuar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.
    2 “tigrat” e Belindës
    Balluku është denoncuar në SPAK dhe për aferën me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke e quajtur një skemë si ajo e inceneratorëve, opozita tha se dy TEC-et lundruese nuk janë vendosur ende në punë dhe kjo tregon se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike. Akuzat janë se kompania për dy TEC-et ishte paracaktuar nga Balluku. Për këtë opozita thotë se ka dokumente që e provojnë. Këto fakte kanë shkuar në SPAK.
    Rrjeti i tenderave të OSHEE-së dhe konflikti i interesit
    Një skemë abuzimi me fondet publike lidhet me Blendian Dalipin, drejtor i OSHEE-së, dhe babain e tij, pronar i kompanisë “IDK Konstruksion”, e cila ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera, shumica nga institucionet e varura nga Balluku. Ajo ka firmosur personalisht një kontratë koncesionare me këtë kompani në dhjetor 2024, duke e bërë veten pjesë të drejtpërdrejtë të konfliktit të interesit.
    Balluku dhe inceneratori
    Balluku është përfshirë në hetimin për inceneratorin e Tiranës, një projekt 128 milionë euro që, megjithëse është kontraktuar që në 2017, nuk është ndërtuar ende dhe funksionon vetëm si landfill. SPAK ka vendosur nën sekuestro kontratën dhe ka nisur hetimet për mënyrën se si Ministria e Infrastrukturës, me Ballukun në krye, ka ndjekur procedurat e zbatimit dhe ka kontrolluar zbatimin e kontratës.
    Thumanë-Kashar
    SPAK ka ndërhyrë fuqishëm gjithashtu në një nga aferat më të mëdha të infrastrukturës shqiptare – projektin e rrugës Thumanë–Kashar, duke sekuestruar të gjithë dosjen hetimore. Veprimin e ka marrë sërish Dritan Prençi, pas dyshimeve të forta për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe manipulim të kontratave koncesionare. Dosja, që përfshin koncesionin e kompanisë “Gener 2” të biznesmenit Bashkim Ulaj, po hetohet si një skemë e ndërlikuar për fryrje të vlerës së tenderit dhe pastrim parash. Hetimet kanë zbuluar një sërë parregullsish dhe shkeljesh të rënda që përbëjnë bazë për masa të mundshme arrestimi ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Belinda Ballukun dhe disa drejtorë teknikë që kanë firmosur dokumentacionin e miratimit të projektit.
    Afera me pronat e ushtrisë
    Balluku rrezikon të fundoset edhe me aferën me pronat e ushtrisë që po hetohet nga SPAK. ish-Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, publikoi disa muaj më parë dokumentet e fitmosura nga Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për koncesionin e “Marina Limion”, që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin. Meçollari thotë se denoncimin në SPAK për Belinda Ballukun e ka bërë Presidenti Bajram Begaj dy vite më parë, kur ishte shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura. Sipas Muçollarit, Bajrab Begaj i ka dorëzuar në SPAK këto shkresa pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
    Njerëzit e Ballukut nën hetim
    SPAK ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP). Myzyri, njeriu i ngushtë i Ballukut, është thirrur disa javë më parë bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur. Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se Myzyri ka lejuar abuzime në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë viteve 2020–2023. Dyshimet lidhen kryesisht me mungesën e garës së ndershme në shumë prej këtyre procedurave, ku në shumicën e rasteve ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa në të tjera janë konstatuar skualifikime të dyshimta të operatorëve konkurrentë. Sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime me tenderat përllogaritet të jetë mbi 2.5 miliardë euro. Kujtojmë se Myzyri ka qenë jurist tek kompania “Alko Impeks” e Arbër Abazit, teksa ky i fundit ka për bashkëshorte mbesën e Belinda Ballukut (vajzën e motrës). Kjo kompani ka parë një rritje të fortë gjatë viteve që në krye të vendit është e majta. Janë një numër i madh tenderash, nga veriu në jug, që janë fituar nga Arbër Abazi, herë edhe në shkelje të kritereve të prokurimit.
    Aeroporti i Vlorës
    Balluku rrezikon të fundoset dhe për aferën e aeroportit të Vlorës, e cila po hetohet nga SPAK. Projekti, i nisur që në vitin 2017 për t’u dhënë pa garë kompanive turke, dështoi në fazat e para me ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, por u ringjall nga Balluku nëpërmjet një gare të manipuluar që shpalli fitues konsorciumin e Pacollit, Adem-it dhe YDA Group. Oferta më e lirë u përjashtua me justifikime formale, ndërsa kriteret e tenderit u ndryshuan në momentet e fundit për të favorizuar fituesit. Pas përfundimit të tenderit, kompania turke YDA Group, që kishte 40% të aksioneve dhe siguronte aftësinë teknike e financiare të projektit, u tërhoq menjëherë, duke shitur pjesën e saj për vetëm 4200 euro. Në vend që ta shpallte të pavlefshme kontratën, Balluku miratoi me firmën e saj këtë shitje, duke legalizuar një proces tërësisht të paligjshëm. Kjo lëvizje e ka rrëzuar legjitimitetin e gjithë tenderit, ndërsa gazetarët e konsiderojnë veprimin e saj si pjesë të një skeme të ngjashme me aferat e inceneratorëve. Nëse hetimet e SPAK shkojnë deri në fund, kjo aferë mund të rrezikojë seriozisht karrierën politike të Belinda Ballukut.
    Vartësit e Ballukut nën hetim nga drejtësia
    Nga ana tjetër, nuk mund të mos vihet re një tjetër linjë e qartë dhe e rrezikshme që po forcohet ditë pas dite se thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Ballukut dhe vartësit  e saj po merren nën hetim, akuzohen dhe kanë përfunduar madje dhe në burg. SPAK ka marrë të pandehur disa javë më parë administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit kur u arrestua me urdhër të SPAK. Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit. Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi.  Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve. Ai po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
     

  • “Një apartament do të të duhet dhe ty”, komentuesit s’e kursen ironinë ndaj Ballukut: Lëri porosi Ben Tigrit do të..

    “Një apartament do të të duhet dhe ty”, komentuesit s’e kursen ironinë ndaj Ballukut: Lëri porosi Ben Tigrit do të..

    Pak orë pasi u publikua lajmi se është marrë nën hetim nga SPAK, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shfaqur në rrjetet e saj sociale gjatë një udhëtimi me tren në Zvicër.
    Në një video të publikuar në profilin e saj, Balluku shihet e qeshur teksa udhëton nga Zyrihu drejt Bernës, ndërsa flet për projekte dhe investime të reja në infrastrukturën hekurudhore shqiptare, por në postimin e saj nuk munguan komentet që i kujtonin zhvillimet e fundit me SPAK-un.
    Disa nga ndjekësit e kanë krahasuar situatën dhe udhëtimin e saj me rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati dhe prej kohësh jeton në Zvicër.
    “Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qera andej se do të duhet dhe ty me sa duket”, ka shkruar një nga komentuesit, ndërsa një tjetër e ka ironizuar duke i thënë: “Rri andej me Tigrin, të të japë ndonjë këshillë se ka eksperiencë”.
    “Paske shku dhe ti tek Ahmetaj”, “Nesër je e ftume në SPAK”, “Ke marrë vesh gjë se çfarë ka gatuar SPAK-u për drekë këtu në Shqipëri”, janë disa nga komentet e tjera që qytetarët shqiptarë i kanë drejtuar Ballukut.
    “Kanë dalë ca lajme në Shqipëri, a ke dijeni?”, “Vollga Durrës a e kanë çuar SPAK-un në Bernë. Hap sytë andej”, “Shkove të bësh vend andej. Tako tigrin shko shijoji milionat”, kanë shkruar disa të tjerë.

  • SPAK shpall të pandehur Belinda Ballukun, juristi i PD-së e ‘thumbon’ me foto nga Llogaraja: Me krahë të lehta

    SPAK shpall të pandehur Belinda Ballukun, juristi i PD-së e ‘thumbon’ me foto nga Llogaraja: Me krahë të lehta

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku është zyrtarisht në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
    Ditën e sotme u mor vesh lajmi i marrjes si e pandehur  të Ballukut, ndërsa pritet që të hënën të paraqitet në SPAK me avokatin. Sakaq, nuk kan munguar dhe reagimet për këtë lajm të kësaj të premteje.

    Një ndër to ishte dhe i juristit të Partisë Demokratike, Marash Logu, që ka postuar një foto të vjetër të Ballukut në tunelin e Llogarasë, me mbishkrimin: Me krahë të lehta.